Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

Aplikacioni zyrtar i Facebook-ut vjen për Windows 8 ! Empty Aplikacioni zyrtar i Facebook-ut vjen për Windows 8 !

15th January 2014, 16:18
Aplikacioni zyrtar i Facebook-ut vjen për Windows 8 ! Facebook-windows8

Kemi lajme të mira për përdoruesit e sistemit operativ Windows 8: aplikacioni zyrtar i Facebook-ut tani është përfundimisht në dispozicion për përdoruesit e platformës së ndërmarrjes Microsoft, siç raporton The Verge.

Ky zhvillim vjen të njëjtën ditë që u vu në dispozicion përditësimi Windows 8.1. Microsoft-i konfirmoi që aplikacioni ishte duke u përgatitur, gjatë konferencës së vet Build për zhvillues në San Françisko në muajin qershor dhe tani përdoruesit mund ta marrin atë nga dyqani.

Windows 8 tashmë ka një aplikacion për Twitter dhe pritet që të vijnë akoma më tepër gjëra pasi Microsoft-i konfirmoi po ashtu që Flipboard është në mesin e shërbimeve të tjera shoqërore që do të mbështeten nga klientët autokton në Windows 8.

Lidhja tani është gati për disa, por është paraqitur një problematikë për t’u qasur nga të gjithë, kështu që mbase duhet të jeni pak të duruar derisa të lëshohet për të gjithë.

Engadget thotë që aplikacioni fillimisht është në dispozicion vetëm për ata që kanë versionin e plotë RTM të Windows 8.1 dhe nuk do të lëshohet tërësisht për të gjithë përdoruesit derisa të jetë plotësisht në dispozicion Windows 8.1. (PCWorld Albanian)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi