Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardii
nardii
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 22/02/2014
Postime : 12
Points : 22
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Nokia prezanton linjën e re në Android, Nokia X, X+ dhe XL Empty Nokia prezanton linjën e re në Android, Nokia X, X+ dhe XL

24th February 2014, 15:43
Nokia prezanton linjën e re në Android, Nokia X, X+ dhe XL Nokia-prezanton-linj-euml-n-e-re-n-euml-android-nokia-x-x-dhe-xl_hd

Nokia ka prezantuar modelet e reja të telefonave të saj të linjës Nokia X, modelet e lira të telefonave të cilët për të parën herë i ka bazuar në sistemin operativ Android, dhe të cilët i ka dedikuar për tregjet në zhvillim, pasi që telefonat vijnë me opsionin me dy sim-kartela.
Mirëpo, nuk është vetëm një model i telefonit në Android siç thuhej më parë, pasi që në ngjarjen e saj mediale Nokia i ka prezantuar tri modele të linjës X, përkatësisht modelet Nokia X, X+ dhe XL, të cilat vijnë me çmime mesatare të cilat fillojnë prej atyre që janë për telefonat e linjës Asha dhe Lumia.

Nokia X dhe X+ sjellin ekranin me diagonalen prej 4-inç në IPS LCD dhe rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve, ndërsa procesori i këtyre modeleve është dual-core Snapdragon S4 8225 me 1GHz, 4GB memorie të brendshme dhe portin për microSD, si dhe 7GB memorie falas në OneDrive. Nokia X sjell 512MB RAM, ndërsa Nokia X+ posedon 768MB RAM.

Në anën tjetër, Nokia XL është modeli i tretë i kësaj linje dhe sjell ekranin me 5-inç me rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve, kamerën e pasme me 5MP, atë të përparmen me 2MP, ndërsa karakteristikat tjera të këtij modeli janë të njëjta me ato të Nokia X+.

Nokia X do të kushtojë 89 euro dhe menjëherë do të jetë në dispozcion në Evropë, ndërsa Nokia X+ dhe XL do të kushtojnë 99 dhe 109 euro, dhe do të jenë në treg në tremujorin e dytë të këtij viti. / Telegrafi /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi