Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KRIJIMI I ARRIRË , KLASI PROFESIONAL"  (Kumt i interesantes në poetikën e bashkëkohësisë)  nga Prof. Kristaq F. Shabani  Empty "KRIJIMI I ARRIRË , KLASI PROFESIONAL" (Kumt i interesantes në poetikën e bashkëkohësisë) nga Prof. Kristaq F. Shabani

9th June 2018, 16:25
KRIJIMI I ARRIRË , KLASI PROFESIONAL
Kumt i interesantes në poetikën e bashkëkohësisë

Nga Prof. Kristaq F. Shabani

(mbajtur në takimin me poetët për poezinë bashkëkohore në Gjirokastër dhe Tepelenë )
1. Hyrje në pradhomë :
Le të hapim një horizont profesional, i cili mbyllet shpesh nga diletantët, të cilët mbushin faqet e gazetave të përditshme dhe facebookut, duke motivuar veten profesionistë, kur kurrsesi nuk kanë lidhje me këtë dhe s’janë të tillë. Kur shkruajnë këta të tjerët shkalla e tyre apo më të paaftët në shkallë, hapin gojën dhe shkruajnë: “Sa bukur! Bravo!” Dhe e di si shkruajnë ANTISHQIP, sikur nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë shqip… O TEMPORA ! O MORES! Më pëlqejnë disa lexuese, të cilët, të cilat shprehin bukur mendimet e tyre, madje janë dhe me nivel arsimor dhe kulturor…
*Ilaritet
Kur një farë R. M. shkroi për Kongresin e Parë Ndërkombëtar të LNPSHA ”PEGASI”, duke e kundruar këtë nismë madhore pegasiane me dylbi përsëprapthi, qesha me sa fuqi kisha, kur shihja mendimet e saj të “shkulura”, të cilat i mbante në dorë dhe thoshte: “E shihni si kam mbjellë…”. Tregonte metodën si mbillet mendimi pa rrënjë…. (Më thanë që ajo do të mbajë një Kongres të madh tani, duke referuar, sikundërse u shpreh një shkrimtare profesioniste të gjitha shkrimet e botuara në gazeta, intervista që i përkasin të ardhmes letrare shqipe! Madje shkrimtarja , u shpreh se tendenca e saj është të sulmojë të tjerët, madje dhe gjenitë dhe të zejë vendin e saj që i takon!)
Jam habitur, kur në një veprimtari letrare, një krijues memec, i cili ishte sjellë me ton të forte ndaj Pegasit u fashit dhe u venit… Thashë me vete: “Ky qenka… “. Dhe thirra në ndihmë pasthirrmat e të tjerëve, të miat i mbajta …
2. IRONIA IME
Shpeshherë qesh me ironi për dilentantizmin shprehës në “analitikën” e pjesëzave të publikuara nëpër faqe të ndryshme, duke i konsideruar “krijime”. “Që të punosh arën me shatë” shprehet një parabolikë popullore, duhet të kesh talent në përdorimin e saj. Nuk është vetëm talenti ai, i cili vendos gjithçka në një krijim, por është dhe niveli kulturor dhe puna e gjallë mendore e sakrifikuar me ndjenja te forta emocionale dhe emotive përkushtuese për këtë talent… Më çuditin mendime të vakta, lëvdatomanira dhe diletantë, të cilët hiqen si profesionistë… Të shkruash një krijim të nivelit konkurrues duhet të njohësh edhe artin e të shkruarit.
3. KLASIFIKIM REAL ËSHTË KLASIFIKIMI I STUDIUESIT SERIOZ
Me dashamirësi, në këtë mendim kritik, dua të përmend: Klasifikimet e diletantëve mbeten gjithmonë klasifikime diletante dhe nuk përbëjnë as përqëndrim vemendje te studiuesit, ato nuk kalojnë “klasën“ dhe te lexuesit intelektualë të poezisë e jo më te studiuesit.
4. NDIHMESA E MADHE PËR KRIJUESIT
*Fjala merr kuptim poetik, kur ajo shfaqet si e tillë në “ligjërimin“ poetik.
*Dihet që gjuha është klas arti ligjimor.
*Të kuptosh një gjuhë poetike do të thotë të zotërosh katërcipërisht teknikën e funksionimit të saj .
*Me gjuhë poetike nuk mund të flasë njeriu i zakonshëm, por njeriu- talent…
*Në poetikë gjuha këndvështrohet, jo si dukuri tekniko-komunikuese, por si shtëpia e ekzistencës njerëzore dhe e kryefjalëzimit të simbolikës.
*Krijimi ka funksionin e tij botëzbulues, nëpërmjet një gjuhe piedestali, të një prurje diamantore…
*Në krijim duhet të përshfaqen mjete figurative me vlerë të lartë stilistike dhe emotive . Natyrisht në krijim lot rol intuita dhe fantazia letrare, të cilat duhet të sinkronizohen qartë dhe me shkallëzim dinamik.
*E rëndësishme në një krijim është dhe forma paraqitëse e tij. Shpeshherë vërehet te krijuesit e nivelit implikacioni semantik në poetikë; kjo tregon se të krijosh është shumë vështirë. Dhe, pa dyshesë, trajtat dhe formatet e reja e nxjerrin klasiken në “asistencë"…, pra në plan të dytë.
* Duhet të jemi të qartë për fenomenologjinë në poetikë.
*Të realizohet një krijim, pra të sillet një krijim i arrirë, kërkohet një individualitet e profil shprehës origjinal dhe një fjalës i përzgjedhur poetik, i cili sjell realizimin e synimit të lartësisë emocionale dhe të arritjes poetike. Në këtë kontekst, kërkohet një rrezatim semantik, i mjeteve rrezatuese. Shpeshherë krijuesit, si rrjedhojë e shpërdorimit të fjalësit, apo të përdorimit të shpeshtë të simbolikës së njëjtë nga një krijim te tjetri kalojnë në një konsumin semantik…
*Nga vetë natyra krijimi është një procesion ngarkimi e mbingarkimi shpirtëror dhe mental. Poezia bashkëkohore kërkon ekuacionin sematikor simbolik edhe predikatin, po kështu edhe dublimin poetik dhe “kamuflimin” poetik, gjimnastikën mendimore.
*Të analizosh një krijim do të thotë të zotërosh: procesin fenomenologjik, planin ndërtimor- stilistikor, mjetet stilistikore dhe “emotive”, këndvështrimin estet dhe procesin konceptual e tjera.
5. Organizimi i ballafaqimit vetjak i krijimit të sapokrijuar dhe atij të rikthyerit disa herë
Kjo është një nga procedurat më me rezultat i krijimit. Kur krijimi del nga procedura mentale, bota e “zjarrtë” shpirtërore, të duket sikur ke krijuar një “superkrijim”. Lere të ftohet dhe riktheju përsëri… Do të shikosh se “çatia “ e tij nuk të mbron dot nga “pikat”!…
Disa herë mbruaje në magjen e krijimit, “torturoje“ krijimin dhe, kur të bindesh se diçka ke arrirë, atëherë bëj ballafaqimin apo konkurrimin poetik midis fillesës dhe arritjes…
6. Një shtysë për analizë, cekje
Ka raste, kur duam të publikojmë diçka të mirë, të na tërheqë vëmendjen, ky është një motivim shtytës, sikundërse ka vepruar dhe zoti P. Z, në këtë rast, por për fat të keq , sipas konceptimit tim të poetikës së përparuar, vetëm poezia e parë e F.K. në këtë publikim qëndron dhe është vitale, ndërsa dy poezitë e tjera s'thonë gjë, kanë mllef dhe dobësi të theksuara në mbartjen e idesë, në strukturim, përmbajtësi, "melodi” tonike, ku fraza mbizotëron “moralisht” në një antimoral dhe simbolikja prezantohet e fikur për të mos e vijuar më tej...Krijimi cerebral
“ Armik i poezisë” i përket "veprimit klandestin zhgarravitës, i ardhur në një moment grishës individual... Një keqpërdorim i krijimit!... Shpeshherë, kërkojmë të sjellim diçka, por më vonë shohim verbërinë definitive ... Shpirtërorja luhatet në një barkë pa lopata. Nxitohemi shumë, kur thurim lavde dhe klasifikojmë . Lirizmi i F. nuk mund të përfaqësohet në këtë "diagramë", e cila ka dhe meititet, kur në shumë poezi të saj ajo ka precipituar më qartë.
Duhet theksuar se dashamirësia është e madhe sa kulla “Ejfel”. Miroshët dhe Miroshet japin “koncert antipoetik”.
Nëse krijimet shihen me këtë prizmim  të autorëve të njohur dhe që kanë realizuar “operacione mentale” natyrisht dhe ata ndëshkohen me minuse…
7. Dalja në oborr për të siguruar qetësimin mental, pas një ligjërimi poetik
S'duhet të ngatërrohet gjuha standarte letrare me dialektet dhe mendimi profesional me atë diletant.
Gjirokastër ,12.12.2013
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi