Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Poshnjari
Poshnjari
Fillestar
Fillestar
Titull i personalizuar

Regjistruar : 30/01/2018
Postime : 7
Points : 12
Reputacioni : 1
Medalje Medalje2 Medalje3

Kthimi i skedareve te fshire Empty Kthimi i skedareve te fshire

1st September 2018, 16:33
I bëtë format kompjuterit tuaj dhe pastaj u kujtuat se kishit një foto, video apo dokument të rëndësishëm që u fshi? Fshitë pa dashje një foto, video apo skedarë tjetër dhe tani doni ta riktheni atë? Fshitë nga USB foto, video apo skedarë? Mos u bëni merak EaseUS Data Recovery vjen këtu për t’iu ardhur në ndihmë.  Si e thamë edhe më lart, EaseUS Data Recovery Wizard është një nga programet më të mirë për kthimin e fotove, videove dhe shumë lloj skedarësh të ndryshëm.   
Para disa vitesh nëse fshinim diçka pa dashje kjo ishte një problem i vërtetë, pasi jo vetëm një përdorues i thjeshtë nuk mund ta kthente, por as një përdorues i avancuar ose profesionistë. Por tashmë kthimi i fotove të fshira mund të jetë diçka argëtuese. Tashmë çdo person mund të shkarkojë nga shtëpia dhe ta instalojë në kompjuterin apo laptopin e tij EaseUS Data Recovery dhe të rikthej vetë fotot, videot e fshira apo çdo dokument tjetër.
Me EaseUS Data Recovery mund të rikthejmë foto të fshira edhe pas një formatimi total të diskut të ngurtë. Gjithashtu mund të rikthejmë foto dhe video edhe nga USB. EaseUS Data Recovery ka gjithashtu edhe opsionin Recovery Deleted Recycle Bin Files, që do të thotë? Ne mund të kthejmë edhe ata skedarë që i kemi hedhur në kosh dhe e kemi shkarkuar atë.
Program me i mire per kthimin e fotove
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi