Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

5th April 2016, 22:58
Sado të mundohem që ti të mos hysh
në vargjet e mia ti je gjithmonë.
Ti ngrite një varg të madh në zemër
me ndjenjën që mbet prej jehonës.

E di, s'mund ta hap zemrën dhe ti
mos dalësh si lulja e parë e pranverës.
Ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
gjithmonë një afsh i madh dehës.

Pse mbete vallë? As vetë s'e di!
Unë kurrë s'të thashë ty: të dua!
Kurrë vetes s'i thashë me besim:
Jam i sigurt, ajo më do mua!

Mere s'e mora vesh kurrë nga ti.
Ti ike e qetë pa bërë jehonë.
Megjithëse kurrë s'të thashë: të dua,
në zemër më mbete përgjithmonë!

Teodor Keko
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

6th April 2016, 10:31
Qendro pa ndezur driten,por syte
le ta thithin gjer ne fund erresiren,pastaj ler
qe floket e tu te mbyllet-te derdhin,te rende
mefshtesine e dallges - mbi puthjet e heshtura.

Te dy jemi te lodhur-te dy,edhe qiejt
na genjyen me diell- na plagosi drita.
Perkundim epshore- dobesite tona
ne detin e mbremjes -te dashur por te trishte.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

6th April 2016, 14:49
NË MUNDSH

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
Në durofsh dot thënjet e tua të drejta
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumor, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe burrë të do jesh, o biri im
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

21st April 2016, 21:26
Vdes dalëngadalë

Ai që nuk udhëton,
Ai që nuk lexon,
Ai që muzike s'dëgjon,
Ai që nuk arrin të gjejë,
Me sytë e tij.

Vdes dalëngadalë

Ai që behet skllav i së zakonshmes,
Duke shkelur përditë në të njëjtën rrugë,
Ai që s'ndërron kurrë zakonet,
Që s'ndërron kurrë as ngjyrat e rrobave,
Që nuk i flet kurrë një të panjohuri.

Vdes dalëngadalë

Ai që shmang pasionin
Dhe dallgët e emocioneve,
Ato që syve u japin dritë
E jetë zemrave të plagosura.

Vdes dalëngadalë

Ai që s'ndërron kurrë udhë
Kur fati i keq atë e zë
Në punë a në dashuri.
Ai që nuk rrezikon
Për të realizuar ëndrrat.
Ai që asnjëherë në jetë
S'u shmanget as këshillave me vlere

Atëherë jeto!

Rreziko sot,
Vepro shpejt,
Mos e lër veten të vdesësh dalëngadalë,
Mos e privo veten të ndihesh i lumtur …


Neruda
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

21st April 2016, 21:50
Dashuri dhe jete..!

Ty, që endrrën m'a mban zgjuar.
Edhe shpirtin m'a bën erë.!
Mijra herë më ke lënduar.
S'të urreva, asnjëherë..!

Ty, që zemrën të dhurova.
Si të ishte, një pikturë.
Dhe pse veten e përcmova.
Ty, nuk të urreva kurrë..!

Dashuria ka urrejtje.
Mirëpo une se gjeta dot.
Nuk harrova të të dua.
Dhe pse je motiv për lot’..!

Dhe pse je ti shkak i heshtjes.
I mërzis që më mbyll sytë.
Perëndia e kurreshtjes.
T'adhuroj dhe pse më mbyt..!

T'adhuroj edhe i mbytur.
E vetmja udhë që më le ti.
Nuk do t'lodhem duke pritur.
Dhe pse ''ardhje'' s'ka, e di..!

Ty, që ëndrrën m'a mban zgjuar.
Edhe shpirtin m'a bën erë.
Mijra milje e mërguar.
E unë pranë të ndjej përherë..!

Nuk ka jetë pa pasur vuajtje...
Dashuri, nuk ka pa jetë...!

Bledi Ylli.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

21st April 2016, 23:25
Mbrëmje

Mbrëmje me shi në gri të vrarë,
Dhe jeta vazhdon.

Pemë të vyshkura.
Dhoma ime, boshe.
Dhe portretet e vjetra
Dhe libri pa grisje...

Pikon trishtimi përmbi mobilje,
Dhe mbi shpirtin tim.
Ndoshta,
Për mua nuk mund të ketë Natyra
Gjinj të kristaltë.

Më djeg mishi i zemrës
Dhe mishi i shpirtit.
Dhe kur flas,
Fjalët time pluskojnë në ajër
Porsi tapat në ujë.

Vetëm për sytë e ty
E vuaj këtë të keqe,
Trishtimin që kaloi
Dhe atë që pason.

Mbrëmje me shi në gri të vrarë,
Dhe jeta vazhdon.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

22nd April 2016, 12:53
Ti që prite s'di për sa vjet,
ti që ëndrrat nuk i pe realitet,
ti që natën e vure në gjumë,
ti që meritove më shumë, më shumë.
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

24th April 2016, 16:56
Mall...

Sepse u zgjova sot me mall
Në fakt dhe dje kështu isha zgjuar
Por dhe pardje, me pak fjalë
Malli për ty më kish’ pushtuar !

E s’ka rëndësi të shkoj më prapa
Edhe t’i marr ditët me rradhë
Mjafton të kthehem dy-tre hapa
Edhe të ndesh’ një botë me mall !...

Bledi Ylli
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

26th April 2016, 19:32
''Jeta ime apo unë i jetes''!

Ti më mbart në udh't e tua
E unë endem mbushur shpresë
Ti s'më jep ato që dua
Por, më jep durim të pres.

Dhe i vartur pas durimit
Që s'e di sa do të zgjasë
Bëhem pre i dëshpërimit
Që çdo ditë vërshon pa masë !

Nuk e di c'kërkon nga mua
E mistershme, bukuri.
Je një luftë që nuk e dua.
Po çfarë dua ! Vallë e di !?

S'jam naiv e as i cmendur
Thjesht mundohem të t'kuptoj
Brenda meje rri e gdhendur
Të ndjej, po e të shikoj
Por, që kurrë nuk më je gjëndur
Me plotë-bindje e pohoj..!

Ti je shpirti i njerëzimit
Je enigmë në cdo aspekt.
Shkak i mprehtë i ëndërrimit
Dhe i vdekjes së vobekt..!

Jetë.! E bukur madhështore
Univers e gjithësi.
Si fëmij' më mban për dore
Të t'kuptoj sa një fëmij' !

Ti më mbart në udh't e tua
Unë të ndjek si një i dehur.
Ç'dëshiroj m'a mban të fshehur
E unë shpresoj, n'ato që dua !
********************************************
@Bledi Ylli
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

26th April 2016, 23:35
Ku te te gjej ty?
Mos ke ikur ne hene?
Mos ke ikur ne diell?
Mos te kam krijuar ne enderra?

Mos ke gjetur nje menyre per tu bere e padukshme?
Te me shohesh , e une mos te te shoh....
Mos te kane bezdisur kaq shume te tjeret?
Sa ti kesh vene vetes maske ne fytyre?

Mos je ti ajo qe era fryu sonte naten ne dritare
dhe ma prishi gjumin?!
Mos je ti ai shiu qe ra mbreme gjithe naten
e me futi ne mendime?!

Mos je ti zemra ime qe rreh,
mos je ti vemia qe me pret?
(Muzg i grunjte me vetmira lulekuqesh...)

Mos e ke emrin dashuri....
Mos e ke emrin lumturi....
Mos e ke emrin vetmi......

Mos e ke emrin pritje....?!
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

5th May 2016, 12:22
Trutë në erë

Ngrita dorën të kap qiellin
E veç lart e mbaja kokën.
E kështu për lart u nisa
Por papritur humba tokën !

Humba tokën miq të dashur
Farë e fis edhe komshinjtë
Si të fluturoj drejt Tokës
Pa i bërë përshesh turrinjtë !

Dhe turrinjtë përshesh i bëra
Por dhe vura mend në kokë
Sepse njerëz përfundova
Jo përmbi, por thellë nën Tokë !

Dhe tani e shoh prap qiellin
Por s'kërkoj ta prek me dorë
Se nuk do dhe shumë njeriu
Kokër gruri mëndje ' gjorë !

Pastaj, që të prekësh qiellin
Qenka thjeshtë një metaforë !
-------------------------------------------------


@Bledi Ylli
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

5th May 2016, 22:38
Të birtë e shekullit të ri

- Migjeni -

Na te birt e shekullit te ri
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij,
e cuem grushtin per me luftue
nder lufta te reja
dhe me fitue...
Na te birt e shekullit te ri,
filizat e nje toke se rimun me lot
ku djerse e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshate e huaj
dhe ne marrezi duhej shume shtrejte t'u paguej
Na te birt e shekullit te ri
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi cast'i yne i mbrame
edhe fatlume
ditem me thane:
s'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerezore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndergjegje dhe mendimi te lire!
S'duem per hir
te kalbsinave te vjetra qe kerkojne "shejtnim"
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap, kanget e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, te skllavnis -
te jem' nji thumb i ngulun nder trute e njerezis.
Na te birt e shekullit te ri
me hovin tone, e te ndezun peshe,
nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
dhe per fitore kem me ra fli.
burbuqka
burbuqka
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 10/04/2016
Postime : 57
Points : 74
Reputacioni : 15
Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

8th May 2016, 00:33
Message reputation : 100% (1 vote)
Nje buzeqeshje

Nje buzeqeshje asgje nuk kushton
Por atij qe ia jep,jeten i pasuron
Ajo lumturon ate qe e merr
Pa varferuar ate qe nga buza e nxjerr.

Ajo nuk zgjat vecse nje moment
Por kujtimi i saj shpesh te le pa mend
Asnje s'eshte i pasur per t'ia anashkaluar ate
Dhe asnje s'eshte i varfer per t'mos e merituar ate.

Ajo eshte shenje e ndjeshme e miqesise
Eshte drite dhe pasqyrim i miresise
Ajo i jep guxim me te dekujaruarit
Dhe ngushellim me te trishtuarit

Asnje nuk blihet nuk merret hua
Dhe as nuk vidhet
As jepet hua dhe as shitet
Ajo ka vlere vetem ne castin qe jepet..
burbuqka
burbuqka
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 10/04/2016
Postime : 57
Points : 74
Reputacioni : 15
Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

8th May 2016, 00:34
Message reputation : 100% (1 vote)
DETI DHE DASHURIA
(sonetë)

Dhe deti dhe dashuria kanë hidhërimin për fat,
Dhe deti është dhimbje e dashuria plagë po ashtu.
Humbasim në dashuri ashtu siç zhytemi ne det,
Se dhe dashuria ashtu si deti nuk është pa stuhi.

Ai që ujrat ka frikë ta shkojë jetën nëpër brigje.
Që dhimbjeve e vuajtjeve të dashurisë u trembet
E veten se le të rrëmbehet prej të sajave flakë,
Prapë aty do vejë në mortje e humbje do tretet !

Nëna e dashurisë pat detin për djep e strehim *
Prej dashurisë del zjarri e nena e tij prej ujit lind,
Por uji kundër zjarrit me kot lufton plot mundim.

Në se uji arrin të fikë një grusht prushi dashurie,
Dashuria jote më djeg shume e plot dhimbje është.
Të mundja atë zjarr me detin e lotëve të mi ta shuaj.

* Afrodita (Venusi )
burbuqka
burbuqka
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 10/04/2016
Postime : 57
Points : 74
Reputacioni : 15
Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

8th May 2016, 00:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Ne mundsh!

Ne mundsh ta ruash arsyen
Kur bota humb fillin, e fajin ta hedh ty...
Dhe vetes ti besosh
Sa here te ty dyshojne
E ste perfillin,por
Edhe dyshimet drejt ti gjykosh,
Ne mundsh te rrish ne pritje,
Nga pritja pa u lodhur
E kur te urrejne,urrejtje te mos ushqesh,
Madje,
Ndaj shpifjeve te rrish pa folur,me thjeshtesi,
Me to pa rene ndesh
Ne mundsh te mendosh
Por jo gjer ne shkatrrim,
Te enderrosh,por jo si rob enderrimesh...
Ne i detyrofsh dot muskul e nerv
Dhe puls e zemer te te sherbejne,
Edhe kur gjithcka duket e kote e te qendrosh,
Kur ska asgje vec vullnetit,
Qe vec nje fjale
Qendro! gjithnje te thote...
Nese armiku ose miku
Ste bejne dot te vuash
Dhe gjithcka e cmon per aq sa e meriton
Ne mundsh te mbushesh minutat aq te renda
Me vepra qe peshojne,
Dije dhe mos ki asnje dyshim
E jotja do te jete Bota,me cka brenda,
Dhe burre do te jesh
Biri im...




Joseph Rudyard Kipling
burbuqka
burbuqka
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 10/04/2016
Postime : 57
Points : 74
Reputacioni : 15
Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

8th May 2016, 00:59
Message reputation : 100% (1 vote)
KROI


Rrotull nje uje krejt akull
Sec murmurit se larti
Mu neper deget e molles
Nga shushuritja e fleteve
Rrjedh nje tpergjumur i embel...


Saffo
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

8th May 2016, 01:09
Message reputation : 100% (1 vote)
Po te me harroje

Dua qe ti te dish nje gje. Ti e di si eshte çeshtja:
nese shikoj henen e kristalte,
degezen e kuqe te vjeshtes se avashte ne dritaren time,
nese prek prane zjarrit te imtin hi
apo trungun e rrullur te drurit,
gjithçka me shpie tek ti,
sikur gjithçka qe ekziston,
aromat, drita,metalet,
te ishin anije te vogla qe shkojne
drejt ishujve te tu qe me presin.
Sidoqofte, nese pak nga pak s’do me duash me,
s’do te t’dua me, pak nga pak.
Nese papritur me harron,
mos me kerko me,
se do te t’kem harruar.
Nese e konsideron te gjate e te çmendur
eren e flamujve qe kalon permes jetes sime
dhe vendos t’me bragtisesh
ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
mendo se ne ate dite, ne ate ore,
do ngrej lart krahet e mi
dhe rrenjet e mia do dalin
ne kerkim te tokave te reja.
Por nese çdo dite, çdo mbremje
ndjen qe per mua je shkruar me embelsi te pafundme,
nese çdo dite ngjitet nje lule ne buzet e tua te me kerkoje,
ah e dashura ime, ah e imja,
ne mua gjithe ai zjarr perseritet,
ne mua asgje s’shuhet as nuk harron,
dashuria ime ushqehet me dahurine tende,
e dashur, e derisa ti te jetosh,
do rrije mes kraheve te tu pa dale nga te mite.


Neruda
burbuqka
burbuqka
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 10/04/2016
Postime : 57
Points : 74
Reputacioni : 15
Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

8th May 2016, 23:33
Message reputation : 100% (1 vote)
...se s'dashuroja as une e as ti...
po dashuronte dashurija!
Nje dashuri ne fshehtesi...
Me fshehte se fshehtesia...

L. Poradeci
burbuqka
burbuqka
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 10/04/2016
Postime : 57
Points : 74
Reputacioni : 15
Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

8th May 2016, 23:34
Message reputation : 100% (1 vote)
Do te vish ...
Apo s'do vish...
Me qerpikun e syrit tim...
Do fshij vendin ku do rrish...



l. Poradeci
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

8th May 2016, 23:45
Message reputation : 100% (1 vote)
GΕΖUAR FESTEN KRIJESAVE ME TE BUKURA TE KESAJ BOTE

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 10307212_640918822667896_3399362044323503638_n
Sponsored content

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi