Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 731
Points : 1424
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Jetimi dhe magjia e  qumështit...    fragment  nga romani me objekt real: “TRENJERËZORI  DHE NËNTA...” i Kristaq F. Shabanit , 2008  Empty Jetimi dhe magjia e qumështit... fragment nga romani me objekt real: “TRENJERËZORI DHE NËNTA...” i Kristaq F. Shabanit , 2008

12th September 2018, 12:52
Jetimi dhe magjia e  qumështit
 
Rast epokal  dhe ndoshta ka ndodhur vetëm këtu...
 
 
1. 
S'ishte veç motak Neimi, kur papritur Karafil Hazizaj, babai i tij, perëndoi si një diell që, s'kishte për të rrugëtuar më në rrugën e gjatë jetësore të gjallesës dhe të hapjes së Syrit: Lindje - Perëndim. Lotët filluan të rridhnin nga sytë e kafejtë, të blujtë, të zinj, të hirtë, gjarpërushë e gjelbërues. Kishin të njëjtën rrjedhje, veçse prodhoheshin në shpirtra të ndryshëm, por që kishin të përbashkët ndjesinë. Ndryshonin nga njëri - tjetri, sipas individualitetit të tyre. Megjithatë, atë ditë, të gjithë shpirtrat ishin bërë të dhimbshëm dhe derdhnin lot me ligjërim për njeriun me emër të bukur luleje "Karafil". Motaku, asqë mund ta kuptonte, se po mbetej jetim. Do t'i mungonte babai i tij, që për të, në vitet që do të vinin, do t'i tregonin ikjen.
Çuditërisht kjo familje kishte vendosur "pa dashje", gjer atëherë, Rregullin e NJËSHIT": "Kur mbijetonte "Njëshi", s'duhet të jetonte Dyshi!... Kur vinte në jetë Dyshi, Njëshi “asfiksohej” përfundimisht dhe i hidhnin lule dhe lot.... Ishte një duet i dhimbshëm ardhja e të birit dhe largimi i babait. Një djalë i mbetur pa baba! Por krahas kësaj dhimbje të pamatë, vetëm, pas disa kohësh, ndodhi dhe ajo që mund të pritej. Mbeti edhe pa nënë, pasi, pavarësisht nga kërkesat e njëpasnjëshme të fisit të Karafilit, njerëzit e familjes së nënës e morën dhe nënën  e tij. Një dramë e madhe: Neimi jetim në të dy kahjet e lidhjes, pavarësisht se nëna, e cila u martua në Luar të Roskovecit, e kërkoi djalin ta merrte me vete, atje ku do shkonte, ta rriste vetë, por familja Hazizaj, nuk ia dha. Donte që familja e Karafilit të vijonte rrjedhën e saj të jetimit e, në këtë rast komod, kur fëmija ishte djalë. Motaku kishte nevojë për përkujdesje, për përkëdhelitë e nënës, për buzëqeshjen e babait.
Ndaj e dhembëshura, halla e tij, me një emër të përbotshëm, thellësisht të njohur e të ngulitur në kujtesën njerëzore, Hava (Eva), fitoi "mirëbesimin" për ta rritur  djalin. Por ai kërkonte të pinte qumësht gjiri, kërkonte të rritej si çdo vocërrak. Halla e mbante në gjoks dhe e "gënjente" djalin me gjirin e saj që "prodhonte" qumësht. Ai me reflekset e kondicionuara lëshohej mbi gjoksin e hallës, e cila ishte e detyruar të improvizonte rolin mëmësor.
Por ndodhi një nga çuditë e pabesuara dhe të befasueshme në ekstrem të besimit, ndoshta dhe rast i veçantë dhe në Botë. Një ditë, çuditërisht, halla mesogrua, e divorcuar para do kohësh dhe nëna e dy vajzave të bukura, Zenepes dhe… ,  diç ndjeu… Në kapilarët e gjinjve të saj, diç rrodhi... Mos ndoshta ishte një "refleks", që imitonte pikimin e qumështi të gjirit?! Mos ndoshta në këto çaste të lodhshme të nipit, Perëndia vendosi të bëjë të pamundurën dhe të sillte qumështin për motakun e vogël?!...
Ndoshta i erdhi keq për motakun jetim. Pa bulçitë e Neimit dhe qetësinë e tij të fituar; ndieu se magjia kishte bërë punën e saj. Nga gjoksi kishte shpërthyer me magjizëm dhe perëndishëm qumështi i gjirit. Ai qumësht ushqyes, vitaminoz i jetës, i cili, në përmbajtjen e tij, ka sy, që vështrojnë ëmbël, ka fjalë përkëdhelëse nëne, ka ëmbëlsinë më të madhe dhe më të bukur të botës, ka impulsimin për të kultivuar cilësitë dhe virtytet më të mëdha të jetës... Ky qumësht ka gjithçka i duhet jetës!... Qumështi i gjirit jep këshilla të mëdha...Në atë çast triumfator dëgjoi një zë të ëmbël, një zë që buronte nga një gurmaz i pakapshëm. Në fillim, mendoi se mos ndoshta, dikush inskenonte, dikush bënte shaka me këtë sipërmarrje "nëne", ku s'kishte pikën e qumështit dhe kur qesendia rendte në  një vend të djerrë... E dëgjoi përsëri zërin tek i thoshte: "Këtë e bëra nga që ti ndërmore një hap të madh dhe se POROSITË E TË LARTIT janë të tilla". U zbraps pak dhe çudia arriti pikën kulmore: "Po, po, qumësht i vërtetë...!" Nuk mund ta mposhte ndjesinë e nënës, nuk mund ta mposhte forcën e madhe të arsyes, nuk mund të mos çuditej me mrekullinë,  që po i ndodhte  dhe po i fanitej me një vërtetësi të dallueshme dhe jo fantazore para syve...
Shpërtheu në atë çast me zë thirrës: "I miri i nënës, bukuroshi i nënës!... Perëndia na ndihmoi!"- dhe pastaj filloi e ekzaltuar në kulm këngën ninullë...
Pi, o vogli i nënës pi,
qumështin e gjirit tim,
Qielli u hap dhe dielli ndrin,...
Bilbilat po nisin këngën,
Dallëndyshet nisin
fluturimin me cicërrima,...
 Nina - nana, nina - nana,
o Neim, i vogli i zemrës...
Në atë çast, dikush e dëgjoi këngën ninullë dhe e quajti  hallën se kishte "luajtur" pak nga pozicioni i saj i matur... Ç'të ishte ky shpërthimi i saj?!
Si dhe çfarë kishte ndodhur?
Hynë në dhomë dhe dëgjuan paksa ninullën... Halla vazhdonte të këndonte në një gazmim pranveror, kur sythet shpërthejnë gjethezat dhe lulet fillesën ëmbëlsore në rrugëtimin vegjetacional...
Pi, o i vogli i nënës, pi,
qumështin e gjirit tim...
Nina - nana, o i ëmbli i nënës,…
 Qielli s'ka më vranësira,
shi më s'do të bier,
nga qielli i kaltër dhe i ndritshëm
qumësht ushqyes po pikon...
 
2.
"U çmend halla!- thirri mbesa e saj, duke folur me zë të lartë e shpotitës. - U çmend halla, - rithirri përsëri dhe u tha të tjerëve: "Ejani, halla a a a ...., diçka pësoi!"
Të gjithë u grumbulluan si një grusht kureshtar njerëzish, kundrues në një spektal marrëzie.
Halla, sakaq, u çua në këmbë me Neimin në dorë.
”Unë, s'kam pse të çmendem!..." - dhe shkëputi djalin e vogël nga gjiri. - S'besoni në këtë gjë të Perëndisë? S'besoni që tani vogëlushi do të ketë qumësht nëne?...".
Dhe pastaj me një dorë shtrydhi gjoksin... Nga gjiri i saj pikoi qumësht... Të gjithë u befasuan nga kjo ndodhi e pazakontë. Po, po, nga gjiri i saj pikonte qumësht!  
Nga gjoksi i hallës po derdhej qumësht, apo mjalt rritës fëmijësh?!...
Mosbesimi i fillimit u trondit dhe shkallët po ngjiste besimi. Ishte për të mos besuar dhe për të vërejtur me habitëri këtë gjest antinatyror dhe antibiologjik. Dhe në të tilla raste njerëzit fërkojnë sytë, pasi shohin gjëra të fantazuara, cirkuike apo sikur s'gjejnë dot çelësin, që sjell këtë numër cirkuik...
"Si ka mundësi që halla të ketë qumësht?!”- pyeti përsëri mbesa, por këtë herë pyetja  e saj u var diku në një vend besues, siç mund të varet një "send i kotë" në një varëse të zakontë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi