Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

  Ditari i shkrimtarit:  APEL ORGANEVE TË TË GJITHA RANGJEVE Empty Ditari i shkrimtarit: APEL ORGANEVE TË TË GJITHA RANGJEVE

20th September 2019, 00:30
Ditari i shkrimtarit
APEL ORGANEVE TË TË GJITHA RANGJEVE
DILNI NGA TULATJA , PËRGJUMJA ,"SHFRYTËZONI" POTENCIALIN KREATIV , QË SHQIPËRIA TË KETË VENDIN E SAJ NË BE
Nga Didian Shtatori
1.Tri pyetje “asgjësuese”
A kanë dijeni, informacion, organet vendore për kapitalin kreativ të njësisë së tyre?
A kanë dijeni për shoqatat , lidhjet , klubet letrare, artistike që veprojnë në hapësirën e tyre?
A e shfrytëzojnë këtë potencial progresist ?
Duhet …
Për publikimin e letërsisë, kulturës së vendit duhet të veprimohen shkrimtarët poetët, artistët, studiuesit , pedagogët , pasi , vetëm ata, dinë të paraqesin identitetin bukurinë e vendit me veprat e tyre…
Sa pak organet vendore e aktivizojnë dhe e inkurajojnë këtë kapital të madh kreativ, kulturor, inteligjent të vendit!…
2.
Mëngjesi i sotëm ishte një mëngjes i bukur , pentagramor.
Një takim me intelektualin arbëresh FRANCESCO CANDRVA, në qytetin magjik të Gjirokastrës. Ishte një dëshirë e dyanshme për takimin e frytshëm.
“ Ju shkrimtarët , poetët na e zbukuroni rrugëtimin tonë në Shqipëri… Ku t’u gjejmë ?!”
Ing. FRANCESCO CANDRVA, arbëresh
Ka të drejtë Francesco… Ku të na gjejë, pavarësisht se ne ndodhemi këtu …
Ai vijon të na thotë : “Ne duam libra të tillë, të cilat janë “flori” të vendeve të të parëve… Sa po gëzohem, profesor, që po takohem me JU!”. Gëzim i dyanshëm !
&
Kemi kërkuar që turistëve t’u vëmë në dispozicion vepra të denja, jo vetëm në shqip , por edhe në gjuhët e Botës …Por “mbetakët” nuk e miratuan një mjedis , ku të mblidhen poetët , shkrimtarët, artistët ! Kush mund ta miratonte ? Prapanikët? Ata, që e kanë mendjen në gjëra të tjera!
Francesco u befasua , kur i treguam Antologjinë Poetike Universale “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE)4 me poetë nga 105 vend e të Botës dhe krijime me rreth njëzet gjuhë të huaja. Një globik poetik befasues!
“Fenomenale,- na thotë, - kjo është kjo vepër…, pasuri, thesar…”.
Na bën dhe një pyetje : “Ka shumë shkrimtarë , poetë, artistë Gjirokastra?”
Ne i përgjigjemi dhe numri , të cilin i themi, për këtë ekzistencë, e befason , duke u shprehur: “Sa i talentuar është populli ynë!”
Në sytë e tij bardhoshë e të ndritshëm kundruam gazmendin…
&
Tv heshtin…
Gjithçka hesht…
Për letërsinë Tv e Gjirokastrës janë bërë memecë, kur përfaqësues të botës shkrimore edhe me origjinë nga Gjirokastra po vlerësohen nga organizmat prestigjioze letrare të Botës…
O Tempora! O Mores! Po kjo gjendje është dhe në kryeqytet, pale në rrethe të tjerë…
Nxënësve të shkollave u rekomandohen ende për t’u lexuar libra me “arushë, dudushë, miza e milingona, ketra dhe dhelpra, ujër e luanë” e xhinga- mingla! … Nuk u rekomandohen libra tipikë që të mundësojnë rritjen graduale të njohurive… Asqë mund të mendohet që mësuesit e tyre të kenë informacion dhe të dinë evoluitetin kreativ të letërsisë dhe parimitetin e ri të saj …
E çfarë interes do të ketë tani me libra të tillë, ndaj më mirë luaj me “telefonin”!…
Asqë mund të mendohet që mësuesit , pale nxënësit , studentët të njohin kreatorët e një qyteti të periudhës së plurimendimit, pastaj çfarë mund të thuhet për Shqipërinë apo për Trojeve Shqiptare!
Një mori problemesh që duhet të njihen nga kryetarët e bashkive , deputetët, njerëzit e vendosur në poste, të cilët, shpeshherë, nuk dinë të lidhin dy fjalë , apo përsërisin fjalë të mësuara përmendësh!
Kohës i duhet kultura, arsimimi ,etika, profesionalizmi, që ndriçojnë dhe progresojnë shoqërinë…
Pa letërsi, art nuk ka kurfarë zhvillimi…
3.
Një bisedë tepër miqësore, entuziaste. Z. Francesco u befasua nga libri “VILARËT E VERDHË” dhe “PEMNAJË E ARTIT TË BLERUAR| ( dy librat e mi ), “GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU” poema dramatike e dramaturgut XHEVAT LIMANI, interpretues i figurës së Heroit, “Orbita e fjalës” (The word’s orbit) e Dr. Bexhet Asanit.
Ai shfletopi dhe Antologjinë Poetike Universale Pegasiane” KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 4, ku është përfshirë edhe Atë Antonio Bellushi, kryestudiues i njohur arbëresh dhe poeti Mario Caliva.
U interpretuan krijimet: “Dielli”, “Ghënza e errët”, “Cinxrri dhe milingona, “Ti je si illi” të At Antonit dhe “ Kështu larg e kështu afër” të Marco Calivës.
Z. Francesco na zbuloi se shkruante poezi, pavarësisht se profesioni i tij ishte Ing. kimist… Ai jetonte në Belgjikë, por kurrë nuk e harronte vendlindjen e tij. Shoqërohej nga bashkëshortja , e cila, edhe ajo, e dinte gjuhen arbëreshe. Fliste rrjedhshëm Francesco gjuhën arbëreshe dhe ishte mik i At Antonios , të cilën e kishte vizituar në Frascineto, para pak muajsh.
Interesante ishte dhe udhëheqësja e guidës me turistë holandezë, e cila, sa pa librin për Skenderbeun, na tha, duke buzëqeshur : “Ky është Heroi i Shqipërisë ,Skënderbeu!”
E pyetëm holandezen se, a e kishte pëlqyer Shqipërinë . Ajo s’përtoi të na përgjigjej :
“Shumë vend i bukur… Kaluam mjaft mirë… Gjirokastra e jashtëzakonshme, qyteti dhe rrethinat”…
Holandezët do t’i shohim, pas një muaji, si do të sillen ….
&
U përqafuam me Francescon shkëmbyen e-mailin dhe telefonat për t’u ritakuar dhe ai të dërgonte dhe poezitë e tij .
z. Kiço Muçi nga Gjirokastra dhe z. Bajram Kodra nga Tirana, inicues të takimit, ndoqën këtë bashkëbisedim të bukur, interesant dhe të frytshëm .Madje , morën pjesë aktive . Dhe ky takim ndodhte në një ditë pegasiane të Muajit të Simbolit të Muzës….
Gjirokastër , 13 shtator 2019
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi