Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Edgar Allan Poe Empty Edgar Allan Poe

29th November 2013, 01:28
"Asaj ne parajse"

Ti gjithcka shprishe tek une, e dashur,
Gjithcka per te cilen shpirti im qe thare -
Nje ishull te gjelber mes nje deti, e dashur,
Nje burim dhe nje altar,
Me t'emblat frute e lule rrethuar,
Me ato lule qe te miat qene me pare,
Ah, enderr gjer ne fund gjithe drite!
Ah, shprese e yllezuar qe s'cohesh n'fluturim
po vecse erresiren rrit!
Nje ze larg prej s'Ardhmes m'ulurin
Ngrehu! Ngrehu! - po duke u varrur rri ky shpirt
mbi te Shkuaren (Vorbull gjiri n'turbullim!),
gojekycur, i ngurrosur, gjithe frike!


Se ah, bashke me mua, medet, medet!
Drite e jetes sime eshte shuar aq shpejte!
E kurre me - kurre me - kurre me ne k'te jete -
(Te tilla fjale solemni det ka rrembyer
ne breg, ne te reres zhurim)
S'do lulezoje pema prej rrufese n'ere shperthyer,
As e plaguara shqiponje s'do vervitet ne flatrim.


Se tash gjithe ditet e mia jane pasione ne terbim,
e pergjate gjithe nates te miat enderrime
shtegetojne aty ku feksin syte e tu te perhimte,
a ku trokitjet e hapave te tu cojne shkrepetime -
Ne kushedi c'qiellorin vallezim,
a ne kushedi c'te perjetshme rreke!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Edgar Allan Poe Empty Re: Edgar Allan Poe

3rd March 2014, 17:25
Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809 në BostonMassachusettsShBA; vdiq më 7 tetor 1849 në BaltimoreMaryland. Ka qenë një shkrimtarë amerikan. Ai e themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horroritPoezia e tij u bë fundamenti të simbolizmitdhe keshtu të poezisë moderne.

Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Fan Noli e kishte përkthyer edhe në shqip. Ai kishte përkthyer dy poemat më të njohura të tijat: “Korbi” dhe “Anabel Li”. Jeta e tij kishte filluar mes mjerimit dhe braktisjes, ndërsa më pas do të ishte një fëmijë i adoptuar nga një njeri i pasur, ku do të jetonte vetëm për pak kohë. Jeta e tij do të ishte e mbushur me peripeci të shumta, shpesh herë i dehur dhe jo rrallë herë shëtitës si endacak në kërkim të një strehe. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij. Krijimet e tij ishin mbinjerëzore. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Ashtu si Hemingueji dhe Poe pati një vdekje tragjike, Edgar ishte ndarë nga jeta më 7 tetor te vitit 1849 përmes një vdekjeje tepër të dhimbshme. Një nga shprehjet e tij të njohura është: “Cila sëmundje e lë veten të krahasohet me alkoolin”! . “Korbi” dhe “Anabel Li” ishin magji të vërteta. Sot ai është një mit, paraprijës i kohës së vet. Jo vetëm poetët, por edhe filozofët bashkëkohorë thonë: “Pa Poe-n nuk do të njihnim shpirtin e njeriut, siç e njohim sot”. Poezitë e tij nisa t’i botoj që nga viti 1999, ndërsa në vitin 2005 botova një përmbledhje me poezi dhe poemat e tij, të cilin e kam ribotuar 4 herë. Megjithatë, tashmë isha vënë në kërkim të shpirtrave të mëdhenj njerëzor.


Edgar Allen Poe “Annabel Li”

Ka shume e shume vjet/ Ne nje vend afer ne det,/ Ish nje vajze qe mundni ta njini tani/ Nene emerin Annabel Li;/ Dhe kjo vajze me donte edhe tjeter s’kerkonte/ Vec ta deshja sikunder me deshti./
Isha i vogel dhe ishte e vogel ne vjet/ Ne ate vend afer ne det;/ Po duheshim me teper se me dashuri/ Une dhe imja Annabel Li;/ Me nje dashuri qe edhe Engjejte lart ne lavdi/ Qe te dyve na kishin zili./
Prandaj, tani e shume vjet,/ Tek ky vend afer ne det,/ Fryri veriu nga rete e ma ngriu/ Te bukuren Annabel Li;/ Edhe motrat e saj engjellesha/ Ma rrembyen, ma mbyllen ne varr se e desha,/ Dhe keshtu me la shendet/ Nga ky vend afer ne det./
Engjejte qe s’kishin sa ne dashuri/ Qe te dyve na mbanin meri./ Po perandaj, sic e dini vertet,/ Tek ky vend afer ne det/ Fryri veriu nje nate e ma ngriu/ E ma vrau timen Annabel Li./
Dashuria qe kishim ish m’e forte se cdo dashuri,/ S’e ka patur as plak as i ri,/ As i marr’ as i urte njeri/ Dhe as Engjejt e qiellit ne re,/ As demonet perposht ne sketerre;/ Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti/ I se bukures Annabel Li./
Se tek hena qe ndrit, syri im enderrit/ Per te bukuren Annabel Li; Dhe cdo yll qe shkelqen syt’ e embel rrefen Te se bukures Annabel Li;/ Nate e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh,/ Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,/ Permi varrin ku deti bucet,/ I rri prane mi varrin ne det.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi