Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Dr. Koço Stathi Andoni do të mbahet gjithmonë  i gjallë në kujtesë…"     nga Dr. Foto Andon Empty "Dr. Koço Stathi Andoni do të mbahet gjithmonë i gjallë në kujtesë…" nga Dr. Foto Andon

25th February 2018, 01:18
Message reputation : 100% (1 vote)
Dr. Koço Stathi Andoni do të mbahet gjithmonë  i gjallë në kujtesë…
 
Nga Dr. Foto Andoni
 
Ndërroi  jetë, më 19 shkurt 2018,  në Wretham Massachusetts të SHBA Dr. Koço Stathi Andoni, lindur në Vithuq të Zagorisë, më 01.06.1935. Me pikëllim të madh la pas bashkëshorten, djalin, Edmondin, fëmijët e dashur të tij  dhe të vajzës , Mirelës.
Zoti ta prehi në paqe! Parajsa të jetë për të banesa e fundit.
Le të bashkohet shpirti i tij me Mirelën e tij të dashur, të cilën me aq mall e kujtonte, ku zemra e tij e lënduar vuajti për vite humbjen e saj të parakohëshme.
Dr. Koço Andoni për të arritur në stadin e tij njerëzor dhe professional kaloi në një varg përpjekjesh plot vullnet, guxim dhe dije .  
Shkollën fillore e kreu në fshatin Hoshtevë në vitin 1942, mandej  në Zhej përfundon shkollë shtatëvjeçare, në vitin 1946, me  sakrifica të  mëdha, rreth tri orë rrugë çdo ditë, duke përshkruar rrugën nga fshati Vithuq deri në Zhej. Në shi e dëborë, pa mungesa ishte çdo ditë në shkollë; shpeshherë detyrohej të strehohej në Amelikonë e famshme të fshatit Zhej. I shkëlqyer në mësime, i dashur, i urtë, i sjellshëm. Si nxënës me rezultate të larta në mësime, merr një bursë për të vazhduar shkollën e mesme mjekësore në  Tiranë. Kryen me sukses shkollën  mjekësore në degën ndihmës mjek, ku, me njëherë, pas përfundimit të saj,  vazhdon  studimet  në  Fakultetin e Mjekësisë.
Pas pesë vjet studimesh  me rezultate të larta përfundon fakultetin e Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithëshme. Kthehet në qytetin e Gjirokastrës dhe emërohet mjek në spitalin e Poliçanit.
Punon për disa vjet rresht, duke ndihmuar të sëmurët, lufton fort në depistimin e sëmundjeve të ndryshme, duke u mbështetur te profilaksia. Më vonë, në kohën ,kur  formon profilin e një mjeku profesionalist, transferohet në Spitalin ”Omer Nishani” të  Gjirokastrës, si mjek patolog. Si një klinicist me dije, drejton shërbimin në rapartin e Pathologjisë me një ndërgjegje e kualitet  të lartë. Drejton punën si shef shërbimi i spitalit, drejton seksionet shkencore, merr pjesë aktivisht në shumë sesione shkencore në rang Republike.
Dr. Koço Stathi Andoni krijoi kështu profilin e tij si një  një patholog i shquar, personalitet i fushës mjekësore profesionale , kontribues në mjekësinë e re shqiptare, njeri me humanizëm të lartë.
Me aftësitë e tij është shquar në lëmin mjekësor, jo vetëm të Gjjirokastrës , por edhe të mbarë vendit. Vlerësohen lart temat e tij me një nivel të lartë. Është aktivizuar  në shumë aksione që lidheshin me shërbimin mjekësor. I palodhur ai gjendet kudo, ku ishin të sëmurët…
Dr. Koçoja karakterizohej nga cilësi dhe virtyte të spikatura; ishte një njeri erudit, me plotësi kualitative, human, me ide përparimtare për kohën, përfaqësues i lëvizjeve të reja demokratike në Shqipëri. Ai shërbeu, pra  shumë kohë në Spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, madje ka qenë dhe Kryetar i Këshillit të Kërkimit Shkencor në këtë Spital, ku kumtimet e tij sjellin risi në këtë fushë . Deri sa doli në pension, ai ishte kurdoherë në shërbim të të sëmurëve .
Është vlerësuar veprimtaria e tij profesionale dhe shoqërore me mjaft urdhëra dhe medalje  dhe mirënjohje për përkushtimin profesional.
Është evidente  se për shumë vite, shërbeu dhe si Kryetar i Kryqit të Kuq Shqiptar, në Degën e Gjirokastrës, duke dhënë një ndihmesë të madhe në konsolidimin , mirëfunksionimin dhe në aplikimin e formave , mënyrave dhe trajtave për plotësimin e gjithë detyrave  të Kryqit të Kuq.
Dr. Koçoja, të gjitha dijet e tij i vuri në shërbesë të popullit të tij dhe do të mbahet mend në kujtesë si një njeri shpëtimtar i jetëve…, si një specialist tejet i zoti.
Ai dha kontribut në fushën shoqërore, ne veprimtaritë e Shoqatës Atdhetare - Kulturore "Çajupi", duke qenë një veprimtar i saj i dalluar dhe autor i disa krijimeve në  librat e botuara, në periudhën 1990-2000.
Kohët e fundit të jetës së tij i kaloi në SHBA, pranë djalit të tij, Edmondit.
Largimi nga jeta e tij është një dhimbje e madhe për familjen, fisin e tij, për të gjithë njerëzit që u shërbeu , por ne e ngushëllojmë familjen e tij , në këto momente dhimbjeje.
Do të mbahet gjithmonë në kujtesë të çdo zagoriti, të çdo gjirokastriti dhe të çdo shqiptari që e njohu dhe mori shërbimin e tij profesional.
I paharruar qoftë kujtimi i Dr. Koço Andonit!
Gjirokastër 22.02.2018

Admin likes this post

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi