Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:23
Në 27 vetorin e demonstratave te vitit 1981



Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?


Shkruan: Bejtullah TAHIRI

Zvicër - Uster, 13. 03. 2008



Kanë kaluar afër tri dekada që nga Pranvera e vitit 1981, nga ajo Pranverë që lëkundi themelet e Federatës Jugosllave, për t’u shkëputur pastaj prej saj të gjitha republikat, e më në fund edhe Republika e Kosovës. S’ka dyshim se për ngjarjet e vitit 81 kanë shkruar shumë dhe shumica e atyre shkrimeve ka qenë reale dhe kanë paraqitur porosinë e tyre. Por ka edhe të atillë që janë munduar ato t’i shtrembërojnë dhe t’u japin dimensione tërësisht të gabuara duke i kualifikuar ato si kundërrevolucionare, separatise, irredentiste, marksiste-leniniste, nacionaliste e lloj-lloj ngjyre politike.

Pas atyre ngjarjeve madhështore dolën teza të ndryshme, se ato ishin të organizuara nga Serbia e Shqipëria. Udhëheqësit e Kosovës thonin se i organizoi plehi i Kosovës (Fadil Hoxha rinë revolucionare e quante, pleh i Kosovës). Ca thonin se nuk është dashur të orgnanizoheshin fare, sepse mirë ishim, ca të tjerë se u prish bashkim- vëllazërimi, u cenua Jugosllavia etj, etj,.

Unë nuk do t’i përshkruaj ato si ishin por do të mundohem të përshkruaj, kush vërtet ishte organizator i tyre dhe cilët ishin faktorët që u shkaktuan ato demonstrata.

Në radhë të parë duhet thënë qartë se ato u organizuan nga grupet ilegale prej të cilave GRK (Grupi Revolucionar i Kosovës) gjegjësisht OMLK-ja ishte më e organuzuara dhe më jetëgjata në veprimtari ilegale. Në radhë të dytë përkrahja masive e rinisë, e popullit tonë dhe të gjitha shtresave e sidomos klasës punëtore ishte i pakrahasueshëm, sepse ata tanimë ishin përgatitur nga Adem Demaçi e shumë veprimtarë të tjerë që dergjeshin nëpër burgjet jugosllave, kurse shtypja e shfrytëzimi i shqiptarëve padyshim që ishte faktori kryesor që i detyroi shqiptarët të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

GRK, ishte formuar në vitin 1970 dhe udhëhiqej nga Kadri Osmani, Mehmet Hajrizi, Xhafer Shatri e Binak Ulaj. Ndërsa ky grup kishte edhe Komitetin e Studentëve që udhëhiqej nga Rexhep Mala. Njëherit GRK-ja kishte edhe komitete të rretheve si ai i Dukagjinit i udhëhequr nga Xhafer Shatri e Jashar Alia. GRK-ja edhe pse kishte anëtarë pak, puna e palodhshme e anëtarëve të tij e bëri të njohur në të gjitha viset e banuara me shqiptarë. GRK-ja shpërndau trakte në vitin 1973 e 1974 nëpër tërë Kosovën. Njëherit GRK-ja ato vite kishte botuar Buletinin “Zëri i Kosovës”, të cilin buletin shumëkush kishte dëshirë ta lexonte sepse në të shpehej e vërteta për shqiptarët e robëruar nën Jugosllavi, që atëherë askush nuk mirrte guximin ta thoshte.

Pas arrestimit të anëtarëve të GRK-së, prej të cilëve vetëm Mehmet Hajrizi mbetet jasht grilave, dhe denimit të tyre në fillim të vitit 1975, GRK-ja, avansohet apo emrohet si GMLK e pastaj në OMLK (Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës). Mehmet Hajrizi zgjerohet me anëtarë të tjerë si Kadri Zeka, Gani Sylaj, Hydajet Hyseni etj.

Anëtarët e GRK-OMLK-së, tani më janë të njohur për shumkënd sepse ata ju prinë demonstratave të vitit ’81 si brenda në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, u vranë, u burgosën, qëndruan stoikisht nëpër burgjet jugosllave, ishin komandant qëndror e të rretheve të UÇK-së dhe sot janë nëpër vendet udhëheqëse të Republikës së Kosovës.

OMLKJ-ja tani ishte zgjeruar me anëtarë të tjerë dhe kishte Komitetin Drejtues që ishte i përbërë nga:
Mehmet Hajrizi
Hydajet Hyseni
Kadri Zeka
Jakup Krasniqi
Berat Luzha
Gani Sylaj
Nezir Myrtaj
Bejtullah Tahiri
Basri Musmurati

Njëherit OMLK-ja kishte edhe Komitetin Ekzekutiv i cili ishte i përbërë nga:
Hydajet Hyseni
Jakup Krasniqi
Saime Isufi
Ismail Sylaj
Jahir Hajrizi
Bejtullah Tahiri

Vazhdon:
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:25
Natyrisht anëtarët tjerë të OMLK-së që ishin të organizuar nëpër rrethe ishin shtyllat e OMLK-së si: Azem Sylaj, Jashar Alia, Xhevat Ajvazi, Hasan Malaj, Kadri Abdullahu, Nazmi Hoxha, Teuta Hadri, Teuta Bekteshi, Mustafë Ademi, Shaip Ismajli, Shemsedin Hoxha, Naim Salihu, Sabit Rexhepi, Sadri Sherifi, Sabri Sherifi, Qamil Isufi, Ismet Isufi, Ahmet Isufi, Nuhi Berisha, Sami Hoxha, Xhymshit Osmani, Nijazi Idrizi, Tahir Lubishtani, Hysen Demelezi, Nexhat Kamberi, Kadri Luzha, Refki Halili, Xhevat Ademi, Abdullah Tahiri, Ibrahim Tahiri, Muhamer Shabani, e shumë të tjerë.

U deshtë kohë e gjatë të përgatitej populli për t’ju kundërvënë një politike aq të egër siç ishte ajo jugosllave. Një politike që kishte si qëllim kryesor rrënimin e ekonomisë kosovare, shtypjen e shfrytëzimin e popullit tonë si dhe zhdukjen e gjithçkaje shqiptare.

Udhëheqja kosovare përpos karrigave të tyre asgjë tjetër nuk mbronte. Ajo nuk guxonte të mbronte asnjëherë kërkesat e popullit. Ajo mbronte interesat titiste e jugosllave. Bijtë e bijat e udhëheqësve kosovarë ishin të interesuar dhe orientuar tërësisht nga Beogradi. Ata shoqëroheshin dhe jetonin me rininë jugosllave e jo me atë shqiptare, sepse kështu ishin edukuar nga prindërit e tyre.

Më kujtohet si sot kur u ndal stafeta e famshme e Titos së qarkulluari, duar më duar, sikur qimja e Car Llazarit, e bija e tradhtarit Selim Brosha, Rajmonda Brosha qante dhe thoshte çfarë do të bëjmë ne tani pa Titon e stafetën e tij.

Të brengosur ishin edhe shumë bijë udhëheqësish kosovarë sepse ishin mësuar të shkonin në përgatitje të ndryshme rinore e sportive nëpër Serbi bash sikur Serbia të ishte atdheu i tyre. Atyre siç duket, asnjëherë prindërit e tyre, nuk u folën për shqiptarët, për Shqipërinë, për historinë tonë të lavdishme, për kulturën, për të parët tanë etj, apo nëse u folën u folën mbrapsht. Me siguri që nuk ju kanë folur sepse ajo dashuri e madhe ndaj pushtuesit kurrë nuk do të kish qenë në atë masë që të harrojnë vetvehten e popullin tonë.

Duhet të thuhen këto fakte sepse atëherë nga të gjitha anët tentohej të degjenerohej rinia jonë. Tentohej me çdo kusht që ajo të ketë orientim jugosllav. Grupe e këngëtarë të ndryshëm nga të katër anët e Jugsllavisë vinin për këtë qëllim. Vinte Zdravko Qolliç, vinte e dëgjohej kudo Bjello Dugme. Degjoheshin me ëndje të tjerë këngëtarë dhe harrohej Dervish Shaqa, Fatime Solkoli, që aq shumë i kënduan Kosovës së dashur, ndërsa harroheshin shumë këngëtarë nga Kosova e Shqipëria. Tentohej tërësisht të harrohej historia e kultura e jonë.

Para kësaj gjendje të tillë nuk ishte lehtë të dilje përpara dhe të triumfosh. Grupet, e veprimtarët ilegalë ishin të pakët që të bënin ndryshime të mëdha e për një kohë të shpejtë. Por përkushtimi i tyre me tërë qenien që të çrrënjoste këtë mentalitet jugosllav ishte i madh dhe dalngadalë dolën triumfues. Më kujtohet kur si student shkova për të herë të parë në Prishtinë. Thoshin se një grup që këndonte këngë me orientim jugosllav, Rexhep Mala e ka shkatërruar, duke ua thyer të gjitha veglat etj,. Rexhep Mala, jo vetëm që theu ato vegla të huaja në vendin tonë, por theu edhe atë mentalitet jugosllav dhe me qëndrimin e tij kaliti breza të tërë të shkonin rrugës së lirisë.

Në anën tjetër rininë e Kosovës e ka shpëtuar dhe edukuar propaganda e madhe ilegale që kanë bërë grupet ilegale e sidomos OMLK-ja. E ka shpëtuar e ndihmuar TVSH-ja, e ka ndihmuar e orientuar drejt Radio Tirana. Radio Tirana ishte e vetmja që paraqiste realisht gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Radio Tirana ishte ajo që ndriçoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në Radio Tirana dëgjohej emisioni “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”; nga Radio Tirana mësuan shumë shqiptarë se kush ishin rilindasit tanë, kush ishin prijësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe çfarë qëllimi kishte ajo lidhje si dhe Lidhja e Pejës. Në Radio Tirana populli ynë mësoi për prijësit luftarak si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, e për shumë luftëtarë tjërë. Vetëm në Radio Tirana populli ynë mësoi të vërtetën dhe qëndresën heroike të Tahir Mehës. Pra Radio Tirana është njëri prej faktorëve kryesorë që e ngriti , brumosi, edukoi dhe mësoi rininë dhe popullin tonë për të vërtetën historike. Radio Tirana ishte ajo që u doli në përkrahje të plotë demonstratave të vitit 1981, duke iu bërë një analizë të qartë pse ndodhën ato.

Sot, pas tri dekadave, literatrua ilegale dikuj mund t’i duket çudi dhe mund të thotë çfarë ishte ajo literaturë?!. Është e vërtetë për ata që nuk e dinë edhe mund të jetë e tillë, por për ata që i kanë përjetuar gjërat është krejt ndryshe. Atëherë kur një libër si Shota e Azem Galica, Mic Sokoli, Hasan Prishtina, e të tjera lexoheshin me ëndje s’ka si të mos e thyente mentalitetin falls e jugosllav. Krejt ndryshe ishte të lexosh diçka të huaj e të imponuar, e krejt ndryshe të lexosh diçka nga historia e kultura e popullit tënd, që ruhej në arka, sirtarë, nën tokë e mbi tokë.

Krejte ndryshe ishte kur shqiptarët e shikonin Epoka para Gjyqit në TVSH, se sa të shikonin çfarëdo drame në emisionet jugosllave; krejt ndryshe ishte kur fliste Pajazit Nushi për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ndryshe kur fliste Dushko Ristiqi;krejt ndryshe ishte kur gazeta “LIRIA” shprehte realitetin e rinisë, ekonominë kosovare, e krejt ndyshe kur flisnin Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi. Them ndryshe sepse në gazetën “LIRIA” thuhej e vërteta, kurse udhëheqësit e lartpërmendur ishin shkëputur nga realiteti dhe e vërteta. Më kujtohet mua, apo shumkujt mund t’i kujtohet, çfarë pompoziteti i bënë udhëheqja kosovare vizitës së Titos në vitin 1978 në Kosovë. Dashurinë apo nostalgjinë e madhe që ishte krijuar për udhëhqësin shpirtëror jugosllav, e theu një trakt që e kishte shpërnda OMLKJ-ja.

Vlen të thuhet se ky trakt u shpërnda me sukses dhe pati jehonë të madhe. Populli pasi e lexoi këtë trakt mësoi të vërtetën e vizitës së carit sllav në Kosovë. Pra ai nuk kishte ardhur për ta ndihmuar Kosovën, por për ta plaçkitur e shtypur edhe më tepër atë. Në Kosovë atëherë parullat “Rroftë shoku Tito”,” Rroftë Bashkim Vëllazërimi”, “ Rroftë Jugosllavia”, t’i nxirrnin sytë në të gjitha anët e banuara me shqiptarë. Këto parulla u fshinë për një kohë të shkurtër në vitin 1978/79 dhe në vend të tyre shkruhej “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Shqipëria” etj,.

Traktet “MOS U SHKRUANI MYSLIMANE, POR SHQIPTARE”, “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT” e shumë të tjera që bënë kthesë në mentalitetin e popullit tonë, gjithashtu i shkruajtën dhe i shpërndanë natën anëtarët e OMLK-së. Parapërgaditjen e kërkesës së Republikës së Kosovës e bëri Nr.1 i gazetës “ LIRIA”, në të cilën thuhej se të gjitha viset e banuara me shqiptarë në Jugosllavi duhet të përfshihen në një njësi administrative që ndryshe populli e shkoqiti dhe e tha se kjo njësi administrative duhej të quhet, Republika e Kosovës.

Dihet mirëfilli se demonstatat e vitit 1981, filluan hapur nga studentët e Prishtinës. Grupi i studendtëve si: Bajram Kosumi, Ali Lajqi, Riza Demaj, Sylë Muja, Merxhan Avdyli, Gani Koci, Hamdi Hajdini, edhe pse nuk i takonin asnjë organizate ilegale përpos Hamdi Hajdinit që ishte anëtarë i GRK-së, apo shok celule me Jashar Alinë, tërthorazi ishin të ndikuar nga propaganda që kishin zhvilluar anëtarët e OMLK-së në mesin e studentëve. Me ta në forma të ndryshme ishte punuar gjatë. Ismail Sylaj ishte anëtar i Komiteti Ekzekutiv, Saime Isufi ishte gjithashtu anëtare e Komiteti Ekzekutiv. Abdullah Tahiri ishte simpatizant i flaktë i OMLK-së. Këta në forma të ndryshme propaganduan që gjendja e studentëve të ndryshoi. Gani Koci ishte simpatizant i Jakup Krasniqit, Ismail Sylaj kontaktonte me Merxhan Avdylin, etj,. Abdullah Tahiri kontaktonte dhe e kishte shok të pandashëm Riza Demajn Sylë Mujën, Ibrahim Nikqin e Hamdi Hajdinin etj,. Njëherit Abdullahu e kishte angazhuar vëllaun e tij, Ibrahim Tahirin, që të merrej në mbikqyrje të Televizionit te Tiranës në Konviktin Nr.3., Televizion që ishte një shkollë e madhe drejt rrugës së lirisë.

Grupi i studentëve që i kishin filluar protestat e studentëve, nuk doli rastësisht në ballë të protestave, por dikush kishte punuar me ta. Edhe tavolina e parë që u përmbys nga Abdullah Tahiri, nuk u bë rastësisht dhe nuk u bë pse ai kishte dëshirë të përmbyste tavolina. Përmbysja e asaj tavoline donte të thoshte përmbysje e sistemit jugosllav. Kjo kishte këtë domethënie, sepse Abdullahu atë ditë nuk kishte shkuar në mensën e studentëve për të ngrënë, por për të ndryshuar çka mund të ndryshohej. Këtë e thotë edhe Riza Demaj, se per artikulimin e kerkesave të studentëve nga ato ekonomike në politike, njëri prej nismëtarve ishte edhe Abdullah Tahiri.

Pra protestat e studentëve të 11 marsit 1981 dhe ato të 26 marsit 1981, i organizuan këta studentë që tani për popullin tonë më nuk janë emra të panjohur sepse ata tani dikush prej tyre si Abdullah Tahiri është dëshmor i kombit, ndërsa të tjerët pasi kaluan nëpër burgjet jugosllave, janë të pozicionuar në instanca të larta politike e shtetërore.

Ndërsa demonstratën e 1 prillit 1981, kryesisht e ka udhëhequr Komiteti Drejtues i OMLK-së e hero i asaj dite ka qenë ilegali më i kërkuar i asaj kohe, që nga 12 prilli 1978, Hydajet Hyseni. Nuk duhet askush të harrojë se Hydajet Hyseni ka qenë i vetmi djal i bacës Ramiz. Ai ka lënë bacën Ramiz në ple qëri të thyer e fëmijët e vet të vegjël, në mëshirën e zotit. Ai ju kishte përkushtuar çështjes së Kosovës dhe kur më 1 prill 1981, hipi në bli pranë Komitetit Krahinor, për shumëkend ishte befasi e madhe. Për organet e sigurimit të brendshëm ishte befasi sepse ata kishin menduar se Hydajet Hyseni së bashku me Kadri Zekën kishin dalë në Perëndim. Për klasën punëtore ishte befasi që “një punëtor” të fliste aq bukur ( sepse ilegali ishte veshur si punëtor). Për ata që e njihnin ishte befasi sepse kurrë nuk besonin që ai të kishte jetuar në Prishtinë e të mos takohej me ta. Pra befasi ishte për të gjithë, përpos shokëve që e dinin dhe kishin pritur që të ndodhte kështu. Në qoftë se atëhërë ishte i panjohur ai që shpalli më 1 prill Kosovën Republikë, tashmë është i njohur dhe ai është Hydajet Hyseni.

Demonstratat që nga 1 prilli 1981 e deri në përfundimin e tyre si në Prishtinë e qytete tjera të Kosovës, pra u profilizuan po thuaj në një kërkesë: atë të Republikës së Kosovës dhe u udhëhoqën nga anëtarët e OMLK-së. Ndërsa pothuaj të gjithë anëtarët ishin pjesëmarrës të atyre demonstratave në të katër anët e Kosovës. Në Prishtinë ishte i tërë Komiteti Drejtues e Ekzekutiv, ishin shokët e posadalur nga burgu si Jashar Alia. Në Drenas ishte Azem Syla më vonë Komandant i UÇK-së.

Ndërsa demonstratat e organizuara jashtë Kosovës në perëndim dihet mirë se kryesisht u organizuan nga Kadri Zeka e vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Pra këta ishin organizatorët, ndërsa punëtorët gurbetçarë ishin ata që i ndihmuan dhe nuk kursyen asgjë për t’ju përgjigjur thirrjes së Kadriut e të Jusufit. Roli i demonstrateve dhe i Kadri Zekës në diasporë, ndryshonte nga ato në Kosovë. Kadriu, Jusufi, Bardhoshi e të gjthë ata që i ndihmuan, përpos që paraqitën kërkesat e popullit tonë ata treguan edhe kulturën e lashtë të popullit tonë. Perëndimi, tek demonstruesit shqiptarë panë një popull të kulturuar dhe me dinjitet, që ishte i vendosur në kërkesat e tija dhe që asgjë nuk kërkonte tjetër përpos të barazohej me popujt tjerë në Jugosllavi. Këtë imazh e krijuan puna e madhe e Kadriut e Jusufit, ndryshe të huajt na kishin njohur si rebelë, si të pakulturë, etj, etj, epitete që na kishin mveshur serbosllavët.

Në demonstratat e vitit 81 ranë dëshmorë Naser Hajrizi, Asllan Pireva e Riza Matoshi, shokë të pandashëm të veprimtarisë ilegale. Edhe emri i Naserit nëse atëherë ka qenë i panjohur tanimë është i njohur. Pra Naseri kishte dy xhaxhallarë të organizuar në instancat më të larta të OMLK-së, Mehmet Hajrizin dhe Jahir Hajrizin dhe njëherit ishte edhe vetë anëtarë i denjë i po të njëjtës organizatë. Pra Naseri Hajrizi, tani dëshmor i kombit, nuk ndodhej rastësisht në demonstrata. Ai kishte vepruar edhe më parë dhe ishte njëri prej të rinjve më të gjallë në çdo organizim antijugosllav të atyre viteve, deri më 2 prill, kur para policisë ishte i pamposhtur dhe shumë i vendosur në kërkesën që Kosova të bëhet Republikë.

Sherif Frangu i cili ra dëshmor më 3 prill 1981 në Ferizaj, vinte nga fshati Sllatinë e Komunës së Vitisë. Edhe ai rastësisht nuk ishte ndodhur në demonstratë. Me të dhe një grup nga Komuna e Vitisë kishin punuar anëtarët e OMLK-së, si Xhymshit Osmani, Nijazi Idrizi e Hysen Demelezi. Edhe të tjerë dëshmorë të atyre që ranë në ato demonstrata sigurisht se rridhnin nga familje patriotike se përndryshe ata rastësisht nuk dolën. Në ato demonstrata askush nuk doli për të bërë numër, as për dekor por për të vdekur dhe këtu qëndron madhështia e tyre.

Pra kush dëshiron të flasë për realitetin e asaj kohe dhe të atyre ngjarjeve që rrënjësisht i ndryshuan gjërat dhe i dhanë kahje tjetër orientimit të shqiptarëve, si dhe filluan të rrënojnë pushtetin jugosllav, këto janë shkaqet kryesore dhe këta janë protagonistët kryesorë që disa prej tyre janë dëshmorë si: Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Zijah Shemsiu, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Abdullah Tahiri, Ibrahim Nikqi etj, ;ndonjë tjetër është kryetar parlamenti si Jakup Krasniqi, të tjerët këshilltarë si: Mehmet Hajrizi e Basri Musmurati, dikush ishte Komandant u SHP të UÇK-së si Azem Syla, dikush deputet parlamenti si: Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Gani Koci, Ahmet Isufi, Ramë Buja, Bajarm Kosumi; ndonjë tjetër si udhëheqës i Radio Kosovës gjatë luftës, si Nezir Myrtaj e Berat Luzha etj,; një tjetër si i organizuar në instanca shtetërore si Ilmi Ramadani, Nijazi Idrizi, Gani Sylaj, Ismail Sylaj; ndonjëri punëtor si: Jahir Hajrizi; të tjerë në Diasporë si: Bejtullah Tahiri, Saime Isufi, Qamil Isufi, Jashar Alia, Sadri Sherifi, Sabri Sherifi, Hasan Malaj, Musli Kosumi, Kadri Luzha, Mustafë Ademi e shumë të tjerë.

Pra këta janë ata që bënë çfarë mundën për Kosovën e sotme Republikë të pavarur. Dëshmorët të prehen të qetë për sakrificën që bënë për atdheun e tyre, sepse amaneti po realizohet. Të gjallët gjithashtu duhet të jenë krenarë për punën e tyre, sepse edhe kontributi i tyre hodhi themelet e formimit të shtetit të ri të Kosovës Republikë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:27
Në 27 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Kush ishin flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës


Shkruan: Ahmet QERIQI *

Prishtinë, 11. III. 2008



Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive të forcave liridashëse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikën e ashtuquajtur të bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë. Për më tepër, qysh nga ajo kohë filloi edhe procesi i gjatë, historik, për krijimin e Republikës së Kosovës, fillimisht si republikë e barabartë në federatën jugosllave, me synim që në këtë republikë të përfaqësoheshin shqiptarët e të gjitha viseve tona etnike, të cilat i mbante nën okupim RSFJ.



Tani, 27 vjet më vonë, Kosova ka shpallur pavarësinë, e cila tashmë është pranuar dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe shumë shtete të tjera. Serbia ashtu sikur në vitin 1981, që nuk pranoi barazimin e Kosovës me republikat e tjera të Federatës jugosllave, edhe sot po bën përpjekje që ta shantazhojë dhe ta pengojë procesin e pavarësisë, që ka filluar të jetësohet, fillimisht me një status të mbikëqyrur.


Në përkujtim të ngjarjeve madhore të së kaluarës, në 27-vjetorin e Pranverës së vitit 1981 do të shkoqisim një segment të kundërvënies së rinisë sonë atdhetare kundër formave brutale të regjimit titist jugosllav. Më 2 prill të vitit 1981, protestat e ligjshme të rinisë shqiptare, e cila nuk kërkonte asgjë më shumë se liri e barazi, kishin marrë përmasa të një revolte të përgjithshme popullore, jo vetëm në Prishtinë, ku ishte bërthama e qëndresës dhe e të gjitha zhvillimeve, por edhe në mbarë qytetet e Kosovës. Atë ditë janë shënuar edhe disa elemente të kryengritjes së përgjithshme popullore, sikur ishte rasti i rrëmbimit të armëve nga një grup i të rinjve shqiptarë, të cilët u barrikaduan në fshatin Besi, në hyrje të Prishtinës, duke mos lejuar forcat policore serbe të futeshin në Kosovë.


Krahas grushteve të ngritur nga studentët në protesta, të cilët ishin përgjakur nga forcat pushtuese dhe ato mercenare, një grup i të rinjve militantë shkoi edhe më larg. Ata, duke parë se policia po përdorte armë kundër protestuesve duarthatë, rrëmbyen armët dhe vendosën një barrikadë të kundërvënies, në dalje të Prishtinë në fshatin Besi dhe në rrugën për në Besianë, (ish-Pudujevë). Grupi ishte i organizuar dhe kishte synim të përshkallëzonte revoltën në formë të kundërvënies, meqë atë ditë, forcat intervencioniste serbe kishin martirizuar dhjetëra protestues shqiptarë dhe kishin plagosur me armë zjarri qindra të tjerë. Në këtë grup bënin pjesë kryesisht nxënës, punëtorë dhe arsimtarë, të cilët gjatë tërë muajit mars kishin marrë pjesë në demonstrata. Në mesin e tyre kishte protestues të rritur, por edhe të mitur.

Vazhdon:
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:27
Grupin e parë të të rriturve që ishte barrikaduar në fshatin Besi të Prishtinës e përbënin:


Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc,
Sami Leci nga fshati Barilevë,
Zijadin Hoxha nga Prishtina,
Vehbi Leci nga Barileva,
Osman Krasniqi nga Bërnica e Epërme,
Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc,
Agim Selmani nga Barileva,
Agim Leci, po ashtu nga Barileva,
dhe Hajrullah Dragusha nga Prugoci.

Grupi i dytë i të rriturve:

Zymer Krasniqi nga fshati Besi,
Bajram Syla nga Rimanishta,
Qerim Arifi nga Rimanishta,
Nagip Bllaca, nga Besia,
Naim Statocvi, nga fshati Prugovc,
Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc,
Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci,
Ramadan Rexha nga Rimanishta,
Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm,
Nexhmedin Pireva nga fshati Lupç,
Sadri Berisha nga fshati Drenovc.

Në grupin e të miturve bënin pjesë:

Afrim Bllacaku,
Agim Selim Leci,
Naser Rexha,
Shemsi M. Leci,
Fadil Shala,
Ekrem Dragusha,
Avni Llumnica,
Veton Osmani,
Xhemshir Leci,
Pajazit Ndreca,
Nexhat Dragusha,
Osman H. Abdullahu,
Sami Abdullahu,
Osman S. Abdullahu,
Ismajl Koliqi,
Zenel Krasniqi,
Lutfi Leci, dhe
Xhafer Fetahu, në gjithë nën moshën 18 vjeçare.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:28
Në aktakuzën e ngritur nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës kundër grupit të parë të të rriturve K. 147/ 81, më 13. 8. 1981, ndër të tjera thuhet: “Më 2 prill 1981, në rrugën e asfaltuar Prishtinë-Podujevë, prej rrugës “Jabllanica” të Prishtinës e deri në fshatin Besi, KK Prishtinë, në kushte veçanërisht të rënda: Ruzhdi Hajdini, Sami Leci, Zijadin Hoxha, Vehbi Leci, Osman Krasniqi, Ibush Kelmendi, Agim Selmani dhe Agim Leci kryen vepra penale të drejtuara në: rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore, minimin e rregullimit shoqëror ekonomik, minimin e sistemit shoqëror politik, thyerjen e bashkim vëllazërimit, prishjen e barazisë së kombeve e kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të Jugosllavisë. Ky grup demonstruesish me forcë ia morën pushkën me 5 fishekë rojtarit të OPB-së “Bisernica”, pastaj këtë pushkë ia drejtuan vozitësit Ilija Xhelatoviq, të cilit ia morën veturën dhe u drejtuan në OPB “Higjeno-Teknika”, ku po ashtu rojtarit me forcë ia marrin pushkën e gjuetisë me 3 fishekë.... Pastaj në rrugë për në Besi, me gurë dhe mjete të tjera i dëmtuan automjetet e punëtorëve të sigurimit... iu kundërvunë me forcë punëtorëve të sigurimit dhe forcave të tjera, që vepronin në shpërndarjen e demonstratave. Ata e vendosin flamurin kombëtar (shqiptar) në një shtyllë elektrike, këpusin lidhjet telefonike dhe brohorasin:


“Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”!

“Lironi shokët nga burgu”

“Trepça punon për të tjerët”.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:28
Gjithnjë duke përdorur forcën, ky grup ndaloi kamionin FAP me targë: Pr. 262 – 83 dhe me të shkojnë në fshatin Lebane. Aty i japin zjarrin automjetit të markës mercedes, pronë e një ndërmarrje të Nishit me targë: NI 111 382. Këtij kamioni të ngarkuar me mall ia dhanë zjarrin. Po atë ditë ata kryen edhe shumë vepra të tilla penale në fshatin Besi.... Më 3 prill 1981, të armatosur me dy pushkë automatike dhe një pushkë të gjuetisë u tubuan në vendin e quajtur “Te Qukat” te Mulliri i Pashës, ku më vonë u shpërndanë në drejtime të ndryshme. Këtij grupi militant ndërkohë i bashkohen edhe Hajrullah Dragusha e të tjerë...”
Aktakuza përshkruan veprat e këtyre militantëve të parë të Republikës së Kosovës. Ata veprojnë në mënyrë të organizuar, demonstrojnë kërkesën tashmë plebishitare për Republikën e Kosovës, shkrepin plumba mbi veturat e policisë, por nuk vrasin njerëz, madje as policë as bashkëpunëtorë të tyre. Pastaj në aktakuzë përshkruhen edhe veprime të tjera, “të inkriminuara”, sikur ishte rasti i marrjes së bukës nga një kamion, me qëllim për t’ua shpërndarë qindra protestuesve, të cilët nuk largoheshin nga barrikada. Ata zënë rrugën, ndalojnë automjetet dhe legjitimojnë udhëtarët. Të ardhurve të paftuar nga Serbia ua marrin automjetet, të cilat i vendosin në barrikada. Të ndaluarit as i rrahin, as i maltretojnë, por ju bëjnë me dije se herën tjetër duhet të marrin me vete “pasaportat” e Republikës së Kosovës...


Këto janë shkurtimisht veprat “penale” që kishte kryer ky grup militant më 2 dhe 3 prill të vitit 1981, në kohën kur zemërimi popullor kishte shpërthyer fuqishëm dhe tërë mllef kundër padrejtësisë, në ditët kur shpirti kryengritës i rinisë shqiptare kishte marrë hapin historik për krijimin “me hatër ose me luftë” të Republikës së Kosovës. Pjesëtarët e këtij grupi nuk i kanë mohuar veprimet e tilla, të cilat i kanë ushtruar në shenjë revolte kundër forcave policore dhe ushtarake të RSFJ-së, që kishin vrarë demonstruesit paqësorë mu në qendër të Prishtinës. Ata kishin synuar të krijonin bërthamën e parë të armatosur çlirimtare, por gjatë një afati të shkurtër kohor ishin arrestuar nga policia. Për këto ngjarje të cilësuara si vepra të rënda penale, të drejtuara kundër RSFJ-së, në shqyrtimin kryesor verbal, publik, në prani të prokurorit Publik të Qarkut të Prishtinës, Pjetër Kola, në prani të akuzuarve dhe mbrojtëseve të tyre, më 31 gusht 1981, Gjykata mori këtë aktgjykim dhe dënoi me burg:


Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc, 25 vjeçar, i cili u dënua me 15 vjet burg.
Sami Leci nga fshati Barilevë, 20 vjeçar, u dënua 14 vjet burg.
Zijadin Hoxha nga Prishtina, 20 vjeçar, u dënua 15 vjet burg.
Vehbi Leci nga Barileva, 18 vjeçar u dënua 12 vjet burg.
Osman Krasniqi nga Bërnica e Epërme, 10 vjet burg.
Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc, u dënua 10 vjet burg.
Agim Selmani nga Barileva, 13 vjet burg.
Agim Leci, po ashtu nga Barileva, u dënua 12 vjet burg.
Hajrullah Dragushanga Prugoci dënohet dy vjet burg, pasi paraprakisht ishte modifikuar aktakuza kundër tij.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:29
Në arsyetim të shqiptimit të dënimeve të tilla drakonike, Gjykata e Qarkut në Prishtinë në kolegjin e përbërë nga: Ismet Emra, kryetar, Slobodan Zhivkoviq, anëtar, Azem Emini porot, Lubisha Miçiq dhe Qazim Goxhufi anëtarë... shkruan se nga të dhënat rezulton se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, të cilat janë të përshkruara në dy petitume të kësaj aktakuze, veprime këto që janë të inkriminuara dhe ekzekutorët janë penalisht përgjegjës, andaj në veprimet e tyre plotësohen të gjitha tiparet e figurave të veprave penale nga neni 114 të LPJ-së dhe që përkrah ashpërsisë së manifestuar gjatë veprimit armiqësor duhet të ndëshkohen sipas nenit 139 të Ligjit Penal të Jugosllavisë....


Me këtë rast ishte dënuar 12 vjet burg, i riu Agim Leci, i cili sapo kishte mbushur 18 vjet. Vetëm për disa ditë kishte kaluar kufirin ligjor dhe ishte dënuar si i rritur dhe jo si i mitur, sikur ishin dënuar edhe disa nxënës, që ua kishin rrëmbyer pushkët disa rezervistëve serbë. Ky ishte grupi që asokohe u dënua me shkallën maksimale të dënimit, që parashihnin ligjet e RSFJ-së në atë kohë. Ndërsa të dënuarit ishin keqtrajtuar mizorisht, si gjatë periudhës së hetimeve, ashtu edhe gjatë kohës së mbajtjes në burg. Dhuna e ushtruar kundër këtyre militantëve të Republikës, i kaliti edhe më tej ata. Inspektori kryesor i SPB-së në lëndën e këtij grupi ka qenë Gjergj Berisha.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:29
Aktgjykimi i grupit të dytë të të rriturve, i datës 2

gusht të vitit 1981. P. Nr. 110/81


Gjykata e Qarkut në Prishtinë në Kolegjin e përbërë nga Mentor Çoku kryetar dhe anëtarët gjyqtarë të kësaj gjykate: Veroslava Dimiq, si dhe gjyqtarëve porotë: Azem Emini, Dojçin Maksimoviq, dhe Ilaz Aliu, me pjesëmarrjen e punëtorës së kësaj Gjykate, Melihate Zeqiri, në çështjen penale kundër: Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajram Sylës nga fshati Rimanishtë, Qerim Arfit nga fshati Rimanishë, Nagip Bllacës nga fshati Besi, Naim Statovcit nga fshati Prugovc, Enver Koliqit nga fshati Lupç i Poshtëm Nexhmedin Pireva nga fshati Vranidoll, Shaban Dragusha nga fshati Prugovc, Ramadan Rexha nga fshati Rimanishtë, Sadri Berisha nga fshati Prugovc, të gjithë sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut të Prishtinës, PP.nr. 84/81 të datës 15 korrik 1981, të cilën e përfaqësoi Mustafa Shala, Gjykata shpalli fajtor dhe dënoi:


Zymer Krasniqi nga fshati Breznicë u dënua 13 vjet burg,
Bajram Syla nga Rimanishta, 12 vjet burg,
Qerim Arifi u dënua 8 vjet burg,
Nagip Bllaca, u dënua 12 vjet burg,
Naim Statocvi u dënua 10 vjet burg,
Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, 10 vjet burg,
Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci u dënua 7 vjet burg,
Ramadan Rexha nga Rimanishta u dënua 7 vjet burg,
Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm u dënua 8 vjet burg,
Nexhmedin Pireva dhe Sadri Berisha u dënuan me kusht.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:29
Sipas aktgjykimit, këta protestues u shpallën fajtor, sepse “ më 2 prill 1981 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Besi, para shkollës fillore,
kanë kryer vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore, minimin e rregullit shoqëror dhe ekomomik, të përcaktuar me kushtetutë, minimin e bazës ekonomike të vendit, thyerjen e bashkim vëllazërimit dhe barazisë së kombeve e të kombësive, si dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të shtetit. Kështu që më 2 prill pre orës 11.00 deri në orën 16.00 kanë marrë pjesë aktive në grupin armiqësor të udhëhequr nga Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla. Ky grup ka gjuajtur automobilat me gurë dhe ka brohoritur parullat me përmbajtje armiqësore:


“Kosova Republikë”
“Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”,
“Duam Kushte”,
“Unitet”,
“Na i lironi shokët”.


Të akuzuarit Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla me stupca në dotë e me disa të mitur kanë ndaluar automjetin bartës të tipit “RABA” me targë PE-148-07, me të cilin e kanë nxënë rrugën horizontalisht. Më vonë ka ardhur kolona e automobilave të policisë nga Beogradi. Ndërkohë këta i kanë dhënë zjarrin kamionit ku ishin të ngarkuar 20 shatora dhe shumë pajisje të tjera. Ndërkohë nga automjeti “TAM” M-900-251, kanë marrë armë automatike dhe municion. Pastaj në aktakuzë përshkryet veç e veç veprimi i secilit të akuzuar, mënyra si janë marrë armët, sasia dhe tipi i armës, shanzherët, plumbat etj. Të gjitha amët e rrëmbyera nga demonstruesit kanë qenë pushkë automatike të kalibrit 7.62. Po kështu, në këtë aktakuzë janë përshkruar edhe rrethanat e tjera, që kishin të bënin me veprimet konkrete që kanë ndërmarrë demonstruesit, të cilët gjatë asaj dite kishin nbyllur njërën prej artereive kryesore nga ku vinin në Kosovë policët serbë, të ngarkuar me municion dhe pajisje të tjera me qëllim për ta shtypur kryengritjen shqiptare të asaj kohe.


Dëshmitarë të përfaqësuar gjatë gjykimit kanë qenë policët nga Beogradi: Vidoje Simiq,

Dragomir Jelisavqiq,

Branislav Dimiq,

Lubomir Nejiq,

Radule Skokoviq, si dhe vozitësi i kamionit,

Gojko Stanishiq nga Vitomirica e Pejës.


Me pushkët e rrëmbyera në ditët e prillit të vitit 1981, Sami Leci, Nexhmi Llumnica (tani dëshmor) dhe disa të tjerë 17 vjet më vonë do të inkuadrohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të luftojnë ballë për ballë kundër forcave pushtuese serbe. Në radhët e UÇK-së që në ditët e para ishin angazhuar edhe Ibush Kelmendi, në Zonën Operative të Llapit, Zijadin Hoxha ishte i organizuar edhe në ilegalen e kohës, e më vënë edhe në radhët e UÇK-së.

Ndërkohë, pas ushtrimit të ankesave të avokatëve lidhur me shkallën e lartë të dënimit, Gjykata Supreme e Kosovës, në përbërje: kryetari i Gjykatës, Riza Fazliu, dhe gjyqtarëve: mr. Halil Kelmendi, Branislav Kijaqiq, Qazim Tolaj e Durmish Koçinaj, me vendimin Ap-nr.453/81, të datës me 4 janar 1982, iu uli dënimin disa të dënuarve.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:30
Grupi i të miturve


Në aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kundër grupit të të miturve (Pm-nr.37/81) pas seancave të mbyllura të mbajtura më 20, 21, 22 korrik të vitit 1981, Kolegji i gjykatësve, i përbërë nga gjyqtarja Verosllava Dimiq kryetare e kolegjit dhe gjyqtarëve: gjyqtarë porotë: Skënder Lamaxhema dhe Hasan Prebreza anëtarë të kolegjit në çështjen penale kundër të miturve:


Afrim Bllacaku, nga Besia,
Agim Selim Leci, nga fshati Barilevë,
Naser Rexha, nga fshati Rimanishtë,
Shemsi M. Leci, nga Barileva,
Fadil Shala, nga Prugovci,
Ekrem Dragusha, nga Prugovci,
Avni Llumnica, nga Barileva,
Veton Osmani, nga fshati Besi,
Xhemshir Leci, nga Barileva,
Pajazit Ndreca, nga Barileva,
Nexhat Dragusha, nga Prugovci,
Osman H. Abdullahu, nga Vranidolli,
Sami Abdullahu, nga Vranidolli,
Osman S. Abdullahu nga Sharbani,
Ismajl Koliqi, nga fshati Lupç i ulët,
Zenel Krasniqi, nga fshati Lupç i Ulët,
Lutfi Leci, nga Barileva, dhe
Xhafer Fetahu, në gjithë nën moshën 18 vjeçare.


Gjykata, pasi i shpalli fajtor, mori vendim dhe dënoi me burg për të mitur, prej 1 deri në 5 vjet: Afrim Bllacakun, Agim M. Lecin, Naser Rexhën, Shemsi Lecin, Fadil Shalën, Ekrem Dragushën, Avni Llumnicën dhe Veton Osmanin.


“U shpallën fajtor meqë më datë 2.4.1981, në rrugën magjistrale Prishtinë Podujevë, në fshatin Besi, para shkollës fillore, prej orës 13,00 deri në orën 16.00, kanë kryer veprën e drejtuar në minimin e rregullimit shoqëror ekonomik, sistemin shoqëror politik, sistemin e vetëqeverisjes, minimin e bazës ekonomike të vendit, shkatërrimit të bashkimit dhe të vëllazërimit, shkatërrimit të barazisë së kombeve dhe kombësive dhe ndryshimit kundër kushtetues të rregullimit federativ të shtetit.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:30
Këta nxënës të Qendrës shkollore në Besi dhe qytetarët, në një grup prej rreth 500 vetash, kanë brohoritur parulla me përmbajtje kundërrevolucionare:



“Duam kushtet”,

“Lëshoni shokët”,

“Unitet”,

Kosova Republikë” dhe

“Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”.



Ata kanë lëvizur prej fshati Besi deri në Lebane dhe anasjelltas. Gjatë rrugës kanë gjuajtur me gurë automjetet, të cilat kanë kaluar rrugës, me qëllim që të pengojnë kalimin e tyre në drejtim të Prishtinës, ku janë mbajtur demonstratat armiqësore. Të miturit: Afrim Bllacaku, Agim Leci dhe të tjerët me hunj në duar kanë ndaluar automjetin bartës të markës “Raba” me targa PE. 148-07, të ng
arkuar me rërë, të cilin e ka drejtuar: Gojko Stanishiqi nga Vitomirica, dhe e kanë detyruar që automjetin ta kthejë terthorazi në rrugë. Kur ka ardhur kolona e automjeteve të milicisë të SPB-së nga Beogradi, të cilat kanë lëvizur kah Prishtina, një pjesë e automjeteve nga kolona kanë bërë përpjekje që të kalojnë përskaj automjetit “Raba” të qitur në rrugë, kurse pjesa tjetër e kolonës është ndaluar para këtij kamioni.


Grupi ka sulmuar kolonën e automobilave të ndaluar të milicisë, duke i gjuajtur me gurë. Kanë ndezur automjetin “Tam” me targë M. 900 242, i cili ka pasur të ngarkuar 20 tenda dhe i cili është djegur tërësisht. Kurse nga kamioni “Tam” M. 900 251 në të cilin ka pasur pushkë automatike, gjysmë automatike dhe municion të kalibrit 7.62 mm. ata kanë marrë armë dhe municion.
Më tej në këtë aktgjykim, përshkruhen në detaje rrethana sesi janë marrë pushkët, duke precizuar personin që ka marrë pushkën, numrin e pushkës, tipin dhe sasinë e municionit. Për marrje të pushkëve dhe municionit janë akuzuar: Afrim Bllacaku, Agim M. Leci, Naser Rexha, Shemsi Leci, Fadil Shala, Ekrem Dragusha, Avni Llumnica, Veton Osmani e të tjerë.


Për shkak të këtyre veprave penale, gjykata mori vendim dhe dënoi me burg për të mitur: Agim Bllacakun dhe Agim M. Lecin nga pesë vjet burg, Naser Rexhën dhe Shemsi Lecin me nga katër vjet burg, Fadil Shalën dhe Ekrem Dragushën me nga tre vjet burg, Avni Llumnicën me dy vjet burg, Veton Osmanin një vit burg.


Të miturve të tjerë: Xhemshit Lecit, Pajazit Ndrecit, Nexhat Dragushës, Osman Hamdi Abdullahut, Sami Avdullahut, Osman Sahit Avdullahut, Smajl Koliqit dhe Zenel Krasniqit iu shqiptua masa “edukative” e dërgimit në shtëpinë Edukuese Korrektuese në Lipjan, në bazë të nenit 19 të Ligjit penal të Kosovës. Në këtë Shtëpi Ndëshkuese Korrektuese të miturit do të qëndrojnë më së paku një vit e më së shumti pesë vjet. Lidhur me këtë gjykata do të vendos më vonë. Kundër Lutfi Lecit shqiptohet masa e përforcuar e mbikëqyrjes, ndërsa Xhefer Fetahu lirohet nga aktakuza.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:30
Dënimet janë shqiptuar me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë PPM. Nr. 42/81 të datës 2.7.1981. Prokuror Nanda Vllahoviq”. Për të dëshmuar veprat penale që iu ngarkoheshin, gjykata u mbështet në të dhënat e dëshmitarëve. Si palë e dëmtuar konsiderohen punëtorët e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Beogradit, si: Radullo Uskokoviq nga Beogradi, pastaj Vidoje Simiq, Dragomir Jelisaviq dhe Branisllav Dimiq, të gjithë nga Beogradi. Në cilësi të dëshmitarëve u morën edhe: Rrustem Morina profesor nga Prishtina, Ismajl Qosaj, po ashtu profesor nga Prishtina, Gjergj Nikëprelaj, udhëheqës i paraleles së ndarë të QSHAM në Besi, Rrahman Reçica nga Besija, Lubomir Neiq nga Beogradi, Rexhep Rexhepi drejtor i shkollës fillore “Nexhmedin Mustafa” në fshatin Besi, Gojko Stanishiq nga Vitomirica, Salih Pllana nga Prugovci, Xhafer Osmani nga Besia, Bajram Syla nga Rimanishta, Zymer Krasniqi nga Besia si dhe përfaqësuesit ligjor të të miturve, kryesisht prindërit e tyre, disa prej të cilëve ishin mbajtur në paraburgim së bashku me bijtë e tyre të mitur. Ky gjykim është mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë dhe ka qenë i mbyllur për opinionin.


Gjatë bisedimeve me këta flamurtarë të parë të Republikës së Kosovës, fitohet përshtypja se të gjithë kanë synuar organizimin e rezistencës së armatosur. Sami Leci dhe Zijadin Hoxha, Agim Leci, Ibush Kelmendi, Vehbi Leci dhe të tjerët rrëfejnë në imtësi të gjitha zhvillimet e atyre ditëve heroike, kur ata si të rinj ishin përleshur me milicinë serbe, e cila nga Beogradi po vinte në Kosovë për të shtypur demonstruesit.


Atmosfera e krijuar me 2 dhe 3 prill të vitit 1981, kur pothuajse tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po protestonte, kishte marrë përmasa të një kryengritjeje të përgjithshme popullore. Pikërisht për shkak të përmasave që kishte marrë revolta, Komiteti Krahinor me urdhër të Beogradit, më 3 prill përmes zëdhënësit besnik, Xhavit Nimani kishte marrë vendim për shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme dhe vënien e Kosovës nën administrim ushtarak, prej 3 deri më 18 prill të vitit 1981.


Këta flamurtarë të parë të Republikës së Kosovës, shkuan më larg se protestuesit paqësorë në Prishtinë dhe në qytete të tjera të vendit. Këtyre iu takon merita që kishin ndërmarrë një hap historik, hapin e parë në atë kohë, meqë kishin rrëmbyer armët me qëllim për të krijuar grupe të armatosura dhe për të ngritur barrikada të kundërvënies. Barrikadat i kishin ngritur. Ata kishin ndërprerë qarkullimin në rrugën Prishtinë-Besianë, kishin çarmatosur disa rezervistë serbë, që vinin nga Serbia dhe ua kishin rrëmbyer armët, por nuk i kishin vrarë, meqë ishin përcaktuar për t’ u vetëmbrojtur nga kriminelët. Ata kishin filluar patrullimin e rrugëve dhe kishin ndaluar çdo njeri te i cili dyshonin.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:31
Merita e tyre është e jashtëzakonshme pikërisht me faktin se arritën të përshkallëzojnë protestat dhe me veprat e tyre të drejtpërdrejta kundër milicisë serbe dhe kundër tërë aparaturës shtypëse, ata hapën një kapitull të ri në historinë tonë të re. Kjo, dhe revolta të tjera të ngjashme bënë që kryengritja të shpallet si kundërrevolucion, me çka edhe fillon rruga përfundimtare e shkëputjes së Kosovës nga kthetrat e robërisë serbe. Këta prijatarë të Republikës së Kosovës me heroizmin e tyre të treguar më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 shënuan një faqe të ndritur të historisë sonë të rezistencës aktive, e cila, falë përkushtimit të gjeneratës revolucionare të vitit 1981, nuk e ndaloi veprimtarinë atdhetare dhe mori pjesë në tërë procesin e çlirimit nga robëria okupatore serbe.
Këta flamurtarë të lirisë nuk i përkisnin asnjë grupi ideologjik. Ata, mbështeten fuqishëm aspiratat për liri, drejtësi dhe barazi, duke bërë një hap më tej.


Edhe gjatë kohës së mbajtjes në burg, kundër këtyre flakadanëve të parë të Republikës së Kosovës, regjimi serb ushtroi dhunë sistematike. Të gjithë, madje edhe disa nga të miturit u dërguan në vuajtje të dënimit nëpër kazamatet jugosllave si në Novi Sad, Zrenjanin, Suboticë e deri në Goli Otokun famëkeq në Kroaci. Asnjëri prej këtyre të rinjve nuk arriti të shkollohet pas daljes nga burgu, qoftë për shkak të kohëzgjatjes së burgut deri në 10 vjet, qoftë sepse ishin të etiketuar si armiq të Jugosllavisë, sepse shoqëria e ideologjizuar e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me sllavë, që e përfaqësonin fuqishëm Azem Vllasi, Ali Shukriu, Rrahman Morina dhe tërë politika pro serbe, ua mbylli të gjitha rrugët për dije përparim, por edhe për ekzistencë. Ata mbeten luftëtarë të përhershëm dhe të përjetshëm të Republikës së Kosovës, mbetën nën mëshirën e kohës edhe pas luftës fitimtare dhe çlirimtare të UÇK-së e deri në ditët tona, deri në 27-vjetorin e fillimit të veprimtarisë së tyre çlirimtare.


Disa nga këta flamurtarë të parë të lirisë, u dënuan për të njëjtat vepra penale gjatë kohës sa ishin duke vuajtur dënimin


Duhet veçuar me këtë rast një ndëshkim tjetër djallëzor, i cili iu shqiptua prijësit të këtij grupi, Zymer Krasniqit, i cili së bashku me dy të dënuar të tjerë, Abedin Bala nga Korratica e Drenicës dhe Bajrush Murati nga Prekazi, të cilët ndodheshin në vuajtje të dënimit në Novo Mesto të Sllovenisë, u ridënuan për shkak se nuk i kishin ndërruar bindjet dhe kishin vazhduar ta afishonin kërkesën “Kosova Republikë”, nëpër lokalet e burgut.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:31
Gjykata themelore në Novo Mesto, Njësia në Trebinje, Nr. K 55/85-34, në bazë të nenit 45/II pika 3 e Ligjit Penal të vendit dhe në bazë të nenit 22 të LKP u ngrit aktakuza kundër Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajrush Muratit nga fshati Prekaz dhe Abedin Balës nga fshati Karraticë e Epërme. Në këtë aktakuzë shkruan se Zymer Krasniqi, Bajrush Murati dhe Abedin Bala me anë vizatimesh kanë ftuar dhe nxitur për ndryshimin kundërkushtetues të sistemit shoqëror socialist, gjatë kohës sa ishin duke vuajtur dënimin në KPD (Shtëpia Ndëshkuese Korrektuese) pranë Mirnës në Novo Mesto të Sllovenisë, Zymer Krasniqi dhe Bajrush Murati kanë shkruar në një fletë të bardhë tekstin “Kosova Reëpublikë” dhe e kanë varur në murin e korridorit, përpara dhomave të të burgosurve. Abedin Bala ka vizatuar në një fletë letre stemën, e cila përfaqëson stemën e Republikës së Kosovës, kurse në letër ka shkruar “Kosova Republikë” dhe të dy letrat i ka varur në korridor, përpara domave të të burgosurve. Prokurori publik themelor, slloveni, Niko Bricelj, si rrethanë rënduese kishte marrë faktin se këto afishime ishin bërë më 29 nëntor 1983, pikërisht në Ditën e Republikës së Jugosllavisë, andaj këto veprime i kishte trajtuar si provokim të llojit të vet. Si rrethanë tjetër rënduese për Abedin Balën kishte marrë edhe faktin se vazhdonte edhe më tej ta përkrahte qëndrimin për shpalljen e Republikës së Kosovës.


Më 30.1.1986, Gjykata Themelore e Trebinjes, me kryetar të trupit gjykues: Anton Zhitka dhe gjyqtarët: Andreja Hrovat e Anton Remsa, shpallin fajtor dhe dënojnë tre të akuzuarit: Zymer Krasniqin, Bajrush Muratin dhe Abedin Balën. Në gjithëve iu kishte ngritur shkalla e dënimit edhe për një vit, ndërkohë që Abedin Bala mbytet mizorisht në tortura në Burgun Qendror të Beogradit.


Ku janë tani dhe si jetojnë në Kosovën e pavarur: hetuesit, gjykatësit, prokurorët, porotët dhe të dënuarit?


Opinion ynë e di se të gjithë prokurorët, porotët, gjyqtarët dhe disa nga inspektorët, përveç atyre që ndërkohë kanë vdekur ose janë pensionuar, të tjerët janë në punë, dhe kryejnë detyra po ashtu zyrtare, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ata punojnë aktivisht pa asnjë brejtje të ndërgjegjes, madje pa iu kërkuar falje publike të dënuarve dhe familjeve të tyre, as tani pas 27 vitesh, as tani pas shpalljes së Republikës së Kosovës dhe fillimit të njohjes ndërkombëtare të saj. Përderisa nuk do të “denoncojmë” sesi jetojnë në mirëqenie e pasuri gjyqtarët, hetuesit, prokurorët, inspektorët, hafijet, bashkëpunëtorët, dëshmitarët, policët e milicët të cilët dënuan dhe sakatuan rininë shqiptare, sidomos duke filluar prej pranverës së vitit 1981, ne do t’ i bëjmë të ditur opinionin tonë se ku gjenden tani dhe si jetojnë militantët e parë, ata më të hershmit të Republikës së Kosovës, ata më meritorët, që të parët kishin rrëmbyer armët për ta bërë republikën dhe më vonë, kur u krijuan kushte, po me ato armë luftuan në radhët e UÇK-së.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:31
Ku ndodhen dhe si jetojnë flamurtarët e parë të republikës së Kosovës


Ruzhdi Hajdini aktualisht është i papunë. Ka mbajtur vite të tëra burg. Ka krijuar familje dhe jeton duke pritur, që tani në kohën kur u realizua aspirata e pavarësisë të kujtohet dikush edhe për të.

Sami Leci, militanti i 1981-shit, ka mbajtur shumë vjet burg, luftëtari i dalluar i UÇK-së, ka një gjysmë pune dhe një gjysmë rroge, nga ato më të ulëtat. Ka krijuar familje dhe rron i lumtur sepse më në fund Kosova u shpall e pavarur.
Zijadin Hoxha, ka mbajtur shumë vjet burg. Edhe pas burgut ka vazhduar aktivitetin ilegal patriotik. Ka marrë pjesë aktive në luftën e UÇK-së. Aktualisht punon, por me paratë që merr nga puna mezi ia del. Po ashtu ka edhe probleme shëndetësore nga pasojat e viteve të kaluara nëpër burgje dhe në luftën e UÇK-së.

Agim Leci, të cilit drejtësia jugosllave i kishte “dhuruar” 12 vjet burg mu në lulen e rinisë, aktualisht është i papunë. Agimi pret se ndoshta “paskëtaj do të vinë ditë më të mira” dhe pas 27 vitesh, më në fund do të gjejë ndonjë punë, në Kosovën e pavarur dhe demokratike.

Vehbi Leci, ka mbajtur shumë vite burg. Aktualisht punon dhe ia del disi me pagën mujore që merr, aq sa për ta mbajtur familjen, por ka brengë për shokët e burgut, të cilët ende janë pa punë dhe pa kushte elementare për ekzistencë.
Agim Selmani, Osman Krasniqi, Hajrullah Dragusha jetojnë në botën e jashtme, së bashku me familjet e tyre.

Ibush Kelmendi punon përgjegjës i Tregut, në Bardhosh, te Tregu i Automjeteve.
Afrim Bllacaku, nga Besia, ka migruar qysh moti, jeton në Austri.
Agim Selim Leci, jeton në Barilevë, i papunë.
Naser Rexha, nga fshati Rimanishtë, i papunë.
Shemsi M. Leci, nga Barileva, punon vozitës.
Fadil Shala, nga Prugovci, punon në KEK.
Ekrem Dragusha, nga Prugovci, i pa punë.
Avni Llumnica, nga Barileva, punon në PTK.
Veton Osmani, nga fshati Besi, jeton në mërgim.
Xhemshir Leci, nga Barileva është ende i papunë.
Pajazit Ndreca, nga Barileva, i papunë.
Nexhat Dragusha, nga Prugovci, i papunë.
Osman H. Abdullahu, nga Vranidolli, i papunë.
Sami Abdullahu, nga Vranidolli, i papunë.
Osman S. Abdullahu nga Sharbani,
Ismajl Koliqi, nga fshati Lupç i ulët,
Zenel Krasniqi, nga fshati Lupç i Ulët,
Lutfi Leci, nga Barileva,
Xhafer Fetahu, i papunë.
Zymer Krasniqi nga fshati Breznicë, i papunë.
Bajram Syla nga Rimanishta, jeton në mërgim,
Qerim Arifi jeton në Prishtinë,
Nagip Bllaca, punon automekanik,
Naim Statocvi punon në PTK,
Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, jeton dhe punon në Angli,
Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci.
Ramadan Rexha nga Rimanishta,
Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm.
Nexhmedin Pireva,
dhe Sadri Berisha


Asnjëri prej këtyre militantëve dhe meritorëve të lirisë nuk ka plaçkitur, nuk ka abuzuar, nuk ka ngritur pallate as ka themeluar firma dobiprurëse. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar as pranon lëmoshë. Megjithatë, ata sot janë më të lumtur se kurrë, meqë aspirata e lirisë, dalëngadalë po realizohet. Ata janë krenarë, që kanë pritur ditën kur Kosova do të shpallet Republikë dhe do të pranohet nga Amerika dhe shumë shtete të botës.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:32
Cili është obligimi i shtetit të ri Kosovës për këta e qindra meritorë të tjerë të lirisë si këta?

A ka fare obligim kjo shoqëri dhe këto institucione të interesohen për këtë shtresë të më meritorëve, përderisa ka kthyer në punë dhe përkujdeset për ish dhe tani prokurorët, ish dhe tani inspektorët, ish dhe tani gjyqtarët, ish dhe tani porotët, milicët e dikurshëm dhe tërë soj-sorollopin e ish regjimeve?.
Natyrisht se ka obligim, madje ka obligim mbi të gjitha obligimet, që rastet e tilla të meritorëve të lirisë, atyre që kanë lënë shëndetin në zandanët dhe kazamatet serbe për çlirimin e vendit, të paktën t’ u ofrojë punë dhe mos të lejojë që rastet e tilla të trajtohen si raste sociale. Nëse vazhdon praktika e tetë viteve të mëparshme, atëherë edhe kjo shoqëri, dhe kjo qeveri me institucionet e saj do të vulosen me damkën e turpit. Sepse të bredh rrugëve duke kërkuar punë liridashësi i vendit, që ka mbajtur 12 vjet burg, ku ka lënë edhe shëndetin, liridashësi që ka luftuar në radhët e para të luftës sonë çlirimtare, dhe të merret në punë e të favorizohet ai tjetri, që jo vetëm nuk ia ka bërë as një argat punë çlirimit të vendit, por edhe ka bashkëpunuar me regjimin, kjo nuk është vetëm një padrejtësi, por është një mallkim i rëndë për Kosovën e pavarur dhe ardhmërinë e saj.


Të shpresojmë dhe të besojmë se qeveritarët e sotëm të Kosovës, në mesin e tyre edhe personalitete të njohura të luftës e të rezistencës, do të interesohen për fatin e meritorëve të lirisë e të pavarësisë sa më parë që të jetë e mundur, meqë tani nuk jemi duke pritur shpalljen e pavarësisë, por kemi filluar ta realizojmë këtë pavarësi edhe pse tash për tash të cunguar
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:32
Përse kjo revoltë me përmasa të fillimit të kryengritjes gjithë popullore të vitit 1981 u la në heshtje?


E kemi thënë edhe më parë, madje publikisht se 2 prilli i vitit 1981 shënon fillet e kryengritjes së përgjithshme shqiptare në Kosovë kundër okupimit jugosllav. Lëvizja pacifiste në Kosovë, e afishuar me rastin e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitin 1989, ngjarjet e vitit 1981 nuk i trajtoi meritorisht. Ato zhvillime u paraqiten si demonstrata paqësore të studentëve me kërkesa për kushte dhe barazi shoqërore e sociale, duke prezantuar dhe duke përforcuar idenë se protestat nuk kishin për qëllim rrënimin e Jugosllavisë, por vetëm avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës. Mjerisht, kjo qasje u përkrah edhe nga tërë klasa e historianëve të vendit tonë dhe disa nga momentet kyçe të kësaj kryengritjeje u heshtën dhe kurrë nuk u morën në shqyrtim, edhe pse për ta rikthyer këtë datë me rëndësi në kalendarin tonë historik ende nuk është vonë dhe kurrë nuk do të bëhet vonë.


Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981, këto grupe të rinjsh, kryesisht nxënës dhe studentë, të cilët kishin protestuar në rrugët në dalje të Prishtinës në drejtim të Besianës, ish Podujevë, të rinj nga fshatrat: Barilevë, Miroc, Besi, Prugoc, Rimanishtë, Lupç, Vranidoll e fshatra të tjera, kanë shkruar faqen ndër më të ndriturat të historisë sonë të rezistencës aktive, meqë ata jo vetëm protestuan por edhe ua rrëmbyen armët milicëve serbë, me qëllim për t’ u mbrojtur nga ushtria dhe policia, e cila po vriste të rinj shqiptarë nëpër rrugët e Prishtinës. Më së lehti do të ishte që këtë “anashkalim” të deritanishëm t ia lëmë indolencës sonë, e cila nuk ka munguar dhe mjerisht nuk na mungon as sot. Për këta trimat e parë të Republikës së Kosovës, opinioni ynë di fare pak dhe shkaqet janë të shumta. Shkaku kryesor është se në mesin e tyre nuk ka “veprimtarë” që rrahin gjoks dhe që shtyhen me bërryla. Këta që kanë përjetuar tmerrin e ditëve të para të prillit të vitit 1981, të cilët kanë pasur guximin të marrin armët policëve serbe e shqiptarë, veprat e tyre nuk i kanë bërë për t’ i kthyer pastaj në kapital politik dhe ekonomik, sikur ndodhi me disa “patriotë” që nga Shqipëria dhe mërgimi erdhën fitimtarë pas luftës së UÇK-së dhe i zunë vendet nëpër institucionet e Kosovës, duke krijuar pasuri përrallore, nganjëherë edhe brenda një nate. Për veprat e këtyre prijatarëve të Republikës së Kosovës, deri tani ka folur vetëm “Kosova e lirë”, ka shkruar ndonjë shkrim, ndonjë gazetar.


Flamurtarët e gjallë të Pranverës së përgjakshme shqiptare të vitit 1981, shumica dërrmuese e tyre nuk flasin për vetveten, nuk imponohen në debate të TV-ve, madje nuk kanë qenë kurrë të ftuar për të folur për kryengritjen e vitit 1981, nuk japin intervista, meqë as edhe iu ka ofruar ndokush për t’i intervistuar.
Megjithatë këta dhe shumë e shumë të tillë si këta kanë qenë dhe mbeten atje ku e kërkon atdheu, gjithnjë sogjetarë të lirisë dhe pavarësisë.
Shumica dërrmuese e tyre janë të papunë dhe jetojnë në gjendje të rëndësuar ekonomike. Disa prej tyre bëjnë punë fizike. Disa janë sëmurë nga pasojat e viteve nëpër burgje. Disa jetojnë në mërgim. Dhe, nuk janë vetëm këta në një gjendje të tillë. Të tillë ka kudo të Kosovë.



Çuditërisht, inspektorët, porotët, gjykatësit hetues, milicët e policët, dëshmitarët dhe ata që iu kanë shërbyer të gjitha regjimeve, të gjithë janë në punë, nëpër prokurori, nëpër gjykata, në SHPK, nëpër ministri dhe në të gjitha institucione të tjera të vendit. A thua a nuk dinë gjë për këtë histori, dhe për shumë histori të këtilla, kryetari Sejdiu, kryeministri, Thaçi dhe kryesuesit e institucioneve të Kosovës, apo ndoshta ata kanë punë të tjera shumë më të rëndësishme. Të paktën ndonjë këshilltar i tyre duhet të ketë dijeni për veprat e këtyre flamurtarëve të parë të Republikës së Kosovës, ndonjë prej atyre këshilltarëve, që nuk ka derdhur helm e vrerë kundër këtyre dinjitarëve gjatë shumë viteve të kaluara. A thua a nuk do të mallkojë historia, Kosova, Atdheu, nëse edhe pas 27 viteve sërish vazhdon të mungojë mbështetja institucionale për më meritorët e lirisë



· Autori është Drejtor i Radios Kosova e Lirë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:33
Burimet



- Aktgjykimi në gjuhën shqipe i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë K. 147/ 81, më 13. 8. 1981.
- Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kundër grupit të të miturve, Pm-nr. 37/81, pas seancave të mbyllura, të mbajtura më 20, 21, 22 korrik të vitit 1981.
- Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, PP nr. 84/81, K 110/81.
- Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës më 14 janar 1982, Ap-nr.453/81.
- Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Novo Mesto të Sllovenisë, në gjuhën sllovene, më 30.1.1986, K 55/85-70.
- Zijadin Hoxha, Sami Leci, Ibush Kelmendi, Agim Leci, intervista dhënë Radios-Kosova e lirë, mars 2005 dhe shkurt 2008.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:36
Në 27 vjetorin e demonstratave të vitit 1981



Roli historik i demonstratave të pranverës së vitit 1981

Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:36
Shkruan: Mehmet BISLIMI

Zvicër, 11. III. 2008



Pranvera po vjen ngadalë. Si duket nuk mund të kalojë kaq lehtë pa u hetuar “koincidenca” e vlimeve të furishme në Kosovë, që zakonisht kanë ndodhur në vazhdimësi gjatë muajit mars. Që nga viti 1981 e deri të rënia e Komandantit Legjendar, marsi ishte prehri ku mbështeti kokën e tij plot me halle populli ynë liridashës. Edhe më pas kur Egzonin me shokë i përpiu Ibri i ftohtë e deri tek ditët e sotme, ngrohtësia e tokës gjatë muajit marsit sikur na forcoi, tamam si Anteun dikur. Marsi, ky muaj i legjendave që zuri vend në historinë tonë më të re, ky muaj madhështor!

11 mars i vitit 1981. Nomenklatura e sistemit pushtues titist, të korruptuar e të zhveshur nga morali, të degjeneruar e të dalë boje nga ideja e mirëqenies socialiste dhe vetëqeverisëse me gjithë gënjeshtrat e saja, nën petkun e vëllazërim- bashkimit, kishin bërë shumë padrejtësi në Kosovë, mbi kurrizin e popullit shqiptar, duke eksploatuar pasurinë e tokës sonë deri nën thellësitë e detit! Megjithatë, Kosova kishte mbetur njëra ndër vendet më të pazhvilluara në tërë hapësirat e ish pushtuesit jugosllav. Popullata jonë nënçmohej dhe diskriminohej në të gjitha poret e jetës. S’do mend se kupa e mbushur prej kohësh nuk po mbante më dhe padyshim se ajo duhej të përmbysej një ditë, dhe kjo ndodhi, u përmbys pikërisht aty ku duhej të përmbysej, pra mu në mensën e studentëve të Universitetit të Kosovës!

Këtë ditë e priste populli ynë prej dekadash e priste me padurim, e priste me guxim e dashuri të madhe, pritej kjo pranverë e madhe që erdhi më herët se ajo kalendarike. Erdhi e furishme, me lulëkuqet e atij behari të rinisë sonë më të bukur e të madhërishme studentore.

Bijtë më të mirë të popullit tonë kishin punuar gjatë kohë për një ditë si kjo. Hapur e fshehur, ata sollën 11 marsin ( pas demonstratave të fuqishme e të përgjakshme të vitit 1968 e shumë më herët në vazhdimësi ), duke u përballur me vuajtje e persekutime, me varfëri e diskriminim, me shtypje e degradime, me arrestime e arratisje, me vrasje e likuidime, me shpërngulje e dëbime, deri edhe të spastrimet etnike...

Aparati shtypës serbo-sllav nuk mund të korrte rezultat tjetër në Kosovë, veç asaj që kishte mbjellë- revoltës së fuqishme popullore që do të shpërthente e cila me këtë rast tregoi se nuk do të lejojë më nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe lirisë së tij- jo më, me as një çmim!

Këtu fillonte edhe fundi i një maratone të gjatë të robërisë së Kosovës, që pushtuesi jugosllav me hekur dhe zjarr, nën petkun e dinakërisë së vetëqeverisjes e shkeli dhe shfrytëzoi Kosovën për decenie me radhë. Demonstratat e pranverës së vitit 1981 eksploduan si një fuçi baroti në duart e pushtuesit jugosllav. Këto demonstrata tundën për shkatërrim themelet e ish Jugosllavisë Socialiste të asaj kohe. 11 marsi i atij viti është fillimi i një fundi të pushtimit të Kosovës nga pushteti titist serbo-sllav.

Jugosllavia “vetëqeverisëse”, pas këtyre ngjarjeve, as edhe një herë nuk morri vetën më, edhe pse ajo nuk la gurë pa lëvizur, duke vu në lëvizje tërë organizmin e sektorit të UDB-së (në mesin e tyre edhe shumë puthadorësh shqiptarë), bënë arrestimin e mijëra të rinjve, veçmas studentë dhe intelektualë, por edhe punëtorë të shumtë. U ngritën gjykata të tëra në këmbë, të yshtura nga politika zyrtare e Beogradit për të dënuar popullin e Kosovës me dënimet më drakonike! Po thuaj shumica e këtyre gjyqtarëve, fatkeqësisht puthadorë shqiptarë, suspenduan e diferencuan shqiptarët nga puna, nga shkolla, nga fabrikat, nga shoqëria, madje shkuan aq larg sa kërkonin edhe lëçitjen e të gjithë atyre që në një formë a tjetër përkrahnin këto demonstrata.
Sponsored content

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi