Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Një kryeministër opozitar Empty Një kryeministër opozitar

18th April 2008, 15:33
Një kryeministër opozitar

Ndryshimi kushtetues. Opozita mund të shkarkojë kryeministrin Berisha dhe ta propozojë vetë të riun


Opozita mund të ketë një shans më tepër për të drejtuar ekzekutivin, nëse ndryshimet njërën nga pikat e ndryshimeve kushtetuese që u miratua në Komisionin e Ligjeve, do të marrin shumicën e kërkuar të votave edhe në Kuvend. Në bazë të ndryshimeve që i bëhen nenit aktual kushtetues për mocionin e mosbesimit të kryeministrit, grupi që kërkon shkarkimin e kryeministrit në detyrë duhet të propozojë pasardhësin e tij. Pra, nëse opozita aktuale fill pas miratimit të këtij ndryshimi do të paraqesë ndonjë mocion ndaj kryeministrit Sali Berisha, do të jenë po ata që do të propozojnë kryeministrin e ri. Përcaktimi në Kushtetutën aktuale është vetëm se duhet zgjedhur kryeministri i ri, pa përcaktuar kush e propozon, por në rregulloren e Kuvendit, në nenin 101 saktësohet se është partia që ka shumicën në Kuvend ose koalicioni i partive që kanë shumicën e vendeve që propozon kryeministrin e ri. Pra, nëse më parë mocioni i mosbesimit do të pranohej e kryeministri Berisha do të hiqej nga detyra, do të ishte sërish PD-ja ose aleatët e saj që do të propozonin emrin e ri. Në të kundërt, ndryshimi në fjalë i jep mundësi opozitës të propozojë kryeministrin e ri. Një kompromis i mundshëm me deputetë të caktuar të PD-së apo të partive aleate do të bënte që socialistët të qeverisnin deri në zgjedhjet e ardhshme të 2009-ës. Kërkesa për mocion mosbesimi bëhet nga një e pesta e deputetëve, numra që opozita aktuale i ka. Në krahun tjetër, shpesh në politikën shqiptare janë bashkuar numra për ministra të caktuar, apo rasti i fundit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Pra, sado absurd që mund të duket bashkimi i votave të deputetëve apo partive të së djathtës me ata të majtë, precedentët tregojnë se kjo edhe mund të realizohet. Koalicioni humbës në zgjedhjet mund të qeverisë pas zgjedhjes së kryeministrit të parë, që detyrimisht sipas Kushtetutës duhet të propozohet nga partia më e madhe sipas raportit të votave pas garës elektorale. Por gjatë rrugës, pikërisht humbësit mund të drejtojnë ligjërisht ekzekutivin, pa shkuar më parë në zgjedhje të parakohshme, pra brenda mandatit të marrë nga e njëjta garë elektorale. Një tjetër kompromis, nëse ndryshohet rregullorja e grupit dhe e statutit të PS-së, që nuk lejon votën “pro” kabinetit të ndërtuar nga kundërshtarët politikë, do të ishte vetëm largimi i kryeministrit Sali Berisha, duke pranuar një emër të propozuar sërish nga deputetët demokratë apo të aleatëve të tyre, që do të votonin “pro” shkarkimit të kryeministrit. Kjo do të zgjidhte vetëm kërkesën e hershme të opozitës për dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha. Këto janë dy opsionet që opozita aktuale mund të përfitojë nëse ndryshimi miratohet edhe në votimin gjatë seancës plenare, edhe pse ka mbetur rreth një vit e gjysmë nga përfundimi i mandatit të kryeministrit. Por, në krahun tjetër, duhet kujtuar se pas këtij ndryshimi, në të ardhmen, kushdo qoftë në pushtet, duhet të rruhet nga opozita.

Korreri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi