Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

11th March 2008, 02:20
Albini shkruajti:hahaahahhhha

e dija se enverin po e kiujtoni por zoti ne xhehnem se ai nuk kthehet ma!

hani buk gruri si mbare bota se ate te misrit gati se as gomari spo e don ne demokraci!

per fund, duajenishqiperine ju sa e don sala, ju premtoj se jeni ne rrugen me te mire dhe heret a vone do ju shpalli edhe une edhe kombi shqiptare heronj!
Enverin nuk e kujton njeri Albini dhe as qe behet fjale qe Saliu njeriu me i afert i Enver Hoxhes te jete me ndryshe se mesuesi i tije.
Pra Saliu eshte vazhduesi i Enver Hoxhes nje diktator dhe shtypes i popullit te vet, me nje ndryshim Enveri i izoloj dhe i vrau e i preu brenda vendit ndersa Sala po i largon dhe po i mbyten neper dete dhe po i vret neper malet e vendeve fqinje.

Pra eshte vazhdues i politikes se Enverit vraj e prej.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

11th March 2008, 02:30
he tropojani ja ka ber sikur disa vene ismail kadare ,q sdua te hyj me shum te shkruj se kush ishte sala se me larte per nji gabim per gruen e tij eshte mbese e malazeve kerkoj falje punblike ne gabim ne te shkruer ,dhe nji atdhetar se kishte perzie kurr ne radh te pare pjellen e tije qelizen e tije keshtu qe per mua mbetet vetem nji palaqo burr ne histori sali berisha ,dhe po te me vij rasti ja thom ne surrat ket ball per ball dhe se kam derte ben mire te iku sa me shpejt nga qeverija edhe partija e tije qe e ka nominue kryetar .
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

11th March 2008, 02:41
une spo mund ti duroj njerzit e pa afte edhe primitiv te jen drejtues te nji shteti ,por as te nji bashksije e jo me te nji shteti apo shoqerie ,
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

16th March 2008, 21:56
rroft sala me shoket e tij

ILIR DOCI autor


Sala ne pushtet carmatohen ushtaret lihen pa fisheke
sala ne pushtet masakrohen ushtaret ne kufi nga greket
Sala ne pushtet futet fatosi ne burg
sala ne pushtet krijohen firmat piramidale
sala ne pushtet krijohen bandad
sala ne pushtet oficeri behet bisnesmen
sala ne pushtet shoferi behet doktor
sala ne pushtet del fatosi del nga burgu
sala ne pushtet bien firmat piramidale
sala ne pushtet vriten shpirterish ekonomikisht shqiptaret
sala ne pushtet vidhet floriri i popullit
sala ne pushtet futet veriu ne gjakmarrje
sala ne pushtet ja ler vendin fatosit
sala prap ne pushtet tenderat jepen te paafteve
sala ne pushtet shpall zi kombetare
sala ne pushtet shperthim ne vore
sala ne pushtet qindra te plagosur
sala prap ne pushtet nuk e ka fajin ministri i brendshem
sala ne pushtet do ta gjejme rrugen drejt natos
sala prap ne pushtet po pra ky ne pushtet
sala prap ne pushtet do te jet ponuk rrim dot pa te
sala prap ne pushtet sepse i kam dhan besen voten
sala prap ne pushtet dote jete se ka plot misq dhe shoke
sala prap ne pushtet dote jete se eshte si ngaterrestari i pojanit
sala prap ne pushtet
po ja u ... nanen shqiptareve me shoket e tij
tani prap sala do te jete ne pushtet

sala votonin per mu se pa gjak nuk kaliri

sala ne pushtet nuk do te kerte gjak ne democraci
sala prap ne pushtet gjak do te kete gjithmone derisa ka te pa afte
sala
po e kujt ishte kjo firme qe cmontonte keto para te poupullit qe per 50 vjerte prinderit tane kane dhane gjakun dhe djersen per te mbrojtur vendin
sala ne pushtet kush do ti vidhte keto gzhoja dhe barut ku do te shitej
sala ne pushtet
rroft sala
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

18th March 2008, 20:56
Flet sali Berisha


Do ta bejme shqiperine si Evropa....

Nuk zgjati shume dhe u dogjen depo ,magazina,dhe u shkaterrua gjithcka e krijuar me mund nga populli shqiptar

Do te zhdukim luften e klasave

Dhe filloj te fuste ne burg gjith ata qe ishin dikur udheheqesit e dashur te tij.

Do te cojme ekonomin me para

Dhe deklaronte se firmat piramidale ishin shume te rregullta dhe te pastra

Do te luftojme komuniznin

Dhe hodhi ne rruge gjithe punonjesit (oficeret)
e ndershem dhe ne vend te tyre vendosi tarafin e tij (le te ishin injorant dhe pa shkolle)

Do te forcojme shqiperine
Dhe ndau armet ne popull

Do te arrime bashkimin kombetar
Percau jug -veri Shqiperine

Do te kemi votime te lira
Vendosi policine (rrugace te veshur polic) ne dyert e qendrave te votimit

Do te forcojme ekonomine e tregut
Rritet cmimi i bukes(Ajo behet shume e veshtire per tu siguruar nga pjesa derrmuese e popullsise)

Do te forcojme ushtrine
Carmatosi ate
............
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

23rd March 2008, 08:35
Marre nga "Koha jone"

Reformat, pas ikjes se Berishes
E Diele, 23 Mars 2008


Reformat e domosdoshme per vendin, perfshire ketu dhe ate zgjedhore, do te mund te realizohen vetem pas ikjes se Kryeministrit Sali Berisha. Ky ka qene qendrimi i ardhur dje, nga kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, i cili nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisjes aktuale dhe Kryeministrit. Keshtu, referuar situates se krijuar se fundmi ne arenen politike, per shkak te tragjedise se Gerdecit, kryetari i PSD-se, Gjinushi, nuk sheh asnje lloj mundesie bashkepunimi me mazhorancen qeverisese per asnje ceshtje, qofte kjo dhe reforma zgjedhore. "Nuk mund te diskutohet per reforma me nje qeveri totalisht te inkriminuar. Kjo eshte qeveri e krimit dhe te bashkepunosh me te do te thote qe je i inkriminuar", theksoi Gjinushi gjate fjales se tij. Njekohesisht, po ne kete linje, duke shtuar dhe me tej dozen e akuzave, kreu socialdemokrat verejti se "ne kemi perballe nje Kryeminister te papergjegjshem, qe edhe pse faktohet se eshte marre me trafik, prej te cilit u vrane dhe njerez, serish nuk terhiqet, madje dhe nuk resht se beri deklarata te paqena". Per kete arsye, sipas tij, per sa kohe nuk kemi nje doreheqje te tij, nuk mund te flitet per reforma ne kete vend.

O.XH
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

24th March 2008, 18:22
Burra! Jepeni kushtrimin
Po na shajnë Salë-Sali trimin
Salë-Saliu që i ndrit nuri
Në çdo hu e rrudhë flamuri.

Hej Shqypni e hej shqiptarë
Shajnë Sali-Salinë e Parë
Salë-Saliu që i ngjit fjala
Dhe te gjarpni dhe te ngjala.

Salë-Saliun që na ngopi
Me gënjeshtra e tym baroti
Salë-Saliun që i bën hije
Ç’do ministër qeverie.

Shahet Sala o gomerë?…
Salë-Saliu s’qas të tjerë
As në besë e as në nder,
Ka ra nga qielli, ka lind “lider”.

Pika që s’ju bie,…Pika
Sal-Sali, Sal-Politika
Me 200 e ca petrita
Hoq’ ushkurët, vun llastika.

Po të mos ishe Sali-Saliu
Elefant nuk bëhesh miu
As gomari me pushtet
Rrota, pyka, deputet.

Hej, bre,hej…Me besa-besë
Salë-Saliu duhet t’mbesë
Dhe për tortat me pekmez,
Dhe për tavat me fërgesë.

Le ta dijë gjithë bota mbarë,
Po iku Salë-Saliu i parë
Dhe në dimër dhe n’behar,
lumi ka për të na marrë… (vendos një klipart që qesh)


Vargje të shkëputura
nga shekulli
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

24th March 2008, 19:17
Sali Berisha

JU kryeminister i Shqipërisë
jeni bër edhe varg i poezisë
te shkruajnë ata qe i lirove
dhe nga komunizmi i largove!

Ty Kryeminister i Shqipërisë nanë
me ndegjo dhe lexojeni poezinë
largohu , jep doreheqje vallë
komunistet ne pushtet let' vijnë!

disa i ka marrë malli për diktaturë
bukë misri e kënge enveriane
qe barkun buk s'e ngopën kurr
ajo ishte Shqipëria nanë!
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

9th October 2008, 23:00
Nexhmije Hoxha: Saliu, nje komunist fanatik

Sali Berisha - Faqe 7 Nexhmije-hoxha

“Saliu ne shtepine tone eshte futur nga dera e pasme. Ai ishte nje komunist fanatik. Bente te pamunduren edhe atehere qe nepermjet zellit te tepruar te tentonte te vinte ne pushtet”.

Keshtu eshte shprehur per kryeministrin Sali Berisha e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, ne nje interviste ekskluzive ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

“Kur Enveri vajti njehere ne klinike per te takuar nje shokun tone qe ishte semure, mjeket me thane se Saliu mbante doren larte dhe nuk ja jepte njeriut duke thene se kam takuar xhaxhin Enver”, ka rrefyer ajo.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

29th December 2016, 15:36
“Biografia sekrete” e Sali Berishës
Sali Berisha - Faqe 7 Sali-Berisha
Dokumentat dhe faktet e paraqitura më poshtë janë pjesë nga një seri artikujsh që janë botuar në gazetën “Koha Ditore”, Prishtinë, në vitin 1998. Si dhe dëshmi të një shqiptari që ndodhet në Amerikë(SHBA). Autori: A.D

Kush është Sali Berisha?

Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit të 19- të. Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi. Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.
Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav më përpara.
Mbas vendosjes në fshatin Vuçidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.

Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për çdo problem familjar që ka pasur.

Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP-së, drejtues i PS-sës, një ditë të bukur bëhet deputet i PD-së.

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP-së, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP-ja. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar Veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.

Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.

Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti të pakten të zhdukë dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.

Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.

Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të arritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav, u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorëzua dhe kur u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB-së jugosllave. Në vitin ’91-’92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.

Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.

Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB-ja filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB-së, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB-së.

Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së. Një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.

Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga Veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga Veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje në Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.

Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD-së duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën.

Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës, Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD-së u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.

Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të çmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.

Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në Çad(Afrik) dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit, Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN-ja kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.

Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD-së, tek Meksi për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.

Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB-ja.

Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe me ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga Veriu në Jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe Kombin Shqiptar. Serbët nga Veriu dhe grekët nga Jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD-së (Pjetër Arbënorin, Ali Spahia , Azem Hajdari dhe Zef Perjakun) në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmbënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri çka tregonte se dicka do të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës.

Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti Veri – Jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.

Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i kërkoi Millosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: “Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë”. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në ’97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.

Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.
Përgatiti: Pellazgilirarbër/Proletari.Com
Sponsored content

Sali Berisha - Faqe 7 Empty Re: Sali Berisha

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi