- ProgonAnëtar aktiv
- Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare
7th April 2016, 00:03
Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare
Sipas gazetarit Artan Hoxha, gazetarë anglezë që kanë rënë në gjurmët e një kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar, i cili ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë. E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Por kush është ky politikan i fuqishëm shqiptar që ka një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 140 milion dollarë?
Gazetari nuk u prononcua për emrin e politikanit shqiptar, por të gjitha gjurmët të çojnë tek Ilir Meta. Meta është njeriu i përfolur për vjedhjen e floririt të Krrabës si dhe për të tjera skandale financiare. Kumbari i Kompanisë “DIA” po hetohet gjithashtu edhe nga institucione investigimi amerikane për pastrim parash, së bashku me të birin e ish-kryeministrit Berisha.
Një rrjet gazetarësh në Londër po hetojnë në lidhje me kooperturën politike të 70 milion paundve, dhe pritet që shumë shpejt hetimi të shtrihet edhe në Tiranë.
Kjo është edhe arësyeja që në Shqipëri nuk miratohet Reforma në Drejtësi si edhe Byroja e Hetimit.
Bashkëshortja e Ilir Metës i ka deklaruar para ca kohësh ca miqve të saj se shumë shpejt do të marr fëmijët dhe do të jetoj në Londër.
Shqipëria është e përfshirë fuqishëm në grupin e vendeve tek të cilat institucione të specializuara investigimi ndërkombëtare po hetojnë për përfshirje të politikanëve në fshehje parashë dhe në afera të mëdha korruptive…
Demokracia kudo në botë është e rrezikuar nga politikanë të lidhur fort me krimin politik dhe financiarë.
- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë është pritur ne takime të veçanta nga kongresmenë amerikanë.
- Rezervat e naftës së Shpiragut pasuri kombëtare
- Prag pavaresia, shqetesim per Mitrovicen
- Në prag të festes se Shën Valentinit?
- Nexhmije Hasani , ANGLI Triumf i Planetit “Anjezë”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|