Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Sistemi shëndetësor privat dhe shtetëror nuk funksionon Empty Sistemi shëndetësor privat dhe shtetëror nuk funksionon

30th April 2008, 22:15
Sistemi shëndetësor privat dhe shtetëror nuk funksionon

30/04/2008 Beqja mbështet vënien para përgjegjësisë të fajtorëve

Nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, u shpreh dje se sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk po funksionon në asnjë komponent të tij. Nisur nga ngjarja e fundit e vdekjes së 17-vjeçares Matilda Petriti nga Korça, Beqja tha se rasti në fjalë dëshmoi dhe një herë se sistemi shëndetësor ndodhet në një situatë të mjerueshme. Ai thotë se si pjesë e sistemit shëndetësor nuk funksionon asnjë nga shërbimet, qoftë ai parësor apo ai spitalor, shtetëror apo privat. “Ka tre vjet që dëgjohen parulla për reformimin e shëndetësisë, për shmangie të konfliktit të interesit, etj, etj, por që kemi sot një sistem shëndetësor joformal, të pabarabartë, të padrejtë, të pabesueshëm dhe të paadministruar”, tha Beqja. Ai thotë se për rreth 17 vite secili nga ministrat e Shëndetësisë janë marrë me ndërtime godinash apo me tendera shërbimesh, duke bërë që sistemi shëndetësor të jetë në këtë gjendje. Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë nuk mund të lajë duart duke thënë që ndërhyrja ishte bërë në klinikë private. “E drejta për jetën është e drejta më themelore e njeriut dhe për këtë shteti duhet të garantojë jetën e qytetarëve të vet”, tha ai. Duke folur në emër të PS-së, Beqja tha se kjo e fundit mbështet vënien para përgjegjësie të kujtdo që është përgjegjës për vdekjen e Matildës, por nuk demonizon të gjithë trupën e mjekëve. Ai thotë se programi i ri i PS-së do të ketë në qendër të vëmendjes mjekun.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi