Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

2nd March 2008, 00:12
Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??
Je njohur përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë me një vajzë/djale dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohën e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj/tij dhe deri sa t’i i afrohesh tavolinës, truri i saj/tij tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo/ai e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj/tij dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty.
Ju, te nderuar forumiste, si mendoni, ku bazohet ajo/ai per te krijuar nje mendim baze per ju? Ju vete personalisht ku do te bazoheshit.
Mendimet tuaja jane te mirepritura.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Re: Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

2nd March 2008, 02:13
ne takimin e pare une menjiher i shikoj fizionomin se cfar e ka ,keshtu nese eshte i pabukur srrij as 10 minuta ika le te jet edhe gjeni .
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Re: Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

2nd March 2008, 20:00
- Sa mirë je “i veshur dhe i paketuar”
Këtu ajo tek ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hedhur ca rroba në trup, të cilat më parë kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë. Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës. Kur jemi në këtë temë, shumica e femrave i dëbojnë tipat e meshkujve që nuk përkujdesen fare për veten, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi. Sidoqoftë është më mirë të dukesh perfekt sesa i lënë pas dore. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili yt, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua.
- Ajo çfarë mbani në duar flet shumë për ju
Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t’iu lexojë më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se je tip lexues, i qetë. Do t’i interesojë se çfarë lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj. Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.
- Sytë flasin më tepër se vetë goja
Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Michael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mençur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: A janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe, atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të vetëdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo. Tjetër gjë që asaj i tërheq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu.

Kur një mashkull i kushton rëndësi vetes

Në rast se tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh femrës, që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Nëse ajo e sheh se rrobat tuaja janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frika nga ideja se është e pamundshme për t’iu kënaqur në jetë. Pra duhet t’i japësh ndonjë shenjë se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohës së saj etj. Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtpërdrejt se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodh për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë që të mos i pëlqejnë një mashkulli. Paramendo, po t’i thotë një mashkull një femre, “ti s’më pëlqen”. Kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq të thella sa që me muaj do t’i duhet të mjekohej për to.

Përshtypja e parë te sytë e femrës

Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre. Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj. Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptuar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe, kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës.

Natyrshmëria apo paraqitja e një femre

Një vajzë më kalon në krah dhe buzëqesh. E bukur? S’jam i bindur. Disa kile më shumë, hunda pak me hark, por ka diçka që më tërheq tek ajo, është intriguese, shprehet një mashkull i kohëve të sotme. Përgjigjja që mund të merrte është se: Ajo që të tërheq është feminiteti, por edhe siguria e saj. Një miks eksploziv sensualiteti që tejkalon estetikën të bën të harrosh centimetrat më shumë apo më pak, këmbë të gjata, të shkurtra apo celulite, s’kanë rëndësi. Është thjesht sharm, “sex appeal”, erotizëm i pashprehur. E keqja jonë është se na ndodh që shpesh të fiksohemi tek defektet dhe lëmë pas dore armën tonë më të fortë: Natyrshmërinë. Joshja seksuale është veçanti ose më mirë krenaria e të qenit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Në kohët që jetojmë ka shumë bukuri seriale, të manipuluara sipas operacioneve plastike.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Re: Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

4th March 2008, 13:10
kjo meduket e thjeshte,njeriu i ngritur intelektualisht,ka shumë cilësi që të shtynë të krijosh përshtypje të mira për te,njeriu gjysmë i ngritur të nxitë të krijosh huti dhe mjegullira rreth tij.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Re: Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

4th March 2008, 15:57
cfare ka shum qe nuk shkruhen besa ka do njerze qe edhe kafen deri ta psih ta peshiros ,dhe ora nuk ecen shpejt pa le me te bisedosh gjat ,more shaban po ti e din ketu ne ch krejt po thujse jan baushtellca me nji tet vjeqare qe ka prej tyre qe nenshkrimin sdin me gjit ,dhe cfar pershtypje te len aj njeri ,besoj zero.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Re: Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

5th March 2008, 10:22
normalishte qe per te krijuar pershtypjen e duhur, une them se ne radhe te pare duhet te jesh vetvetja, ne menyre qe me vone mos te kete keqkuptime...dhe pastaj te vishesh ne menyre korrekte, normalisht te jesh e rregulluar mire, qe te ndihesh rehat dhe me veten tende...une per vete, nje here ne nje takim qe kisha vajta me atlete, se kisha shume problem...tamam pershtypjen e duhur lashe... Very Happy
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Re: Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

5th March 2008, 12:14
njerezit e formuar lene pershtypjen e merituar mbrenda pak qasteve
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Re: Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

19th March 2016, 12:33
e shoh sesi flet apo menyra sesi me shikon
Sponsored content

Si  krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë?? Empty Re: Si krijoni përshtypjen e duhur në takimin e parë??

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi