Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Progon
Progon
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Medalje2 Medalje3

Edi Rama legalisht rrjedh nga një familje me origjinë kriptohebreje, ndërsa ilegalisht, ose fiziologjikisht nëse doni, ai është nipi i Ahmet Zogu Empty Edi Rama legalisht rrjedh nga një familje me origjinë kriptohebreje, ndërsa ilegalisht, ose fiziologjikisht nëse doni, ai është nipi i Ahmet Zogu

2nd May 2016, 01:53
Edi Rama legalisht rrjedh nga një familje me origjinë kriptohebreje, ndërsa ilegalisht, ose fiziologjikisht nëse doni, ai është nipi i Ahmet Zogut

Edi Rama, nipi i shoferit të Mbretit Zog, si karikaturë e Hamletit dhe mishërim i Figaros
Në Kongresin e PS, në vitin 2005, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, Edi Rama bëri një nga ato gjeste që i kanë dhënë famë. Në transmetim direkt televiziv, ai, kur u çua të fliste, iu drejtua një nga punonjësve të Pallatit të kongreseve, që të hiqte fronin e vogël që ishte vënë tek podiumi që folësit të dukeshin më shtatgjatë (një traditë kjo e PPSH ku pjesa më e madhe e lidershipit përbëhej nga njerëz shtatshkurtër), duke i thënë: “Hiqeni këtë se unë nuk kam nevojë, madje do të më duhej e kundërta, një gjetje që të dukem më pak i gjatë!”Me këtë gjë Rama donte të ironizonte dhe të prekte kundërshtarin e vet kryesor, Fatos Nanon që është shtatshkurtër, por në fakt ai fyeu dhe një pjesë të madhe të pjesëmarrësve, që ishin shtatshkurtër, duke qenë se PS ka më shumë njerëz nga Jugu, që nuk janë shtatgjatë. Në këto momente dikush në sallë tha një batutë që e dëgjuan pak vetë, që qeshën, dhe që nëse do të ishte dëgjuar nga teleshikuesit, do të kishte qenë një pay back meritor për Edi Ramën. Batuta ishte: Në rast se këtu do të kishte qenë gjyshi i tij Vlashi, babai i Kristaqit, do të kishte pasur nevojë për fronin po aq sa Bashkim Finoja! Por se si ka ndodhur që babai i këtij djalit dhe ky vetë, dolën burra kaq të gjatë! Gjyshi i Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, ka qenë shoferi dhe njëkohësisht bodyguardi i Mbretit Zog. Vlash Rama ka qenë në vitet njëzet të shekullit të kaluar, kohë kur në Shqipëri kishin hyrë shumë pak autovetura luksoze, madje shumë pak automjete, ndoshta shoferi më i mirë i autoveturave të shpejtësisë së lartë. Ky pasion iu kultivua në Itali, ku i ati e çoi me studime, por që Vlash Rama nuk i kreu se u rrëmbye nga magjia e autoveturave të shpejtësisë së lartë. Në vend të diplomës ai solli në Shqipëri një nga autoveturat e para luksoze të shpejtësisë së lartë. Në atë kohë Ahmet Zogu e kishte të vështirë që të gjente një shofer të aftë dhe të besuar, pasi shoferët ishin shumë të paktë në Shqipëri. Kështu që Zogut pranoi propozimin e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Pandeli Evangjelit, i cili kishte miqësi me me familjen e Vlash Ramës, që ta merrte këtë të fundit si shofer personal. Mbreti shtatlartë, dhe shoferi i tij personal shtatshkurtër, u bënë një dyshe e pandarë në udhëtimet e mbretit. Për ta lidhur më tepër pas vetes shoferin e tij të ri, Ahmet Zogu e martoi atë me një nga kamerieret që punonte në vilën e tij të Durrësit, e njohur si Vila e Zogut. Kjo kameriere, e cila ishte njw femwr shumw e bukur, që në moshë shumë të re kishte shërbyer dhe pranë gruas së Princit von Wied, kur ky erdhi në Shqipëri në vitin 1914, dhe kur Princi von Wied u largua nga Durrësi, për shkak të sulmeve të rebelëve islamikë, ajo së bashku me një pjesë të personelit, ra robinë e njerëzve të Haxhi Qamilit, të cilët e liruan me ndërmjetësinë e Ahmet Zogut, që ndërhyri me kërkesën e të afërmve të saj nga Shkodra. Pas lirimit, kameriarja e re, qendroi disa kohë në sarajet e Zogollëve në Burgajet, ku u mësonte motrave të tij mënyrat galante të sjelljes. Duke konsideruar dhe këto lidhje, Ahmet Zogu e ka dashur këtë martesë, edhe për ta kontrulluar shoferin e vet personal me anë të një njeriu shumë të besuar për të. Ahmet Zogu u tregua shumë bujar me çiftin e ri, duke u bërë dhurata të shtrenjta, por ndërkohë i kërkoi shoferit të vet të parapëlqyer që mos ta largonte gruan nga puna, se ajo me përvojën që kishte ishte e domosdoshme, duke qenë se instruktonte dhe koleget e saj të punës. Si shpërblim shtesë Zogu i lejonte Vlashit që kur nuk ishte me shërbim pranë mbretit, të provonte kur dhe sa kohë të donte veturat e shpejta dhe luksoze të parkut të Ahmet Zogut, gjë që e kishte pasion. Kështu që Vlashi për pjesën më të madhe të kohës ishte larg familjes së tij të re, e cila ishte nën kujdesin mbretëror. Në këto rrethana, në vitin 1932 çiftit të ri i lindi një djalë, i cili ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi, i cili nuk do t’ i ngjiste të atit as në shtat dhe as në pasionin e tij për automjetet e shpejtësisë së lartë. Mbreti Zog tregonte një dashuri të jashtëzakonshme për djalin e shoferit të vet, dhe në oborrin mbretëror këtë gjë, që binte shumë në sy, dhe që u bë shkak që të fillonin të qarkullonin fjalë të papëlqyera për reputacionin e mbretit, e shpjegonin me atë se Mbreti Zog me këtë kompensonte mungesën e fëmijëve të vet, pasi ende nuk ishte martuar. Shpesh herë, nëna e Kristaqit detyrohej që ta çonte djalin e saj tek Ahmet Zogu, se ky kishte për t’ i bërë ndonjë dhuratë, ose për të luajtur me të. Por, që në ditët në prag të martesës së Mbretit Zog, në vitin 1938, kur në Shqipëri do të vinte nusja e ardhshme e mbretit, Geraldinë Appony, djali i vogël i shoferit të Mbretit Zog dhe nëna e tij nuk u panë më në pallatin mbretëror, për arsye që u komentuan në mënyra të ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Në anën tjetër, Mbreti Zog, duke dashur që shoferi i tij besnik, i cili ishte shumë krenar për dashurinë që mbreti shfaqte për djalin e tij, të mos prekej nga kjo gjë, e lejoi të lëvizte lirisht me “Mercedesin” që Adolf Hitleri i çoi Ahmet Zogut si dhuratë për martesë. Lufta e Dytë Botërore do të sillte shumë ndryshime në fatet e njerëzve, dhe kështu bëri dhe me djalin e shoferit të Mbretit Zog, i cili e kaloi një pjesë jot ë vogël të kohës në fëmijërinë e hershme në gjunjët e mbretit. Me ardhjen e komunizmit në fuqi në Shqipëri, djali i ish-shoferit të mbretit, studioi në Bashkimin Sovjetik, dhe u bë skulptor, duke qenë autor i monumentit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku një grua me krahun e ngritur lart ku mbante një yll të kuq, simbolizonte triumfin e pushtetit komunist, që ia ndaloi Ahmetit Zogut kthimin në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Këto janë ironitë e historisë. Koha dhe politika, bë bashkëpunim, nuk pushojnë së krijuari kombinacione nga më të çuditshmet. Kështu, në Tiranën e periudhës së paskomunizmit, u rikthye djali i Mbretit Zog, i cili u vendos në ish-pallatin mbretëror, ndërsa nipi i ish-shoferit të babait të tij, mbretit, tashmë ishte bërë kryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe do të bëhej kryetar i partisë më të madhe të opozitës. Selitë e të dyve, pallati mbretëror i rikrijuar dhe Bashkia e Tiranës, do të ishin jo më tepër se dyqind hapa larg njëra tjetrës. Në këto rrethana, mes të dy njerëzve që i lidhte një e shkuar misterioze, filloi një luftë në distancë, që për njerëzit që dinin diçka më tepër nga ngjarjet e çuditshme të së shkuarës, u bë shkak për komente anekdotike. A ishte vërtet Edi Rama kaq i interesuar për lulishten në krah të ish-pallatit mbretëror apo kishte dhe motive të tjera, që e shtynin në këtë betejë? A mos ai, ashtu si një karikaturë e Hamletit pa “fantazmën” e vet, që iu shfaq në trajtën e fakteve nga e shkuara, për t’ i treguar disa gjëra që e tronditën atë, dhe që e vunë në pozitën e atij personazhit të komedisë së Bomarshesë, “Martesa e Figaros”, kur zbuloi enigmat e e situatave që i paraprinë ardhjes së tij në këtë botë? Prandaj, Edi Rama tash kërkon si “Hamlet” hakmarrjen e tij, në mënyrën e vet? Një tjetër fakt që të bën të dyshosh për këtë gjë është se Edi Rama dha viston për projektin kriminal të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që po zbatohet tash, që të cenohet ndërtesa-monument culture e ish-ndërtesës së bibliotekës së vjetër të Tiranës, që është në Rrugën “Presidenti George Ë. Bush”, dhe që është shëmtuar duke iu shndrruar në derë një nga dritaret e mëdha në krah të derës kryesore, duke u prishur simetria arkitektonike. Kjo ndërtesë ka qenë Pallati i Princeshave, ku banonin motrat e Mbretit Zog deri në 1939. A mos ndoshta Edi Rama, për këtë arsye, e shikon shëmtimin e kësaj ndërtese si pjesë së hakmarrjes së tij, kundër mbretit, në rolin e karikaturës së Hamletit? A ka arsye Edi Rama që ta urrejë Mbretin shtatgjatë Zog, dhe njëkohësisht t’ i jetë atij mirënjohës, që nuk ka nevojë të ngjitet mbi fron kur flet në podium, për t’ u dukur shtatlartë, madje ka problemin e kundërt, si të qendrojë, që mos dalë aq shumë mbi podium, sa të gjendet në pozitë jokomode? E gjithë kjo histori është një subjekt frojdian. Edi Ramën ajo duhet ta ketë tortuar që në rininë e hershme, kur ka dëgjuar nën zë të përmendet ajo, dhe kjo është ndoshta shkaku kryesor që ai ka shprehur dyshime që në rrethana të tjera mund të ngjajnë si paranojake për babain e tij, për të cilat në vitin 2005, ai pati një shkëmbim të ashpër replikash me Mero Bazen në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në Tv Klan. Unë kam gjetur 100 paralelizma mes Edi Ramës dhe Adolf Hitlerit, por konflikti që secili prej tyre ka pasur me babain e vet, është një tjetër paralelizëm kurioz. Nëse çmimi “Kryetari i Bashkisë” më i mirë i botës që fitoi Edi Rama para disa kohësh, falë një votimi në internet, do të kishte qenë diçka serioze, dhe jo përrallë në internet, ku për Edi Ramën votuan rreth 6000 vetë në një botë me gjashtë miliard njerëz, nga të cilët së paku një në dhjetë janë përdorues të internetit, atëherë gazetarët nga e gjithë bota që do të vinin në Tiranë për të kërkuar të dhëna interesante për jetën e Edi Ramës, do ta gjenin shumë interesant faktin që kryetari i sotëm i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama është nipi i ish-shoferit të Mbretit Zog, dhe që sot është në një konflikt me trashëgimtarin e Mbretit Zog, për çështjen e një lulishteje në anë të pallatit të dikurshëm mbretëror që i është kthyer Leka Zogut si trashëgimtar i familjes mbretërore. Kjo është një histori si në romanet e Aleksandër Dumas. A do ta shkruajë dikush këtë histori? Në fakt do t’ ia vlente një libër për më të mirin kryetar bashkie në botë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi