Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Akrepat e orës së mbetur"skicim  nga Kristaq F. Shabani  Empty "Akrepat e orës së mbetur"skicim nga Kristaq F. Shabani

14th July 2018, 14:52
"Akrepat e orës së mbetur"skicim  nga Kristaq F. Shabani

Aludimi
E keni parë si ndjehet ora me akrep të mbetur? I vjen turp nga KOHA, VETJA, QIELLI, DETI, NJERËZIT, VENDI, LIBRI!…Tenton me një forcë të brendshme të lëvizi akrepat, por s’mundet… S’ka forcë “motorike” apo inteligjente. Naiviteti e lë orën kohore (trung) me akrepa të mbetur. (Edhe qyteti çudi kishte para do kohësh një “orë”, të cilës i lëviznin akrepat dhe banori i tij hidhte sytë në ORËN E KALASË madhështore që me melodinë e saj korsonte në pistën kohore me “DING, DANG, DING, DANG” në pozicione të ndryshme, në kullën L, P, J, V…
8 akrepë në pozicion “të mbetur’!… Edhe vetë njeriu, shpeshherë i stresuar, i ngjan një ore akrepmbetur! Ne e dallojmë orën akrepmbetur, por e qetojmë vetën në “stinë” dimërore që na dhuron “pranverën” e pasythuar…. Nuk ndihemi. Këtë bëjnë dhe ata që s’janë “divorcuar”…
Ç’përfitime do të kishte vendi në se mbeten të gjitha “orët”? Do të kishte më shumë “akrepmbetur”, të cilët nga mospunimi marrin ngjyrë të verdhë! Sa e vështirë është të mbetet një “ORË” e tillë!
Kur s’punojnë akrepat, detyrimisht, duhet të ndërrohen me të rinj. Vetëm kështu “ora” do të punojë dhe do të humbasë stacionimet e gjata apo luhatjet… Pse thoshin dikur: “Vetëm orët zviceriane punojnë “sahat”!”
Një skulptor na tregoi një maket skulpturor, ku ishte modeluar një “trok” kali, që jepte përshtypjen e një ecjeje galopante. Troku, paçka se ishte “statik”,  impulsonte natyrshmëri lëvizjeje, pra nuk u ngjante “akrepave të mbetur”… Po sikur të konturohet ky trok në mendjen e secilit? Do të buçiste lajtmotivi i ecurisë në të gjitha fushat. Ju lutemi, mos këndoni refrenin: “ORA ME AKREPË TË MBETUR”
Duhet rendur… (Ne rendim…) Ja dëgjoheni trokun kalëror drejt progresit! Në rast se s’do t’ua vendosin “akrepat” të tjerët që interesohen, vendosini vetë, të shpëtoni nga akrepat verdhacukë, meitë, laramanë, merimangë, majmunë, “lule” kulpërverdhë…
Marrë nga libri “ Gjithëgjinia e mirëfilltë ”  i Kristaq F. Shabanit, 2018
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi