Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin Empty 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

23rd February 2014, 20:57
20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin Sh%C3%ABngjin

Nuk dihet përse Zoti bëri mrekullinë në Shëngjin, teksa malin dhe detin i bashkoi në një pikë. Nuk dihet përse dhuroi një plazh të mrekullueshëm, nuk dihet përse dhuroi një lagunë të papërsëritshme në llojin e vet. Nuk dihet përse dha ujin, ajrin, rërën. Ajo që na mbetet ne, është së pari të eksplorojmë këtë mrekulli dhe më e rëndësishmja, të kalojmë pushimet e verës atje. Në fakt Shqipëria ka me dhjetëra plazhe, vende e perla që ndjellin vendas e të huaj. Porse për Shëngjinin janë me dhjetëra arsye që duhet të zgjedhim, ndërsa ne kemi zgjedhur 20 prej tyre. Janë me të vërtetë bindëse, janë ndjellëse, janë tërheqëse. Pasi t'i mësojmë, o burra, të marrim bagazhet dhe t'i qepemi Shëngjinit. Nuk do zhgënjehemi në asnjë çast. Dhe jo vetëm kaq, do të kalojmë një eksperiencë të jashtëzakonshme.

1. Rëra e plazhit

Arsyeja e parë përse ne duhet të shkojmë në Shëngjin, lidhet me rërën e plazhit. Ajo është me një përmbajtje të lartë të jodit, komponenti më i rëndësishëm i saj. Sipas specialistëve, të gjitha plazhet shqiptare nuk e kanë këtë lloj rëre që ndodhet në plazhin e Shëngjinit. Ajo ka vlera të mëdha kurative dhe shumë njerëz e preferojnë pikërisht për këtë. Sidomos ata që vuajnë nga reumatizma, sëmundjet e kockave, të ftohtit e të tjerë sëmundje si këto, rëra e Shëngjinit është një kurator më shumë se i mirë.

2. Pastërtia e ujit të detit

Pastërtia e ujit të detit është nga më të mirat në vendin tonë. Uji i detit me një përqindje kripe të vlerësuar si kuratore për organizmin e njeriut, quhet e tillë edhe për faktin se është e pastër. Në vijën e bregdetar nuk derdhen në det ujërat e zeza, një karakteristikë e ndryshme nga shumë plazhe të tjerë në vend. Janë në minimum elementë të huaj të ujit të detit në këtë zonë. Kjo është vlerësuar jashtëzakonisht nga të gjithë pushuesit.

3. Pastërtia e rërës së plazhit

Mirë cilësitë e rërës, po si është pastërtia e saj? Pastërtia e rërës në plazhin e Shëngjinit është nga më ekstremet. Thamë më lart për vlerat e kësaj rëre, por në Shëngjin kjo i shtohet mirëmbajtjes dhe pastërtisë. Komuna, por edhe vetë individët, kanë pastruar disa herë rërën më parë se të niste sezoni turistik.

4. Ushqimi i jashtëzakonshëm

Ushqimi në këtë zonë është i jashtëzakonshëm. Në mënyrë të veçantë, shija e peshkut është nga më të mirat duke e krahasuar me të tjera, për vetë karakteristikat e tij që ushqehet nga dy derdhjet e Drinit dhe Bunës. Por edhe shumëllojshmëria e produkteve të detit është e papërsëritshme në të gjithë vendin.

5. Jeta e natës

Kush pushon bën edhe jetë nate. Jeta e natës është nga më të organizuarat nga të gjitha plazhet e vendit tonë. Janë me dhjetëra restorantet dhe baret që ofrojnë jetë nate me këngëtarë të njohur dhe muzikë "live" që pëlqehet nga të gjitha moshat.

6. Siguria

Siguria në zonën e plazhit të Shëngjinit është nga më të mirat në vend. Që nga masat që ka marrë drejtori i Policisë së Lezhës, Mërgim Hoxha, si edhe komisariatet dhe postat e policisë në Shëngjin kanë sjellë një siguri maksimale. Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka asnjë ngjarje të ndodhur. Kjo falë një patrulle prej 24 orësh që është e instaluar në të gjithë hapësirën e pushimit.

7. Thithni ajër të pastër

Ajri në këtë zonë është nga më të pastrit krahasuar me të gjitha zonat e tjera turistike në vend. Specialistët e rendisin zonën e Shëngjinit në zonat e para në vend për nga pastërtia e ajrit. Shumë vetë e pëlqejnë këtë zonë pikërisht për këtë cilësi që rrallë e kanë të tjerët.

8. Ujë i pijshëm, 24 orë pa ndërprerje

Uji i pijshëm është 24 orë pa ndërprerje në zonën e plazhit të Shëngjinit. Kjo është siguruar pak ditë më parë, me përurimin e ujësjellësit të qytetit, ku një ndihmesë të jashtëzakonshme ka deputeti i zonës, Aldo Bumçi, si edhe kryetari i komunës, Luigj Prelaj. Kanë qenë përpjekjet e tyre që kanë bërë të mundur që ky plazh të ketë lëngun jetik pa asnjë problem. Më parë me të vërtetë Shëngjini vuante për mungesën e ujit dhe një pjesë e pushuesve e vuanin këtë. Por tani një gjë e tillë nuk ndodh më. Uji është pa ndërprerje dhe nuk quhet më luks.

9. Drita, 24 orë pa ndërprerje

Sigurimi non stop i 24 orë të dritave. Kjo është arritur falë një investimi në linjën e tensionit të lartë që është bërë enkas për të mos u krijuar probleme turistëve dhe pushuesve. Kjo vlen jo vetëm në ditët dhe muajt e sezonit veror, por edhe në dimër.

10. Shërbimet publike

Shërbimet publike që afron komuna janë në kushte optimale. Jo vetëm banjo publike, dyshe publike, por edhe rojet publike janë shërbime që çdokush i vlerëson si të domosdoshme.

11. Një komunitet model

Komuniteti dhe banorët e zonës janë nga më të rregulltit dhe më të kulturuarit. Deri më sot, jo vetëm që nuk janë konstatuar ngjarje dhe probleme të vendasve, por të gjithë janë të prirur të kalojnë një sezon sa më normal. Janë të gjithë të prirur që qytetin e tyre ta ruajnë nga çdo fenomen që largon turistët. Së shpejti pritet që komuna të kthehet në bashki dhe kjo do t'i japë një dimension tjetër pushtetit vendor. Të dhënat flasin se projekti është gati, pritet vetëm vendimi i qeverisë.

12. Pushim dhe peshkim

Është një zonë që jo vetëm vendasit, por edhe turistët mund të aplikojnë peshkimin falë mjeteve që u vihen në dispozicion. Është mjaft e favorizuar në këtë drejtim dhe shumë pushues që janë amatorë në këtë drejtim, e preferojnë Shëngjinin pikërisht për këtë arsye. Nuk janë të pakta rastet që shumë njerëz vijnë këtu vetëm për këtë sport.

13. Klimë malore pranë detit

Në këtë zonë ndodhet edhe mali i Shëngjinit që ka një klimë malore shumë pak larg plazhit. Është nga ato vende të rralla në botë që mali dhe plazhi i detit bashkohen në një pikë. Në plazhet turke reklamohet me të madhe kur ekziston një rast i vetëm dhe me një largësi të madhe. Por në Shëngjin mali dhe deti takohen në një pikë.

14. Vizita që të lënë pa gojë

Vizita dhe frekuentime të vendeve të tilla si e famshmja "Rëra e hedhur", ku çdokush mund të shkojë dhe ta shijojë duke shkuar atje në pak kilometra rrugë. Është një fenomen natyror i papërsëritshëm në botë. Turistët kërkojnë ta vizitojnë këtë fenomen duke lënë pas një shprehje se ai që nuk ka shkuar atje, mos të thotë se ka qenë turist në Shëngjin.

15. Vizitë në histori

Në këtë zonë ndodhen edhe objekte historike dhe arkeologjike. Vizita në varrin e Heroit Kombëtar, Skënderbeu, si edhe të kalasë së Lezhës, janë mjaft të preferuara nga turistët dhe pushuesit. Janë dy objekte që sjellin me mijëra turistë që kërkojnë të dinë për historinë e kombit tonë. Bëhet fjalë për periudhën më të lavdishme të historisë së Shqipërisë dhe që Skënderbeu e ka pikërisht varrin në Lezhë, vetëm pak kilometra larg Shëngjinit.

16. Një hap larg Tiranës

Një avantazh i madh për të frekuentuar plazhin e Shëngjinit është edhe largësia e vogël me Tiranën. Janë vetëm 65 kilometra rrugë shumë e mirë në superstradë, e cila përshkruhet vetëm në 40 minuta. Tani arratisja nga Tirana nuk është vetëm Durrësi dhe Kavaja, por dhe Shëngjini. Madje tashmë që Tirana dhe Durrësi po bëhen një, duhet thënë se të shkosh në Shëngjin është me të vërtetë të thuash se je jashtë Tiranës.

17. Mësymja e Kosovës

Plazhi i Shëngjinit është nga më të populluarit nga familjet kosovare. Janë me qindra familje që vijnë nga Evropa dhe Kosova, dhe që Shëngjinin quajnë si pikë takimi për të kaluar pushimet e verës. Kosovarët e shikojnë këtë vend edhe si një perspektivë të jashtëzakonshme në bashkëpunimin e të dy vendeve.

18. Argëtim për fëmijë

Vendet e argëtimit për fëmijë janë nga më të mirat në vend. Jo vetëm që këto i ka çdo hotel, por edhe vetë komuna ka menduar që të ketë hapësirat për fëmijët.

19. Plazh dhe sport

Ambientet sportive janë pa fund në zonën e plazhit. Jo vetëm "Voley Beach", minifutboll, por edhe sporte të tjera ujore mund të frekuentohen në këtë zonë. Janë dhjetëra fusha minifusha që frekuentohen nga të rinjtë dhe jo vetëm nga të rinjtë.

20. Porti

Një avantazh jo i vogël është edhe porti i Shëngjinit. Ndonëse me një kapacitet të vogël, me investimet e reja që janë bërë, ai siguron përpunimin e anijeve me tonazh të konsiderueshëm. Por nga aty nisen dhe mbërrijnë edhe tragete apo anije të vogla.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi