Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 731
Points : 1424
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 "Letërsia dhe arti shqiptar në SHBA"nga Luan Kalana, Florida SHBA Empty "Letërsia dhe arti shqiptar në SHBA"nga Luan Kalana, Florida SHBA

30th November 2017, 17:18
Letërsia dhe arti shqiptar në SHBA


by Prishtina Press

 "Letërsia dhe arti shqiptar në SHBA"nga Luan Kalana, Florida SHBA 18119219_1976064042622991_5017459321902090479_n1

Na bashkoi poezia … takime dhe mbresa ,mes poeteve dhe artistëve shqiptarë emigrantë, në Clearwater -Florida
      Këto ditë Tetori, Muaji I Letersise dhe Arteve,nën kujdesin e shoqates “Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay,Florida USA,me qendër në qytetit te bukur bregdetar, të Clearwatër,u organizua një  Mbrëmje e bukur, modeste  tematike-letrare familjare,kushtuar krijmtarise të shkrimtareve dhe artisteve me banim, në Tamap Bay, me emocione e mbresa. Theksojme që në fillim, që në aktivitet mungonin për arsye pune dhe disa poete e artiste të njohur ,të komunitetit shqiptar, midis tyre poeti i shquar ,biznesmeni z. Bledar Starova.
   Mes muzikës dhe vargjeve poetike të recitura nga akrorët shqiptarë në foni,,fjalën e hapjes të takimit ,e mbajti Kryetar I grupit te Shkrimtareve e Artisteve te komunitetit ,studjues dhe përkthyes, z.Luan Kola ,realitor në Clearwater,I cili foli për siparin e  Takimit ,prezantoi anetaret të rinj,poete e shkrimtare,si dhe rizgjedhjen te reja, te grupit te shkrimtareve e artisteve,ne Penellas Counti,me nën/kryetar shkrimtarin Thani Naqo,dhe sekretar Luan Kalana.Mbrëmja u çel me valle pollore nga gjithë krahinat e Shqiperisë.
    Pastaj ,drejtuesja e mbrëmjes,poetja e talentuar,Juola Hibo Kamanica,përcolli mes argëtimit muzikor,krijmet letrare artistike të vetë  poeteve dhe artisve pjesmarres.Supriza e takimit,ishte recitimi me mjeshtëri aktoriale,nga poetja Juola,poezinë e poetit popullor nga Nikolica e Devollit,me banim në St.Peterburgs, Fl,z.Met Fidani,pjesmarres në takim,kushtuar qytetit te  Korçes,mrekullia vetë.
      Shkrimtari,poeti romancieri z.Thani Naqo,bëri paraqitjen e romanit të tij,me të ri,”PEZHISHKAT”,si dhe recitoi poezi lirike,duke I ftuar pjesëmarresit lexuesit ,për veprat e tija ,për t’i gjetur e lexuar në AMAZONE,internet. Me interes u ndoq recitimi I poezise në shqip, “Lulekuqja” te krijuesit L.K.nga vajza shqiptare e lindur dhe ritur në Amerike,studemtja Katerina Styliaos,e cila u mirëprit me duartrokitje.
      Poeti z.Todi Pasko,pasi foli për rëndesine e vlerat e krijmatarise letare dhe artistike ketu në mërgim,ai bëri prezantimin e botimit të vellimit  poetik origjinal e ndjesor,recitoi gjithe ndjenjë poezinë e bukur kushtuar ,“Tirana ime”,emocionuese dhe përmallshme .
       Mergimtari patriot,shkrimatri z.Metat Idrizi,i përcolli auditorit  një risi të re,në aktivitein letrar,duke paraqitur me interes të veçante,një dorëshkrim letrar,origjinal,të pa botuar,nga vellezerit patriote e letrare kolonjarë,Sali e Safet Butka,me banim ish në Miçigan,dhuruar nga një pjesëtar I familjes Butka.Bravo z.Metat, për këte gjetje e prurje letrare dhe me vlera historike.
    Poeti i mirënjohur nga lexuesit ,z.Hysen Cifligu,I përcoli pjesmareseve krijimet tij më të perzgjedhura letare,duke I recituar me frymëzim e me mall,kushtuar romantizmit të natyres të Devollit,veçanerisht poezia ..”Erë trendeline,-Zhubrica dhe poezise kushtuar,Floridës,vendbanimi i ri I emigrantit.
   Ndërsa krijmatrinë letare artistike  të artistit të talentuar,poet dhe piktor tiranas z.Ali Gega,ish aviator,pilot në Forcat e Armatorusa të Republikes së Shqiperise për rreth 20 vite, nga Braçanji I Devollit me origjine ,banues ne Sarasota,Florida,pjesmares në takim,-e përcolli mes emeocioneve,miku I tij Luan Kalana,(për aryse shendetesore I aksidentuar rëndë) sië:-Vellimi me poezi,roman,skenare filmash,liber-Poemë vizatimore për fëmije,në anglisht,e të jera,-dhe punimet në artin e pikturës -vaji,rreth 20 tabllo,me të ciat do të hape një fotoekspozite së afërmi.
        Më tej,krijuesi  Luan Kalana,paraqiti e prezantoi me modesti ,botimin e fundit të veprës letrare ‘PRELUD  KRENARIE-mozaik letrar”,duke theksuar se botimet e librave të tij letare,tashmë janë në iventarin e Biblotekës Kombetare,të Kongresit Amerikan në Washington DC-USA. Ai ftoi lexuesit dashamirës,se librat e tij mund ti lexojnë falas në e-malin personal të tij.
       Poeti matjan z.Gezim Buna,paraqiti dhe shperndai në pjesmaresit librin e tij të fundit,”Amanetet e Emrit”duke recituar dhe disa poezi nga vëllimi poetik,faleminderit z.Buna.
    Poetja Juola Hibo Kamanica,drejtusja e talentuar e takimit,me modesti,recitoi krijimet e saja letrarare,duke I recituar me mjeshteri profesionale artistike,te cilat lane mbresa të paharuara tek pjesmarrësit.
      Pjesëmaresit e takimit i përshendeti direkt  nga Porto Riko,Dr.Ardiam Kraja,ish ideatori dhe derjtuesi DJ i talentuar,I shoqates”Albania Heritage Foundiation Tamoa Bay”-Florida,  ku ndodhet per studime kualifikuse mjeksore,nëpermjet  celularit të bashkeshortes të nderuar”Zonja e Vitit” ,aktivistes së shquar të komunitetit shqiptar në Clearwater Dr.Tatjana Priftuli Kraja.
     Gjatë mbremjes letrare,u përmed me nostalgji krijimtaria letare e poetit z.Perparim Hysi,ish banues në komunitetin shqiptar,në qytetin e St.Peterburgs,Fl,sot banues në Tirane.Gjithashtu u përkujtua , një Memorie e shkurtër ,i paharuarin shkrimtari, Alfred Kanini ,ish banues në Clearwater dhe folës i Radios,emisioni Shqip,ketu në Florida.
        Kitaristi dhe shkrimtari Thani Naqo,paraqiti një krijm muzikor,tekstin dhe kompzimin e seranatës korçare “Moj Marika”,të kenduar duhet me poetin Met Fidani. Mbrëmja kaloi  pa u ndjerë deri në mesantë,me kengë valle dhe humor.Dikush  nga gratë leshoi një frazë me shaka:-“Na mbytën devollinjtë”,pasi shumica e krijuesve ishin me origjine devollinj.Një tjeter, iu pergjegj me një batutë shoqerore,të aktorit Albert Veria,nga filmi “Kapedani”:-“Na mbytën gratë!”.Kjo ështe më se e vërtet në kuptimin e mirë ,dhe vlersues,për gratë intelektuale aktiviste të palodhura ketu në komunitetin shqiptar,që i japin tonin aktiviteve,kulturore artistike,si të tilla,te nderuarat,znj.Imelda Pojani,Eri Pasko,Meri Andrea Kodra,Teuta Kanini ,Moza Mustafaraj,Elma Karpuzi,e shumë të tjera.
   Si zakonisht,siç thot populli ëmbelsira lihet për në fund.Çifti artistësh simpatik,valltaret profesioniste poeti Gezim e kërcimtarja Adriana Radovani recituan poezi klasike nga letrësia e huaj..z.Gezim Radovani,recitoi një poezi lirike nga poeti Robert Bernsi,të perkthyer nga poeti Lasgush Poradeci.Në fund ata interpretuan një dialog,poezine e parë lirike,intime të shkruar enkas për takimin e pare të dashurisë midis tyre,duke u shoqërura me të qeshura dhe me duartrokitje.
    Takimin e ndoqi dhe e regjistrio me kamera në dore ,fotografja e talentuar studentja Gearta A.Kraja.
    Në mbyllje përshendeti dhe uroi suksese krijuesve poeteve dhe artisteve pjesmarres ,Presidentja e shoqates “Albania Hetitage Foundation of Tamapa Bay”,artistja koreografe znj.Rovena Kalifaj,e cila I vuri në dijen dhe ftoi auditorin dhe gjithe shiptaret ne Tampa Bay,për pjemarjen në aktivitetet e  shoqates ,në vazhdim ,si në pjesëmarrjen në Festivalin Folkorik Nderkombetar SPFF,në St.Peterburgs Fl në fund të muajit Tetor,me  konkurimit të grupit te valleve “Shqiponja”të vajzave shqiptare të drejtura nga artistja kërcimtare ,Anisa Papadhima.
      Znj .Kafilaj  konnfirmoi dhe ftoi shqitaret,në Mbremjen tematiko familjare me rastin e 105 vjetorit të Shpalljes te Pavaresise te Shqiperise,dhe me 25 Nentor,me pjesmarjene grupit te valleve “Shqiponja” dhe te grupit polifonik te burave “Laberia”.

“Runin for Albania”,motua e një aktiviteti tjeter,të vrapojme në qytet tona te veshur Kuq e Zi. Ju ftojmë t’i bashkoheni kesaj inisiative .ketij krosi masiv.

Ne Clearwater, Florida vrapimi do te zhvillohet me 26 Nentor 2017, ora 11 AM.
   Po me rastin e 105 Vjetorit të shpalljes se Pavaresise se Republikes se Shqiperise, Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay,-deklaroj ne mbyllje të fjales se saj,znj.Kafilaj ,-në bashkepunim me Office of the Mayor of Clearwater and the City Council organizojne ngritjen e Flamurit te Republikes se Shqiperise përpara Clearwater City Hall në daten 28 Nentor 2017, ora 11:00 am. I gjithe komuniteti Shqiptaro-American që jeton në Tampa Bay ,janë I ftuar të marrin pjese në kete ceremoni,nje ngjarje e rrallë e simbolike që zhvillohet në qytetet e Floridës .
   Në fund të  takimit,shkrimtaret e artiste ,uruan njeri tjetrin per suksese të reja ne të ardhmen,shkëmbyen libra dhe benë fotogarfi dhe undane me përqafime vëllazeror .
   Le të shërbejë ky takim simbolik i poeteve dhe artisteve ketu në Clearwater,Florida ,si nxitje dhe frymëzim,jo vetem për krijuesit ,po dhe për organizimin e aktiviteve të tjera kulturore artistike ,per të gjalleruar jetën e shqiptareve në emigracion,për ta ndjere veten si në shtepine tyre ,larg Atdheut,dhe për të ngritur me lart emrin , krenarinë tonë kombetare,prestigjin e Shqiperisë në SHBA e  mbarë Botën.
Nga Luan Kalana, Florida SHBA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi