Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Psikologji KËNAQËSIA GJELBËRON SHPIRTIN nga Kristaq F. Shabani shkrimtar, poet, studiues, estet  Empty Psikologji KËNAQËSIA GJELBËRON SHPIRTIN nga Kristaq F. Shabani shkrimtar, poet, studiues, estet

22nd February 2017, 17:50
Qëndrimi ekzistencialist ndaj kënaqësisë ka karakter të paevitueshëm dhe shpeshherë edhe “dilemor”. Kjo e shtrirë në hapësirë, kohë dhe dije, madje dhe në shkallina gradualiteti, e ndërvarur nga përgatitja psiko- morale.

Synimi i individit: Arritja e shkallës së kënaqësisë dhe kapërcimi i saj , duke shmangur emocionalitetin.
Nisja nga parimi: “Kënaqësia nuk ka karakter të “prerë”, por ajo në thelb , në përmbajtjen e saj strukturore ka vetë kërkesën.
Njerëzit (individët) “lozin” me synimet e tyre ne kahjen e pozitivitetit , duke u nisur gjithmonë nga “teoria e ndryshes” dhe e mos ngjasisë për të ruajtur individualitetin.
Preferenca:
 “Kur arrijnë në një stad të saj (të kënaqësisë) tentojnë për më lart, thyerje të këtij stadi të arritur”.
Mos kënaqësia për atë që kanë arritur , edukimi me këtë, u sjell energji pozitive nxitëse, të cilat ushqejnë, në vijueshmëri, arritjen dhe suksesin.
Pra, në këtë kontekst, kemi të bëjmë me shfaqjen e tendencës : “Kapërcim i gjëndjes së arritur”.
Kjo shprehësi është gjithëpërfshirëse për drejtime të tilla të veçuara si: arsimimi, kulturimi, profesionalizmi e tjerë. Arsyeja , në këtë kuadër, lot rol të madh për ecurinë dhe zbatimin e synimit , i cili trasformohet në një qëllim prioritar.
Në arritjen e kësaj lozin rol dhe aktivizimi i të gjitha proceseve volitive të individit, në formim e sipër si: vullneti, emocionet, efektet, afektet e tjerë.
Pra , si rrjedhojë, gjithmonë një temperament dhe një karakter i tillë nuk kënaqet me atë që ai ka arritur. Ky bështë sensi i pozitiviteti . Natyrisht, kjo është përcaktuese dhe e drejtë në ligjin veprues të arsyes dhe bindjes shkencore: Synimi, rrugëtimi në këtë synim, trajtat , format, procedimi, larshmëria. Pra kjo kërkon përgatitje të larmishme.
Kjo argumentohet me arritjen në edukimin shumëkulturor dhe poliprofesional.
Qëllimi im , i cili “rroket” dhe “përhapet” në mirësinë totale, është arritja e një stadi niveli për shërbesë që kërkon një pozicionim kërkimi të studiuar.
Njeriu nuk duhet të “notojë” kurrë në vetëkënaqësi, pasi humbet sensin dhe “shpleks” synimet.
Ndaj duhet, sipas arsyes sime, të orientohet më së miri nga arritja : “Të luftoj për rritjen e nivelit, duke u nisur nga ideja realizatore: “Teori + praktikë= sukses!”, një ide tashmë e provuar dhe shumë e suksesshme.

Cila është ngjyra , e cila i jep më shumë shtysë kënaqësisë?

Sipas studiuesve të teorisë së ngjyrimit (koloritetit ) ngjyra, e cila jep nxitje në këtë drejtim është e gjelbra, ndaj preferimi ndaj saj është i madh . E gjelbra ndikon me forcen e e saj hapësirëgjerë në shqisat dhe në proceset volitive të njeriut , i cili krijon një sferim refleksiv të jashtëzakonshëm...
Përfundesë:
Duke rritur kërkimin dhe duke studiuar përvojën e më të mirëve në këtë plan , si dhe duke e kombinuar me synimin vetjak, me përvojën vetiake, arrin në këtë objektiv të vënë para vetes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi