Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Mjeku: Rasti i Matildës ndodh një në një milion Empty Mjeku: Rasti i Matildës ndodh një në një milion

30th April 2008, 22:01
Mjeku: Rasti i Matildës ndodh një në një milion

TIRANE -Oficerët e Policisë Gjyqësore të sektorit të krimeve kundër jetës dhe shëndetit, marrin në pyetje pesë mjekë të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe mjekun korçar Xhevahir Hoxhallari, i cili krahas punës në QSUT, kishte edhe klinikën private në Korçë. Zyrtarisht janë në hetim për trajtim dhe mjekim të pakuj-desshëm, mjeku i rojës së Otorino –Laringologjisë në QSUT, në pavijonin ku tri ditë më parë ndërroi jetë 17-vjeçarja nga Maliqi, Matilda Petriti. Në hetim është edhe mjeku Xhevahir Hoxhallari, i cili ka ndjekur mjekimin dhe trajtimin e adoleshentes, qysh në momentin kur ishte paraqitur me shqetësime nga bajamet në grykë.
Ndërsa janë në pritje të konkluzioneve të Mjekësisë Ligjore, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë përfunduar procesin e marrjes së deklarimeve të mjekëve dhe familjarëve të Matildës. “Mjeku Xhevahir Hoxhallari ka mohuar se ndërhyrja kirurgjikale prej tij apo trajtimi mjekësor, të kenë ndikuar në vdekjen e Matilda Petritit”, - ka thanë për Gazetën, një nga oficerët e Policisë Gjyqësore që po merret me hetimin e rastit, por që nuk preferoi të prononcohej me emër. Sipas oficerit, mjeku ka deklaruar për hetuesit se “vdekja e Matildës është një rast që mund të ndodhë ‘një në një milion’, dhe vjen nga probleme të vetë organizmave që kanë vena të dobëta”. Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë ekspertët e Mjekësisë Ligjore, të cilët mund të konfirmojnë pretendimin e kirurgut Hoxhallari, që qepja e kryer në venën e dëmtuar të Matildës, ishte e destinuar të mos mbante dhe të shkaktonte hemorragjinë vdekjeprurëse, apo ishte mosinteresimi i mjekut, apo moskryerja e rregullt e ndërhyrjes kirurgjikale, e cila çoi pacienten drejt vdekjes.
EKSPERTIZA
Konfirmimi nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore të akuzës së mjekimit të pakujdesshëm, automatikisht do të vinte nën akuzë të paktën Hoxhallarin. Institutit të Mjekësisë Ligjore do t’i duhet të paktën një javë për të përfunduar të gjitha ekspertizat, verifikuar tezat e vdekjes dhe për nxjerrjen e një raporti përfundimtar. Hetimet e nisura nga SKKJSH, ish-skuadra e zbulimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës, drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Në kartelën e vdekjes së adoleshentes, lëshuar në spitalin ku ndodhi fatkeqësia është shënuar, se “Matilda Petriti ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë së shkaktuar nga dëmtimi i një vene”. Mjeket ligjorë pritet të konfirmojnë diagnozën e vdekjes dhe lidhjen e saj me veprimet apo mosveprimet e doktorëve që kanë trajtuar adoleshenten. Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të Matildës në spitalin e Korçës dhe në Tiranë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi