Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Si të dukeni tërheqëse dhe joshëse në sytë e partnerit Empty Si të dukeni tërheqëse dhe joshëse në sytë e partnerit

22nd April 2008, 20:47
Si të dukeni tërheqëse dhe joshëse në sytë e partnerit


Nuk është e lehtë që një femër e cila ka plot detyrime familjare të ketë shumë kohë për t'u kujdesur për veten e saj. Por nuk është kurrë vonë që sapo të gjeni pak kohë të lirë t'u futeni punës për të ndryshuar dhe për të qenë sa më tërheqëse në sytë e partnerit. Duket si një ëndërr që një grua të luajë një rol të tillë pas 10 orësh punë, pa përmendur detyrat që duhet të përmbushë në familje. Është për të ardhur keq që femrat nuk po e përdorin më këtë sharm të tyre. Tani ka ardhur koha që femrat të zgjohen dhe të bëhen "perëndesha të seksit". Pikërisht për këtë arsye seksologët rekomandojë disa mënyra për t'u bërë joshëse.
1- Thuaj disa fjalë partnerit para se të shtrihesh në krevat, që mund të jenë fjalë çfarëdo dhe nuk ka pse të aludohet seksi. Thoni ato fjalë me zë seksi, që të duken të buta dhe deri diku të pista.
2- Mos vish këmishë nate pasi të kesh bërë një dush. Thjesht mbulohu me një peshqir, mundësisht të shkurtër, pa fshirë pikat e ujit të mbetura në lëkurë. Lëreni që peshqiri të tregojë pjesët më magjepse të trupit tuaj.
3- Bëni ecjen tuaj sa më shumë seksi duke u përpjekur të lëkundni vithet tuaja dhe mos harroni të mbani drejt kurrizin tuaj që të evidentohet sa më shumë gjoksi dhe të duket me shumë vrull.
4- Një erë e lehtë djerse mund të shtojë kënaqësinë e dyanshme gjatë parapritjes për seks. Kjo nuk do të thotë se ju këshillohet të bëni stërvitje para se të bëni seks, por mund të merrni në konsideratë një zbavitje të vogël në qilim.
5- Shpikni një nofkë për veten tuaj. Diçka të këndshme, të ëmbël dhe të shijshme. Partneri juaj nuk duhet me doemos të dijë për të.
6- Kollituni pak më shumë se sa duhet. Vishni të brendshme të stilit të lartë, mëndafsh me dantellë. Përsëri nuk keni pse t'ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do të vëreni se do të keni një gjendje shpirtërore shumë sensuale duke ndjerë prekjen e mëndafshit në lëkurën tuaj.
7- Mos qëndroni më në distancë pasi bashkëshorti juaj mund të mos kuptojë qëllimet tuaja të prapta.
8- Harrojeni për disa ditë rrobat e përditshme të shtëpisë. Vishni pantallona të shkurtra me një prerje shumë të shkurtër dhe lini të brendshmet tuaja në sirtar. Nisni një bisedë përfundimi i të cilës do të jetë zhveshja, në mënyrë që partneri të shohë se ju s'kishit asgjë poshtë.
9- Hartoni vetë një plan seksi të papritur.
10- Vishni fustan të tejdukshëm dhe qëndroni aty ku drita ndriçon më shumë. Së shpejti do ta kuptoni se çdo të ndodhë.
11- Blini një fustan nate apo rrobë shtëpie më shumë kopsa. Lërini disa prej tyre zbërthyer, që të shihni se çdo të ndodhë më pas.
12- Shiheni atë direkt në sy, sikur po kërkoni diçka në sytë e tij. Ai me siguri do t'ju pyesë përse po e vështroni aq shumë.
13- Një kërcim i improvizuar erotik është gjithnjë i mirëpritur.
14- Nëse kohët e fundit keni qenë pasive, atëherë vëreni veten në rolin kryesor. Shpesh burrave u pëlqen që të drejtohen nga gratë në momentet e tyre të afshit.
15- Luaj rolin e vajzës lozonjare dhe flirto me të në mënyrë shumë energjike. Ngadalë por me siguri ripunoni me mënyrat e vjetra të sjelljes, filloni të qeshni nën hundë ashtu si në fillimet e lidhjes tuaj.
16- Mos e rëndoni veten me tualet gjatë natës. Burrave u pëlqen t'u rrëshqasë dora në fytyrën e femrës.
17- Vendosni vetëm pak shkëlqyes në buzët tuaja për t'i ëmbëlsuar ato.

Pulsoni erotik
Me jetën seksuale psikologët britanikë lidhin edhe rezultatet në punë e në jetë, pasi, sipas tyre, pas një nate të zjarrtë në shtrat njerëzit janë psikologjikisht më stabël e për rrjedhojë më eficientë në gjithë aktivitetin e përditshëm, pasojë kjo edhe e ndikimit që luan ky faktor në të gjitha problemet që kanë të bëjnë me pagjumësinë. Për të shkuar më pas te ndikimi i drejtpërdrejtë te enët e gjakut e te faktori psikologjik, duke u bërë njëherësh edhe mjekimi më i mirë kundër depresionit. Ekspertët tregojnë arsyet të cilat e gjallërojnë një marrëdhënie dhe e ushqejnë atë pa pushim. Dashuri, tërheqje apo dëshirë janë faza e parë e të përbashkëtave në çift. Raportet intime në çift, mund të jenë të stimuluar nga shumë nxitës dhe emocione të tjera, më egoiste se ato që përmendën më lart, pra më tepër se thjesht ato stimulues shpirtërorë. Pulsoni erotik, libidoja frojdiane, është e vetmja arsye që i shtyn meshkujt dhe femrat drejt një raporti seksual.

Tërheqja fizike
Interesimi ekziston, kur shkëmbimi i energjive midis partnerëve nuk has pengesa. Lidhjet sentimentale normalisht fillojnë me një shkëndijë, ndonjëherë me një familjaritet të çuditshëm sikur atë person e njeh prej kohësh, ndonjëherë është një ndjenjë e fortë si një fshikullimë ose një ndjenjë mirëqenieje e thellë. Shumë njerëz flasin për një tërheqje fizike të menjëhershme. Mbi të gjitha alkimia mund të jetë vërtetë e fuqishme. Kur takojmë dikë drejt të cilit jemi të tërhequr seksualisht, zemra rreh më shpejt, trupi shkrihet, fantazia vrapon dhe papritmas mund të ndihemi sikur në një farë mënyre dhe në një jetë tjetër kemi qenë të bashkuar me këtë krijesë magjepsëse. Megjithatë duhet treguar kujdes. Një tërheqje e fortë nuk është njëlloj si të dashurosh, aq më pak do të thotë që dy njerëz janë bërë për njëri-tjetrin. Sigurisht është e rëndësishme, por është vetëm hapi i parë. Gjatë jetës mund të tërhiqeni nga shumë njerëz.

Biseda dhe heshtja
Pa një lidhje të qëndrueshme me partnerin, nuk do të kishim biseda të mira dhe interesante. Përveç kësaj, gjithnjë është mirë t'i ndash kënaqësitë dhe pakënaqësitë me personin që e dashurojmë. 48 % e femrave dëshirojnë më tepër seks dhe të gjitha herët a vonë e bëjnë këtë në marrëveshje me partnerin e prej tyre 43 % duke biseduar me të dhe 41 % heshturazi, duke dërguar sinjale të heshtura, por të efektshme trupore. Asnjëherë nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnjë duhet dhënë vullnet pozitiv. Gjithnjë thoni "kështu është mirë" dhe asnjëherë "jo nuk mundem". 20 % e femrave nuk ndërmarrin asgjë kur janë të pakënaqura. Duhet ditur se heshtja për partnerin mund të jetë tejet shpërqendruese. Mund ta humbasë interesimin për ju dhe mund të bëjë që lidhja juaj të shfaqë probleme edhe pse ju nuk do ta dëshironit këtë. Në fazat e mëtejshme të jetës në çift do të mund ta zbuloni nëse personi që keni në krah është vërtetë dashuria e jetës suaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi