Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 731
Points : 1424
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Zymer Neziri  NJË PËRMENDORE E GJAKUT TË SHPRI­SHUR TË ARBRIT NGA ANTONIO BELLUSHI (ANTONIO BELLUSCI) Empty Zymer Neziri NJË PËRMENDORE E GJAKUT TË SHPRI­SHUR TË ARBRIT NGA ANTONIO BELLUSHI (ANTONIO BELLUSCI)

19th February 2017, 13:34
Zymer Neziri
NJË PËRMENDORE E GJAKUT TË SHPRI­SHUR TË ARBRIT NGA ANTONIO BELLUSHI (ANTONIO BELLUSCI)
Antonio Bellusci, Arbërorët arvanitë-një popull i pa­dukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbë­rorët e Elladhës (1965-2000), (Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etno­gra­fiche nell’Ellade (1965-2000), Sho­qata Qendrore Kër­ki­mo­re Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kas­tri­o­ti»,­ Fras­nita (Kozencë), 2004
 
Veprat, si kjo e Antonio Bellushit për arbërorët, Ar­bë­r­orët arvanitë - një popull i padukshëm. Kërkime etno­gra­fike në Elladhë (1965-2000), nuk janë të shpeshta as për arbëreshët dhe as përgjithësisht për shqiptarët. Ajo paraqet raritet në fushë të folklorit, të etnologjisë, të gjuhë­sisë e të historisë dhe bën të konsiderohet si një arkiv me vlera të paçmuara për albanologjinë.[url=#_ftn1][1][/url]
Mënyra e realizimit të saj është të shtruarit e të dhënave të mbledhura në terren me anë të metodës së ba­shkëbisedës. Pa imponim, pahetueshëm, drejtpërdrejt. In­te­resimet e autorit janë: popullsia, vendbanimet, gjuha, kë­n­ga popullore, profesionet, mënyra e jetesës, doket, za­ko­net, besimet, ritet, kultet, lindja, dasma, vdekja.
Koha e kësaj pune të mundimshme të terrenit fillon me materialet e gushtit 1984 dhe përfundon me ato të gjur­muara më 1985. Mirëpo, aty ka edhe shënime të da­ta­ve më të hershme, madje edhe të hulumtimeve në ato vise, më 1969.
Botimi i këtyre vlerave etnokulturore, në këtë mëny­rë, është risi për Prishtinën e Tiranën. Është punë shumë e pëlqyeshme. Ana dokumentare është jashtë­za­ko­nisht me vlerë shkencore. Aty do të ndalen folkloristi, etnologu, gju­­hëtari, historiani e kush jo. Punë  me peshë.
Këtu ka sidomos brumë shumë me vlerë për folk­lo­rin, ku janë përfaqësuar gjini e lloje të poezisë e të prozës popullore. Veçohen lirika, fjala e urtë, anekdota. Lirika e dashurisë është më e pasura, krahas këngëve të shumta të lirikës familjare. As vargjet e ngjashme nga viset e tjera shqiptare nuk janë tjetër fare. Këto krijime gojore nga Gre­qia vetëm sa e plotësojnë mozaikun e lirikës sonë erotike dhe me këto vargje krijohet një pamje lirike tërheqëse, ash­tu si në shumicën e këngëve lirike erotike të Jugut, me varg të dendësuar dhe përplot fuqi poetike.
Me interes të madh është edhe vajtimi arbëror. Proza popullore, përralla e përrallëza, që janë me peshë jo vetëm për lexuesit, por edhe për studiuesit.
Proza popullore e këtij libri është dëshmi e ruajtjes së traditës së lashtë të vlerave shpirtërore edhe te shqip­tarët në Greqi. Tërheq vëmendjen proza me elemente të lashta edhe të bashkëjetesës së njeriut dhe të gjarprit. A. Bellushi ka shënuar me kujdes edhe të dhëna për mbje­lljen, korrjen dhe jetën e bujkut në katund. Ai sjell edhe vlera të shumta etnografike: doke e zakone të lindjes, të mar­tesës e të vdekjes, rite, veshje popullore, lloje ushq­imi dhe mënyra të përgatitjes së tij, vegla pune, zeje, si bë­het buka, finja, si zihet djathi, si qethen delet, si rripet dhia.
Autori ka mbledhur edhe dëshmi të tjera etnografike me interes për jetën baritore dhe bujqësore. Ai ka shënuar me kujdes të dhëna për mbjelljen, korrjen dhe jetën e buj­kut në katund. Veshja e burrit dhe përshkrimi i saj tër­he­qin vëmendjen e studiuesit, sidomos të etnologut: fusta­nella, opingat, kësula, tirqit.
Doke e zakone të martesës, vaji i vajzës në ndarje nga familja, por pa gjurmë të dukshme të martesave të hershme me rrëmbim, janë dëshmi e vazhdimësisë së tra­ditës së moçme. Doket, besimet popullore dhe ritet për të vdekurit janë dëshmi të çmuara. Tradita e shënuar e larjes së kufomës ndër arbërorë ruan elemente parakrishtere dhe të përhapjes ndër fiset ilire. Në tërë librin autori jep me përkushtim të dhëna për besën dhe për traditën e dhënies e të mbajtjes së saj. Edhe besimi për gjarprin e bekuar dësh­mon shtrirjen e tij në të gjitha viset shqiptare dhe vazh­dimë­sinë historike.
Autori ka mbledhur argumente me vlerë edhe për gjuhësinë, në veçanti për të folmet, mbiemrat e familjeve dhe toponimet. Ai ofron edhe lëndë mjaft të vlefshme për historinë, për prejardhjen dhe rrënjët dhe për kujtesën historike. Në fund duhet thënë se askush si Antonio Bellu­shi nuk e mori me aq përkushtim punën me arbërorët. Pakkush si ai punoi aq shumë për arbërorët.
Rrallëkush si Bellushi mbërriti rezultate aq të mëdha për arbërorët. Edhe diçka për Bellushin: ai nuk ka shumë shokë në fushën e studimeve, të mbledhjes e të botimit të kulturës shpirtërore të arbërorëve e të arbëreshëve. Botoi aq, sa shumëkush ia ka lakmi. Ai me punë ia siguroi vetes përjetësinë në folkloristikën dhe etnologjinë shqiptare.
Në gusht 2003, kur u pamë në Prishtinë, më tha se librin e ka gati. Madje e solli edhe dorëshkrimin, sepse dëshironte ta botonte këtu. Gëzimi ishte i madh. Nuk ishte nga ato gëzimet e mia të zakonshme. Ishte rast i veçantë. Më dukej se Prishtina po afrohet edhe më shumë me arbëreshët dhe me arbërorët tanë. Edhe në Ministrinë e Kulturës ia thanë një po për ndihmë. Meriman Braha qën­dro­nte mbrapa kësaj poje. S'ke pse e kërkon më të fjalës, - i thashë. E tash, pas leximit të dorëshkrimit, Bellushi po më duket edhe më i madh. Madhështia për veprën e tij është për admirim. Admirim e respekt, bashkërisht.
Në vend të përfundimit lirisht bën të thuhet se rezultatet e autorit janë të mëdha. Ai e ndali për një çast historinë e arbërorëve dhe e shënoi në letër. Kështu, ua shkroi një faqe të ndritshme të kujtesës etnike atyre dhe vetvetes. Vepra e tij «Arbërorët arvanitë-një popull i pa­dukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Elladhës» është një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit në viset e Elladhës.
Shumë gjatë kam menduar se si t'ia them të gjitha ato përjetime derisa e lexoja këtë vepër. Njëkohësisht, vetja më thoshte se ndjenjat nuk bën të të rrëmbejnë, sepse duhet të shkruash objektivisht dhe vetëm objektivisht për studiuesin dhe veprën e tij. U përpoqa të veproj ashtu, ndo­nëse më duhet patjetër ta respektoj ndjenjën për ngazë­lli­min, po edhe përmallimin për atë pjesë të shkapër­der­dhur të vazhdimësisë sonë etnike, që ai e do aq shumë dhe me aq përkushtim veproi tërë jetën që të ngrejë një monu­ment në kujtesën historike për pasardhësit, për brezat që vijnë.
Ç'të them tjetër: të paçim Antonio Bellushi dhe jet­ofsh jetë të gjatë për të mirën e etnologjisë e të folklorit, të gjuhësisë e të historisë së arbërorëve tanë në Greqi dhe të arbëreshëve në Itali.
 



[url=#_ftnref1][1][/url] Shihni edhe botimin e parë: Zymer Neziri, «Një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit», para­thënie, në: Antonio Bellusci, Arbërorët arvanitë-një popull i pa­dukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbë­rorët e Elladhës (1965-2000), (Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etno­gra­fiche nell’Ellade (1965-2000), Sho­qata Qendrore Kër­ki­mo­re Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kas­tri­o­ti»,­ Fras­nita (Kozencë), 2004, f. 14-16.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi