Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

LETËRSIA, ARTI, KULTURA , PAQJA UNIVERSALE DHE GJUHA SHQIPE” Empty LETËRSIA, ARTI, KULTURA , PAQJA UNIVERSALE DHE GJUHA SHQIPE”

22nd August 2017, 09:59
20.08.2017
LETËRSIA, ARTI,KULTURA , PAQJA UNIVERSALE DHE GJUHA SHQIPE”
Nga Kristaq F. Shabani , IWA,WPS, AOM President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA
Kandidat pwr Çmimin “NOBEL” për Paqen për vitin 2017, i propozuar nga IWA (OHAJO) SHBA
Të nderuar pjesëmarrës, në këtë event real, entuziast, dritërues!
Pas tri veprimtarive me tharm në Maqedoni ,ku ne dhamë dhe organizuam prezantime analitike me një profesionalizëm të spikatur për veprën “Arratisja nga vdekja “ të teologut dhe shkrimtarit Zekerija Idrizit, i ardhur posaçërisht nga Gjermani dhe dy veprave të Dr. BexhetAsanit, i ardhur nga SHBA. Sot ndodhemi në një vend të ndritur , që, me veprimtarinë kongresiale të zhvilluar këtu, është ngritur Monumenti i Alfabetit shqip.
Rrokja e qytetit të Manastirit në planin tonë të veprimtative pegasiane është , pa dyshim, një rrokje e bukur dhe e ndritshme. Një kujdes i jashtëzakonshëm për Kujtesën e Ndritur të Akteve të Mëdha dhe e vlerësimit të asaj Përpjekje madhore për Alfabetin shqip. Ndodhemi këtu, në këtë “skenë” improvizuar, në mënyrë fantaste, ku pozojnë protagonistët e Aktit dhe duket sikur jemi bashkë me ta dhe ta janë të gjallë…
Jemi te “Sfinksi i Gërmave” të gjuhës së lashtë.
Para, pothuajse 109 vitesh, këtu u firmos Akti madhor: “Drita” dhe “Rigjelbërimi” i Gjuhës Shqipe posmoderne.
Kontribut i madh i kontribuesve të mëdhenj…
Ëndërr e blertë e njerëzve të ditur për të trasuar me veprimtari të blertë emrin e tyre dhe për të shkëlqyer pishtarët. Lavdi Pishtarëve !
Nisje e blerimit të kurorës së gjurmave të gjuhës së lashtë , së cilës i mohohej ekzistenca, duke e sulmuar me ashpërsi për mosekzistencë.
Pse i frikeshin shumë kësaj gjuhe?
Pse i tmerroheshin kaq shumë kësaj gjuhe?
Pyetje të shumta, të cilat nuk mbetën, kurrsesi, ne retorikë të heshtur. Asaj i trëmbeshin se është gjuhë perëndish, gjuhë zotash, gjuhë heronjsh, heroinash, shtojzovallesh, luanësh, gjuhë e maleve të krenuar, gjuhë- simbol shqiponjash të papërkulura, gjuhë paraprirëse, burimore, e cila e ka buresën e lindjes nga lashtësia, gjuhë me konture shpirt e frymë individuale, gjuhë me strukturë semantike të veçantë shpirti.
Gërmat e kësaj gjuhe , fonema të ndritshme që të nxitin për vepra të tejmëdha…
Ndaj, gjatë shekujve, mbi të u dërguan harbueshëm për t’i prerë gërmat, për t’ia gjakosur konturët, për t’ia gijotinizuar fytin, por, Dijetarët, Gjuhëtarët e vërtetë dhe të trimtë, rezistuan deri në sublimitet (sakrificë) deri në therrori të pashembullt duke u panteonizuar në Panteonin e gjuhës…
Ata , ato, Fuqitë e Mëdha kërkonin të eliminonin pishtarët e saj, të shuanin zjarrin e ndezur. Por, sa më shumë e luftonin, aq më shumë ajo flakëronte. Sakrifica gjuhësore ngriti vetë piedestalin e vetë gjuhës. Kongresi i Manastirit ishte kongresi i Mëençurisë, Kongres i të Mençurve të etur për ta parë gjuhën shqipe të përparonte.
Ne pegasianët sot po vendosim një kurorë me lule të gërmave shqipe këtu…

Ne Pegasianët ngrëmë zërin tonë te ky Altar, në trojet tona etnike, te kjo kujtesë historike, e cila duhet të ruhet, të mirëmbahet të ndrijë ky Monument, të cilit gjithmonë i kanë kërkuar mendësitë e vjetra t’ia zhdukin madhështinë, që, në këtë vend, ku kanë gjalluar gërmat të rindizet dhe të mos shuhet kurrë Pishtari i Gërmave të Alfabetit Shqip.
Asqë duhet t’i shkojë në mendje asnjë force e fuqie, asnjë qeverie që ky vend peligrinazhi i Gjuhës Shqipe të mënjanohet, të çkonturohet, të çmontohet, në këtë kohë të ashquajtur moderne…, ku ende vërtitet sa andej- këtej e drejta, ku liria shpesh herë dhunohet për të mos folur shqip.
Ky vend historik duhet të gjallërohet, të flasë madhërishëm, të flatrojë me gjuhë shqiponje, pasi tregon çiltër identitetin e një kombi të lashtë dhe potent. Shqiponja, simboli ynë është symbol dhe I paqes. Kombi ynë asnjëherë , kurrë, nuk ka sulmuar asnjë shtet tjetër, gjithmonë ka pasur ideali vetëm paqen, por të tjerët, gjithmonë, i kanë imponuar luftën… Në këtë kontekst shqiptarët janë njerëz të paqtë dhe e meritojnë vëmëndjen, shqiptarët janë njerëz që e duan arsimin, gjuhën dhe kërkojnë që , kudo , ku ndodhen të flasin gjuhën e tyre të shtrenjtë, hyjnore, të lashtë, ta flasin e ta shkruajnë…
Gjuha shqipe është gjuhë gjeniale . “Gjuha shqipe, - shprehet studiuesi i shquar arvanitas Aristidh P. Kolja, është gjuha e Perëndive, pra gjuha e Zotave. Ai, në vitin 1997, kur botova librin tim “ Pulsi i Dhimbjes” te Shtëpia e tij botuese “Thamiris” (E tha mirë) në Athinë, më porositi: “Vendos një kurorë me lule gërmash shqipe te Shtëpia e Kongresit të Manastirit, te Shtëpia e Alfabetit, kur të shkosh me Pegasin edhe në emrin tim!” Dhe ja ne sot porosia e tij e madhe po zbatohet: Jemi këtu, në këtë vend të Shenjtë, ku po vendosim një kurorë lulelje gërmash me Sfinksin e Gërmave, të cilin tani ka mundësi ta lexojnë në gjuhën universal dhe të tjerët .
Ne jemi sot këtu që ky Altar gjithmonë të flasë, të cicërojë, gjithmonë të ndrijë, gjithmonë të flakërojë, gjithmonë të rrezatojë… Prej këtu ne bëjmë thirrje gërmash të shquara: Ky Altar të lëshojë gjithmonë bisqe të panumërtë, të gjallojë zemrat , shpirtin e shpirtfolësve e shqipfolësve. Edhe këtu në Manastir , Ohër, Shkup, Kërçovë, Kërçovë, Tetovë, Strugë, Prespë, Dibër e tjerë dhe gjuha e lashtë shqipe të jetë gjuhë , e cila të flitet pa antiligje ndaj saj . në këtë vend, ku ka etni të fortë shqiptare të jetë gjuhë zyrtare. Në këtë kontekst, Evropa duhet të hapë sytë dhe të lajë një pjesë të fajeve të saj të mëdha ndaj këtij Kombi të madh e të papërsëritshëm…
S’duhet të ketë frikë asnjë nga përdorimi i gjuhës shqipe; s’duhet të frikohet asnjë nga gjuha shqipe.
Gjuha shqipe është gjuhë shqiponje , zemre dhe shpirti. Ajo përçohet si gjuhë e paqtë me gërmat e saj të paqta , si gjuhë e paqtë në tinguj dhe shumë e ëmbël. Nëpërmjet Letërsisë , Artit , Kulturës dhe Paqs Universale gjuha shqipe njihet, përçohet , pëlqehet dhe shpërndan kudo në Glob paqe…
Pegaistët, gjithmonë i kanë kushtuar dhe kushtojnë rëndësi gjuhës, pasi për të u sakrifikuan Negovanët, Qiriazët, Fishtat, Migjenët , Mjedat , Frashëllinjtë, Gramenot e shumë e shumë të tjerë, ndaj kolana me vepra të Gjuhës Shqipe janë shtuar në fondin e kësaj gjuhe të lashtë. Jam i privilegjuar që, sot, prezantohen, këtu, dhe veprat e mia: “Puilsi i Dhimbjes”, ku në kopertinën e këtij libri është gjallimi dhe gjarpërimi i 36 gërmave të shqipes, “Oazi”, i cili u kushtohet kreatorëve, të cilët biskojnë dhe përcjellin shkëlqimin, bashkimin e gërmave, që produktojnë fjalë të mëdha shqipeje, “ Vilarët e Verdhë” , të cilët prenë me thikë alfabetin tonë, por nuk mundën ta mposhtnin, “Kryefjalën e Fatales”, ku është poezia e Gjuhës dhe “Sfinksi i gërmave “ në shqip dhe në anglisht, e cila është pjesë e vëllimit tim, por edhe e “Optika letrare” e Dr. Bexhet Asanit…
Ndërkohë, në këtë Altar, vijon prezantimi i dy veprave të studiuesit të shquar Asani: “ Optika letrare” dhe “Hyjni e Syve” vëllim poetik, ku shndrijnë në përmbajtjen e tyre krijime për gjuhën dhe këndvështrime për gjuhën.
Jemi krenarë që sot jemi këtu dhe që po pritemi me shumë dashuri nga albanologia Mendushe Ajdini, të cilën e përgëzojmë për punën e saj pasionante në këtë Altar…
Le ta çelim këtë veprimtari të bukur e të zjarrtë …
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi