Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

11th February 2008, 18:45
Message reputation : 100% (1 vote)
Si mendoni nese Kosova fiton Pavaresine duhet te bashkohet me Shqiperine?

Nqs realizohet bashkimi i Kosoves me Shqiperine a do te behej nje shtet me i fuqishem shqiptar?
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

11th February 2008, 18:49
Deshira ime eshte e madhe ,por bashkimi i dy shteteve do te sulmohet nga shume vende,dhe sidomos nga fqinjet
Bashkimim i tyre do te arrihet vetem me futjen e tyre ne BE
Jam i bindur se Kosova do te futet e para,dhe shqiperia shume me vone
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

11th February 2008, 19:00
Eshte endrra e cdo shqiptari por e shof shume te veshtire te realizohet ne nje kohe te afert.
Jam dakort me mendimin e nardlushnja se bashkimi me kosoven do mund te arrihet ne menyre shume te qete e paqesore kur te dy shtetet te behen pjese e Komunitetit Evropian.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

11th February 2008, 21:55
eshte nji enderr e cila pritet me vite ,keshtu qe me ne funde edhe kjo endrr ne nji kohe shum te shkurt do te realizohet ,dhe nese nuk e mbrrijm ne brezat e ardheshem do ta jetojn bashkimin me shqiprin ,apo shqiprin natyrale ,dhe duhet te punihet edhe ne ket drejtim ,por me shum mend dhe koke plot .
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

11th February 2008, 22:25
Një Shqipëri e fortë do të bëhet me bashkimin e shqiptarëve,kjo duhet të ndodhë,por nuk do të ndodhë shpejt dhe nuk mund të bëhet pa sakrifica për të cilat duhet të jemi të gatshëm.Nëseduam bashkim duhet ndodhi e thëna"Njëkomb,një qëndrim":Ndryshe shqiptarët ecoptëzuar do të jenë të dobët,të përulur,dhe të ndikuar nga politikat e huaja.Kuptohet tani Kosova me mund të madh po rrokulliset drejt një pavarësie,e cila nuk duket edhe aqpremtuese,shqiptarëve ju duhet edhe shumë të bëra për të zgjedhur çështjen madhore.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

11th February 2008, 23:34
Une mendoj se jemi te bashkuar qe tani, te kalosh nga njeri kufi ne tjetrin eshte qeshtje hajgaresh dhe jo diq sikur ne kufijte tjere, pra ketu sdo koment fare.

Duhet punuar ne kete drejtim institucionet tona , kuptohet pas fuqizimit dhe njohjes se Pavaresise se Kosoves, kjo eshte nje rruge e gjate deri ne bashkim mirepo do punohet medoemos, kete e kerkon gjaku jone bashk me ne dhe besoj se sdel fuqi boterore qe e ndal!

vllazerisht pershendetje per te gjithe
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

12th February 2008, 15:07
shqiperija dhe kosova jan besoj te bashkuara ne nji fare menyre ,deri sa kufijet jan vetem formalitet para te hujve ,keshtu mbetet nji te ardhme te kemi vetem nji qeveri e jo dy ,dhe ta bejm prizrenin kryeqytet ,por kjo do te shkoj edhe pak kohe ,se nuk shkohet ne shkallen e 10 pa kalue te paren .
LiNuX
LiNuX
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 06/01/2008
Postime : 259
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3
http://security.team-forum.net

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

12th February 2008, 17:37
E Vetmja Alternativ Pse kujt i pengon te jem bashk I Pengon Evropes Pse pra shiten Demokrat falsoo Europiant Kush na paska Perça Te na Kthejn qysh Kem qen me Pas ne Be dot ja Mesym.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

15th February 2008, 17:38
pse te mos bashkohemi kur ishim një trung!!!

ja se si dukeshim dikur?
Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Shqipe10
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

1st March 2008, 19:19
Burrat e shtetit dhe burrat e kombit !

Një fatalitet apo rrjedhojë e fakteve dhe ngjarjeve që mbështjellin qënien e kombit shqiptar.
Rrallëherë një burrë shteti ka përkuar të jetë edhe burrë kombi dhe kjo na ka kushtuar shtrenjtë.
Na ka kushtuar shekuj dhe mijëvjecarë në kërkim të bashkimit kombëtar, një kërkim sa i vetëdijshëm aq dhe impulsive i paorganizuar.
Të qënurit unikë në llojin e vet mbart kryenecësinë, si një tipar origjinal, që koha nuk e ka përpunuar dot për ta shndërruar në element të dobishëm për vetë shqiptarët.



Të pathyeshëm mes njeri tjetrit prijësat shqiptarë tradicionalisht nuk kanë mundur të lëshojnë pushtetin për hir të inetersave madhore të tërësisë shqiptare .
Paralelisht kombi ka njohur burrat e tij dhe shteti gjithashtu.
Të parët pa ambicje për pushtet, por me një vullnet të admirueshëm kanë dhënë pjesë nga shpirti i tyre në funksion të përmbushjes së destinacionit të natyrshëm të shqiptarëve, bashkimit mes vedi.
Të dytët, nisur ndoshta nga i njëjti qëllim me të parët, kanë devijuar shpesh, por disa prej tyre edhe e kanë tradhtuar misionin e bashkimit.
Dy kategori të përfshira në të gjitha nivelet e përkatësisë së tyre asnjëherë nuk kanë qënë bashkë, dhe kështu edhe bashkimi si gjysëm dhe gjysëm që bëjnë një, ka qënë një ekuacion tepër i ndërlikuar.
Ky fatalitet dualist, si pjesë e unikalitetit shqiptar, jo gjthmonë ka qënë rastësi dhe as i natyrshëm..
Nëse do ishte kështu do të ishte e keqja më e vogël.
Historikisht burrat e shtetit shqiptar kanë zhgënjyer, në mos tradhëtuar, madje disa prej tyre janë “cuar” drejt pushtetit për një mision të caktuar antishqiptar.
Nëse deri pak kohë më parë kjo na dukej fantashkencë, sot ekzistojnë fakte dhe gjurmë të cilat cojnë në një përfundim të tillë, ose të paktën nuk e përjashtojnë mundësinë.
Pa fyer askënd, dhe pa cënuar ansjë persoanzh, në këtë skenë dritëhijesh ku shteti nuk përputhet me nocionin e kombit, duhet thënë se burrat e shtetit nga burrat e kombit i ndan një hendek i madh.
Sot disa prej të fundit i janë afruar disi pushtetit duke lejuar një erë të re të fryjë por ekuivalenti i kësaj, është një radhë e gjatë burrash shteti që nuk bëjnë asgjë tjeter vec shijojnë pushtetin si mbretër absolutë dhe si oborrtarë.
Dallimi mes të parëve dhe të dytëve, është se shtetarët nuk arrijnë te gjejnë një emërues mes politikës që i kushtëzon, rehatisë së karrigeve dhe misionit që u ngarkohet si burra shteti, detyrimit që kanë ndaj kombit.
Të dytët, në shumicën e tyre u mungon ambicja për pushtet madje e konsiderojnë pushtetin armikun më të madh të idealeve.
Një mospërputhje e tillë mes politikës zyrtare dhe aspiratave kombëtare u ka kushtuar shqiptarëve, madje ka vënë në rrezik vetë ekzistencën e tyre si komb.
Sërish vlen të thuhet se nuk është vetëm rastësi, apo fatalitet, por në këtë mospërputhje një dorë ka ndihmuar shumë, dorë që i është drejtuar Ballkanit që prej shekullit të 16-të dhe mban emrin dyndje sllave .
Ardhja e tyre, po që ishte një rastësi fatkeqe për vendasit, por politika e tyre e mireorientuar ka dhënë rezultate në qindra vjet në një kontrast të thellë dhe fatkeq me rezultatet e politikës shqiptare, të burrave të shtetit që shfaq vetëm paaftësi në këtë drejtim.
Sot burrat e shtetit i bëjnë iso inetresave ndërkombëtare dhe kjo nuk është aspak keq deri sa këto interesa nuk bien ndesh me ato kombëtare, madje na vijnë për shtat .
Burrat e shtetit i bëjnë iso asaj që e quajnë diplomaci , por jo sepse janë dipllomatë pasi nuk kanë aspak dell dipllomati, por janë thjesht të paaftë për t'i bërë të tjerët t’i dëgjojnë atë që kombi do të thotë.
Burrat e kombit ndërkohë vazhdojnë të lënë gjurmët e tyre në misionin e madh të bashkimit, larg politikës por shumë pranë cdo shqiptari ata e meritojnë të quhen të tillë.
Shtetarucët bërtasin me të madhe ato që i quajnë fitore në arenën ndërkombëtare dhe ia servirin kombit si fitore.
Por, ato janë rrjedhë llogjike e përmbushjes së interesave të fuqive të mëdha që përkuan me "pavarësine" e Kosovës dhe me forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan.
Po të ishte për “burrat tanë” të shtetit, shqiptarët do të vazhdonin të ishin delja e zezë e tufës dhe pse jo, edhe e kurbanit.
Ndërsa burrat e kombit, megjithëse pa bujë, e kanë kryer misionin e tyre.
Me një nga mjetet më efikase fjalën e shkruar dhe fjalën e thënë, por dhe me gjithcka tjetër që kanë pasur në dispizicion ata i kanë dhënë kombit një pasuri të madhe, vepren e tyre patriotike, vepër që shërben për të mbajtur gjallë atë krenari së cilës i referohemi shpesh.

Dallimi mes tyre bëhet kështu një diferencë e madhe që ndan dy kategori njerëzish dhe burrash.
Dallimi mes tyre përbën në fakt celësin e zgjidhjes së këtij ekuacioni të ndërlikuar alla shqiptar ndërsa bashkimi mes tyre është i pamundur.
Një kombinim, herë-pas-herë mes veprimtarisë së tyre, sigurisht që do të ishte fat për kombin e shpërndarë në më shumë se katër shtete ballkanike, një kombinim mes veprës së tyre, që do të ishte “gjetja” që i ka munguar këtij kombi
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 01:01
Lidhja Shqiptare e Prizerenit ishte hapi i pare i Bashkimit te shqiptareve per formimin e shtetit shqiptar...

.......shkruan historia e Shqiperise

Lëvizja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar u gjallërua në kulm gjatë gjysmës së dytë të majit. Sapo u përhap lajmi se Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878, në viset e të katër vilajeteve u zhvilluan mbledhje për të zgjedhur delegatët që do të niseshin për në Prizren. Nga viset shqiptare të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, nuk u caktua si delegat për në Prizren asnjë nga elementët sulltanistë. Megjithatë, ulematë dhe funksionarët osmanë, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, bënë që në ato kaza, ku banonin në mënyrë të përzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgarë të islamizuar), të caktoheshin si delegatë edhe mjaft pashallarë e bejlerë sulltanistë.


E shqetësuar nga zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Porta e Lartë nuk e la fatin e politikës së saj në Shqipëri vetëm në duart e autoriteteve shtetërore të vilajeteve, por ndërhyri edhe vetë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t’i detyruar që t’i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, që i rezistuan presionit të qeverisë osmane, Porta u përpoq t’i mbante në Stamboll me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar. Por ata u nisën për në Prizren pa lejen e saj.


Prizreni kishte marrë në ato ditë të para të qershorit një pamje festive. Përveç banorëve të përhershëm qarkullonin në qytet mijëra mysafirë të tjerë të veshur me rrobat e krahinave të tyre dhe të armatosur.
Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu, nga vilajeti i Janinës arritën vetëm dy delegatë (njëri nga të cilët ishte Abdyl Frashëri), pasi të tjerët ishin ende në udhëtim. Nga të dhënat e derisotme dokumentare nuk ka qenë e mundur të përcaktohet lista e plotë e delegatëve, as numri i saktë i atyre që u ndodhën të pranishëm në ditën e hapjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes. Njihen më se 110 emra, shumica e të cilëve vinin nga vilajeti i Kosovës.


Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm kishin për çështjen kryesore të ditës një unitet të plotë mendimi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë. Mendim të njëjtë shprehën delegatët që u takonin qarqeve atdhetare edhe për karakterin dhe programin politik të organizatës, që do të themelonte Kuvendi. Ata kërkuan me këmbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar.

Cfare kane bere ne te kaluaren ndaj shqiptareve serbo-malazezet qe sot na paraqiten me "fytyre demokratike''?

Pasojat e Traktatit te Shen Stefanit..

Zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 01:09
MË MIRË NJË FUND I DËSHPËRUAR, SESA NJË DËSHPËRIM PA FUND!
Shkruar nga Muhamet KRASNIQI

Të ashtuquajturit politikanë aktual të Kosovës kaherë kanë dhënë prova se nuk do të qajnë hallin e popullit e as të Kosovës, mbase kjo po vërtetohet për çdo ditë e më shumë, duke u dëshmuar të papergjëgjshëm dhe të pandërgjëgjshëm, të korruptuar e të shantazhuar dhe duke u pasuruar në mënyrë enorme në kurriz të popullit.

Në këtë kontekst duhet rikujtuar dokumentet fatale që ata kanë nënshkruar apo pranuar për Kosovën, siç janë dokumenti i Rambujesë, Korniza Kushtetuese, marrëveshja Hakerup- Çoviq etj. Të gjitha këto kanë kulmuar me pakon e Ahtisaarit e cila ngërthen në vete projekte të dëmshme, siç janë decentralizimi, dhe atë vetëm në vija etnike (që legjitimon ndarjen e Kosovës), eksterritorialitetin (që ia uzurpon trashëgëminë kulturore dhe historinë shqiptarëve) etj. Prandaj nuk duhet befasuar përse jemi katandisur aq shumë kur të kihet parasysh se me këto institucione kukulla udhëheqin liderët e shantazhuar. Por, befasia qëndron te populli i cili naivisht dhe në mënyrë verbale vazhdon t’iu besojë këtyre politikanëve përkundër se këta asgjë nga premtimet gjatë fushatave parazgjedhore nuk i kanë realizuar. Pikërisht këtë naivitet të popullit klasa aktuale politike po e shfrytëzon mjeshtërisht për interesa të saj, duke e mashtruar opinionin se në bisedat shtesë me Serbinë nuk do të diskutohet statusi i Kosovës por vetëm çeshtjet teknike, derisa në anën tjetër pranojnë se kanë bërë shumë kompromise, që jep të kuptohet se koncesionet i kanë bërë në dëm të pavarësisë së Kosovës.
Shpresat nuk duhet humbur për sa i përket pavarësisë, sepse ajo përveç që na takon si një e drejtë univresale, atë populli ynë edhe e meriton në rend të parë për faktin se ka derdhur gjak gjatë historisë sonë mijëravjeçare. Por, megjithatë duhet pasur parasysh edhe një fakt tjetër se liria dhe pavarësia nuk vijnë vetvetiu, as nuk dhurohen nga askush. Pavarësia, liria dhe sovraniteti fitohen përmës organizimit të fuqishëm, vendosmërisë dhe këmbengulësisë, duke mos përjashtuar edhe luftën çlirimtare nëse Serbia në çfarëdo mënyre pretendon të kthehet në Kosovë. Vendosmërinë dhe këmbëngulësinë për pavarësi duhet manifestuar edhe para faktorit ndërkombëtar, madje edhe para miqëve tanë. Pra, faktorit ndrkombëtar duhet t’i bëhet e ditur se populli shqiptar përkundër faktit që ka manifestuar një durim të madh, megjithatë kjo pritje e gjatë një ditë do ta ketë edhe fundin e saj. Prandaj miqët tanë duhet të marrin parasysh sakrificat e shumta të popullit tonë dhe sidomos argumentin që ka të bëjë me autoktoninë e popullit shqiptar në këto troje në mënyrë që të neutralizojnë pengesat e Rusinë dhe aleatëve të saj kur është në pyetje pavarësia e Kosovës, e që është një kompromis i madh, ngase zgjidhja më e drejtë është ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një Shqiperi etnike. Në të kundërtën, Rusisë dhe aleatëve të saj duhet bërë e ditur se mund të ndodhin trazira të cilat do ta destabilizonin jo vetëm Kosovën por tërë rajonin, madje edhe Evropën.
Duke pasur parasysh se jo vetëm shtyrja e statusit është e dëmshme për popullin e Kosovës, ngase do të ndikojë në zhvillimin jo të mjaftueshëm ekonomik të saj, por madje edhe kur kësaj i shtohet skepsa se çfarë përmbajtje do të ketë statusi, atëherë dilemat dhe skepticizimi që mbretërojnë në opinionin tonë janë tejet të arsyeshme. Shi për këtë, populli ynë ndoshta, pikërisht për shkak se duke qenë i bindur (mashtruar) se statusi nënkupton pavarësinë e plotë dhe sovrane të Kosovës, edhe nuk ka reaguar apo nuk ka kundërshtuar aq shumë ndaj proceseve të stërzgjatura të negociatave dhe ndaj shtyerjeve të njëpasnjëshme lidhur me definimin e statusit politik të Kosovës. Por tanimë kur pothuajse shumica janë bindur se pakoja e Ahtisarit është tejet e dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe kur të kihet parasysh se i ashtuquajturi grup i unitetit po e mbron pikërisht këtë pako në negociatat shtesë tashmë të filluara, që, sipas të gjitha gjasave dhe provave të deritashme, nuk do të jetë asgje tjetër përveç legjitimim i ndarjes së Kosovës në dy entitete (shqiptare dhe serbe), atëherë reagimi i popullit do të jetë tejet i fuqishëm dhe në përmasa mbarëkombëtare mbase edhe me implikime rajonale. Kështu që edhe në rastin tonë do të vlente thënia e filozofit Jim Morrison, se më i mirë është një fund i dëshpruar sesa një dëshprim pa fund.
Pra në rastin tonë më mirë do të ishte një fund i dëshpruar (për ata që kanë pasur iluzione se negociatat na shpiejnë në pavarësi, që do të nënkuptonte ndërprerjen e negociatave) sesa një dëshprim i pafund (vazhdimi i negociatave dhe i iluzioneve), që rrjedhimisht do të çonte deri te revolta e fuqishme e qytetarëve me qëllim të realizimit të vullnetit të popullit dhe amanetin e mijëra dëshmorëve të rënë në fushën e nderit për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Në mënyrë që reagimi i popullit të ketë edhe përkrahjen ndërkombëtare, populli do të duhej të rreshtohej krahë-përkrahë liderit shpirtëror kombëtar Adem Demaçi, këtij tribuni dhe legjendë e gjallë e kombit, i cili ka një kapital të pakontestueshëm kombëtar, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, siç është çmimi Saharov i Parlamentit Evropian etj. Po ashtu edhe atdhetari dhe vizionari tashmë i dëshmuar Albin Kurti, si dhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare, por që aktualisht nuk janë të kyçur në të ashtuquajturat institucione të Kosovës, meritojnë përkrahje të fuqishme në rrugëtimin e përbashkët drejt sendërtimit të amanetit të dëshmorëve të kombit.
Po qe se nuk do të përkrahej ky koncept demokratik dhe paqësor, në mënyrë që zgjidhja e drejtë të bëhet nëpërmjet referendumit si e drejtë e natyrshme e popujve, atëherë eventualisht do të mund të paraqiteshin në skenë forca çlirimtare të armatosura për të penguar destruktivitetin dhe tradhëtine eventuale që do të mund t’i bëhej popullit shqiptar përmes zvarritjes së pafund të negociatave dhe pakove të disfavorshme. Me një fjalë ka mundësi që do të pasonte edhe kryengritja gjithëpopullore për bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare, që do të ishte opsioni i fundit, pasi të jenë shterur të gjitha format demokratike për arritje të synimit mbarëkombëtar.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 01:11
Shqipëria Natyrale është Shpëtimi Kombëtar

Shkruan: Nexhmedin MUSTAFA

Duke përciellur shtypin ditor si dhe debatet e ndryshme në ekranet televizive që nga data e 30 Korrikut 2007 lidhur me pozicionin aktual politik të pjesës më veriore të Shqipërisë të quajtur me nocionin gjeografik Kosovë ,e të amputuar me vendimet e po kësajë bashkësije ndërkombëtare fatkeqësisht të një pjese të shteteve të Europës që tani po e lozin një lojë të ngjashme vetëm se me aktor të rinj që si duket edhe këta po e mbështesin thënjen e kontit plak të viteve 1912-1945”delenda est albanens’ që në përkëthim do të thot:shqiptarët duhet fshir nga faqja e dheut. Po edhe neve ju themi se shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë natyrale janë të vendosur që të drejtën e tyre të natyrshme për liri të plotë dhe sovranitet të pa cenueshëm do ta mbrojn makar edhe deri në shfarosje biologjike të shqiptarv,me fjalë të tjera ,shqipëtarët ose do të jetoin të lirë, e sovran në një shtet të vetëm shqiptar me emrin Shqipëri, ose do të mbesin kujtesë e historisë për popujt paqëdashës e jo paqëdashës të këtij planeti nëpër arhivat e tyre historike , “se na ishte një komb me emrin shqipëtar”, e kurrsesi pjellë e marrëzirave të tre shqipëfolësve që çdo ditë nëpër mes mjeteve të shkruera por më tepër në ato elektronike e televizive.
Të tillët janë nën mbikqyerjen e disa rrymave ndërkombëtare nga të cilat kan përfitue shuma të mëdha të mjeteve materiale në mënyrë që sipas kërkesave të tyre në mjetet informative të prezentoin ide e mendime të turpshme e të pa kuptimta ,sepse me turp kan lindur,jetoin dhe do të vdesin.Andaj për ta arsyetuar atë pages që e marrin kan lansue tezat si thot një shok i joni për gjuhen ; “gege e bege” turp,pastaj për kombin” koshtovar ,e koçovar “edhe ma turp, e këto janë tri koka të krisura tradhtare që i sfidoin tri akademi të shkencave atë në Prishtinë ,Shkup dhe të Tiranës.
Bëjmi pyetje: ku janë gjuhtarët ,linguistët, historianët dhe arkeologët e këtyre tri akademive që flejn dhe sfidohen nga këta tre matrapaz si A.Salihu,N.Spahiu dhe M.Kelmendi. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ndërgjegjëja e kohës e quajtur OKB i sponzorizon dhe ndërsen për realizimin e projekteve të veta të plaqkitjës por edhe të degjenerimit historik e kombëtar sepse në brendin e këtyre organizmave janë future përbindsha të cilët për karrier, e grabitje të pasurive nga të tjerët nuk kursejn as një popull apo komb tjetër që nuk i takon apo mbështet politikat e tyre djallzore. Politikë kjo e maskuar por edhe e ndihmuar nga politikaj të mjerë vendor që më gjas koha i nxorri dhe rreshtoi në politikë sepse nuk shofin as përtej hundës.Të cilët me slloganet e veta e dëmtoin qështjen kombtare dhe kauzen shumë të drejtë e të pa alternaivë për krijimin e shtetit të vetëm shqipëtar në Europën Juglindore të quejtur me emrin natyral SHQIPËRI që është garancë e shpëtimit të kombit shqiptar para këtyre rrebesheve edhe fortunave të cilat sa vijnë e po bëhen gjëthënjë e ma të rrezikshme, e tragjike për popullin në këtë fazë të rëndësishme të histories më të repër kombin shqiptar.

Kam përshtypjen se politikajt e kësaj periudhe janë tejet skeptik apo jan të lidhur troç me tre emrat e sipërpërmendur më lartë dhe punoin e angazhohen për politikën e UNMIKISTANIT për Kosovë e mbi Kosovën, konkluzioni na del, se po, sepse jan heterogjen nga mendja e vizioni dhe ende jetoin në ëndrra. Janë “iluministët” e “pamvarsisë” së sotme të Kosovës që thirren në aftësitë e tyre. Gjëja se me dijen që kan qëndroin mbi të tjerët e që duhet veprue çdoherë ashtu si atyre ua thot mendja e tyre ,pa e ditur se me veprimet e tyre atje ku aderoin qoftë në parti politike apo edhe nëpër bina e forume tjera udhëheqin “koncerte “të turpshme me opcione shterrp që me sjelljet e tyre të pa përgjegjëshme, prangosin fjalën dhe mendimin e lire akademik e që si pasojë të kësaj rruge sot e kësaj dite nga Akademit tona të Shkencave nuk kemi një platformë të përbashkët për veprim të drejtë të zgjidhjës së çështjës kombëtare,pra për çasjen dhe format,rrugët,metodat e diplomacit që duhet aplikuar karshi fortunave dhe vorbujve të erërave që krijojnë shtërgata anti shqiptare në çdo kohë para faktorve të mirëfillt vendor e ndërkomëtar.Konsideroi se është koha dhe çastet e fundit që shkenctar e akademikinguist ,ekonomist etnolog,arkeolog,historian e gjeolog si dhe shumë e shumë ekspert të profileve tjera të zgjohen nga gjumi dimror,e këtyre egoistve polifolklorik që sot luftojnë për pushtet kur ende nuk e kemi shtetin real shqiptar duke u sorrollatur nëpër parti të ndryshme politike deri te grupi i unitetit ,“presidenca”dhe “qeveria”,tu thohet mjaft ma,mjaft ma,me hipokrizin tuaj e “ këngën e Rolandit” në gojë.Se kjo tokë e Shqipëris as nuk shitet as nuk falet as nuk ndrrohet e as nuk vehet në treg se është tokë Shqiptare dhe Shqiptare do të jetë.Kam një dozë ndjenje se gjatë kësaj periudhe të kaluar të bisedimeve, personalitetet e vetmandatuar kan qenë shum inferior karshi palve biseduese në tavolinë,por mjerisht shum aktiv në hipnotizimin e një pjese dërmuese të shqiptaris që nuk është për tu befasuar por është befasi kur hipnotizohen intelektualët e posaqërisht ata të lamive përkatëse të rangut të ekspertve si janë ata me diplomën e fakultetit juridik e që bien pre e laikve të atij drejtimi fisnik.
E thash këtë togfjalësh sepse a ka gjë ma të pa vend se mendimit laik ti duartrokitet e kjo mjerisht po iu ndodh profesionistve me diploma fakulteti.Po iu ndodh atyre që janë të thirrur, dhe mbajn tituj për ta mbrojtur drejtësinë, qoftë atë kombëtare apo ndërkombëtare ,skena të tilla I pam në ekranet televiziv si dhe nëpër takime të ndryshme kur bëhej fjalë për decentralizimin e me theks të veqant për exteritorialitetin.Si duket si shqipëtar që jemi,jemi i sojit të veçant që në momente më kritike e vendimtare për kombin na stepet mendimi dhe e marrim rrolin e papagallit e që përshpërisim vetëm fjalët e fundit duke aluduar në suksese kështu ndodhi edhe me pakon e Ahtisarit në “parlamentin”eKosovës që e propozoi“plaku i urtë Finlandez që nga viti 1959,kryetar i shoqatës së pleqve të urtë Finlandez”.Nuk u lejue debati dhe analiza e asj pakoje nga ana e atyre pjesëmarrësve në “parlament”që konsideronin se pakoja e Ahtisarit nuk është e favorshme për shqiptarët por në të kundërtën është e dëmshme.Ndodhi ajo pra, e ngjashme,po si në ish kuvendin e Kosovës të vitit 1989 kur u bë suprimimi i asaj pak autonomie nga Serbia,që kosovës i ishte dedikuar nga krijesa artificiale e ish Jugosllavis.

Dallimi është se pakoja e Ahtisarit tani u miratue nga vet shqiptarët gjërsa suprimimi i autonomis u bë me dhunë policore dhe njå numri simbolik të shqiptarve lojal që nuk kishin mndat për votim.Atë botë po fillonte shpërbërja e krijesës artifiçiale që elita Btrore e 300 e kishte krijuar me paramendim si një bombë të kurdisur për interesa të veta.I tillë është sot angazhimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për një “Europë të Bashkuar” e që nuk do të arrihet kurr por aludohet nëpër foltore të ndryshme,e nëse arrihet në një periudhë të ardhëshme kohore do të jetë fatale dhe shumë e dhimbshme për disa popuj dhe shtete të vogla që do ti formojn në këto lojra biznisi.Ja,kështu ndodhi edhe me Kosovën në krijesën artificiale Jugosllavi në vitin 1989 kur u suprimue autonomia që nuk ishte ku ta dijm se çka por pozicioni i Kosovës më vonë do të jetë shum i dhimbshëm dhe me shum sfida për kohën, kur bëheshin diskutime për amandamente (ndryshime) në kushtetuten e ish Jugosllavis e posaqërisht në ate të Serbis.Zërat e asaj kohe ishin të ngjashëm me zërat që dalin sot nga grupi i ” unitetit”,në atë kohë.Nëpër mes mjeteve të informimit popullit i thonin “se me ndryshime Kosova nuk humbet asgjë “ato thënje mbetën vetëm fraza sepse më vonë u pa se çka i ndodhi kësaj pjese të Shqipëris.Mjerisht ,një numër i po të njejtave personalitete janë në përbërje të “grupit të unitetit”që në gojë mbajnë frazologjin se Kosova do të jetë e pa varur e sovrane.Zotërinjët harrojn se egziston e vërteta shqiptare e pa mposhtur e që në latinishte do të thuhej “L`infallibile verita della albanens” andej pyesim athue ky grup i unitetit nuk deshi të shfrytëzoi të dhënat arhivore që nga koha e mesjetës apo i mjaftoi që në tryez u ofrue Kodi Sulltan Bajazitit të II i viteve 1481-1512 ,apo atë e shfletoi vetëm Marti Ahtisari dhe ua suall të përtypur ashtu si deshi vet, që dhunuesit dhe kriminelët ti favorizoi prap “me ligjin e të mbrojturve sipas Kodit të Bajazitit II “ .
I tëri ky ledhatim për kanibalistët serbosllav erdhi nga pjesë të shumta esenciale të mitologjisë religjioze serbe në frymen e tyre kombtare.Vazhdimsin e atyre kërkesave mesjetare për pushtime dhe mbajtje kolonish e bëjnë sot Pavle e Artemije ,pra ngjashëm me platformën e peshkopit.Pavle në vitet 1520 në Peshkopaten e Ohrit e që më von nëpër mes vezirit të madh turk Mehmet Sokoli (në gjuhën turke)me origjinë orthodokso -hercegovase Mehmet Sokolloviç,do të bëj që selinë e patriarshis serbe e cila kishte qenë e vendosur në mnastirin Proçinski afër Miloshevës në mes të Kralevës dhe Tregut të Ri (Novi Pazarit) e që ishte djegur nga tatarët dhe kumanët ta sjell dhe zyrtarizon në Patriarshi të Pejës.

Do të doja që edhe një herë ta ve në spikam se janë çastet e fundit që sterotipeve vendor e ndërkombëtar të tipeve W.Goldstone ,Bikensfild,Çubrilloviç,Bizmarku e të tjer tu thohet mjaft se jeni kokë zbrazur ose mercenar që serish dëshironi të na i sjellni ret e zeza mbi kët pjesë të Shqipëris Natyrale.Nga i tëri ky shkrim dhe nga i tëri ky historik fjalish përfundimisht nxjerrim këto konkluzione(përfundime) : se sa më parë që ta kuptojë i riu e plaku,sa më parë që ta kuptojë bujku e akademiku se duhet punuar e angazhuar vetëm në kët drejtim të krijimit të Shqipëris Natyrale ndërkombtarisht të pranuar, se alternativë tjetër të pranueshme nuk ka për shqiptar por as për bashkësin ndërkombtare aq më mire do të jetë për demokracin në Botë dhe vetë drejtësin ndërkombëtare.Tani për shqiptarët kudo që janë vlenë vetëm një këshillë, fillimisht duhet ta përvetësoin një thënje të një mendimtari, shkenctari amerikan Rusvelt Franklini ,jo ish presidenti por një shkenctar i mirëfillt i cili thot: po citoi : “ freadom from faier”që në gjuhën shqipe do të thot “lirimi nga friga”.Shtrohet pyetja nga e cila frigë,shum normale nga friga evdekjës dhe burgosjes e posaqërisht nga friga për tradhëti që mund ti bëhet kombit e atëhet kombit e atëdheut.Në ato vende ku nuk ka drjtësi dijnë vetëm të burgosin si po ndodh rasti me zotëri Albin Kurtin në këto ditë por edhe më parë me të burgosur tjer: si zotrnjët Sali Veseli,Fatmir Limaj,Ramush Haradinaj me shokë si dhe shumë e shumë të tjer me qëllim që pjestarët e luftës të shkatrrohen sipas planeve po të atyre kancelarive nën ëmblemën e OKB-ës.Shumë personaliteteve shqiptare sot kam frigën se në derë po ju troket me vetëdije apo pa vetëdije vepra e ligë me nocionin “tradhëti”sepse këtë epitet të tmershëm do ta marrin të gjitha ato personalitete e individ që hyjnë në tregun e shitjes së pjesëve të Shqipëris natyrale e veproin pa pasur autorizimin e sovranit, se sovran është populli që askujt nuk i ka dhan mandat që tokat e Shqipëris ti ndaj e bëjë tespishte ashtu si do të dëshirojë vet, këta kokë krisur vendor në regjimentin sherbyes UNMIK,që i kan dhënë të drejt veti si më të diturit në këtë pjesë të shqiptaris ,populli do ti quante me një nocion shum të keq….!

Mjerisht në vallen e Regjimentit UNMIK nga vendorët bëjnë pjesë edhe një numër shum i madh i të këtillve nga të gjitha nivelet dhe poret e jetës politike që nga shoqatat e ndryshme qeveritare ejo qeveritare e deri tek matrapaz përkthyes,që nuk njofin nënën e baben e vet, e lere më Atdheun e historin e hidhur të popullit shqiptar në këtë pjesë të rruzullit tokësor. Të nderuar lexues shqiptar , e të tjer , brenda dhe jasht Shqipëris natyrale me siguri fare nuk do ti shkruejsha këta rreshta sikur mos ta shof me syt eballit se në çfar drejtimi po shkon dhe po katandiset kjo pjesë e Shqipëris e quajtur Ksovë. nga vetë gabimet që i bëjnë shqiptarë e që sa për ilustrim që edhe ju vet të nxjerrni përfundime gjatë këtij shkrimi do ti zëm në gojë disa shembuj e që autorët e atyre mendimeve ndoshta do të dëshiroin të polemizoin por edhe të jen të zemruar por me kohë do të ju them se fare nuk do të merrem me ta sepse nuk ia vlen barra qiran të humbësh kohë për gabimet e tyre të qëllimshme apo të pa qëllimshme që kan bër , por me ua thën duhet me ua thën publikisht sepse nuk janë të ngopur ende me damet që i kan sjell dhe po i sjellin popullit e që prap kan hyr në gar për pushtet e jo për………
Kjo formë e sjelljes së tyre na rikthen kujtesen në kohën e para luftës në kohen e “shallagjis ………i cili mbante zgjidhje ?! “ , ndërsa në shum pjesë të vendit luftohej e derdhej gjak për liri sipas betimit të UÇK-ës, prandej për ta treguer se edhe tani ky nuk është një veprim i mir dhe i dobishëm për shqiptar por në të kundërtën i damshëm , po e shkëpus një thënje të zonjës Ardita Dërguti në një shkrim të saj me titull “Keq interpretimi i historisë “, që thot: citoimi “Përmes këtij procesi , Serbia po realizon një terren historik që automatikisht e ndryshon historin tone.”tani ne po thomi se nëpër mes këtij veprimi ,UNMIK dhe kundërshtar të qështjes kombtare shqiptare po krijoin terren dhe hapsirë që qështja shqiptare të prolongohet në vazhdimsi sepse shqiptart nuk dijn se çka kërkoin konform Rregullimit të Ri Botror,andej edhe ndryshoin rrjedhat e pozicionit të qështjes shqiptare në Europen Juglindore.
Një gjë është mase e vërtetë se këtë po endihmoin politikajt vendr të pa ditur e këtu do të vlente një thënje e imja që mendoi se është ma se e vërtet ‘dashuria ndaj parave(pasurisë) është bazë e çdo të keqje’ e mu për kët arsye janë të shumt ata të cilë vrapoin pas këtij profesioni fitimprurës personal,duke mos pasur nuhatje të politikanit, si shpjegohet ndryshe edhe a ishin shumica e po këtyre politikajve në vitet 1997/98 kur zotri Gilbardi ish “iluministit ?!” tani të ndjer i thot : “unë nuk mund të bëhem supermen dhe të ta çliroi Kosovën”pse politikajt e asaj kohe dhe të kësaj kohe shumica nuk e kapen me kohë ate këshill amerikane,pse tani thënjen e ish gjeneralit të NATO-së cili i bëri vizitë Shqipëris disa javë para Georg W.Bushit icili tha sipas mjeteve të informimit që i kemi dëgjuar ,citoi “Kosovës nuk duhet decentralizimi e aq më pak exteritorialiteti “ a nuk ësht kjo këshillë që po duhet me ia hjek maskën për hire të politikajve ton që nuk kuptoin,ndërsa hiqen si të ditur “illuminist”polifolklorik.A nuk pësuem nga thënjet e politikajve gjatë këtij procesi të stërzgjatur thomi se po, a nuk na damtuen rend e thelbësisht thomi se po , e tani prap kërkoin voton e qytetarit për të notuar ende dhe ushqyer në oqeonin e hapsirës shqiptare e që duhet të ua themi,disa zotrinjëve të kësaj orkestre që ta ken parasysh një thënje të urtë të Firdusit “për këtë arsye ithtarë e një shteti janë më të rëndësishëm se sundimtari i tyre sepse pikrisht ata i kan mundsue një funksion të till “iu besuem por na zhgënjyet sikur mos ti analizoimi thënjet e tyre u mbetem borgj lexuesve.

Vazhdon
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 01:11
I rikthehemi kujtesës së vitit 2004 ,pra në natën{mbrëmjen} e 16 Marsit 2004 skenari i përgatitur mire nga Pavle dhe Artemije udhëheqës të kishës othodokse serbosllave si dhe nga akademia e shkencave të Serbis e politika zyrtare e Beogradit shkrepi shum mire në favor të tyre. Armiku duke studjuar dhe njohur mire mentalitetin e shqiptarve se po në të njejtën mënyrë do ti kundërpërgjigjen akteve të dhunës por tani në turmat e shqiptarve duke future njerz të shërbimit të BIAS-ë e tradhtar shqiptar që janë të përbetuar me punue në shërbim të shkjaut e folloi skenarin me ndezjen (kalljen)e gjamive në Beograd dhe Nish me 16 Mar 2004 pamjet e të të cilave u shfaqen në ekranet e rrjeteve televizive të Serbis gjatë orve të mbrëmjes me qëllim të caktuar që të jenë nxittëse për shqiptar të nesermen ku veq në terren kishin vendosur spiunë dhe bashkpuntorët e vet.Ashtu si e kishin planifikue edhe ndodhi, të nesermen si revansh filloi ndezja e kishave në disa vende të Kosovës nga dashakqinj të qështjes shqiptare.Gjatë ditës së 17.Marsit deri në orët e paraditës të dates 18 Mars nuk u dëgjue zëri i as një politikani qoft vendor apo ndërkombtar për vlersim të këtyre veprimeve në Serbi e më pas në Kosovë.Mirëpo dikush nxitoi si që e ka gjithmon bajraktarizmi ndër shqiptar për ta rrokur flamurin e kush tjetër përpos “iluministit polifolklorik” i cili grumbulloi disa “intelektual “ në Gjakoven heroike të Kelmendasve,ku ndër të tjera edhe u tha “….në Kosovë filloi spastrimi etnik ndaj jo shqiptarve (minoriteteve)….etj.” kjo ndodhi në ora 11 ndërsa menjëheer pas kësaj deklarate doli deklarata nga Këshilli i Europës pa e analizuar fare problemin por duke gjetur menjëhere fajtorin kujdestar dhe shkaktarin, e kënd tjetër përveç shqiptarët sepse vet ia trasuem rrugen duke dashur që ta grabisim bajrakun e të të diturit.Deklarata e tij dhe ajo e Këshillit të Europës do të jetë shumë negative qëdo të kthehet në bumerang duke e humbur simpatin që kishin shqipëtarët në Botë.Këtë e lansoi dhe mundësoi maratonisti i sotshëm që për fitim të mandatit të dytë ka zhvilluar një maratonë ,duke shetitur këmb nëpë Kosovë,që serish të bëjë mashtrime për mandat të ri të politikanit !?…..vlersojeni vet lexues të nderuar.
Shembullin tjetër të gabimeve që kan bër politikajt e kësaj periudhe e vërejmi se është tek kjo thënje që është publikue në të përditshmen Koha Ditore me 1 Dhjetor 1999, e cila pas deklarimit të tij është vendosur posht Deklaratës Univerzale për të drejtat e Njeriut të OKB-së të viteve 1948.,do ta citoimi ate thënje të pa përcaktuar e të pa definuar që më pas do të jetë e keqja e së keqes sepse i është lënë mundësia për keq interpretim të till.,citoimi “nuk mund të festojmi deri sa të tjerve u mohohet liria dhe e drejta e cila iu takon……Qytetarët e Kosovës në çdo mënyrë duhet të tregohen se janë për paqë dhe mirkuptim e jo për dhunë e mos tolerancë.”?!.Çka do të thot kjo thënje nëse e përtypim mirë,si tha një shok i imi po njashtu si skandinavët që i përtypin germat me bukë,gjatë kohës sa ishte në pushim.(dmth.gjat ngrënjes edhe lexoin).

Prandej edhe neve nëse e përtypim mirë thënjen e politikanit mund të themi se është thënje pa emrues pa emër e mbiemër që ka que uji në mullirin e okupuesve të shqiptarve sepse do të përvetsohet dhe menjëher do të dalin me programe e platforma” se pakica serbe në Kosovë nuk ka liri dhe liri të lvizjes “,që gjëthnjë tani sipas politikajve serb se ky është edhe vlersim i politikajve shqiptar,ne jemi shumë të vetëdijshëm se kjo thënje është thënë me rastin e vrasjes së 11 shqiptarve në veri të Mitrovicës dhe se kjo i është drejtue pakicës serbe por politikani nuk e ka emrue dhe tani është kthyer në favor të pales serbe duke aluduar se ata nuk kan kurfar lirie që është apsurditet i llojit të vet,edhe ky politikan prap kërkon voten eqytetarit ?!.Ndërsa thënja tjetër e njëpolitikani që Epoka e Re e boton me 18 Gusht 2007 sa e pa vend aq edhe e quditëshme,po e citoimi “nëse ndahet Kosova do të largohem nga politika ….”.shtrohet pyetja kush është sot ai personalitet që në ekuivalencë sjell kokën e vetë me gjysmen e kombit mendoi se ai personalitet nuk do të merrte not kaluese për politikan ,lexuesit le ta vlersoin vetë,shtrohet pyetja tjetër nëse e ka thënë në frymen e një njohësi të mirë të strategjis ushtarake thomi se ka gabue dhe vjen ndesh me ligjet e mbrojtjes sepse nxjerr në shesh fsheftësin mbrojtëse të konceptit të vet mbi mbrojtjen.Për personalitete tjera të pozitës në pushtet most ë flasin fare se janë të pa numërt ata që bënë gabime të shumta në ish sistemin që i kam cekur në fillim të shkrimit duke ua rikujtuar prezencën e tyre në komisione diferencuese të asaj kohe , pot ë njejtit në stilin e akrobatit fituan pushtet edhe në këto vite të fundit, tani sërish kërkojnë voton e qytetarve,qytetar të nderuar dhe lexues vlersoni vet dhe sjellni përfundime.Ma thot mendja se të gjithë ata shqipëtar që kan vetëdije kombëtare dhe shpirt të pastërt nga patrioti angazhohen dhe punojnë për shtetitin e Shqipëris Natyrale që është edhe shpëtim kombëtar në Epokën e Rregullimit të Ri Botëror.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 01:13
Shqipëria Etnike është reale, realiste, realitet dhe e realizueshme.

Shqipëria Etnike është edhe ëndërr, edhe zhgëndërr, edhe realitet.

Shqipëria Etnike është rrugëtimi i pandalshëm dhe titanik mijëvjeçar i ëndrrës drejt realitetit.

Ëndrra për Shqipërinë Etnike është fillimi, kurse realiteti është përfundimi i këtij rrugëtimi të gjatë e maratonik për bërjen e Shqipërisë Etnike e të Ribashkuar.

Është fatkeq vendi që nuk ka heronj. Një komb nuk mund të vdesë, vetëm nëqoftëse bën vetëvrasje. E ardhmja e kombit tonë duhet të mbillet në të tashmen, sot, tani. Ardhmëria jonë është në të tashmen, varet nga ajo, por është edhe në të kaluarën. Jemi ne ata që e krijojmë atë. Po të jetë ardhmëria jonë e keqe, atëherë jemi ne fajtorë për këtë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 01:13
Shqipëria Etnike është plagë e hapur që kullon gjak pellazgjik, ilirik e shqiptar. Êshtë lapidar i ngritur ndër mijëvjeçarë nga eshtrat e mijëra e miliona luftëtarëve, dëshmorëve dhe heronjve të saj.



Shqipëria Etnike është shtiza, mburoja, shpata dhe përkrenarja e Akilit, Hektorit, Pirros, Lekës së Madh, Bardhylit, Teutës e Gjergj Kastriotit.



Shqipëria Etnike është kandili, qiriri, pena, pushka e pishtari i Rilindasëve tanë, që nuk kursyen as jetën, as pasurinë e tyre për ta bërë Shqipërinë.



Shqipëria Etnike është katakomb, varr gjigant, terr, ferr e skëterrë për barbarët, pushtuesit, sundimtarët, kolonizatorët dhe armiqtë e saj të të gjitha kohërave.



Shqipëria Etnike është e pavdekshme, është Feniks që përgjaket, plagoset, rrëzohet e për liri bëhet pluhur e hi dhe nga hiri i vet ngritet, ringjallet dhe bëhet sërish Shqipëri.



Shqipëria Etnike është e pavdekshme, sepse i pavdekshëm është kombi shqiptar me rrënjë pellazgo-ilire.



Ëndrra për Shqipërinë Etnike është një ëndërr njerëzore e mbarëkombëtare, që do të shndërrohet në një realitet tokësor, me një bukuri engjëllore dhe madhështi hyjnore.



Të gjitha rrugët çojnë drejt Shqipërisë Etnike.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 01:14
Qosja: Kosova do te bashkohet me Shqiperine
Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, mendon se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë një ditë, sado po shtohet numri i feudalëve dhe bujkrobërve të tyre, që e kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të tillë. Gjatë një interviste ekskluzive për Shqip, Qosja mendon se as faktori shqiptar në Kosovë dhe as ai në Shqipëri nuk po bëjnë sa dhe si duhet për të ardhmen e Kosovës, dhe se vazhdon të harrojë se si i thonë një fjale, ta shpallësh qëllimin të sendërtuar para se të jetë bërë ai, do të thotë t‘i bësh shërbim të keq qëllimit. Sipas tij, faktori shqiptar në Kosovë e konsideron çështjen e statusit të Kosovës si partiake dhe jokombëtare e shtetërore
Lidhur me idete per bashkimin e trojeve shqiptare, Qosja shprehet se: Janë zëra që flasin për diçka që do të ndodhë një ditë, sado po shtohet numri i feudalëve dhe bujkrobërve të tyre, që e kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të tillë. Leverditë politike, partiake, lokale e të tjera i bëjnë këta të çohen kundër një ideje që qe gati një shekull e gjysmë e ka lëvizur përpara historinë shqiptare.



Lidhur me idete per ndarjen e Kosoves dhe levizjen e kufijve, Qosja shprehet se:
Edhe para viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur çështja e Kosovës ishte bërë çështje ndërkombëtare, nga intelektualë dhe analistë të ndryshëm në ish-Jugosllavi dhe në botë flitej për ndarjen e Kosovës. Ndarja shihej si zgjidhje e përhershme, historike e çështjes së Kosovës, domethënë e konfliktit shqiptaro-serb. Kush i ka lexuar kujtimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Cimerman, do të shohë se ndarja e Kosovës atëherë përcaktohej në përpjesëtime të papranueshme për ne. Unë, personalisht, e shihja "ndarjen" në përpjesëtim me numrin e banorëve në Kosovë: shqiptarëve do t‘u takonte aq sa janë në Kosovë, domethënë rreth 90 për qind, kurse serbëve rreth 10 për qind - aq sa ishin në Kosovë.

Sot, sa mund të gjykohet nga shkrime të ndryshme në shtypin në botë dhe në Serbi, askush nuk flet për ndarje të tillë si para luftës. Tani folja ndarje futet në thonjëza. Tani flitet për lëvizje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Analistët amerikanë "ndarjen", në të vërtetë "lëvizjen" e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë e quajnë modifikim i kufirit. Serbëve, në njërën dhe shqiptarëve, në anën tjetër, do t‘u takonte aq sa ishte përqindja e tyre në Kosovë në prag të luftës.

Sipas deklaratës së anëtarit, duket më përfaqësues të Treshes në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, Volfgang Ishinger, Grupi i Kontaktit do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën do të pajtoheshin të dy palët e kjo domethënë edhe me "ndarjen", lëvizjen, modifikimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët tanë në Prishtinë dhe në Tiranë u ngritën shumë zemrueshëm kundër idesë së "ndarjes", lëvizjes, modifikimit të kufirit. Ç‘është e vërteta, zyrtarët në Tiranë u ngritën kështu vrullshëm, mbasi pritën disa ditë, dhjetë - pesëmbëdhjetë ditë, se çka do të thonë vendet e Grupit të Kontaktit. Nuk më duket politikisht e arsyeshme ngritja e tillë e pezmatuar ndaj një ideje reale a utopike, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ideja e lëvizjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është ide që shumë më tepër përfaqëson interesat e shqiptarëve, sesa të serbëve. Do të mendojmë, kështu, realisht, në qoftë se nuk harrojmë se faktorët ndërkombëtarë nuk do të lejojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet në mënyrën: të gjitha për njërën palë e asgjë për palën tjetër.

Nuk është e çuditshme, prandaj, pse zyrtarët serbë edhe më vendosmërisht se zyrtarët tanë u ngritën kundër idesë së "ndarjes" së Kosovës dhe ata ngrihen kundër kësaj ideje, sepse e dinë që nuk mund të flitet më për ndarje, por për lëkundje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. E dini si e tha peshkopi i Kosovës, Artemije: "Më e mirë është për serbët pavarësia e Kosovës, që nuk do ta pranojmë kurrë, sesa ndarja me të cilën do të pajtoheshim. Atë që nuk e pranon mund ta kthesh një ditë, kurse atë që e pranon nuk mund ta kthesh kurrë"!

Lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, që do të bazohej në përqindjen e popullsisë shqiptare, në njërën anë dhe serbe, në anën tjetër,në prag të luftës dhe që do të sillte edhe lëkundje vullnetare të kësaj popullsie, do të ishte zgjidhja përfundimtare, historike e çështjes së Kosovës. Dhe, kjo zgjidhje do të varroste përgjithmonë iluzionet e peshkopit Artemije dhe të tjerëve, shumë të tjerëve, që mendojnë si ai në Serbi, kurse do ta bënte të mundshme vetëvendosjen, domethënë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pa pengesa nga ana e faktorëve ndërkombëtarë. Për këtë arsye kundërshtimet e pezmatueshme që iu bënë idesë së "ndarjes", domethënë të lëvizjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë nga ana e disa ministrave dhe intelektualëve tanë, më duken të pamenduara mirë. Njëri nga shkrimtarët tanë deklaroi, mbasi dëgjoi si reagoi Tirana zyrtare, se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e rrezikshme sepse - tha ai- rrezikon rajonin dhe, madje Evropën! Pse? Pse lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë do të rrezikonte rajonin dhe Evropën? Sepse, na përgjigjet ky shkrimtar, duke përsëritur klishenë zyrtare, shembullin e ndarjes së Kosovës do ta ndiqnin edhe të tjerë në rajon dhe në Evropë. Dhe, ashtu Evropës do t‘i hynte flaka!

E po si mund të flitet ashtu? Pse nuk mendohet pak më qetë, më racionalisht? Në qoftë se Prishtina dhe Beogradi do të pajtoheshin për lëvizje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë pse të ngrihet kush kundër pajtimit të tyre. Po të gjithë faktorët ndërkombëtarë thonë se do të ishte më së miri që të gjendet zgjidhje rreth së cilës do të pajtoheshin të dy palët. Pse do të rrezikonte rajonin dhe Evropën pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve për lëvizjen e kufirit midis Kosovës dhe Serbinë? Në qoftë se hungarezët e Rumanisë, turqit e Bullgarisë, baskët e Spanjës kanë kushte gjeografike dhe arsye etnike për të kërkuar lëvizje kufiri, por këtë nuk e pranojnë rumunët, bullgarët e spanjollët gjendja e tyre mbetet siç është sot dhe marrëveshja shqiptaro-serbe nuk ka se si t‘u fusë zjarrin Rumanisë, Bullgarisë e Spanjës. Faktorët ndërkombëtarë e me ta edhe ne po themi se rasti i Kosovës është rast i veçantë, i pangjashëm me raste të tjera. Dhe, vërtet është rast i veçantë. Pse atëherë të mos i lejohet ta tregojë këtë veçanësi edhe me të drejtën e lëvizjes së kufirit me Serbinë nëse pajtohet edhe Serbia. Domethënë, lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën do të pajtoheshin shqiptarët dhe serbët, nuk ka se si të rrezikojë rajonin dhe Evropën, nuk ka sesi të ndezë zjarr askund përpos në kokat letrare!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 01:16
Ribashkimi I Shqipërisë Etnike Midis Optimizmit Rus Dhe Utopizmit Shqiptar
*** Pavarësisht se kush e pohon të vërtetën, ajo është e pranueshme nga të gjithë ata që e mbrojnë dhe thirren në emër të saj, sepse ajo ka karakter universal njerëzor.

*** Aleksandar B. Harçenko politikisht më i sinqertë, më objektiv, më vizionar dhe më realist sesa Ismail Kadre, Alfred Moisiu dhe Sali Berisha, kur është fjala për procesin e domosdoshëm dhe të pashmangshëm të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballakan. Me gjithë përdorimin e gabueshëm të termit “Shqipëri e Madhe”, që është pjellë dhe produkt kuazi historik, politiko-prapagandistik dhe diplomatik shekullor i Serbisë së Madhe, sepse në asnjë aspekt dhe, në asnjë kuptim nuk është i barasvlershëm, as sinonim i Shqipërisë Etnike.

*** Aleksandar Bocan-Harçenko, i deleguar i Rusisë në “Treshen” e Grupit të Kontaktit të BE-së për Kosovën, në intervistën dhënë gazetës serbe të Beogradit “Blic” të dates 26 nëntor 2007, ka deklaruar NJË TË VËRTETË TË MADHE (edhe për miqtë, edhe për oponentët e diplomacisë ruse) se “Nuk e përjashtoj mundësinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, pavarësisht se çfarë thuhet kundër bashkimit të territoreve shqiptare në dokumentin zyrtar të Grupit të Kontaktit”.

(A) Fenomenologjia e paradoksit antibashkim

Pparadoksin politik dhe kombëtar shqiptar: -Tanimë, e ka përgënjeshtruar në mënyrë flagrante edhe diploamti rusi Alakesandar Bocan-Harçenko, sepse në vend të mosbesimit dhe të skepticizmit antibashkim të utopistëve politikanë shqiptarë, ai e ka kuptuar dhe tërësisht i beson procesit të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kurse “elita politiko-demokratike” zyrtare e Tiranës me në krye Alfred Moisiun (ish-kryetar) dhe me Sali Berishën(kryeministër aktual) është dekalruar kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ashtu sikurse, edhe Ismail Kadare, para ca vitesh. Ky paradoks me përmbajtje ANTI- politiko-kombëtare dhe ANTI-diplomatike, “është justifikuar” me kërkesën prioritare të integrimit rajonal dhe evropian të gjysmë Shqipërisë së pavarur(1912). Mirëpo, me gjithë parashikimet, me iluzionet dhe me efektet e deritashme negative të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), politikisht dhe diplomatikisht është e gabueshme teza strategjike e politikës së jashtme të Shqipërisë, së pari, bashkim me shtetet fqnije në rajon dhe në Evropë, e pastaj (ndoshta), edhe me gjysmën e Shqipërisë së kolonizuar(50%)?! Të menduarit dhe të vepruarit e këtillë në disfavor të injorimit të mëtejmë të ribashkimit të shqiptarëve dhe të territoreve me status kolonial serbosllav, është gabim katastrifik për interesin nacional gjithëkombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Një filozofi e tillë e teorisë dhe e praktikës së të deritashme (pothuaj se 20-vjeçare) e politikës dhe e diplomacisë së Tiranës, është e papranueshme për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, sepse me “njërën këmbë” në BE, dhe me “tejtrën këmbë” nën: Serbi, “Maqedoni”, Mal të Zi dhe Greqi, kjo do të thotë vetëmashtrim, vetëkapitullim dhe vetëkolonizim, pajtim dhe solidarizim me politikën pushtuese, grabitçare dhe kolonialiste dhe neokolonialiste të aksit serbosllav në dëm të zgjidhjes së problemit kolonial shqiptar në Ballkan.

Ja, ky është thelbi i kontrastit politik dhe kombëtar i utopistëve dhe i utopizmit shqiptar antibashkim.

Mirëpo, një gjykim dhe deklarim i tillë politik është sa absurd aq edhe paradoksal, sepse është i menduar keq dhe, i shprehur praptë e gabimisht si në kuptimin e së veçantës, ashtu edhe të së përgjithshmes, sepse poltikanët utopistë demagogë liberalë, së pari, do të duhej të ishin angazhuar në krijimin e paltformës së përbashkët politiko-strategjike shtetërore (Tiranë-Prishtinë-Tetovë), të aktualizuar dhe të komanduar drejtëpërdrejt nga Tirana, duke shtruar kërkesën imediate për RIBASHKIMIN E BRENDSHËM GJITHËSHQIPTAR në shkallë kombëtare dhe shetërore, e pastaj, si hap të dytë, të shtronin kërkesën reale dhe të justifikueshme për integrimin në shkallë rajponale dhe evropiane.

Sipas parimit logjik, metodologjik, pedagogjik, politiko-filozofik, kombëtar dhe demokratik, kështu do duhej logjikuar, shprehur, angazhuar dhe vepruarkonkretisht, së pari, integrimi përbrenda shqiptar, e pastaj integrimi me aleancat e tjera të jashtme rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare. Jo, anasjelltas, së pari, duke filluar nga e largëta te e afërta?! Çfarë paradoksi ky?! Çfarë kërkese e mbrapshtë kjo?! – Së pari, integrim me të panjohurën, me të huajën, me irealen, me të pakapshmen, e pastaj me të njohurën, me realen, me arsyen dhe me të domosdoshmen?!

Pikërisht, një kërkesë e tillë abstrakte, paradoksale dhe kontradiktore me interesin e përgjithën nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar të Shqipërisë Etnike, ka ndikuar dhe, po ndikon negativisht edhe në realcionet e sistemit shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke i vënë në dyshim dhe, duke krijuar dilema të panevojshme, edhe tek aktorët e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët, ndër të tjera, patën debatuar edhe variantin e “Qipros Dyshe” si paradigmë për zgjidhjen e statusit të Kosovës?! Mirëpo, fal ngulmës dhe vendimit të prerë të SHBA-së dhe të palës shqiptare, një “formulë e tillë qipriote”, e as “formulat” e tjera autonomiste “honkongiste” serbomëdha të Beogradit, nuk do të vijnë në shprehje, që të realizohen në praktikë, pos së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës.

Vetëm njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës, do të jetë ÇELËSI dhe hapi i parë drejt realizimit dhe konkretizimit të procesit, të aspiratës dhe të idealit realist shekullor të ribashkimit të shqiptarëve dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, do të vijë në shprehje ajo, që ne nuk e preferojmë, por që do jemi të detyrar ta përdorim, e ajo është e drejta e kryengritjes së përgjithshme për të ralizuar të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes. Kuptohet, një të drejtë të tillë, do ta përdorim vetëm atëherë pasi të jenë shteruar të të gjitha mjetet dhe mundësitë e zgjidhjes së konfliktit me mjete paqësore, në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuar, si dhe në marrëveshje të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët e saj tradicionalë.

Pse armiqtë kolonialistë serbosllavë dhe mbështetësit e tyre me në krye Rusinë janë deklaruar dhe po veprojnë konkretisht dhe, në mënyrë intensive (sa botërisht, aq edhe fshehurazi përmes politikës, propagandës dhe diplomacisë së tyre) për të përfituar sa më shumë aleatë në anën e tyre për bllokimin e pavarësisë së Kosovës në favor të sovranitetit kolonial të Serbisë, kjo nuk është fare befasuese as e papritur, sepse historikisht dhe tradicionalisht, shekuj më parë, është e ditur se Rusia ka meritat kryesore jo vetëm për mbështetjen e gjithanshme politike ,ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, por edhe për formimin e vetë shtetit të Serbisë së madhe në Ballkan.

Mirëpo, është absurd dhe i papranueshëm fakti se, si është e mundur që, politikanët dhe politikat utopiste liberaliste dhe kozmopolite shqiptare në krye me “mohikanët” e tyre, siç janë Alfred Moisiu(ish-kryetar), Sali Berisha(kryeministër aktual), si dhe shkrimtari ynë me famë botërore, Ismail Kadare janë deklaruar para opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar, se nuk duan bashkim as me Kosovën e as me territoret e tjera të Shqipërisë së kolonizuar etnike (Ilirida, Çamëria, Malësia e Madhe e Mbishkodrës, Anamorava).

Këtë logjikë të varfër dhe naive të politikës së tyre simuluese dhe vardisëse në favor të mbështetjes së faktorit të jashtëm ndërkombëtar,(shumë e dëmshme për inetetresin jetik dhe të domosdoshëm të çështjes së ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar brenda kufijve të Shqipërisë Etnike), e demanton jo vetëm krijimi i realiteteve dhe i rrethanave të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, të cilat, në praktikë kanë krijuar mundësinë dhe kushtet reale, që të sensibilizohet dhe të riaktualizohet, edhe çështja e zgjidhjes kombëtare shqiptare në Ballkan, por edhe pikëpamjet dhe vizioni më i ri optimist i diplomatit rus, Aleksandar Bocan-Harçenko (anëtar i “treshes” së Grupit të Kontaktit të BE-së për Kosovën, i cili, me gjithë përdorimin e shprehjes së gabuar të termit “Shqipëri e Madhe”, me të drejtë dhe, në mënyrë realiste ka deklaruar në intervistën e tij, dhënë gazetës serbe “Blic” të Beogradit se :” Plotësisht mund të paramendoj se, do të vijë deri te procesi i integrimit, pa marrë parasysh se në dokumentin e Grupit të Kontaktit është shkruar, se nuk do të lejohet procesi i bashkimit të territoreve shqiptare. Ekzistojnë shumë shembuj, kur në dokumente janë shkruar variante të ndryshme, mirëpo, prakitika jetësore ka vërtetuar të kundërtën. Integrimi i shqiptarëve, të cilët jetojnë në territoret e vendbanuara me këtë popull, do të zhvillohet gradualisht. Nuk them se ky proces, do bëhet shpejt, brenda një apo dy vitesh, por do bëhet patjetër. Diç e këtillë nuk mund të përjashtohet.”(Blic,26.11.2007-Intervistë dhënë gazetares, Tanja Trikiq).

Për habi tonën (sepse, në një mëmnyrë, diplomati rus, A. Harçenko na ka befasuar në kuptimin pozitiv të zbutjes së paragjykimeve tona të bazueshme, ngase botërisht “ e ka“ thyer kodin sekret” të politikës së jashtme dhe të diplomacisë tradicionale proserbe të Rusisë, duke ua tha troç e pa dorëza miqve serbë, se është i pandalshëm procesi i ribashkimit të shqiptarëve dhe i territoreve të tyre në Ballkan), Aleksandar B. Harçenko u dëshmua më i sinqertë, më objektiv, më vizionar dhe më realist sesa Ismail Kadre, Alfred Moisiu dhe Sali Berisha, kur është fjala për procesin e ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballakan, edhe pse ai e ka përdorur gabimisht nocionin “Shqipëri e Madhe”, të fabrikuar dhe të servuar nga historiografia falsifikatore dhe politika propagandistike e Serbisë së Madhe. Mirëpo me gjithë këtë gabim, diplomati rus e ka pohuar një të VËRTETË TË MADHE se, “bashkimi i shqiptarëve dhe i territoreve të tyre, është i pashmangshëm, edhe pse ai nuk do bëhet brenda një apo dy vitesh, por do bëhet dhe, është i paevitueshëm.”(Blic,26.11.2007).

Të përfillet e drejta historike dhe Kushtetuta për bashkim gjithëkombëtar shqiptar

- Ata që e shkelin dhe nuk e respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në fuqi, të miratuar me referendum, më 22.11.1989 ku, ndër të tjera, thuhet se : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5)., moralisht, ligjërisht dhe, sipas kësaj Kushtetute nuk mund të ushtrojnë funksionin as të kryetarit e as të kryeministrit të shtetit.

Është turp që, ne vetë, ta kontestojmë, ta dënojmë, ta vëmë në pikëpyetje, ta cilësojmë si utopi, si anakronizëm, ta mohojmë dhe ta kundërshtojmë të drejtën dhe vullnetin e popullit shqiptar për pavarësi dhe për ribashkim në një shtet të përbashkët-Shqipërinë Etnike, e në rastin konkret, një diplomat rus, në mënyrë të sinqertë dhe realiste (përkundër aversionit serbomadh etnocentrist) të na vërë në dijeni se, gjendja faktike e shqiptarëve në terren imponon dhe kanë vënë në lëvizje procesin e pashmangshëm dhe kërkesn e tyre të drejtë dhe të ligjshme për ribashkim.

Në këtë kontekst, nuk duhet të jenë në vonesë as Tirana, as Prishtrina, as Tetova, as Presheva, as Ulqini, as Tuzi e as Çameria, por duhet t’i intensifikojnë dhe t’i harmonizojnë dhe t’i bashkërendojnë qëndirmet dhe pikëpamjet e tyre të këtij objektivi parësor historiko-politik kombëtar dhe atdhetar, me qëllim që t’iu bëjnë të qartë institucioneve dhe organizmave relevantë të bashkësisë ndërkombëtare se procesi i shkolonizimit dhe i ribashkimit të shqiptarëve, është detyrë dhe objektivë prioritare strategjike e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Shqipërisë.

Tirana është në potez, duhet të deklarojë botërisht se pronë e kujt është Kosova, Ilirida, Anamorava, Malësia e Madhe e Mbishkodrës dhe Çamëria? Kush është titullar i ligjshëm i këtyre territoreve dhe i shqiptarëve, që përbëjnë 50% të territorit etnik shqiptar? – Po qe se heshtet kjo pyetje me peshë të rëndësishme historiko-politike, kombëtare dhe shtetërore për tërë Shqipërinë Etnike, atëherë, s’ka dilemë se, ne vetë, me gabimet tona në disfavor të ribashkimit, do t’iu hapim rrugën dhe shtigjet e mundshme dhe të përshtatshme ringjalljes dhe riaktivizimit të doktrinave, të praktikave dhe të vendimeve të vjetra, të padrejta shekullore antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), të Konferencës së Versajës (1919) etj., do të ngelim të ndarë, të ricop⌂tuar dhe të rikolonizuar nëpër “kënetat moçalike” të sundimit të egër kolonial serbosllav, sikurse këtu e 100 vjet më parë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

18th March 2008, 05:21
90 % për Shqipërinë Natyrale
Written by SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG - UNITED ALBANIA.ORG
Friday, 08 February 2008

Shumica e shqiptarëve të Ballkanit dëshirojnë të jetojnë në një shtet. Në anketë telefonike janë prononcuar mbi 90 për qind e shikuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës në emisionin e Sonila Meços me temën “Bashkëpunimi i shqiptarëve”, të cilin e emetoi televizioni shqiptar “Vizion Plus”. Emisionin e transmetoi edhe kanali i dytë i Radiotelevizionit të Maqedonisë. Sipas anketës telefonike, mbi 90 për qind e shikuesve janë shprehur për jetesë të shqiptarëve në një shtet të natyrshëm shqiptar. Vetëm pesë për qind ishin kundër. Në emisionin ishin të ftuar i nderuari Koço Danaj, ish-ministri shqiptar i Punëve të Jashtme z.Paskal Milo dhe analisti Sokol Dervishaj. Ata theksuan se është e natyrshme që të pritet bashkim gradual i shqiptarëve. Ky emision pati jehonë të madhe tek shqiptarët kudo në Ballkan dhe në botë.

Only registered users can write comments.
Please login or register.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

3rd March 2016, 07:42
Jo, pasi Kosovaret sduan Smile
Sponsored content

Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: Si mendoni a mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi