Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 731
Points : 1424
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

    " Deri kur?!..." poezi nga Vjollca Aliaj    Empty " Deri kur?!..." poezi nga Vjollca Aliaj

27th October 2018, 15:02
Një  brumim i nevojshëm kreativ në këtë krijim të poetes Vjollca Aliaj…
 Protesta dhe revolta kreative buron nga një shpirt i përgjegjësuar, i cili kërkon me insitim progresivitetin jetësor… Është një përpjekje për të dhënë mesazhe të mëdha për ndërgjegjësim: Jeta të marrë fizionomi tjetër  të bukur, të shpirtë …
Kjo realizohet vetëm me vizion, mendime risi  e jo “laj-lule” kotësirë. Pak a shumë, ka mbështetje në atë parabolë të thekur: “Kotësia e kotësisë është kotësi”…
Irealja duhet lakuriqësuar, realja duhet të skeptrizohet si mbretëreshë.
Plagët e sistemit duhet të kurohen  në një terapi aktive…
Pyetja retorike “ Deri kur?!” ka përgjigje  të zbuluar në reticensën e saj…”.  
                                                Kristaq F. Shabani
 
 
 
Vjollca Aliaj
 
 
Deri kur?!...
 
 
Nuk mjafton
Të dëgjosh një lajm

për dhunimin e një femre,
Të dëgjosh britma njerëzish pa kontroll,
Të dëgjosh psherëtima çjerrëse

e pastaj
të thërrmohesh, tërësisht,

në trishtim…
Nuk mjafton,
Të thuash: “Sa keq më vjen!”
Të thuash: “Çfarë fati paska, e shkreta!”
Të thuash: “Injoranca të mbyt!”
Të thuash: “Fajin e ka fukarallëku!”

 e pastaj
të derdhësh lot, në heshtje…
Nuk mjafton,
Të varësh në qafë

një copë karton,
Ku mbishkrimi:

 “Stop dhunës!”
përcillet si “larje borxhi” ,
Të mbushësh rreshta gazetash

me fjalë të mëdha,
Ti biesh gjoksit,

 në shenjë mbështetjeje,
Të gjesh policin,

 në çdo kënd rrugice,
Të shohësh, pas hekurave,

 një dhunues e pastaj
të frymosh çlirueshëm,

Nuk mjafton,…
Se, kjo “legjendë”

pamjaftueshmërie,
Mrekullisht,

ushqehet me qumësht gjiri,
rritet kaq reale,
Brez pas brezi,
Duke u shndërruar,

herë në një vorbull,
Herë- herë

 në një lumë që merr përpara…
Deri kur?!...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi