Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Google vazhdon me cudirat e saj!! Empty Google vazhdon me cudirat e saj!!

14th April 2008, 21:51
Google, e cila me ndihmën e programit Google Earth ofron incizime satelitore të Tokës, së bashku me Komisariatin e Lartë të OKB-së për Refugjatë (UNHCR) ka ofruar një pamje të re të gjendjes së refugjatëve në vendet të cilat kanë kriza me refugjatë.

Google Earth Outreach bazohet në programet Google Earth e Google Maps dhe me ndihmën e informatave shtesë ofron një pasqyrë të detajuar dhe me shumë shtresa të krizave botërore të refugjatëve si dhe programeve në ndihmë të tyre, ka njoftuar Google duke paraqitur programin në fjalë në Gjenevë.
Shfrytëzuesit me ndihmën e këtij programi mund të vizitojnë në mënyrë virtuale kampet e refugjatëve.

Me ndihmën e ofertave të reja internetit UNHCR dhe organizatat tjera humanitare mund të planifikojnë më mirë punën e tyre edhe në zonat më të largëta në botë.

Në fillim të projektit, UNHCR ofron pamje nga llogoret e refugjatëve në Çad, Darfur, Kolumbi dhe Irak.

Pos kësaj, "Google Earth Outreach" u ofron organizatave humanitare në dispozicion veglat dhe burimet, derisa UNHCR ofron raportet aktuale, si dhe të dhëna në formë toni, video përshkrime si dhe fotografi.

Gjatë paraqitjes së programit për mysafirët e zgjedhur në selinë e UNHCR-së në Gjenevë, zëvendësi i Komisarit të Lartë për refugjatë L. Craig Johnstone ka falënderuar programin si një mjet për ngritjen e vetëdijes mbi problemet e refugjatëve dhe ndihmën.

"Google Earth i ofron UNHCR-së një platformë të fuqishme me anë të së cilës pasqyrohet puna e rëndësishme e UNHCR-së në zonat më të largëta dhe të ndërlikuara të përndjekjes në botë", ka deklaruar Johnstone.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi