Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Disa arsye se përse çdo femër duhet të udhëtojë e vetme të paktën një herë në jetë Empty Disa arsye se përse çdo femër duhet të udhëtojë e vetme të paktën një herë në jetë

18th June 2016, 15:43
Message reputation : 100% (1 vote)
Disa arsye se përse çdo femër duhet të udhëtojë e vetme të paktën një herë në jetë O-WOMAN-TRAVEL-facebook-780x439
Filmi “Queen” i Kangana Ranaut kishte inspiruar shumë gra të marrin kontrollin e jetës së tyre dhe të marrin guximin për të udhëtuar të vetme. Vajzë e vogël nga qyteti që morri guximin të shkoj e vetme në “muajin e mjaltit”.
Ajo vizitoi Parisin, pastaj Amsterdamin, e gjatë rrugëtimit të sa ajo zbuloi identitetin e saj. Ajo kishte kuptuar që nuk ka nevojë për askënd që të ndjehet e kompletuar dhe kishte vendosur të mbetet beqare.
Të udhëtosh e vetme të inspiron të KRIJOSH

Nëse jeni duke kërkuar ide dhe koncepte të reja, patjetër që duhet të shkoni në udhëtim e vetme. Kjo do t’ju furnizoj me atmosferën për t’i vëzhguar gjërat më tërësisht, pasi që askush nuk do të jetë aty për t’ju penguar, transmeton Telegrafi.
Idetë vinë kudo dhe kurdo!
Ngritë vetëbesimin
Pas një udhëtimi e vetme, një femër do të ketë shumë më shumë vetëbesim dhe guxim për t’u ballafaquar me çfarëdo personi apo situate. Do të jeni e gatshme për çdo ndryshim.
Do ta kuptoni dhe do t’i mbijetoni dobësive
Nëse udhëtoni e vetme do të njoftoheni me pikat e forta dhe dobëta tuajat.
Veç kësaj, do të mësoni mënyra të ndryshme për t’i mposhtur dobësitë dhe t’i shfrytëzoni pikat e forta për mirë.
Do të mësoheni se si të adoptoheni
Do të mësoheni si të adaptoheni me një ambient të ri dhe me ushqim të ri. Do të mësoheni të adaptoheni me ndryshimet dhe t’i pranoni me krahë të hapur. Do të njoftoni njerëz të rinj dhe do të mësoni për gjuhën, kulturën dhe traditën e tyre.
Do të dini si t’i menaxhoni financat
Nëse shkoni në udhëtime e vetme, kjo do të thotë se duhet të kujdeseni për të gjitha të ardhurat dhe kursimet tuaja. Rrjedhimisht, ju do të duhet të planifikoni buxhetin dhe t’i eksploroni të gjitha mundësitë për të shpenzuar para në mënyrë më efiçiente.
Do të dini s’i të merrni vendime
Kur jeni e vetme do të duhet t’i merrni vendimet e vetme kur jeni në telashe. Mund të jeni gabim për ndonjë gjë të caktuar, mirëpo çdo njeri mëson nga gabimet.
Aftësia juaj për të marrë vendime, padyshim që do të përmirësohet pas këtij udhëtimi. /Telegrafi/

Admin likes this post

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi