- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Besnikëria sipas shenjave të horoskopit. Shikojeni sa besnik është partneri/rja juaj
15th April 2017, 17:02
Ky artikull tregon se sa janë besnik shenjat e zodiakut me partnerin e tyre !
Dashi: Fatkeqësisht personat që i përkasin kësaj shenje njihen si më pak besnikët. Dashët janë gjithmonë në kërkim të aventurave, dhe sfidave të reja. Dhe ndonjëherë kjo do të thotë edhe në kërkim të një partneri të ri. Ata janë karizmatikë, inovativë, të shoqërueshëm por dhe egoistë.Demi: Të gjithë e dinë se demët janë kokëfortë, por kjo mund të jetë një gjë e mirë. Ata nuk heqin dorë nga një marrëdhënie edhe kur miqtë dhe familje i thotë atyre ta bëjnë.
Binjakët: Binjakët janë tërheqës dhe si të tillë janë të pabesë. Meqenëse kanë dy personalitete në një minutë i ke plotësisht të besueshëm, pas një minutë ato të lënë zbuluar.
Gaforrja: Nëse vërtetë kërkoni një mik besnik, gjeni një gaforre. Ata përkushtojnë kohë dhe ndenja për miqësinë dhe janë 100% besnikë. Ata gjithashtu nuk e falin tradhtinë.
Luani: Luani është shumë i dashur, kreativ dhe besnikë kur duan ata. Por meqenëse janë shumë të përqendruar te vetja ata nuk i shkojnë pas asnjë tjetri. Ata duan të jenë lider.
Virgjëresha: Virgjëreshat marrin çdo gjë duke përfshirë dhe veten, shumë seriozisht. Ata janë personi tipik besnik, vetëm në rast se ata mendojnë se personi tjetër nuk po tregohet dhe aq besnik me ta. Nëse vërtetë ndodh kështu ata do ta kritikojnë partnerin e tyre dhe sigurisht që do të nisin kërkimin për një partner të ri.
Peshorja: Në disa mënyra peshoret janë shumë besnike, të paktën për aq kohë sa zgjat miqësia e tyre. Ata qëndrojnë në krah të mikut të tyre. Kur keni një mik peshore, keni gjetur një mik për jetë.
Akrepi: Akrepët drejtohen nga pasioni, dhe njëherë mund të jenë shumë besnik, dhe herën tjetër mashtrues të mëdhenj. Ata mund të jenë posesivë dhe xhelozë. Por e gjithë kjo varet se si ata ndihen për momentin. Shigjetari: Shigjetarët janë gjatë gjithë kohës të dashuruar dhe shumë të dhënë. Por sapo zbulojnë një person të ri dhe tërheqës ata humbasin interesin. Ata shkojnë nga njëri ekstrem në tjetrin dhe nuk mbahen si shumë besnikë. Bricjapi: Bricjapët janë ekstremisht besnikë. Nëse ka një problem që i kërcënon, ata do të punojnë shumë deri sa të gjejnë zgjidhje dhe kjo përfshin dhe marrëdhënien e tyre.
Ujori: Ujorët janë shumë njerëzorë dhe vdesin të marrin për sipër dhe të mbrojnë një çështje të caktuar. Ata janë shumë besnik në momentin që janë të përfshirë në këtë çështje, por sigurisht që ata mund të shpërqendrohen menjëherë dhe të lidhen me diçka të re. Ata i urrejnë gënjeshtarët dhe mashtruesit.
Peshqit: Peshqit kanë një imagjinatë të gjallë dhe janë shumë emotivë. Ata mund të jenë persona të përkushtuar dhe të dashur, por njëkohësisht ata mund të kenë një tufë njerëzit me të cilët shkojnë. Peshqit janë besnikë vetëm kur nuk humbasin në ëndërrime.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|