Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota Empty Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota

26th February 2016, 19:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota 1456504587e_konfirmon_hashim_tha_ccedil_i_presid
Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota

Edhe në raundin e dytë, asnjëri prej dy kandidatëve për President të Kosovës, Hashim Thaçi apo Rafet Rama, nuk kanë mundur të sigurojnë 2/3-tat e votave, pasi rezultati ishte 64 pro Thaçit, 15 të pavlefshme dhe 2 pro Ramës.

Ndryshe nga raundi i parë, i dyti pa një deputet më pak të pranishëm, pas largimit të deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Deda, i cili ishte i nominuar nga opozita edhe në komisionin e posaçëm për numërimin e votave. Në sallë ishin 81 deputetë të pranishëm, ndërsa që kreu i shtetit të zgjidhej në këtë raund duheshin 2/3-tat e votave, 80 gjithsej, në të kundërt shkohej në raundin e tretë, ku mjaftojnë 61 vota, apo 50% + 1.

Më herët përfundoi raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ku nga 82 deputetë të pranishëm, 81 votuan. Në këtë raund 50 votuan pro Hashim Thaçit, 4 pro Rafet Ramës, ndërsa 27 deputetë i bënë votat të pavlefshme.

Për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës do të duhen të tri raundet, pas të cilave, Thaçi me të gjitha gjasat do të zgjidhet në krye të shtetit për një mandat 5-vjeçar. Megjithatë, në raundin e tretë do të rikthehet me siguri deputeti Ilir Deda, pas dyshimeve të opozitës për manipulime në raundin e dytë.

Ndërkohë në shesh, ku policia ka barrikaduar tendat, Yll Hoxha nga Vetëvendosje u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen, pasi sipas tij Thaçi nuk i ka votat.

/ Top Channel
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota Empty Re: Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota

26th February 2016, 20:01
Hashim Thaci u zgjodh president ne raundin e trete
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota Empty Re: Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota

26th February 2016, 20:38
Message reputation : 100% (1 vote)
Fal votimit te pare qe kishte aq pak vota i shpetuan qytetaret asej me te keqes....Po te vazhdonin veprimet vandale me hudhje te kokejeve molotovi mbi policin dhe cdo gje qe kishin perpara shkatrronin,pastaj u evitua rreziku kryesor konfrontimi mes simpatizantve te Z.Hashim Thacit( te cilet te qete pritnin rezultatet per festim) dhe kundershtarve te tij....Sidoqoft gezimi ime me i madhe eshte qe i shpetuam perleshjes se sa zgjedhja e presidentit....


12 polic dhe nje kameraman jane te lenduar,nga protestuesit nuk ka asnje te lenduar...Dr.Lemjani..
Sponsored content

Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota Empty Re: Kosovë, shkohet në raundin e tretë. Presidentit i mjaftojnë 61 vota

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi