Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

  Dy Poezi dhe një skicë nga  krijuesja Meleqe  Cerri Empty Dy Poezi dhe një skicë nga krijuesja Meleqe Cerri

27th February 2018, 01:28
Dy Poezi dhe një skicë nga  krijuesja Meleqe  Cerri
 
Rrugëtim i jetës

Ah, moj këmbë!
Kudo, ku shkel kupton se djalli ,
Paska zënë shumë rrënjë.
S’qenka faji as i borës, as i shiut,
por, vetem  i dorës së njeriut.
Lindim ëngjëj, kur vijmë në jetë,
S’ ecim dot të vetëm në këtë botë.
I vetëm hidhërim i mbetur,
Takojmë njerez me zemër të ftohtë.
Shpirti këputet, kur ngel i vetëm,
Bëhet copëza nga udha e padrejtë.
I vetmi fajtor i mbetur:
Ai që mendon se mbetet i përjetë.
Zemrat katile shpojnë mbas shpine,
Gërmojnë  për gjetje:  mllef e ligësi,
Ngushëllohen, kur gjejnë pikëllime ,
Aq sa djalli bëhet i madh, plot liri.
Ta shijojmë jetën, se s’dihet,
Kush qenka momenti i fundit.
Mos e ler zemrën të mpihet,
Edhe sikur jeta të bëhet errësirë.
 
U shndërrove  Yll i pagjetur kurrë…


 Njëzet vjet pa baba
Unë sot po derdh lot,
Askush s’ me kupton dot.
M’u bë shpirti sa një thërrime,
Sa herë Melit i thërrasin jetime.
Jam më e mjera në botë,
S’ kam babain, të më mbajë ngrohtë.
Unë u mërzita, sa më s’ka,
Zëri im nuk i thërret askujt “baba”.
E dije që do të  ikje nga kjo botë,
S’do shihje as Diell, as Hënë,
Kokën mbrapa s’e ktheve dot,
Do na rriste e madhja Nënë.
U shndërrove  Yll i pagjetur kurrë,
Por e di,  na sheh i lumtur,
T’u rrit djali, t'u bë burrë
Ti i vetëm në kornizën mbi Mur.
U sëmura, më dhembi koka shumë,
Ti më erdhe, më shtrëngove dorën,
Unë të ndjeva, që rënkove sa unë,
S’ doje të ikja në botën e pafund.
Më le amanet të bëhem vajzë e mbarë,
E dije që varri do të të  rënkonte,
S’e more vesh kurrë, sa malli më ka marrë,
Na le jetimë pa baba, pa mbrojtje.
Nuk u rrita pa vëlla e motër,
Por u rrita me dhimbje shumë,
Se ti  kurrë, s’ na erdhe në votër,
Të na thoshe iu dua edhe unë.
T'u shkri trupi t'u bë shkrumë,
S'të lag shiu, s'të ngroh Dielli,
S’ na zgjove kurrë nga gjumi,
Shkove lart përgjithmonë te Qielli.
Jeta qenka shumë e vështirë,
Të kërkojmë në natë e ditë,
Njerëzit qenkan faqenxirrë
E dinë: përgjithmonë je i shtrirë.
Thonë: "Mos paç kurrë fatin e jetimit",
Kjo për ne, qenka e vërtetë
S’ ia dimë vlerën as gëzimit,
Se për ne mbetesh hidhërimi  përjetë.
 
 
 
Dy fjalë për ty, Nëna ime…
Marsi i bukur po fillon!
Mes luleve që çelin, pranë teje dua të ulem nënë. Të ulem, e të dhuroj çdo lule për çdo sakrificë që ti ke bërë për ne.
Dua të tregoj, se jeta jote nuk çeli kurrë, si një lule dhe mori ngjyrat e saj; jeta jote u tregua shumë e ashpër, e egër dhe e ftohtë me ty.
Nuk të dha mundësinë e një bashkeshorti pranë; nuk të dha mundësinë të veshësh një rrobë me ngjyra; nuk të dha mundësinë të bësh një tualet, por gjithçka ta mbuloi shamia jote e bardhë.
Sa fjalë dua të them e të shprehem  mes kësaj lëndine, e cila më zgjon çdo ndjenjë të shpirtit tim përvëlues për dashurinë tënde!
Vërtet, ti nuk ke mundur të dalësh për kafe me shoqet, por nuk ka shoqe mos të të respektojë ty e mos të marrë shembullin e një burrneshe si ti!
Çdo zë i ëmbël, i cili  më zgjon mengjeseve je ti, nënë; mes fjalëve të tua gjejmë gjysmën e shpirtit tonë, pa të cilin nuk jetojmë dot.
Jeta jote  akoma vazhdon të përplaset nga të papriturat e jetës… Dua të them që ke arritur çdo gjë në jetë, ke arritur të kesh në krahë ëngjëjt e tu, të cilët të mbrojnë të mos rrëzohesh e të ndjehesh e dobët.
Shpirtin tënd fisnik dua ta mbaj çdo ditë mes krahëve të mia; dua të them që nuk ka muaj Mars që të gëzoje ty, por shumë ka ditë, shumë netë e shumë vite që ti të gëzosh pranë nesh.
Vërtet, bijat e tua janë bërë nëna, por ne nuk mund të jemi kurrë nëna të lumtura, po nuk të gëzuam ty, nuk mund të jemi kurrë forta, po nuk të mbajtëm të fortë ty.
Si edhe nuk mund t'u dhurojmë kurrë dashuri fëmijëve tanë, po nuk morëm shembullin e një nëne të palodhur si ti.
Nuk të them dot gëzuar vetëm për sot nënë, por dua qe çdo ditë t'ua ndjesh aromën bijave të tua; ta ndajmë dashurinë tonë mes lotëve, gëzimeve, hidhërimeve, e kurrë mos ta ndjesh veten një ëngjëll pa krahë. Dua ta ndjesh veten një ëngjëll, që na mbulon të gjithëve plot dashuri, kurajë dhe mundim!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi