Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 7 keshilla per dobesim Empty 7 keshilla per dobesim

30th March 2016, 13:34
Kush mendon se vetëm me dietë, duke lënë pa ngrënë vaktet apo duke lëvizur pa fund mund të dobësohet, e ka gabim. Lexoni disa këshilla të tjera që ju ndihmojnë të mbani trupin tuaj në formë.

1. Kush ha shpejt shëndoshet më kollaj- Hani vaktin tuaj ngadalë, shijojeni dhe përtypeni mirë ushqimin dhe do ta shihni që peshën do ta keni nën kontroll. Kur njeriu ha shpejt nuk e kontrollon dot sasinë e gjërave që konsumon. Kurse kur merr gjithë kohën e duhur, ngopet më shpejt dhe ndihet më mirë në fund të mëngjesit, drekës apo darkës.

2. Kush fle pak ka tendencë shtimin në peshë- Studime të ndryshme kanë treguar se ka një lidhje mes mungesës së gjumit dhe obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardio-vaskulare. Një kërkim i ri i Universitetit të California-s në Los Angeles sqaron se motivet se përse kush fle pak e ka 30 përqind më të ulët nivelin e hormonit Grelina, produkt i stomakut për të rritur oreksin dhe përgjegjës për urinë.

3. Të hash bulmet ndihmon të djegësh kaloritë- Celësi për të mbajtur nën kontroll peshën është të fusësh në dietën ushqimore të përditshme një sasi të konsiderueshme të qumështit dhe produkteve të tij. Teoria është konkluzion i një kërkimi të publikuar nga revista “Nutrition & Metabolism”,sipas të cilit qumështi dhe derivatet e tij mund të ndihmojnë organizmin të djegë më shumë yndyrna, duke evituar kështu mundësinë e shtimit në peshë.

4. Në mal është më lehtë të dobësohesh- Falë ajrit të freskët në nivele të larta, djegia e kalorive mund të jetë më e lehtë. Konkluzioni erdhi pas një kërkimi të kryer nga një grup studiuesisht të Universitetit Ludwig Maximillians në Monaco, publikuar në revistën “Obesity”.

5. Darka nuk të shëndosh- Nuk duhet rënë në gjumë pa u ushqyer. Teoria se po të mos konsumohet darka humbet peshë është e gabuar. Vaktet nuk duhen mënjanuar dhe duhen konsumuar të gjitha, sigurisht me masë dhe me kujdes.

6. Të heqësh një vakt nuk do të dobëson, përkundrazi…- Nëse lini drekën me shpresën që të zbrisni në peshë, prisni një surprizë të hidhur: do të shkoni në shtëpi të uritur dhe nuk do të dini cfarë të hani më përpara. Duke konsumuar një vakt të majmë të gjithin menjëherë do të merrni shumë kalori që do të duan kohë të harxhohen.Bëni mirë që të hani pesë vakte në ditë dhe nuk do të ndiheni asnjëherë të uritur.

7. Kaloritë nuk janë njëlloj- Për të arritur 1400 kaloritë e parashikuara në dietën tuaj, nuk ka rëndësi se sa djathë hani. Duhet të keni njohuri për ushqimet që konsumoni dhe vlerën e tyre. P.sh: 100 kalori të një molle, vlejnë më shumë se 100 kalori të një fete bukë të bardhë. Për t’u ndjerë më mirë konsumoni ushqime të pasura me fibra, ujë, fruta dhe zarzavate.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi