Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Berisha: Shqiperia, nje vend tjeter Empty Berisha: Shqiperia, nje vend tjeter

7th April 2008, 22:50
Berisha: Shqiperia, nje vend tjeter

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga presidenti, Bamir Topi pas marrjes se fteses per ne NATO u prit mesnaten e djeshme ne menyre festive ne aeroportin "Nene Tereza". Per te pritur presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe ministrin e Jashtem, Lulezim Basha ne ceremonine e zhvilluar ne aeroport merrnin pjese anetare te kabinetit qeveritare, perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, personalitete te shquara dhe qindra qytetare. Te shoqeruar nga borite e makinave, te cilat ishin te stolisura me flamuj kombetare dhe te NATO-s, delegacioni ka hyre ne Tirane.

Kryeministri Berisha, cili pas udhetimit nga Zagrebi, ku delegacioni shqiptar kishte pasur nje dreke me presidentin amerikan Xhorxh W. Bush, deklaroi se marrja e fteses per ne NATO e ka transformuar Shqiperine. "U kthyem ne nje vend tjeter, ne nje vend qe ka marre ftesen per anetaresim ne NATO. Ndaj dhe njehere falenderoj me mirenjohjen me te thelle, te gjithe ata qe me punen e tyre kane bere te mundur kete ngjarje kaq te rendesishme", deklaroi kryeministri Berisha ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas. Sipas kreut te ekzekutivit, pas 3 Prillit, Shqiperia konsiderohet nje vend tjeter dhe se kjo perbente nje ngjarje te vecante ne jeten e cdo shqiptari dhe nje ngjarje te vecante per vete vendin. "Shqiperia eshte nje vend tjeter pas dates 3 prill dhe kjo perben nje ngjarje te vecante ne jeten e cdo shqiptari, perben nje arritje te shumepritur ne shekuj nga ky vend per sigurine e qytetareve te tij", theksoi Berisha, duke pershendetur faktin se 94% e shqiptareve e mbeshtesnin perfshirjen e vendit tone ne kete Aleance. Kryeministri Berisha e lidhi marrjen e fteses per ne NATO edhe me aspiraten e vendit per tu integruar ne Bashkimin Evropian. Sipas Berishes, per te arritur integrimin e plote ne kete organizata te rendesishme politika dhe qeveria ne vecanti duhet te punonin shume. "Pas marrjes se kesaj ftese, na pret nje program i ngjeshur pune intensive, per te marre anetaresine e plote ne kohen me te shpejte te mundshme. Pas kesaj, na presin etapa te tjera te integrimit te vendit ne BE, por kjo i jep Shqiperise nje shtytje te madhe perpara", theksoi kreu i qeverise, Berisha.

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa deklaroi gjithashtu nga aeroporti " Nene Tereza", se marrja e fteses per anetaresimin ne NATO, sillte per vendin sfida dhe per klasen politike pergjegjesi te medha. Oketa ne pozicionin e tij si kreu i Mbrojtjes deklaroi se do te merrej cdo mase ne menyre qe Forcat e Armatosura shqiptare ti arrinin ne menyre sa me te shpejte edhe standardet e ushtrive te vendeve anetare te NATO-s. Ai premtoi se brenda vitit 2010 Shqiperia do te kishte nje ushtri profesioniste e cila do te qendronte ne krahe te ushtrive te fuqishme te aleances se Atlantikut te Veriut. Nga ana e tij, kreu i diplomacise shqiptare, Lulzim Basha eshte shprehur se tashme do te behet plani i veprimit, per realizimin e te gjitha reformave qe do ta cojne Shqiperine, brenda nje viti ne nje anetaresim te plote ne NATO. Delegacioni shqiptare i kryesuar nga presidenti Topi, pas marrjes se fteses per anetaresim ne samitin e NATO-s ne Bukuresht, udhetuan drejt Zagrebit. Ne nje dreke pune perfaqesuesit e delegacionit shqiptare paten rastin te diskutonin edhe me presidentin amerikan Xhorxh W.Bush dhe te merrnin mbeshtetje te metejshme per integrimin me te drejta te plota te vendit ne NATO.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi