Share
Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 641
Points : 1153
Reputacioni : 2
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld-al.com

"Vështirësitë na burrëruan me shpejt, na bën njerëz luftarakë dhe këmbëngulës për jetën" Nga Ing.KRISTO KAURI, SARANDË Empty "Vështirësitë na burrëruan me shpejt, na bën njerëz luftarakë dhe këmbëngulës për jetën" Nga Ing.KRISTO KAURI, SARANDË

prej 13th December 2019, 21:19
"Vështirësitë na burrëruan me shpejt, na bën njerëz luftarakë dhe këmbëngulës për jetën"
Nga Ing.KRISTO KAURI, SARANDË


Ne i përkasim një brezi që u rrit në vështirësi, por këto vështirësi na burrëruan dhe na mençuruan me shpejt. Vërtet, na mungonin shumë gjëra në moshën e rinisë; nuk kishim privilegjin të shijonim të mirat e shekullit të 21-të, arritjet e teknologjisë….,por rrugëtimi në vështirësi na bëri njerëz luftarakë, këmbëngulës për jetën, njerëz që morëm vetë fatin tonë në dorë.
Kishim ndjesinë e realitetit që jetonim, njihnim dhe kuptonim mirë vështirësitë që kishin prindërit tanë, për të na rritur dhe edukuar, prandaj luftonim për t’i kënaqur, për t’i gëzuar, duke realizuar me të mirën në shkollë dhe në jetë.
Këto veti, këtë karakter luftarak, na e kultivuan me shumë dashuri dhe durim prindërit tanë. Që në moshë të vogël, na edukuan të duam gjyshin, gjyshen, gjitonin, të respektonim dhe nderonim të moshuarit, mësuesin, miqtë, të dashuronim punën, shkollën, librin… Përvoja dhe traditat e prindërve, dashuria, mirësia, fisnikëria e tyre, kaluan pa leksione në ADN tonë, dhe u rrënjosën në shpirt. Vërtet nuk kishim rroba firmato, nuk kishim këpucë, por opinga llastiku, nuk kishim çanta librash, si tani, por një copë beze të qepur; na mungonte krevati i rehatshëm me dyshek pambuku, e kishim prej kashte, nuk kishim kompiuter …, me këmbë shkonim në shkollë edhe dy orë larg dhe kurrë me makinë…, por, brenda nesh, rritej një botë shpirtërore e bukur, e pasur, e çiltër, plot ndjesi, fisnikëri dhe mirësi.
Në trurin tonë, gradualisht, zinte vend mendimi kritik për mjedisin që na rrethon, për njerëzit, natyrën. Me rritjen tonë u rritën ëndrrat, vizionët, dëshirat, fantazitë, pasionet për jetën.
Bukuria e brendshme, ky kostum shpirtëror, pasurohej dhe zbukurohej çdo ditë dhe ekuilibronte dhe mbulonte, më së miri, të gjitha mangësitë materiale që kishim. Ishte ky kostum, që prindërit dhe mësuesit u kujdesen dhe e “qepen” me shumë dashuri, mundim dhe pasion. Nuk ishte nevoja që prindërit tanë të na mbanin leksione të gjata, të merzitshme. Veprimet e tyre të përditëshme, sjellja, qëndrimi i tyre ndaj familjes, ndaj punës, shkollës, jetës…,  ishin leksioni më i mirë.
Jo vetëm prindërit, por kishim fatin e madh që mësuesit tanë, qoftë ata të shkollës fillore, shtatëvjeçare, të shkollës së mesme, të universitetit, ishin shumë të mirë dhe e meritonin, me tërë kuptimin e fjalës, këtë emër të nderuar. Ata nuk shikonin kurrë orën për të ikur në shtëpitë e tyre. Rrinin shumë kohë me ne,  na flisnin me shumë dashuri dhe pasion për poezinë, letërsinë, muzikën, për magjinë e natyrës, për misteret e pyllit…Flisnin me aq dashuri dhe pasion sa humbisnin nocionin e kohës. Na futën dashurinë për të lexuar libra, për të parë filma,të shkonim në teater, për të bërë poezi… Nga mësimi, nga leksionet, nga auditori…, ikje i mbushur me emocione, me ndjesi, dhe gjithmonë i menduar, për të vazhduar më tej hulumtimin e gjërave, të cilat mësonim në shkollë.
Ishin këto ngacmime, emocione, ndjesi…,që kultivonin dhe mbillnin prindërit dhe mësuesit tanë të dashur me aq dashuri dhe pasion, të cilat ndikuan fuqishëm në rrugëtimin dhe formimin tonë.
Të gjitha këto, jo vetëm na pasuronin trurin dhe kulturën intelektuale, por na mbushnin shpirtin. Shpirti mbushet vetëm, kur çdo gjë e bën me dashuri, me pasion, me përkushtim. Me këto armë, me këto cilësi, me këtë vullnet, me këtë shpirt, rrugëtimi bëhet më i sigurt.
Jeta është një mësues tjetër i madh, i pagabueshëm, por shumë i rreptë. Ajo të mëson gjithçka. Sa më shumë rritesh, bëhesh më i pjekur, më i mençur, me i qëndrueshëm, dhe e shikon botën që të rrethon me të gjitha ngjyrat. Më shumë mësojmë nga gabimet, nga kundërshtarët, nga kritikët, sesa nga miqtë tanë.
Në jetë, një rol vendimtar luajnë lufta dhe përpjekjet individuale, dëshira dhe etja për vetëdukim, lufta për t’u pajisur me të gjitha armët e duhura për t’u përballur me të. Këtu duhet të bejmë kujdes, nuk duhet të vrapojmë, të rendim. Rendim për të kapur trenin, autobuzin, orarin e punës….. Edukimi, mësimi nuk do shpejtësi, nuk kërkon vrapim, por do qetësi, mendim, gjykim, analizë, reflektim, vullnet dhe pasion. Rendja prish cilësinë e kostumit mendor dhe shpirtëror.
Sido që të jetë rrugëtimi, sido që të vijë fati, rrethanat, nuk duhet të ligështohemi, nuk duhet të sillemi keq me njerëzit, nuk duhet të bëjmë prapësira, por përkundrazi të shpërndajmë mirësi, dashuri, respekt..
Këtë nuk e kanë nevojë vetëm njerëzit, të cilët na rrethojnë, por këtë energji pozitive e kemi më shumë nevojë ne. Pa këtë energji nuk mund të krijosh, nuk mund të rrugëtosh, nuk mund të kesh suksese. Pa këtë energji nuk mund ta jetosh jetën.
Dhe çfarë ta bësh bukurinë fizike, kostumet, varëset e floririt, pasurinë…, kur brendia jote rrezaton injorancë, neveri, urrejtje, përbuzje, megalomani..Këta njerëz do të tmerroheshin nga vetja, nëse pasqyra, në vend të fytyrës dhe kostumit, do t’u tregonte shpirtin e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi