Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 731
Points : 1424
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Unë urdhrat i marr nga zemra”.... përsiatje për poetin  e talentuar, zënjohur, Petro Dudi(Kavalieri)   nga Prof. Kristaq F. Shabani  Empty “Unë urdhrat i marr nga zemra”.... përsiatje për poetin e talentuar, zënjohur, Petro Dudi(Kavalieri) nga Prof. Kristaq F. Shabani

31st October 2018, 12:36
Mendime kritike dhe meditime poetike

“Unë urdhrat i marr nga zemra”....
Përsiatje

për poetin  e talentuar, zënjohur në Letësinë Kombëtare, Petro Dudi (Kavalieri) )

nga Prof. Kristaq F.Shabani I.W.A
Pikëpjekjet poetike kanë brenda strukturës së tyre qarkullimin e limfës poetike, një qarkullim disi i veçantë që ngjiz, pulson dhe shpërthen ndjesi marrarendëse të
një superioriteti ngacmues, të një volume që kërkon përgatitje përballimi dhe që ndez shpirtrat edhe kur janë në pragje eliminimi.
“Mos qeshni me fjalën time të hidhur apo të lajthitur” shkruhet në epitafin e një varri… të një shkrimtari të madh. Alegoria dhe sarkazma pasthirrmojnë në një ritëm që të çudit.
Doganierët prusianë hapin valixhen për kontroll të shkrimtarit poetit të madh Hajnrih Hajne, ia kthejnë mbarë e prapë, ngatërrojnë duart e tyre të dhjamura në veshjet e poetit në kërkim të
ndonjë libri të rrezikshëm… Kohë inkuzicionare. Poeti mban me dorë flokët që ia merr era e nëntorit, qesh me vete me këtë figuracion dembel, bajat dhe të trishtë, shfryn hidhur me mend… Pengimi i madh…
 
Oh, ç’budallenj që jeni!
Ç’kërkoni kot me kaq tërbim?
Vërtet kam kontrabandë me vete,
por e kam të fshehur në trurin tim…


Po kam në kokë dhe libra plot
Ata gjithë ditën cicërojnë

Si zogj në çerdhe dhe janë ca njerëz
që kanë shumë qejf të m’i konfiskojnë...

Viti 1843.
 
Por po të kapërcejmë në shekullin tonë. Në bagazhin tim për në vendin fqinj më gjetën ca libra. Ishin plot 36, numër simbol, ashtu siç mund të ishin 24 se ne kemi një teori të universializmit...
Doganieri i vendit fqinj më pyeti në gjuhën e tij: ‘Po këto ç’janë?”
Unë iu përgjigja me finesë: “Libra...” Ai vazhdoi: “Në shqip?”
“Po” iu përgjigja. Doganieri e shfletoi dhe më tha sërish: “POEZI?”
Unë iu përgjigja përsëri me kortezi. “Ç’titull kanë?” Një titull interesant i thashë: “UDHA PËR NË ZEMËR”. Libri kishte marrë vizë hyrjeje. Ishin librat e poetit Petro Dudi, libri i parë i tij që ishte një sakrificë tejet e rëndë; ishin cicërimate tij  të ruajtura me ëmbëlsi nëne,… Krijesa e parë ecte pa proteza druri, por me këmbët e kolme të dirigjuara nga një mendje tejet poetike e gjalluar, shpërthyer nga sythe që prisnin, por që, pas shpërthimit, lulesa kundrohej ëmbëlsisht dhe si një virgjëreshë çudiste kalldrëmet poetike, krijimet e dirigjuara, formatet, përshtatjet, ngjitjet, a qendisitet peotike. A përfytyroni që nënë – Poeti kërkon të lind dhe “gjinekologët “ redaktorë i thonë fare natyrshëm me ton urdhërues: “MOS LIND!” … Si mund të pengohen
lindjet e natyrshme?! ISHTE KOHË E TURMBULLT ATËHERË…, binte breshër, binte shi, poeti dontet të lindte, “gjinekologu” i thoshte: “MOS LIND!” me ton
urdhërues.
 
Tërë jetën desha
“S’e gëzova rastin,
Të lozja me vargun që në vogëli si Esenini,
As më zgjuan: “Çohu, kont,  të presin vepra të mëdha,
As më përkëdheli fati si Sofokliun...
Po desha tërë jetën, e desha nazemadhen,
Dashuruar kështu dymijë vjet e ca...

Unë dua të rend  të fluturoj gjoku i këngës,
Unë urdhrat i marr prej zemrës…

 
Kështu hapet sipari i një vepre pa fjalë të krehura, sipas albumeve komercialë, të gjetjes të një emri i madh…
Emrin e madhe dhe përvijimin poeti e kishte të ndezur në shpirtin e tij të madh, në fjalën e tij profetike, në idetë që gjeneronin, në shpërthesat e sythave që nuk i mposhti dot ngricimi dhe akullzimi i dimrave… Dhe do të fillonin të shpërthenin 27 vezuvë poetikë, të mbushur plot e përplot me llavë poetike të zjarrtë…
Kompozicionaliteti i ndërtuar në “Zjarrin e bukur”,  “Shtigjet e fatit”,  “ Kohët me Maska”, “Burimi i heshtur” në një kuartet tipik poetik zbulon eksplorimin; ndjenjat figuracionojnë duke kërcyer në vallen e dashur në valsin e “Mbretëreshave”, këngën dhe truallin dhe atë mondane, zogjtë fluturojnë ëmbël, dashuritë kanë një timbër tjetër, egërsia sulmohet në arenë gladiatorësh, bota lakuriqësohet, rruzulli pyet vetveten a është i rrumbullaktë, Kolombi e zbuloi gjë, dyshimi ngrihet në Institucione, shqetësimi….Poetët janë të çuditshëm… Ata janë
tejet të sinqertë “vital”;  aftësia e tyre prefenciale në sentencat poetike: Strehëza e parë dhe e
fundit e poetit Dudi është kulm në Piramidë: Njeriu me vlerë…
 
Aludimi poetik vjen natyrshëm:
“E dua pemën
që në zgrip sfidon rrëpirën,

Rrapin shekullorin
që përshëndet me mijëra duar,
e më shumë Ullirin, kronikanin,
atë që mbolli dashurinë e njeriut,
Pale me hardhinë  në gotë
t’ia shtrydh  gjinjtë, ia dua..


Frymëzimi, yjet me poezi dua t’i shkund
Njeriu strehëza e pare dhe e fundit...

 
Temat rroken me një individualitet prezent dhe paraqitës, veshur me një figuracion që të rrëmben:
 
Unë jam Gjenerali  
që më bëri dashuria,
Sulmuar qofsha
Nga përqafime dhe të puthura
Mbi supe
mbaj dhe dua :

Spaletat
më të bukura!

 
Nuk ka nevojë për koment dhe tepëri. Poeti Dudi i gjallë me vargun e tij në aerodrome, pra “gjenerali pa spaleta: -Hesht në punë, - i thoshnin.
Ç’ na gjeti, o sarkazëm e pështirë!
Vitet janë të gjitha të bukura. Analisti më i mirë i stinave dhe i viteve është vetë Poeti. Atij i vjen keq edhe kur dufon, edhe kur ngulmon dhe kur grushton poetikisht dhe kur ndoshta tregon memecëri të shtirë që do të shpërthejë nesër dhe do të tronditë. Poeti është vullkan, gjithmonë aktiv që nxjerr lavë dhe jo jargë..

Zemra ime, o njerëz,
Më digjet zjarr i bukur.
Gjithë stinëve të jetës
u jep nga një të puthur.
Këtu ndoshta pa herezi, pa fanatizëm, por me dlirësi bën thirrje për kthim si dhe analizë të sinqertë nga pozitë evoluimi.
 
 
Një kometë bishtgjatë
me stërkala gjaku
Dashuria ime…


të trazoj dua heshtjen e yjeve?

Dua të luaj me nusërinë e luleve,
por kurrë

me dhimbjen e dashurisë së njeriut.

Mos u habit me mua  burrin me mjekërr,
edhe unë si ti, ngandonjëherë,
kam nevojë të mbështes kokën në një
prehër
Dielli përtej telave me gjemba

 e duke përfunduar:
“ Mua gëzimbregosurin
më bën gota çakërqejf,
ja frika, ja nata,

ja e liga u fsheh...
Ah, sikur t’i vija frerin kohës.

 
 
Dëshirë kjo që, ndoshta, poetit i ka mbetur peng... helm. Brengat derdhen, fati pikon brengë, buzëqeshja me brengë, trishtimi blu, ahet si radioskopi poetike të shpirtit të trazuar me shqetësime njeriu të përkushtuar, që kërkon ndezjen e dritës shpirtërore.
Jashtë fryn erë,
nga vjen për ku?
Në peizazhin gri ka një trishtim blu...
Ose dhe:
Dhe mendoja:

‘”Gurgullime gjaku,
vërshime të pranverës.


Dhe mendoja :

“Ç’është harbimi i Menelaut,
para sulmit të heshtur të
Helenës?!...”


Maskat janë në preferencë jo vetëm të njerëzve, por edhe të vetë kohërave.  Në vallëzimet moderne vendoseshin maska me portretizimin e kafshëve të pyjeve dhe këto maska , të cilat vendoseshin që vallëzuesit të mos tregonin identitetin  në kohët moderne maskimi i tillë individualizoi shpirtin...Dhe në kushte të tilla duhet shumë mund të njohësh apo të zbulosh maskat. Ndaj poeti ka nëj shpërthesë të jashtëzakonshme në poezinë :
 
KOHËT ME MASKË

Vë maskë palaçua e ne qeshim.
Vë maskë banditi,
o qajmë, o vdesim.

Kur kohët vënë maskë,
Ç’duhet të bëjmë?
Ç’duhet të presm?
Në në njëpoezi tjetër ai shprehet:
Thonë

Thonë ,
që trimat
i merr plumbi në ballë;
Po pas shpine
ç’i kanë ato plagë?
 

Si përfundesë për këtë vëllim hyrës në një “enciklopedi poetike” të Poetit të talentuar Petro Dudi, i cili nuk e merr meritën nga Maja e Mprehtë e Lapsit e shtirur, por nga produkti i tij kreativ dhe fizionomia e tij tepër e veçantë, pa u sozuar…
Lakonizmi, humori i thekur, ironia “universitare “ e shtratëzuar me ironinë therëse të trevës nga rrjedh, Lunxhërisë, intelektualizmi i përcjellë nga dituria e fisit nga origjinohet, fabulizmi shtrat dhe kontur i çdo poezie, ideja dhe tematika e larme, eksplozicioni  poetik, figurimi poetik i ëmbëlsuar apo i mjaltësuar me të shprehurën e klasit, pritja në shteg dhe shpartallesa e shtegut…, varg tipik në ndërtesë dhe në art grafik domethënës, gjetje të panumërta në kërkesën e diturisë dhe krijime të fjalëve profetike(kontribut vetiak në urtësinë njerëzore), epigramime,
urtësi fjale, hulumtime e tjera i bëjnë vëllimet poetike të Dudit të dritojnë, thimjamizojnë, të të pishtarizojnë, të të busullizojnë në udhë, në dritë, në mendim të lirë, në gjetjen e çelësit hapës, kur nuk di se ç’të bësh me mendjen, kur shtegton në mjegull, kur si  i pafat kërkon fatin, kur mitet shuhen, kur ndeshesh me dashurinë , por edhe me misterin, intrigën, por edhe kur ndodhesh në “Ishullin e Epshit”, pasi në ndihmesë të vinë 1021 urtëzi aforike dhe shndërohesh në një shkemb të gjallë… për të përballuar jetën dhe peripecitë e saj të vrullshme… Kjo poetikë e thënë ndryshe është një shkollim jetësor dhe një kulturim jetesor për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të mençurohen …

Futuni në këtë univers diturie dhe dashurie… Një këshillim që , pasi të futeni në këtë Univers poetik do të ndihemi mirë …
Gjirokastër, tetor 1998
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi