Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore  Empty Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore

8th February 2016, 14:40
1- Shmangni merzitjen
Studimet e bera tregojne se meshkujt te cilet zemerohen shpejt apo shfaqin shenja te dukshme merzie si kunderpergjigje ndaj stresit jane rreth tre here me teper me te prekur nga rreziku i zhvillimit te semundjeve te ndryshme te zemres, ne krahasim me meshkujt te cilet paraqesin pergjigje me zemerim me te ulet ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 here per te pesuar atak pas moshes 55-vjeeare. Nje shpjegim i mundshem ka te beje me lidhjen mes zemerimit dhe presionit te larte te gjakut, te cilet se bashku shtojne nivelin e stresit te nje individ.

2- Perpiquni te jeni optimiste
Njerezit optimiste kane mundesine ta reduktojne rrezikun e vdekjes ne 50 per qind krahasuar me ata persona te cilet jane te zhytur ne pesimizem. Individet te cilet e shohin jeten me nje veshtrim pozitiv jane me pak te stresuar, me teper te zene me pune qe i mbushin me harmoni, jane me te qete dhe me te shendetshem. Keshtu qendrojne larg stresit dhe semundjeve mendore.

3- Beni nje jete aktive

Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetesimet e jetes se perditshme, dhe nuk do t'j ))--u linte shteg per te gjykuar veten per edo gje qe ndodh. Natyra dhe shoqeria jane aleatet me te mire te nje jete te shendetshme.


4- Qeshni dhe vetem qeshni

E qeshura redukton nivelin e hormoneve qe nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoli. Kur qesh largon stresin, ndihesh me mire, me e lumtur dhe e qete. Nje person i stresuar lexohet ne fytyre, kjo degjohet shpesh. Prandaj te qeshesh ndihmon ne paraqitjen e pare, shmang rrudhat dhe ndihmon per te shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.


5- Martesa e lumtur
Nje martese e lumtur do te thote me pak stres, me shume bashkebisedim dhe qetesi. Keto te gjitha sjellin nje jete te shendetshme pa shqetesime. Martesa e lumtur perjashton stresin dhe problemet e zgjatura.


6- Shmangni stresin
Stresi shkakton nivel te larte te kortizolit, pagjumesi dhe dobeson sistemin imunitar. Stresi vret me shume njerez ne bote se gjitheka tjeter. Gjendjet e vazhdueshme nen stres ndikojne negativisht ne shendetin tuaj, prekin zemren, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.


7- Meditoni
Menyra me e fuqishme per te luftuar stresin dhe per te siguruar nje jete me te qete eshte meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e keqija dhe te lejon te perqendrohesh ne qetesi. Meditimi eshte nje teknike e cila eshte praktikuar ne vende te ndryshme te botes ne fushen e psikologjise.


Keshillat e eksperteve per te shmangur problemet mendor

1- Truri eshte plastik dhe ne qofte se ai nuk stimulohet, mund ta humbasesh

2- Duhet te merreni me gjimnastiken tuaj fizike dhe mendore

3- Trurin duhet ta mbajme te gjalle duke i stimuluar aftesite njohese te tij

4- Stresi ka rrjedhoja shume negative mbi trurin

5- Rutina dhe zakonet e perditshme e vene ne gjume trurin

6- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmone nje aktivitet te matur fizik

8- Yndyrnat nuk i bejne mire trupit dhe as mendjes

9- Izolimi shoqeror eshte i demshem per shendetin mendor .
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore  Empty Re: Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore

4th March 2016, 10:16
Stresi behet shkak per prishjen e ekuilibrit te jetes tone. Po si ta shmangim ate me qellim qe jeta jone te shkoje se me mire. Ndqi me kujdes gjashte hapat e meposhtem per te dale nga gjendja ku keni rene.

1. Zgjidh nje diete fikse, pra ushqimin qe ty te pelqen ta hash, pa prishur regjimin e te ngrenit, ne kete menyre do te arrini te gjeni hamonine midis trupit dhe deshirave tuaja.

2. Respekto oraret e takimeve personale apo ato qe kane lidhje direkte me punen. Asnjehere mos neglizho orarin e pushimit, vetem ne kete menyre do te jeni i fresket per oret ne vijim.

3. Pasioni juaj per futbollin apo televizionin duhet te jete gjithnje ne linje te pare. Mos mendoni se puna ka rendesi maksimale. Shpesh edhe deshirat per tu zbavitur luajne rol te rendesishem ne humorin tone.

4. Munduho te jesh gjithnje i qete: Trafiku apo zenkat ne pune konsiderohen rutine dhe ato nuk mund te jene nje shqetesim i pashmangshem per ju. Perpiquni te ndani kohen ne menyre perfekte.

5. Nje terapi e vogel me miqte do te ishte ideale per te zbrazur stresin e dites. Mos ngurro te besh thashetheme apo te flasesh me miqte per problemet e tua apo gjithcka qe te ka zene syri gjate dites tende.

6. Hapi i fundit, qe konsiderohet edhe finali, eshte matja e grades ku ka arritur stresi juaj. Nese te gjitha keto qe thame nuk sjellin jeten tuaj ne vijen e duhur, drejtohuni tek nje psikoterapist.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore  Empty Re: Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore

4th March 2016, 10:17

Këshilla për të shmangur stresin në pune 

Fillimi i javës mund t'iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t'ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike. 
Simptomat dhe shkaktarët
Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët. Ekspertët japin disa këshilla.
1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike. 
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës. 
3- Mësoni artin e "shkëputjes": t'i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t'ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë. 
4- Mësohuni të thoni Jo, nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare. 
5- Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t'ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun. 
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barcaletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj. 
7- Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme, arma më e mirë është heshtja. 
8- Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t'ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t'ju shkaktonte shumë siklete. 
9- Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t'ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë. 
10- Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar. 

Migrena, sëmundja neurologjike më e përhapur
Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore  Empty Re: Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore

4th March 2016, 10:17
Lodhja dhe stresi shkak për pagjumësi
Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme, mosfunksionimi në punë, lodhje, dobësi, depresion etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi. Nga ana e tyre çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnite dhe parasomnite. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin. Prandaj këshilla e parë është të relaksoheni dhe të jeni të qetë.
Aktiviteti fizik menaxhues i stresit
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Kjo mund t'iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. 
Stresi godet edhe qarkullimin e gjakut
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si "lufta për luftë", reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore  Empty Re: Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore

4th March 2016, 10:18

Si reagoni ndaj stresit ?

A jeni te vetedijshem se si stresi ndikon ne jeten tuaj ?
A merrni shpesh vendime nen ndikimin e stresit apo mendoni mir e mir ?

Erik sundstron profesor i psikologjise ne Universitetin Tenesi SHBA,thote se ekzistonjne dy skenare te munshem ,sipas te cileve shumica e adoleshenteve reagojn ndaj stresit.

SKENARI NUMER 1
Ndiheni vazhdimmisht i tendosur para se te shkoni ne gjum mendoni rreth gjithqkaje qe duhet te donit te benit.Shpesh vuani edhe nga pagjumsia,pershkak se mendon rreth gjerave qe ju mundojne.Me gjithe deshiren sa me shum kohe te kaloni duke u marre me aktivitetet qe ju pelqejne,ne mengjes ju zgjon zilja e ores e cila automatikisht ua perkujton shkollen,detyrat,mesimin,ushtrimet dhe obligimet ndaj familjareve dhe miqeve.
Vazhdimisht jeni ne stres

SKENARI NUMER 2
Kryesisht zgjoheni me humor te mir dhe jeni te gatshem qe te ballafaqoheni me te gjitha problemet e mundshme.Ju pelqen pa mase koha qe kaloni me shoket,
ne ushtrime dhe me familje.Ne te vertete,njekohesisht beni disa pune dhe asgje nuk ju vjen veshtire.
Marre ne pergjithsi,jeni i qete dhe rralleher ndodh qe te neverikoseni pa mase.

A jeni teper te ndjeshem ndaj stresit ?
Nese e keni pare veten ne skenarin Numer 1,atehere d.m.th. se jeni mjaft te ndjeshem ndaj stresit.Nese dikush ju zemeron apo ofendon ju duhet kohe e gjat qe ta merrni veten.Jeni sidomos nervoze gjat kohes kur keni shume obligime,me c`rast e kini veshtire edhe te merrni vendime me te rendesishme.
Adoleshentet teper te ndjeshem ndaj stresit zakonisht bien ne depresion,fillojn te konsumojn duhan,alkool dhe droge e disa prej tyre mendojn edhe per vetevrasje.

A jeni i qendrueshem ndaj stresit ?
Nese ju eshte pershtatur me shume skenari Numer 2 d.m.th. se jeni goxha i qendrueshem ndaj stresit.Me gjase,jeten e merrni shtuar dhe asgje nuk ju shqeteson tej mase.Adoleshentet e tille rrall nervozohen tej mase edhe nese ju ndodh nje gje e tille qe diten e neserme e marrin veten dhe jan te gatshem per sfidat e reja

Mos u Dorezoni !
"Shume Adoleshente mendojne se jane imune ndaj stresit,por kur me te vertet ballafaqohen me stres,situata ndryshon.Per kete shkak,me rendesi eshte qe adoleshenti ta njohe karakterin e vet,meqe vetem ne ate rast do te dije sesi t`i beje balle stresit",thote doktor Erik Sundstron
Duhet thene te verteten,se per adoleshentet nuk eshte aspak e lehte qe ta ruajne gjakftohtesine dhe t`i bejne balle stresit,per shkak te ndryshimeve te medha me te cilat ballafaqohen.Duhet t`i dini kufijte tuaj dhe te mos merrni me shum obligime sesa qe jeni ne gjendje ti zgjidhni.
Sponsored content

Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore  Empty Re: Si mund te luftojme stresin dhe semundje mendore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi