Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 731
Points : 1424
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

      “PLURALISTET”    poemë satirike nga     FOTO MALO ,    REVISTA “HOSTENI”  , tetor 1989 Empty “PLURALISTET” poemë satirike nga FOTO MALO , REVISTA “HOSTENI” , tetor 1989

31st December 2018, 13:00
retrospektivë
 
NGA KRIJIMTARIA  PËR KONKURSIN LETRAR DHE ARTISTIK PËR NDER  TË 45  VJETORIT  TË ÇLIRIMIT TË ATDHEUT
REVISTA “HOSTENI”  , tetor 1989
 
             FOTO MALO
          “PLURALISTËT”
                      Poemë satirike
*
Ministër jam dhe e kam hak,
Por detyrime kam jo dhe pak.
S’do ta shijoja këtë nder,
Sikur mos qe një miliarder.
 
Nuk do të mbetesha  në listë,
Mos ishin dy industrialistë.
 
Ministër jam , jo lapanjos,
se lidha besën me një bos.
Se, ndryshe, s’hyja në fushatë,
Nuk haja dot asnjë kafshatë.
 
Ndaj, kundërshtar, të më kuptosh,
që dhe tash më flak në kosh;
Po e harrova sadopak,
kravata shpejt më bëhet lak.
 
Ç’kërkon, padroni im, e di:
një spekullim me leverdi.
Kërkon për armët treg të ri,
Fuqinë unë ia përtëri.
 
Pra, qofsha edhe kryetar,
Moj me qafën në kular.
 
Po turivarur, ti mos rri,
se vijnë zgjedhjet pësëri,
Ndërrim i kuajve afron,
fushata shanse të afron.
 
Fitova unë? Vetëm fol,
Të jap dhe ty një portofol.
Të jap dhe një e dy e tre
në qeverinë më të re.
 
Fitove ti? Pa shumë fjalë
Nja dy- tre portofolë më fal.
 
 
Kështu vërtitemi, o mik,
në karuselin politik.
Lëshojmë pe, po frerët kurrë.
Ju? Tundini ata flamurë…
*
Mos vallë na prish kjo “shumë”?
Asnjë, se janë nga një brumë.
Pra,  kryesorja, gjithsesi,
ky pluralizëm, shumësi.
 
“Veç një parti? Ec merre vesh:
Lakrat e kujt do nxjerrë në shesh!
Monotonia më bën derr.
Inatin s’kam se kujt t’ia nxjerr…”
 
 
Kur e dëgjoj, ndjej neveri:
tre muaj me një qeveri!
 
Ç’bëni , zotërinj, politikanë,
pse rrihni ujë në havanë?!
Botoni shpejt këtë vrojtim:
Gjashtë muaj vendi pa votim!
 
Mirëpo dhe zgjedhësit (ç’telash!)
e kanë më qejf të shkojnë në plazh.
 
Të marrë fund kjo apati,
të mblidhen prapë shtatë parti,
Të nisë festa me fanfarë,
të bëhen lodra farë- farë.
 
*
“O miss Kompromis, buzëqesh;
larto ti një ylber mes nesh,
Po kacafytemi beter
(si perëndi në re një herë).
 
Po ti ke naze, s’begenis,
ndaj nis qeveritarja krizë,
(që ne e presim me dëshirë),
ta qeverisim sa më mirë…”.
 
E nëpër rryma, dallgë, valë,
Kaikja shteg kërkon të dalë.
Këtë kaike pa timon
veç pluralizmi e shpëton.
 
Mirëkuptimi në moçal
demo- social- liberal.
Dhe manovrimi mjeshtëror
Demo-social- konservator.
 
Pra, ekuilibri ideal
djathtas-majtist tradicional.
Origjinali mozaik
republikano-monarkik!
*
Evropa plakë mirë e di:
Pluhu-ralizmi bën çudi.
 
Demokratik një goxha shtet,
por një mengjes kërkoka mbret.
 
Në borxhe mbytyr si një lumë ,
tjetri kërkon moratorium.
 
Pra, kushtetuta jep të drejtë
në strofkë të ujkut të hysh krejt.
Liri të plotë ke si vend
të mprehësh ujkun në parmendë.
Ujkun me ka e dele tok,
liri me saç, kërbaç në kokë.
 
Po prapë në stan debate vlon,
Sikur po ecinme avion.
 
Arena plot toradorë.
kujdes nga demat, spektatorë.
 
Gjithçka e qartë: Botë e lirë,
demokraci me shumë brirë!
 
Latinçja, që i qofshim falë,
na la si amanet një fjalë,
La “pluralizmin” kuptimplotë,
që”shumësi”në shqip do të thotë.
 
Pra shumë mendje dhe ide
dhe shumë qejfe dhe mide.
Nën një kapele shtatë kokë,
një kokë shtatë kapele tok.
 
Kush pluralizmin ka flamur,
nuk pyet më për kufie mur.
Me kushtetutë ke të drejtë
Në strofë të ujkut të hysh  krejt.
 
*
Fushatë e zgjedhjeve afron
(alias I thonëluftë për fron).
 
Ti del dhe vë kandidaturë,
Po unë të bëj karrikaturë.
Fushatë  zgjedhjesh është, ndaj
 e kam detyrë të shaj.
 
Ndonëse tërbuar tërbuar je si qen,
Ti më buzëqesh si xhentelmen.
Dhe unë sharjen tënde “bajgë”
Filloj e komentojsi lajkë.
 
Kështu në sallë, në tribunë,
I hapin njëri –tjetrit punë.
 
Pra,  shaj i dashur, siç të shaj,
pa rregullohemi pastaj.
 
E ç’rrëzoj unë , ngreje ti
Embi ç’ngre ti, unë shkrepëti…
*
Me fantazi, humor në gji,
qendisa një nekrologji;
“ish kandidat për sadrazem,
Na la shëndenë befas mbrëmë!”
 
Organizoj dhe procesion
që një peshkop e kryeson.
Në arkivol “i ndjeri” rri
dhe shkon gjithçka për bukuri.
 
Kështu përpiqem, pra, bëj çmos
që kundërshtarin ta varros.
 
 
Tek- tuk vendoset ndonjë minë,
që sikur prish poezinë.
Sepse rivalit ndonjëherë
i fluturojnë trutë në erë.
 
Po ne, një pozicion e pozë;
dy kundërshtarë dinjitozë!
 
*
Kjo ndeshje dhe në parlament
në opozitë nuk do mend.
 
Qëllova unë,  gjegjesh ti;
Pra, unitet në kundërshti.
Qëllove ti, kam radhën vetë;
pra ,kundërshti në unitet.
 
Fillo, koleg, qëllomë, pra;
ftilloje qimen, bëje tra.
Sajo çdo kundërargument,
debati veç mos rrijë në vend.
 
Bash si një ring e në tapet,
veçse kujdes mosmë shkapet.
 
“Ari i zi”, “ari i murrmë”,
gjer filli humb e humb çdo gjurmë.
Kopili sa të dalë në shesh,
të dy ne ngopemi përshesh.
 
Pa polemikën fjalëthartë
Vdes Dhomë e Ulët, ngordh Dhoma e Lartë.
Lezet ka dhe  një skandal,
sepse zemreku ndryshe ndal.
 
Por, natyrisht, jo si dikur
që kacafytej burrë burrë
e shkulnin flokët porsi gratë,
kërciste  kokën dhogë e thatë.
 
Dhe tash, ja, në gatishmëri
makina e urgjencës rri…
*
Përpara, zoti president,
shpejt qeveri e re zë vend.
 
“Djathtas ndero, partitë! Oll rajt!”
(Për variacion, dhe një i majtë).
 
Eurokomunist, lëviz
së kuqes ngjyrë vuri vizë!
Me flamurin e verdhë, yrysh,
në bukë të qeverisë të hysh!
Ke pjesë që kur bëre benë
të militosh në Borgjo- benë.
 
Shkëlqe , pra, në oratori:
“revolucion” në teori!
 
 *
 Poema “ PLURALISTËT” Poemë satirike e poetit, studiuesit, shkrimtarit FOTO MALO, është vlerësuar me  çmim të parë në konkursin kombëtar letrar artistik, në nëntor 1989,por autori nuk e botoi në libër, sepse shkoi me arsyetimin se nuk donte të shkonte kundër “rrymës”…
Thelbi dhe substrati i poemës: Kritika paraprake ndaj fenomeneve negative që shoqërojne tranzicionin.
 Kjo është një meritë e padiskutueshme e njohjes së gjendjes  dhe e precipitimit të mëtejshëm të saj .Këtë mund ta bënte vetëm një mendje e zgjuar.  Në të flitet për pluralizmin politik, para se te hidhej për diskutim në shoqërinë shqiptare.
Kjo poemë duhet të njihet mirë nga lexuesit  dhe të kihet parasysh, kur është shkruar …
Duhet të hyjë në fondin e Letërsisë shqipe në fillesën e plurimendimit dhe të zanafiillës së letërsisë ndryshe.
Shfaqja e kësaj poeme  është një kontribut i nevojshëm, i cili duhet të tërheqë vemendjen…
Kristaq F. Shabani  

Dhjetor 2018
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi