Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Kërkohet një Butrint nënujor Empty Kërkohet një Butrint nënujor

9th May 2008, 12:24
Message reputation : 100% (1 vote)
Kërkohet një "Butrint" nënujor



Inventarizimi i pasurisë arkeologjike nënujore do të frenojë veprimtarinë e mafies arkeologjike. Ndërsa zona ujore përballë qytetit të Durrësit, por dhe zona të tjera detare të vendit janë dëmtuar rëndë për sa u përket pasurive nënujore që ruajnë në gjirin e vet prej shekujsh, thellësitë e kripura të cilat vazhdojnë të konservojnë trashëgiminë e pasur dhe të ftojnë për zhvillimin e turizmit nënujor. Realiteti i sotëm ofron një panoramë të zymtë dhe aspak optimiste për një zhvillim të afërm të këtij turizmi që vjel interes dhe të ardhura të bollshme në ato vende që e zhvillojnë atë. Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi, tha për gazetën "Shqip" se dëmtimi i vlerave që mbartim nga e kaluara është bërë në mënyrë të vazhdueshme. Madje dhe kjo verë mund të jetë një tjetër stinë që do të regjistrojë një ikje të re të pasurisë sonë historiko-kulturore të detit. "Çfarë ka pasur deri në 10-15 metra thellësi nga bregu i detit në të gjithë zonën detare përballë qytetit të Durrësit është grabitur. Nuk është më, krahasuar me ato që raportoheshin në vitet ‘70- ‘80", thotë për "Shqip" Anastasi, ndërsa flet për masakrën që i është bërë gjatë këtij tranzicioni të gjatë trashëgimisë nënujore. Në rast se Ministria e Kulturës do të hidhte sytë nga turizmi nënujor dhe qeveria do të akordonte fonde për të, specialistët janë të bindur se brenda dy vitesh të paktën Durrësi do të ofronte këtë turizëm. Aktualisht, investimet në këtë drejtim janë zero. Ndërkaq, të rinj durrsakë, po dhe studentë shfaqin interes të vazhdueshëm për t‘iu afruar botës së nënujit dhe kthyer në profesion atë. Specialistët theksojnë faktin se një turist i arkeologjisë nënujore sjell disa herë më shumë të ardhura se një turist i zakonshëm.

Harta dixhitale për pasurinë arkeologjike të nënujit

Një ditë më parë, gjatë një konference për shtyp u bënë prezent rezultatet e një projekti për krijimin e hartave arkeologjike nënujore dixhitale tredimensionale. Krijimi i tyre është bërë në kuadrin e një projekti të Institutit Shqiptar të Arkeologjisë në bashkëpunim me Fondacionin detar RPM dhe Institutin Amerikan të Arkeologjisë Navale INA. Anastasi është bashkëdrejtues i këtij projekti me arkeologun amerikan dr. Xhefri Rojal, ndërsa supervizori i projektit është prof. Neritan Ceka. Në fazën e parë, projekti është përqendruar në skanimin dhe realizimin e hartave dixhitale nënujore, ndërsa faza e dytë ka në fokus skanimin, verifikimin e të gjitha anomalive të relievit dhe evidentimin, inventarizimin e të gjithë trashëgimisë kulturore nënujore. Sipas Anastasit, kjo është një teknologji e përparuar që jep mundësi për pasurimin e hartave dhe pas përfundimit të projektit. Kërkim-studimi nisi në jug të bregdetit shqiptar aty ku ujërat tona kufizohen me Greqinë, nga Kepi i Stillos për të vazhduar deri në veri të Gjirit të Sarandës, në jug të Kakomesë. "U krye gjithë skanimi i fundit të detit dhe u konstatuan një numër shumë i madh anomalish të relievit. Rezultatet e para janë shumë inkurajuese dhe të rëndësishme", tha gjatë konferencës arkeologu. Në jug të Gjirit të Sarandës është evidentuar siti i një anijeje transporti amforash që i përkasin shek.IV p.e.s., ndërsa në veri të këtij gjiri u gjet një sit qeramikash që mendohet se i përket periudhës bizantine. Në të gjithë zonën e skanuar u evidentuan 14 relike që vijnë nga shek. XVIII deri në ditët tona. Pas studim-kërkimit të kësaj pjese, kërkimet do të shtrihen deri në ishullin e Sazanit, ku do të përfshihen edhe studentë të arkeologjisë së Universitetit të Tiranës.

Grabitjet

Tranzicioni i gjatë dhe i vështirë që ka prekur egërsisht shumë pjesë të jetës shqiptare nuk ka kursyer as botën e nënujit. Një pasuri e tërë shtetërore me vlera të pallogaritshme ka përfunduar jashtë vendit, por edhe në restorantet e shtëpitë e shumë shqiptarëve. Një pjesë e mirë e vlerave që mbart zona nënujore e Durrësit është dëmtuar, po ashtu dhe në jug e veri. Piratët e amforave dhe objekteve të ndryshme të magazinuara në tabanin e detit nuk i kanë harruar ato. Një masakër e vërtetë është kryer gjatë 16 viteve të fundit nën ujë. Në shumë lokale të qytetit të Durrësit, por dhe Tiranës, si dhe nëpër shtëpi durrsakësh sheh rëndom ambiente të zbukuruara me amfora të nxjerra nga deti. Shumë objekte të tjera të trashëgimisë janë trafikuar përtej detit për arsye fitimi. Një pasuri e tërë është vjedhur, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, por edhe është dëmtuar nga peshkimi i paligjshëm me lëndë eksplozive. Megjithatë, thellësitë e Adriatikut janë të paprekura. Arkeologu Adrian Anastasi optimist thotë se nënuji ruan akoma vlera të paprekura nga hajdutët e tyre. Nëna natyrë me bujari dhe kujdes ka ditur t‘i konservojë ato në thellësi, duke i mbajtur larg grabitësve të ditur e të paditur, kurse koha ka nxjerrë domosdoshmërinë e ngritjes së strukturave mbrojtëse të specializuara të këtyre vlerave, të cilat mungojnë plotësisht. Ruajtja e kësaj trashëgimie i lihet spontanitetit nga strukturat mbrojtëse ushtarake të ujërave dhe bregdetit shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi