Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Fyodor Dostojevski Empty Fyodor Dostojevski

7th May 2008, 10:22
Dostojevski në sytë e një gruaje
Asgjë të jashtëzakonshme nuk ka në ditët e tyre. Zgjohen, shkruajnë, pijnë kafe, shëtisin, shkojnë në postë e veçanërisht në bibliotekë. Zakonisht, ndërsa ai shkon për të lexuar gazetat, ajo shëtit, ose shkruan në ditar. Ana Dostojevskaja nuk e mendonte se shënimet e saj do të bëheshin publike një ditë.

Përmes shënimeve të mbajtura nga bashkëshortja e Dostojevskit, zbulohet jeta e shkrimtarit të madh rus. Krizat ekonomike, borxhet dhe pasioni për lojërat e fatit

Asgjë të jashtëzakonshme nuk ka në ditët e tyre. Zgjohen, shkruajnë, pijnë kafe, shëtisin, shkojnë në postë e veçanërisht në bibliotekë. Zakonisht, ndërsa ai shkon për të lexuar gazetat, ajo shëtit, ose shkruan në ditar. Ana Dostojevskaja nuk e mendonte se shënimet e saj do të bëheshin publike një ditë. Shumë gjëra do t'i mbante për vete, ndoshta do të mundohej të zbukuronte apo të lëmonte të tjera. Thjesht vriste mërzinë në ditët e ftohta gjenoveze, pa ditur se po bëhej kronistja e jetës së një prej shkrimtarëve më të mëdhej të të gjitha kohërave.

Përmes shënimeve të një gruaje të re dhe të dashuruar, lexuesi zbulon"sekretet" e jetës së shkrimtarit rus Fjodor Mihailoviç Dostojevski. Janë "Fletoret e fshehta të gruas së re të Dostojevskit", botuar nga shtëpia botuese "Onufri", sipas shqipërimit të Helena Kadaresë, që tregojnë se si ishte një ditë e zakonshme e autorit të romaneve "Idioti" apo "Krim e ndëshkim". U shkrua në vitin 1867, kur çifti i sapomartuar u vendos në Gjenevë për disa muaj. Një periudhë e vështirë krizash ekonomike, shëndetësore, por që përkon me krijimin e romanit "Idioti". Si një ditar i mbajtur "për vete", "Fletoret e fshehta" tregojnë për anën njerëzore të shkrimtarit dhe jo për gjeninë e tij. Procesi i të shkruarit është i pranishëm në të gjitha shënimet, pasi Ana ishte stenografja e Dostojevkit, por ajo thuajse nuk flet kurrë për talentin e tij apo për ndonjë "sukses" të asaj kohe. Gruaja nuk tregon për biseda "interesante", filozofike, për tema të mëdha, edhe pse sot duket e çuditshme një gjë e tillë. Të jetosh në krah të një njeriu të tillë…

Por, duket se Dostojevskaja është e ndershme me veten. Ajo shkruan atë që ndjen, që nga gëzimet më të vogla, tek dëshpërimi më i thellë. Dëshmon për jetën në çift, e cila varet dëshpërimisht nga situata ekonomike. Ana Dostojevskaja ka veç një vit martesë me Fjodor Mihailoviçin dhe i duhet të përballet me një krizë financiare, ndërsa nga shënimet e saj kuptohet që ajo vjen nga një familje në gjendje të mirë ekonomike. Mundohen të bëjnë një jetë të mirë në dukje, sipas sërës së tyre, por gjithçka që shkruhet në këtë ditar dëshmon për mjerimin në të cilin jetonte shkrimtari i madh. Iu shkruajnë letra pa fund miqve që t'iu huajnë para. Ana vazhdimisht i duhet t'i kërkojë borxh nënës së saj, e cila nuk kursehet të ndihmojë të bijën, tanimë shtatzënë. Jo rrallë herë ndihet në siklet nga kjo gjendje dhe preferon më mirë të vërë peng bizhuteritë e saj, fustanet, deri tek teshat e trupit. Përshkruan me detaje të gjitha ecejaket e saj nëpër rrugët e Gjenevës, në kërkim të fajdexhinjve dhe dyqaneve të pengjeve. I duhet të bëjë pazar për gjëra që i ka të shtrenjta dhe qorton veten për çdo frangë të humbur. "Sot në mëngjes u zgjova tepër e trishtuar dhe e mërzitur nga mendimi që do të më duhej të shkoja patjetër tek ajo huadhënësja dhe burri i saj, për të lënë peng shallin tim me dantella. O zot sa më pështiroset e gjithë kjo!".

Nëse ndokush do të kishte përkrah një burrë që nuk arrin të sigurojë të ardhura për bashkëshorten e vet, që edhe ato para që sigurohen me borxhe e pengje i shpenzon për të mbajtur njerëzit e tij "parazitë" e aq më keq t'i prishë në lojëra fati, sigurisht që do të tërbohej keq. Por Ana është një grua aq e durueshme saqë kujdeset që në asnjë rast të mos e zemërojë burrin që dashuron. Ha veten me dhëmbë kur ai kthehet Sakson-le-Be, ku ka humbur jo vetëm para në kazino, por edhe pallton, por atij nuk i thotë asgjë. Përkundrejt mirësisë së kësaj gruaje, Dostojevski paraqitet gjithë huqe. Është i grindur, inatçor. Kapet me fjalë për hiçmosgjë. Është dorështrënguar me të shoqen. Numëron edhe centët që duhet të paguajë për pullat e postës, ndërsa nuk bëhet fjalë që t'i blejë të gjorës një fustan për të qenë, në një kohë që shpenzon edhe frangat e fundit në ruletë. Por të gjitha këto të shkruara nga Dostojevskaja nuk e bëjnë atë të ngjajë me një monstër, por me një njeri normal me dobësitë veta. Nuk ka asnjë mllef në gjuhën e saj. "Ai më fyeu keq, duke thënë se më parë më kishte konsideruar mes ajkës së grave, kurse në të vërtetë, unë u përkisja atyre të fundit fare. Nuk po e zgjas më shumë këtë gjë, sepse dihet që asnjë burrë nuk e quan të mençur, të mirë e të ditur gruan e vet. Është një gjë kaq e njohur kjo, sa nuk ia vlen barra qiranë të flasësh për të". Por ka edhe momente kur ai tregohet i dashur me të, i gatshëm për t'u pajtuar dhe herë-herë mundohet të bëjë shaka, vetëm që ajo të buzëqeshë. Ndonëse mes të dyve, i dobëti është ai, mundohet të kujdeset për të dhe fëmijën që ajo pret, Mishën apo Sonjën. Të dy kanë një parandjenjë se ajo mund të jetë vajzë, pasi vazhdimisht përmendin emrin e Sonjës. Dhe duhej aq pak që ajo të lumturohej. Një buzëqeshje, një ledhatim… "Fedia ka qenë shumë i dashur me mua sot. Nuk di si ta falenderoj Zotin për këtë lumturi. Plot kujdesje ai më tha se mund të lëvizja në shtrat sa të doja, po me se kjo më jepte njëfarë lehtësimi. Shqetësimi i tij, me një fjalë, gjithë sjellja e tij tregojnë për një dashuri të thellë". Nga ajo çka ka ardhur deri më sot, Ana Dostojevskaja nisi të mbante ditar më 5 shtator dhe mbyllet në fund të vitit 1867, në një ditë të zakonshme, kur ajo shkon të lërë peng unazat e martesës…
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Fyodor Dostojevski Empty Fjodor Mihajllov Dostojevski

29th November 2013, 01:25
Lindja, veprimtaria dhe vdekja

Fyodor Dostojevski Apostol-pravoslavnog-realizma-1

1821 30 tetor -Lndja e Fjodor Mihajlloviqi Dostojevskit në ndërtesën e spitalit moskovit për të varfër , Mariinskaja, në familjen e mjekut ushtarak, Mihal Andrejeviç Dosotojevski.
1833-1837 Vitet e shkollës së Dosotojevskit në pensionet mekovike.
1837 27, shkurt - vdekja e nënës së Dosotojevskit ,Marie Fjodorovna Dosotojevskajas (mbiemri I vajzërisë, Naçajeva). Maj – shpërngulja e vëllezërve të rritur në Petërburg. Vjeshtë - Dosotojevski në pensionin përgatitor të kapitenit K.F.Kostomorov.
1838 16 janar- hyrja e Dosotojevskit në shkollën e lartë të inxhinierisë.
1839 8 qershor- vrasja e Mihal Andrejeviçit Dosotojevskit nga bujkërobërit e vet.
1840-1841. Dosotojevski punon mbi dramat historike “Maria Stjuart” dhe “Boris Godunov”.
1841 5 gusht - Dosotojevski bëhet officer.
1843 12 gusht- përfundimi I kursit të plotë të shkencave në klasën e lartë të oficerëve dhe regjistrimi I Dosotojevskit në korpusin e inxhinierisë.
1844 Qershor-korrik- në numrat 6 dhe 7 të revistës “Reporteri dhe Panteoni” u botua romani “Evgjeni Grande” I Balzakut, përkthyer nga Dosotojevski.
19 – tetor – urdhër zyrtar për tërheqje nga detyra për arsye familjare të inxhinierit ushatrak F. Dosotojevski me gradën toger.
1845 Maj - Dosotojevski përfundon romanin “Njerëz të varfër”. Njohja e tij me Nekrasovin fhe Bjelinksin.
1846 15 janar - botimi në “Kronikën Petërburgase” të N.A Nekrasoviti “Njerëz të varfër”.
1 shkurt – “Sozia” te revista “Shënime patriotike”
Tetor – “Zoti Proharçin”
1847 Fillmi I vitit - Dosotojevski ndahet me Bjelinksin.
Prill korrik – tek ‘Të rejat e Sankt Petërburgut” botohen 4 fejtone të Dostojevskit në rubrukën “Kronika e Petërburgut”.
Në pranverë - Dosotojevski fillon të frekuentojë të premtet e Petrashevskit.
Tetor – Dhjetor - novela “Zonja e shtëpisë”.
1847 Dhjetor- “Net të bardha”.
1847 Janar – shkurt – maj – “Njetoçka Njezvanova”.
Fillimi I vitit - Dosotojevski merr pjesë në rrethin revolucionar të N.A.Speshnjevit.
15 prill në mbledhje te Petrashevcët Dosotojevski lexon “Letrën e Bjelisnkit të drejtuar Gogolit” ilegalisht.
Mars – prill- Të shtunave Dosotojevski frekuenton rrethin e Durovit.
23- prill – arrestimi i Dosotojevskit. Burgosja e tij në burgun Alesejevsk të kështjellës së Petropavllovskut.
29 prill – 16 nëntor - hetimi dhe gjyqi kundër Petrashvcëve. Dënimi me vdekje kundër “ kriminelëve më të rrezikshëm”, përfshirë këtu edhe Dosotojevskin.
19 nëntor – vendimi I prokurorit të lartë kundër Dosotojevskit: “8 vjetë punë të detyrueshme në kështjellë”. Vendimi përfundimtar: “4 vjet e më pas ushtar I rëndomtë”
22 dhjetor – ceremonia përgatitoree dënimit me vdekje në sheshin Semjonovsk, leximi i vendimit të Carit për “falje”.
24 dhjetor (natën) - largimi i një partie të burgosurish për në Siberi, përfshirë këtu edhe Dosotojevskin.
1850 9-16 janar –qëndrimi në Tobolsk. Takimi në oborrin ndërmjetës me gratë e dekabristëve.
23 janar- Dosotojevski arrin në internim, në kështjellën e Omskut.
1854-1859 Janar – 1854, shkurt - periudha e kryerjes së dënimit me punë të detyrueshme.
Në shërbim ushtarak në Semipalatinsk. Njohja me Vrangelin. Valihanovin, Isajevët. Takimet me P.PSemnjonov-Tjan-Shanskin.
1865 Mars- letra drejtuar E.KTotlebenit me lutje, për të ndikuar në rikthimin e
të drejtave të Dosotojevskit.
1 tetor – rimarrje e gradës së oficerit.
1857 6 shkurt- Dosotojevski vë kurorë në Kuzhnjeck me Maria Dmitrijevna Isajevën.
1859 18 mars – dalja në lirim.
Mars – tregimi I Dosotojevskit , “Ëndrra e xhaxhait”.
Nëntor-Dhjetor-“Fshati Stepançikovo dhe banorët e tij”.
2 korrik-Dosotojevski largohet nga Semipalatinsku për në Tvjer, ku kalon vjeshtën.
Dhjetor (gjysma e dytë) – Dosotojevski shpërngulet në Petërburg, ku iu lejua të banonte.
1860 1 shtator- në gazetën “Bota ruse” u botua fillimi I “Shënimeve nga shtëpia e të vdekurve”
Përmbledhja e parë e veprave të Dosotojevskit, botuar nga P.A.Osnovski në dy vëllime.
1861 Janar-dalja e numrit të parë të revistës së vëllezërve Dosotojevski,”Koha”, në të cilin fillon të botohet romani “Të fyer e të poshtëruar”.
1861-1865 Njohja, letërkëmbimi dhe udhëtimi me A.P.Susllovën.
1861-1862 Në revistën “Koha” botohen “Shënimet nga shtëpia e të vdekurve”.
Maj (mesi I muajit) – dalja e proklamatës së P.G.Zaiçnjevskit, “Rusia e re” me pretekstin e së cilës Dosotojevski viziton N.G.Çernishevskin.
7 qeshor – për herë të parë Dosotojevski del jashtë shtetit, ku takohet me Hercenin dhe njihet me Bakuninin.
1863 Shkurt, mars-“Vërejtje dimërore mbi përshtypjet verore”.
24 maj –“Urdhëri supreme” mbi mbylljen e revistës “Koha” për shkak të artikullit të N.N.Strahovit,”Çështja fatale”.
Gusht,tetor- qëndrimi I Dosotojevskit jashtë shtetit.
1864 Janar – lejimi I botimit të revistës “Epoka”, bashkë me fillimin e botimit të”Shënimeve nga bodrumet”.
15 prill – vdekja e Maria Dmitrijevna Dostojekajas në Moskë.
10 korrik – vdekja në Pavllovsk e Mihajl Mihalloviq Dosotojevskit.
1856 “Një ngjarje e jashtëzakonshme, ose pasazh mbi pasazh” (“Krokodili”).
Mars,prill- njohja dhe takimi me motrat Korvin-Krukovski.
Qeshor – deklarimi mbi ndërprerjën e botimit të revistës “Epoka”.
Korrik,tetor- Dosotojevski jashtë shtetit.
1866 “Krim e ndëshkim”.
4 tetor – Dosotojevski fillon t’I diktojë stenografistes Ana Grigorjevna Snjitkinën romanin “Kumarxhiu”.
1867 15 shkurt – martesa e Dosotojevskit me A.G.Snjitkinën.
14 prill – largimi I Dosotojevskëve jashtë vendit. Drezdeni. Badeni. Bazeli.Gjeneva.
1868 Romani “Idioti”
12(24) maj – vdekja e vajzës tremuajshe Sofi, në Gjenevë. Vera në Veve. Shpërngulja gjatë vjeshtës në Milano.Rrugës Dosotojevskët kthejnë në Bazel për tu njohjur me krijim-tarinë e Hans Golbejnit- I riu. Dimri në Firence.
1869 Korrik – kthimi në Drezden.
Dhjetor – plani I romanit “Biografia” e mëkatarit të madh”.
1870 Novela “Burri I përjetshëm”.
1871 8 korrik – kthimi në Petërburg. Romani “Djajtë”(përfunduar në vitin 1872).
1872 Dosotojevskët e kalojnë verën në qytetin Staraja Rus, I cili bëhet vendpushimi I zakonshëm I tyre.
1873 Redaktimi I së përjavshmës “Qytetari”. Artikujt e Dosotojevskit në rubricën e zakonshme “Ditari I shkrimtarit”.
1874 19 mars Dosotojevski paraqet lutjen te Drejtuesit kryesorë për problemet e shtypit mbi largimin e tij nga detyra e redaktorit të “Qytetarit”.
Prill – Dosotojevskin e viziton N.A.Nekrasovi me propozimin për botimin e një romani në organin “Shënime patriotike”.
Dimër – Dosotojevski jeton në qytetin Staraja Rus dhe punon mbi romanin “I mituri”.
1875 Janar – në revistën “Shënime patriotike” fillon të botohet romani “ I mituri”.
1876 Ripërtëritja e “Dirarit të shkrimtarit” në botim të veqantë. Në numrin e nëntorit del tregimi “ E urta”.
1877 Dosotojevski shpesh viziton Nekrasovin e sëmurë, I cili I lexon atij vargjet e veta të fundit.
2 dhjetor- Dosotojevski zgjidhet anëtar-korrospodentë I akademisë së shkencave, në sektorin e gjuhës dhe letërsisë ruse.
30 dhjetor- Dosotojevski mban fjalim në varrimin e Nekrasovit.
1876 31 mars- Dosotojevski asiston në gjyqin mbi qështjen e Vera Sasuliqit, që kishte qëlluar mbi guvernatorin e Petërburgut, Trepov.
1879-1880 Romani “Vëllezërit Karamazovë” .
1880 23 maj, 10 qershor – Dosotojevski në Moskë merr pjesë në festën e përurimit të përmendores kushtuar Pushkinit.
8 qershor – Në mbledhjen e dytë publike të shoqatës dashamirëse të letërsisë ruse Dosotojevski mbajti fjalim mbi Pushkinin.
1881 Janar (gjysma e dytë)- Dosotojevski punon për numrin e parë “Ditarit të shkrimtarit”, për vitin 1881.
28 janar në orën 8:30 `vdes Fjodor Mihajlloviq Dosotojevski.
1 shkurt – varrimi I Dosotojevskit në varrezat Tihvinski të dafinave të Aleksandër Neveskit.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Fyodor Dostojevski Empty Re: Fyodor Dostojevski

29th November 2013, 01:26
Krim dhe Ndeshkim - i Dostojevskit

Libri i Dostojevskit "Krim e ndëshkim" u botua në vitin 1866, katër vjet mbas librit "Shënime nga shtëpia e të vdekurve". Idea kryesore e këtij libri na jepet pikërisht në Epilog, ku bën fjalë për pendimin e Raskolnikovit. I mbyllur në një burg të Siberisë, duke vuajtur dënimin, krimineli Raskolnikov ndërgjegjësohet për fajin dhe qan për humbjen e tij.

Por, pasi pendohet ai e rigjen veten dhe rilin-det në një jetë të re. Pra, vuajtja dhe dënimit e dhim-bja bëhen për heroin shkak për ndërgjegjësimin e tij. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vetë shkrimtarin, gjatë internimit në Omsk të Siberisë, të njohur tashmë nga ne, në librin "Shënime nga shtëpia e të vdekurve".

I. M. Varaut, duke bërë krahasimin e Raskolnikovit tek "Krim e ndëshkim" me Dostojevskin tek "Shënime nga shtëpia e të vdekurve", thekson: "Ashtu si Dostojevski, edhe Raskolnikovi u përgatitën për Ngjalljen prej së vdekurësh".

Ossip Lourie, duke folur për librin "Krim e Ndëshkim" të Dostojevskit, thotë: "Se bukuria shpirtërore dhe mesazhi që na përcjell ky libër, ka shumë ngjashmëri me librin "Ringjallja" të Tolstoit. Si në librin e Tolstoit, ashtu edhe në atë të Dostojevskit kemi një ngjallje shpirtërore, e cila kry-het me të njëjtën mënyrë.

Me anën e Ungjillit që i jep heroit të Tolstoit, princit Dimitri Nehljnutof, një misionar anglez. Gjithashtu, me Ungjillin që i jep Sonja Raskolnikovit tek libri i Dostojevskit. Pra, që të dy librat përfundo-jnë me të njëjtat fjalë, përsa i përket ngjalljes së heronjve të tyre.
Duhet të theksojmë këtu, se Ungjillin që i dhuroi Fonvizina Dostojevskit në Tobolsk, tashmë në librin "Krim e Ndëshkim" e merr heroi kryesor i lib-rit nga duart e Sonjës. Dhe Roskolnikovi i lutet që t'i lexojë pjesën Ungjillore të "Ngjaljes së Llazarit."

Ajo ja lexon, duke theksuar në fund fjalët e Krishtit: "Unë jam Ngjallja dhe Jeta." Pra, brenda Krishtit është vetë Ngjallja, ishte pikërisht Ai që ngjalli Llazarin, e me këtë mënyrë, duke e pranuar Krishtin bëhet edhe Ngjallja e Raskolnikovit. Për këtë Dostojevski jo pa qëllim i rikujton lexuesit në fundin e librit: "Raskolnikovi nën jastëk kishte Ungjillin. Ishte Ungjilli i Sonjës nga i cili kishte lex-uar ngjarjen e "Ngjalljes së Llazarit". Ashtu si Llazari edhe heroi i librit, Raskolnikovi, janë të vdekur dhe duhet të ringjallen. I gjithë libri është historia e ngjalljes së një shpirti. Raskolnikovi duke vrarë plakën fajdexheshë Aliona Ivanovën, vrau në të vërtetë veten e tij.Ja vlen të përmendim këtu fjalët, me të cilat i drejtohet Sonjës, duke i rrëfyer për krimin: "Po pse, mos e vrava Plakaruqen unë? Unë veten time vrava... E vrava një herë e përgjith-monë..." Dhe me të vërtetë, me krimin që bëri Raskolnikovi vrau veten e tij. Ai u shkëput e u veçua nga njerëzit.

Vetë emri Raskolnikov vjen nga fjala ruse Raskol, që do të thotë përçarje, skizëm. Me të njejtën fjalë quhen edhe skizmatikët e Rusisë "Raskolniki" (Skizmatikë). Në mënyrë të veçantë për Raskolnikovin heroin e Dostojevskit, përçarja ndod-hi brenda vetes, me pasojë që të shkëputet nga njerëzit më të dashur, nga nëna dhe motra. Gjithashtu edhe nga e gjithë shoqëria.

Në këtë vepër Dostojevski e përdor me kuptim të dyfishtë fjalën krim, që në rusisht (prestuplenije) do të thotë (shkelje), d.m.th. ai që kryen një krim "e shkel cakun" njerëzor dhe kristian.

Prandaj edhe Sonja kur dëgjoi rrëfimin e tmerrshëm të krimit, i tha: "Pa ngrihu! Shko që tani, dil e qëndro në udhëkryq, përkulu e puth tokën, që e njollose dhe e përlyeve asisoj, pastaj përulju botës mbarë në të katër anët e saj, shqipto me zë të lartë që ta dëgjojnë të gjithë: -Unë e vrava! Atëherë, Zoti do të dhurojë përsëri jetën!".

Perëndia do t'i rijepte jetën kur Raskolnikovi do të paqësohej me botën, ndaj të cilës kishte mëkatuar, duke marrë jetë njeriu. Dhe jo vetëm që u paqësua me botën, por edhe me tokën, të cilën e kishte njollo-sur, duke derdhur gjak njeriu mbi të. Prandaj edhe Perëndia, siç i thotë Sonja, do t'ia japë përsëri frymën e jetës, kur Raskolnikovi të puthi tokën.

Dhe ai e përqafon tokën, duke e larë atë me lotë, e njëkohësisht, duke larë edhe shpirtin e trupin e tij. Vetëm kështu, kur Raskolnikovi paqësohet me tokën, do të ketë mundësi të rilindë, e të ringjallet në një jetë të re, ashtu siç ringjallet edhe kokrra e gru-rit e rënë në tokë (Joani 12,24).

Këtë paqësim të njeriut me tokën do ta shohim në shumë vepra të Dostojevskit. Dashuria për tokën dhe besimi në të janë me të vërtetë virtyte me një rëndësi kristiane, sepse Krishtërimi është feja që thekson trupëzimin. Dheu i tokës është esenca e trupit të njeriut që mori Fjala e Perëndisë gjatë mishërirnit. "Dhe Fjala u bë mish" (Joani 1,14).

Për këtë edhe Sonja i thotë Raskolnikovit: "Puthe tokën që e njollose!" Siç e shohim, bashkimi me tokën, nga e cila do të mundi njeriu të rimarrë jetën, mbështetet në mësimdhënien e Shkrimit të Shenjtë, mbi Parajsën, ku e gjithë krijesa duhet të vuajë së bashku me njerëzit si pasojë e mëkatit të trashëguar nga protoplastët, por edhe nga të pasard-hësve të tyre, të cilët vazhdojnë edhe sot me krimet e tyre të përditshme ta njollosin tokën. Për këtë shkak edhe toka hakmerret, shpeshherë me egërsinë e saj, deri tek tërmetet, siç ndodhi në kryqëzimin e Isuit: "Atëherë, toka u lëkund dhe shkëmbinjtë u plasën" (Mattheu 27,51). Dhe kjo ndodhi si pasojë e krimit më të tmershëm që bënë atëherë njerëzit, duke kryqëzuar Krishtin. Prandaj nuk është aspak e çuditshme që heronjtë e Dostojevskit përpiqen të paqësohen me tokën, si për të shpaguar atë të keqe që i bënë, e për dhimbjen që i shkaktuan.

Për këtë arsye ata gjunjëzohen, ashtu siç u gjunjëzua edhe Raskolnikovi. Veçse, Raskolnikovi nuk u gjunjëzua vetëm mbi tokë, por edhe në këmbët e Sonjës, që edhe ajo vuan. Për këtë, ai i thotë: "Nuk u gjunjëzova përpara teje. U gjunjëzova përpara dbimbjeve njerëzore." Pra, këtu duhet thënë, se Sonja shndërrohet në një 11 oj ure ndërmjet shpirtit të këputur të Raskolnikovit dhe botës. Sonja na paraqitet kështu si simbol i botës, si simbol i tokës. Sonja simbolizon tokën e të parëve, Rusinë, të cilën duhet ta përqafojë Raskolnikovi me përulësi, duke u ringjallur në një njeri të ri.

Pikërisht në këtë tokë Ruse, e cila përfaqëson tokën e gjithë botës dhe që simbolizohet nga Sonja mëkatare, do të gjunjëzohet Raskolnikovi duke, ven-dosur që të ngrejë kryqin e tij të martirizimit. Një kryq prej dru qiparisi që ja dhuroi Sonja, që simboli-zonte vendimin e dorëzimit në polici, shkuarjen më pas në Siberi, për të vuajtur dënimin. Ja si e për-shkruan autori: "Sonja nxori e heshtur kryqet, njërin prej dru qiparisi e tjetrin prej bakri, bëri kryqin, ia bëri edhe atij dhe ja vari në qafë atë prej dru qiparisi. Bëj kryqin! Qoftë edhe një herë lutju Zotit! - iu përgjërua me zë të dridhur Sonja". Vetë Raskolnikovi kthehet kështu në simbolin e një dhim-bje të madhe. Prandaj nuk ka rrugë tjetër, veçse të ngrejë kryqin e tij, të vuajë, duke e shpaguar krimin me dhimbje. Ai bën pikërisht atë gjë që ja pati thënë Sonja, atëherë kur i rrëfeu për krimin: "Duhet të vuash, që të shpëtosh." "Dil në udhëkryq, përulju njerëzve, puthe tokën se edhe para saj je në mëkat, pastaj thuaj me zë të lartë: Jam vrasës"!

Dhe Raskolnikovi kështu bëri. Doli në sheshin e Senës "Ashtu siç ishte, u lëshua në tokë...Ra në gjunjë në mes të sheshit, u përkul deri në tokë, e puthi me ngazëllim dhe përkushtim, ndonëse ishte e përbaltur. Pastaj u çua dhe përsëri u përkul..."

Por, mrekullia e kthimit të tij do të ndodhte më pas, pasi u dorëzua në polici dhe gjatë vuajtjes së dënimit në Siberi. Aty, ku shpirti do të ngrysej në burgun e errët, në botën e brendshme të pendimit.

Kështu duke vuajtur dënimin, shpirti i tij do të ringjallej. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe sean-ca e gjyqit, e cila ishte mjaft rënqethëse. Pyetjes se ç'e kishte shtyrë për ta bërë këtë vrasje, ai i ishte përgjigjur se qe gjëndja e mjerë, në të cilën jetonte, varferia e skamja, dëshira për të hedhur hapat e para të sigurta në udhën e jetës, duke patur të pak-tën tre mijë rubla në xhep, të cilat mendonte se do t'ja gjente plakës fajdexheshë. Krimin e kishte kryer i nisur nga motive të dobëta, i irrituar në kulm nga mospasja dhe mossuksesi.

Pyetjes se: ç'e kishte shtyrë për t'u paraqitur në polici, i qe përgjigjur: - pendimi i thellë.

Këto sugjerime trupit gjykues iu dukën si shumë të trasha... Por, fakti që nuk kishte përfituar nga grabitja, u interpretua si pendim. E dënuan si kriminel me tetë vjet punë të detyruar.

Tashmë, duke vuajtur dënimin në Siberi, ndje-hej disi më i çliruar mbas pohimit të krimit dhe pendimit të thellë. Pikërisht, në këto çaste fillon edhe ngjallja e tij shpirtërore, duke rilindur në një jetë të re, e cila filloi pikërisht në javën e dytë pas Pashkës. Dhe nuk ishte vetëm ai që u ringjall. Bashkë me të u ringjall edhe Sonja. Ishte pikërisht ajo, që i kishte dhuruar Ungjillin dhe e ndoqi pas edhe në Siberi.

Veçse këtu fillon një histori e re, historia e një njeriu që u përtërit shkallë-shkallë dhe u ngjall në një jetë të re, që kaloi nga një botë në tjetrën, ku u ndesh me një realitet të ri, krejt të panjohur më parë. Por, kjo do të përbënte temën e një historie tjetër, kjo e jona këtu mbyllet."
Me këto fjalë e përfundon Dostojevski librin e tij. Dhe, megjithëse premton se do të shkruajë një libër të dytë, në të cilin do të na rrëfente për ngjall-jen shpirtërore të Raskalnikovit, këtë ai nuk e bëri kurrë. Por shkroi një libër tjetër të madh, që mban titullin "Idioti", i cili fillimisht u botua në Informacionet Ruse (Ruski Vestnik) që nga janari i 1868-tës deri më shkurtin e 1869-tës.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Fyodor Dostojevski Empty Re: Fyodor Dostojevski

3rd March 2014, 17:35
Krim dhe ndeshkim, Fjodor M Dostojevski
"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Fyodor Dostojevski Empty Re: Fyodor Dostojevski

3rd March 2014, 17:35
Titulli: Krim dhe ndëshkim (kopertinë e trashë)
Origjinali: Prestuplenije i nakazanije
Gjinia: Roman
Autori: F. M. Dostojevski
Shqipëroi: Jorgji Doksani
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2009
Fq. 516
Pesha: 0.65 Kg
ISBN: 99927-667-4-3

Mbi librin
"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit. Romani u mendua nga Dostojevski si pasqyrim i vrasjes ideore të kryer nga studenti i varfër Raskolnikov.
Në të shkrimtari trajton konfliktin, në themel të të cilit qëndron lufta e ideve. Dostojevski bën analizën më të thellë të gjendjes së personazhit në momentin më të tensionuar e të turbulluar të jetës së tij. Në momentin e vrasjes ai zbulon botën e tij shpirtërore në periudhën para dhe pas kryerjes së krimit. Personazhi kryesor i romanit është Rodion Raskolnikovi, një djalosh i pashëm, student i përjashtuar nga universiteti për shkak të varfërisë.
Burimi i vetëm i jetesës së tij ishin paratë, të cilat ia dërgonte nëna jo e pasur. Raskolnikovi banon nën strehën e një shtëpie të madhe disakatëshe, në një dhomë të ngushtë e të ulët, që i ngjan varrit në vetmi të plotë, duke iu shmangur njerëzve dhe çdo komunikimi. Ai nuk ka as punë e as miq të gatshëm që ta ndihmojnë. Kjo gjendje e shqetëson shumë personazhin, ndikon negativisht në psikikën e lëkundur.
Atij i merret fryma në qytetin e nxehtë, mbytës e tërë pluhur. Ai ishte i shtypur nga Petërburgu, qyteti i "gjysmë të çmendurve". Atë e rrethojnë vetëm të varfër, pijanecë, që e derdhin dëshpërimin mbi fëmijët. Njeri i mirë, bujar, i cili përjeton me dhimbje të gjitha padrejtësitë, i cili turbullohet para vuajtjeve njerëzore, Raskolnikovi kupton padrejtësitë e botës që e rrethon. Ai dëshiron të ndryshojë botën për mirë, dëshiron të bëjë mijëra punë të mira, dëshiron t'u sjellë njerëzve të mira dhe t'i ndihmojë. Dhe ai është gati të marrë mbi vete vuajtjet e tyre, të ndihmojë ata me çmimin e fatkeqësisë së vet.
Duke arritur në pikën më të thellë të dëshpërimit, Raskolnikovi nxjerr një ide të tmerrshme, sipas së cilës, çdo njeri me shpirt të fortë, për arritjen e qëllimit fisnik ka të drejtë të zhdukë të gjitha pengesat në rrugën e vet në çdo lloj mënyre, përfshi këtu grabitjen dhe vrasjen. Ai shkruan një artikull, në të cilin shtjellon teorinë e vet, sipas së cilës të gjithë njerëzit mund t'i ndash në dy grupe: "njerëz të zakonshëm" dhe "njerëz, të cilët kanë dhunti e talent të thonë në ambientin përreth fjalën e vet të re". Dhe këta "njerëz të veçantë" nuk mundet të jetojnë sipas ligjeve të përgjithshme. Ata kanë të drejtë të kryejnë krime për hir të realizimit të qëllimit të vet fisnik, për hir të "shkatërrimit të së tashmes në emër të së mirës".
Ai beson se personaliteti i madh është i pagjykueshëm. Raskolnikovin e shqetëson pyetja: "Vallë jam unë si të githë, apo...? Krijesë që dridhem apo kam të drejtë?" I gjendur nën pushtetin e idesë së vet, ai e fut veten te njerëzit "e jashtëzakonshëm" dhe duke ndjekur teorinë e vet mendoi të vriste plakën e pangopur, e cila blinte apo mbante peng sende kundrejt parave, ndërsa me paratë e grabitura të kryente punë të mira, të shpëtonte nga mjerimi të afërmit e vet. Por pavarësisht se Raskolnikovi e justifikoi këtë mendim sipas teorisë së vet, ai nuk vendos menjëherë për vrasjen. Në shpirtin e personazhit zhvillohet një luftë e brendshme e ashpër.Nga njëra anë ai beson në vërtetësinë e teorisë së vet, nga ana tjetër nuk mund të dalë mbi ndërgjegjien e vet. Megjithatë, këtë të fundit ai e quan dobësi, të cilën duhet ta kapërcejë. Ëndrra e Raskolnikovit del më e fortë dhe ai vendos të kryejë krimin, por vendosi jo për hir të parasë, por me qëllimin "të provojë veten", aftësinë për të dalë mbi jetën e vet, siç e bëri këtë Napoleoni. Ai vret pa dashur të pajtohet me moralin e kësaj bote, ku të pasurit e të fortët përbuzin dhe varfërojnë të dobëtit, ku mijëra jetë njerëzish vdesin nga mjerimi.
Raskolnikovit i duket se me këto vrasje ai lëshon një thirrje simbolike kundër të gjithë atij morali skllavërues, të cilit njerëzit i nënshtroheshin prej shekujsh: moralit që pohon se njeriu është vetëm një morr i pafuqishëm. Por vrasja e plakës zbulon se te vetë Raskolnikovi fshihej ëndrra krenare, egoiste për sundimin mbi "krijesën që dridhej" dhe "mbi tërë folenë e milingonave njerëzore". Ëndërrimtari që mendon me tërë krenari që të ndihmojë me shembullin e vet njerëzit e tjerë, del Napoleon potencial, i përvëluar nga egoizmi i fshehtë që i sjell kërcënim njerëzimit. Në këtë mënyrë rrethi i mendimeve dhe veprimeve të Raskolnikovit mbyllet tragjikisht. Si realizoi qëllimin e vet, Raskolnikovi kuptoi që vrau edhe vetveten. Ai kapërcen mbi zakonet morale dhe fetare.
Ai e ndien se dhuna e ushtruar mbi natyrën e vet morale është një mëkat më i madh sesa vetë akti i vrasjes. Kjo është, në fakt, vrasja e vërtetë. Nga momenti kur Raskolnikovi lëshon sëpatën mbi kokën e plakës dhe Lizavetës, për të nisin vuajtjet shpirtërore. Por kjo nuk ishte pendim, por të kuptuarit e dëshpërimit të vet, pafuqishmërisë, ndjenja torturuese e "mbylljes dhe ndarjes me njerëzit". Raskolnikovi papritur kuptoi qartë se tashmë për asgjë, kurrë dhe me askënd nuk duhej të fliste.
Personazhi nuk parashikoi se çfarë mundimesh dhe vuajtjesh shpirtërore do t'i shkaktonte atij vrasja. Ai nuk e kuptonte se një njeri i vetëm nuk është në gjendje të ndryshojë jetën e të gjithë njerëzimit, se duhej të luftonte kundër të gjithë sistemit, shoqërisë dhe jo vetëm me një plakë të pangopur. Duke vrarë njeriun, Raskolnikovi u bashkua me atë shoqëri amorale të cilën e urrente.
Autori e detyron Raskolnikovin të përjetojë dhimbshëm shembjen e ëndrrave të veta dhe të heqë dorë nga rebelimi individual. Farë për mbirjen e ekzistencës së re për Raskolnikovin bëhet dashuria e tij për një njeri tjetër, për Sonja Marmeladovën. Fatet e tyre bashkohen në momentet më tragjike të jetës për të dy. Sonja, e gjendur në gjendje të rëndë është e detyruar të shesë trupin. Megjithatë ajo nuk e humb fytyrën njerëzore.
Ajo i respekton njerëzit dhe ndjen keqardhje të madhe për ta. Ajo është besimtare dhe njerëzit i do me dashuri të sinqertë. Ajo, me urtësinë dhe dashurinë e vet, e bindi Raskolnikovin të kuptonte atë që kishte bërë dhe të pendohej para njerëzve dhe Perëndisë. Pikërisht në saj të Sonja Marmeladovës, personazhi arriti të pendohet e t'i kthehet jetës normale. Autori e dënon dhe e justifikon personazhin e vet. Dostojevski e donte personazhin e tij, dhe kjo dashuri i dha atij mundësinë ta mëshironte dhe të vazhdonte rrugën bashkë me të.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Fyodor Dostojevski Empty Re: Fyodor Dostojevski

18th November 2017, 23:46
KONKLUZIONE

Dostojevskit I pëlqente t’u thoshte hulumtuesve të rinjë: “Ngrihuni moralisht dhe formoni idealin tuaj”. Kjo mbeti edhe për të detyrë për tërë jetën. Ai kaloi një sërë etapash të ndryshme, në kërkim të së vërtetës ushërrëfyese. Romantizmi dhe socializmi utopik, kristianizmi dhe pjesërisht ortodokizmi, “përkrahja” (“poçva”) dhe filosllavizmi, “shekulli i artë” dhe lufta me Evropën, që po vdes më në fund teokracia, më saktë shteti-kishë-të tilla qenë stadet e zhvillimit të idesë së tij kryesore: ai e konsideronte veten të dobët në filozofi, “por jo në dashurinë për të”,-shtonte ai në letrat drejtuar miqëve,- dashuria ime për të është e fuqishme”. Dhe me të vërtetë ai e dëshmoi këtë me evoluzionin e madh të botëkuprimit të vet, që kishte përfshirë kaq teori, sisteme, doktrina dhe hipoteza!
Këtu nuk ishte gjithcka organike dhe unike.Në pasionet e tij intelektuale, gjithmonë të sinqerta e të zjarrta, kishte jo pak gjëra kalimtare, të huaja, të rastit. Mirpo kishte edhe një dogmatizëm të palëkundur fetar.
Ideali I vërtetë dhe burimi më I thellë I krijmtarisë së tij, me tërë madhështine dhe tragjizimin e vet historik të luftës që po kalonte, ishte populli rus. Dostojevski, që e kishte studiuar thellë historinë e Rusisë, që gjithmonë e përmendte muzhikun Marej dhe fshatin e tij të humbur, që për mjaftë kohë kishte jetuar pranë popullit në burgin e të dënuarve me punë të detyrueshme dhe në kazermën e ushtarëve , rreth viteve 60 formuloi idenë e tij tëhrenjtëlera më e lartë qëndron në kulturën shpirtërore, poetike dhe filozofike të popullit të tij të talentuar e të panënshtruar, I ngarkuar me misionin më të lartë historik në të ardhmën.
“Ne besojmë se kombi rus është një fenomen I jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit”,- me të tilla fjalë Dostojevski e fut lexuesin në vështrimin e vet të shkurtër të dukurive të m ëdha të letërsisë atdhetare, të cilën ai e deshi me gjithë shpirt.
Këtu eka zanafillën kulti I tij I artit rus në të gjitha fushat që nga Avakumi e gjerë te Leon Tolstoi, gjë nga Andrea Rubljovi e gjerë tek Riepini dhe Kramskoj, që nga bejtët dhe këngët e vajit e gjerë te Glinka e Serovi, që nga katedralet e Kremlinit e gjerë te kambanaret e shekullit të XVIII. Të tëra këto I zabuluan atij burimin më të madh të ideve të veta të shtrenjta-“Një det-oqean është toka ruse,një det I paanë dhe më I thelli” është populli I madh në kërkimet e tij shpirtërore dhe arritjet krijuese.
Në mënyrë më të veqntë e vlerësoj dhe e përpunoi shkrimtari-artist një nga krijimet më madhështore të kombit të vet, gjuhën kumbuese dhe të plotëfuqishme ruse e mësuar prej tij natyrshëm nga goja e grave fshatare nga dadot e periferisë së Moskës me këngët dhe përrallët e tyre. Këtu e ka burimin fjala e tij e fuqishme e mohuar nga bashkëkohësit e tij që vetëm në ditët tona ka marrë vlerësimin e vet dinjitoz. Nga thellësit më të mëdha të gjuhës së popullit mori përmasa kjo prozë artistke e pakrahasueshme nga aftësia shprehëse dhe theksimi, e ndjeshme ndaj muzikës dhe vargut të romancierit, I cili kishte mbledhur kudo folklorin rus të rrallë në popull veçanërisht në traditën e tij e të të kënduarit . Për këto rrënjë të thella të stilit letrar, ai do të kujtohej shumë kohë më vonë, kur ndjenjën e tij të zajrrtë për gjuhën e shprehur në aforizmën lakonike me përmbajtje të thellë: “Gjuha është vetë populli”.
Por ai nuk u mbyll në kufijtë e vendit të vet, larg kombeve të tjerë. Evropa pa dyshim, qe një nga mbresat më të forta të shpirtit të tij, kaq të pasur me ndjesi të fuqishme. Që nga pasionet e tij të rinisë për Shekspirin, Shilerin, Balzakun dhe Hygon, gjerë në interesimin e mëvonshëm për Floberin dhe Emil Zolanë. ( të cilin në të njëjtën kohë edhe e pranonte, edhe e mohonte), Dostojefski I njihte në mënyrë tw pwrsosur twrw korifejtw e letwrsis evropiane. Nw muze e Perwndimit atw e mahnitwn mjeshtwrit e rilindjes italiane, ndwrsa Hans Golbeni – I riu dhe Klod Loreni e frymwzuan nw krijimin e faqeve tw shkwlqyera artistike tek “ Idioti” dhe “ i mituri”. Nw Milano, Kwln dhe Paris ai mbeti I befasuar nga modelet e arkitekturws gotike. Atw e mahniti jashtwzakonishtw shumw Bethoveni. Kwshtu mbi Dostojevskin twrw jetwn ndikoi kjo botw e artit ; kwshtu e frymwzoi atw “ vendi I mrekullive tw shenjwta ”, sw cilws, nw romanin e tijw tw fundit nwpwrmjet gojws sw Ivan Karamazovit, I jep njw falenderim tw zjarrt.
Ashtu si edhe nw lwtwrsin ruse pwr Dostojevskin mw e shtrenjtw nw Perwndim wshtw bota e bukurisw sw personifikuar dhe frymwzuese tw cilwn mese njwher ai e shpalli bazw tw twrw jetws dhe veprimtarisw njerwzore (“vetw shkenca nuk mundw tw egzistij njw minut pa bukurinw!...”).
Ne kemi parw se mjeshtri I romanit shoqwror vetwm njwher nw jetw Iu ofrua revolucionit, kjo ndodhw nw fillim tw vitit 1949. Para kwsaj ai I trembej luftws, mw vonw hoqi dorw pwrfundimisht nga “ teorizimet dhe utopit “. Porn nw kwtw rast Dostojevski nuk e braktisi humanizmin. Tërë pamfletet e tijë kunder nihilistëve fshehin zemrën e menqur e të ndjeshme të artistit të madhë atij I vjen keq për këta djem dhe vajza guximtare, që kanë denuar vetwn me vdekje. Tek “ Djajt” siç I kemi parw, ai I adreson kwti brezi tw vetwsakrifikuar fjalwn e tijw me njw simpati tw thellw. “ Unw solemnisht deklaroi se fryma e jetws endet si mw parw dhe forca e gjallw nuk ka shterrur te brezi I ri.
Entuziazmi I rinisw bashkwkohore wshtw aq I pastwr dhe I ndritshwm si edhe nw kohwn tonw. Vetwm njw gjw ka ndoshur: zhvendosje qwllimesh zwvendwsim I njw bukurie me njw tjetwr”. Kwshtu Dostojevski e pranon revulucionin si njw bukuri tw re pwrw rinin ruse. Pwr kwta argonautw tw lirisw fletw shumw bukur heroi mw I dashur I tijw, pric Mishini. Ai I quan ata “ pauses tw etur dhe tw zjarrt tw Kolombit”, zbulues trima e tw frymwzuar tw botws sw re.
Le tw bwjmw konkluzionet.
E komplikuar dhe kontradiktore ka qenw rruga krijuese e Dostojevskit. Nw romanet e tijw herw – herw gjejm shprehje tw figurshme tw parimeve reaksionare, por zakonisht ato kapwrcehen me lwvizjen gjeniale tw penelit tw artistit dhe me simpatin e thellw pwr vuajtjet njerzore. Talenti I jashtwzakonshwm e ndihmoi atw tw kapwrcei shumw rryma tw diskutueshme tw mandimit tw tijw filozofik dhe politik. Me artin e tij tw mrekullueshwm Dostojevski arriti të krijojë tipa të pavdekshëm, në radhët e të cilëve vend të shquar zënë viktimat e dërmuara nga regjimi, të cilat nga fundi I jetës I mbronte shkrimtari: të internuarit siberianë, studentët e varfër, të uriturit dhe nëpunësit “pijanec”, vajzat që shiten, të tërë të persekutar e të përbuzur nga ecuaria e zhvillimit kapitalist të shtetit,
Dostojevski ka dhënë portrete të paharruara dhe drama tronditëse, që I përshkon protesta sociale e që me të drejtë kanë hyrë në letërsinë botërore me cilësinë e fugurave klasike. Në saj të tyre ai ruan rëndësinë e vet edhe në ditët e tona. Ne e çmojmë artistin e madh për përpjekjet e tij të palodhura në kërkim të së vërtetës, për forcën e madhe të mjeshtërisë së tij realiste dhe mbi të gjitha për krijimin nga ai të figurave të pavdekshme të njerëzve rus, që janë bërë të famshëm në të gjithë botën.
Ja se çtha një shkrimtar i njohur për Dostojevskin :

“Letërsia botërore nuk njeh
krijime më të përsosura, më
plastike se të folurit e
personazheve të Dostojevskit.
Deri edhe rendi I fjalëve është
simbolik, po aq janë
domethënëse edhe konsruktet që
ai zgjedh; tek ai asgjë nuk është
rastësi: edhe çdo rrokje është e
domosdoshme, edhe çdo tingull
ka vendin e vet, çdo pauzë e bërë
është e qenësishme, çdo
përsëritje ka rolin e vet të
përcaktuar, çdo dihatje, çdo
nxjerrje fryme, çdo heshtje, të
gjitha janë funksionale; pas çdo
fjale të shprehur ndihet një
rezonancë e mbytur: janë
zhaurima valësh të baticave dhe
zbaticave të fshehura të shpritit”.
Stefan Cvajg

Datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë krijuese të Dostojevskit

1821 30 tetor -Lndja e Fjodor Mihajlloviqi Dostojevskit në ndërtesën e spitalit moskovit për të varfër , Mariinskaja, në familjen e mjekut ushtarak, Mihal Andrejeviç Dosotojevski.
1833-1837 Vitet e shkollës së Dosotojevskit në pensionet mekovike.
1837 27, shkurt - vdekja e nënës së Dosotojevskit ,Marie Fjodorovna Dosotojevskajas (mbiemri I vajzërisë, Naçajeva). Maj – shpërngulja e vëllezërve të rritur në Petërburg. Vjeshtë - Dosotojevski në pensionin përgatitor të kapitenit K.F.Kostomorov.
1838 16 janar- hyrja e Dosotojevskit në shkollën e lartë të inxhinierisë.
1839 8 qershor- vrasja e Mihal Andrejeviçit Dosotojevskit nga bujkërobërit e vet.
1840-1841. Dosotojevski punon mbi dramat historike “Maria Stjuart” dhe “Boris Godunov”.
1841 5 gusht - Dosotojevski bëhet officer.
1843 12 gusht- përfundimi I kursit të plotë të shkencave në klasën e lartë të oficerëve dhe regjistrimi I Dosotojevskit në korpusin e inxhinierisë.
1844 Qershor-korrik- në numrat 6 dhe 7 të revistës “Reporteri dhe Panteoni” u botua romani “Evgjeni Grande” I Balzakut, përkthyer nga Dosotojevski.
19 – tetor – urdhër zyrtar për tërheqje nga detyra për arsye familjare të inxhinierit ushatrak F. Dosotojevski me gradën toger.
1845 Maj - Dosotojevski përfundon romanin “Njerëz të varfër”. Njohja e tij me Nekrasovin fhe Bjelinksin.
1846 15 janar - botimi në “Kronikën Petërburgase” të N.A Nekrasoviti “Njerëz të varfër”.
1 shkurt – “Sozia” te revista “Shënime patriotike”
Tetor – “Zoti Proharçin”
1847 Fillmi I vitit - Dosotojevski ndahet me Bjelinksin.
Prill korrik – tek ‘Të rejat e Sankt Petërburgut” botohen 4 fejtone të Dostojevskit në rubrukën “Kronika e Petërburgut”.
Në pranverë - Dosotojevski fillon të frekuentojë të premtet e Petrashevskit.
Tetor – Dhjetor - novela “Zonja e shtëpisë”.
1847 Dhjetor- “Net të bardha”.
1847 Janar – shkurt – maj – “Njetoçka Njezvanova”.
Fillimi I vitit - Dosotojevski merr pjesë në rrethin revolucionar të N.A.Speshnjevit.
15 prill në mbledhje te Petrashevcët Dosotojevski lexon “Letrën e Bjelisnkit të drejtuar Gogolit” ilegalisht.
Mars – prill- Të shtunave Dosotojevski frekuenton rrethin e Durovit.
23- prill – arrestimi i Dosotojevskit. Burgosja e tij në burgun Alesejevsk të kështjellës së Petropavllovskut.
29 prill – 16 nëntor - hetimi dhe gjyqi kundër Petrashvcëve. Dënimi me vdekje kundër “ kriminelëve më të rrezikshëm”, përfshirë këtu edhe Dosotojevskin.
19 nëntor – vendimi I prokurorit të lartë kundër Dosotojevskit: “8 vjetë punë të detyrueshme në kështjellë”. Vendimi përfundimtar: “4 vjet e më pas ushtar I rëndomtë”
22 dhjetor – ceremonia përgatitoree dënimit me vdekje në sheshin Semjonovsk, leximi i vendimit të Carit për “falje”.
24 dhjetor (natën) - largimi i një partie të burgosurish për në Siberi, përfshirë këtu edhe Dosotojevskin.
1850 9-16 janar –qëndrimi në Tobolsk. Takimi në oborrin ndërmjetës me gratë e dekabristëve.
23 janar- Dosotojevski arrin në internim, në kështjellën e Omskut.
1854-1859 Janar – 1854, shkurt - periudha e kryerjes së dënimit me punë të detyrueshme.
Në shërbim ushtarak në Semipalatinsk. Njohja me Vrangelin. Valihanovin, Isajevët. Takimet me P.PSemnjonov-Tjan-Shanskin.
1865 Mars- letra drejtuar E.KTotlebenit me lutje, për të ndikuar në rikthimin e
të drejtave të Dosotojevskit.
1 tetor – rimarrje e gradës së oficerit.
1857 6 shkurt- Dosotojevski vë kurorë në Kuzhnjeck me Maria Dmitrijevna Isajevën.
1859 18 mars – dalja në lirim.
Mars – tregimi I Dosotojevskit , “Ëndrra e xhaxhait”.
Nëntor-Dhjetor-“Fshati Stepançikovo dhe banorët e tij”.
2 korrik-Dosotojevski largohet nga Semipalatinsku për në Tvjer, ku kalon vjeshtën.
Dhjetor (gjysma e dytë) – Dosotojevski shpërngulet në Petërburg, ku iu lejua të banonte.
1860 1 shtator- në gazetën “Bota ruse” u botua fillimi I “Shënimeve nga shtëpia e të vdekurve”
Përmbledhja e parë e veprave të Dosotojevskit, botuar nga P.A.Osnovski në dy vëllime.
1861 Janar-dalja e numrit të parë të revistës së vëllezërve Dosotojevski,”Koha”, në të cilin fillon të botohet romani “Të fyer e të poshtëruar”.
1861-1865 Njohja, letërkëmbimi dhe udhëtimi me A.P.Susllovën.
1861-1862 Në revistën “Koha” botohen “Shënimet nga shtëpia e të vdekurve”.
Maj (mesi I muajit) – dalja e proklamatës së P.G.Zaiçnjevskit, “Rusia e re” me pretekstin e së cilës Dosotojevski viziton N.G.Çernishevskin.
7 qeshor – për herë të parë Dosotojevski del jashtë shtetit, ku takohet me Hercenin dhe njihet me Bakuninin.
1863 Shkurt, mars-“Vërejtje dimërore mbi përshtypjet verore”.
24 maj –“Urdhëri supreme” mbi mbylljen e revistës “Koha” për shkak të artikullit të N.N.Strahovit,”Çështja fatale”.
Gusht,tetor- qëndrimi I Dosotojevskit jashtë shtetit.
1864 Janar – lejimi I botimit të revistës “Epoka”, bashkë me fillimin e botimit të”Shënimeve nga bodrumet”.
15 prill – vdekja e Maria Dmitrijevna Dostojekajas në Moskë.
10 korrik – vdekja në Pavllovsk e Mihajl Mihalloviq Dosotojevskit.
1856 “Një ngjarje e jashtëzakonshme, ose pasazh mbi pasazh” (“Krokodili”).
Mars,prill- njohja dhe takimi me motrat Korvin-Krukovski.
Qeshor – deklarimi mbi ndërprerjën e botimit të revistës “Epoka”.
Korrik,tetor- Dosotojevski jashtë shtetit.
1866 “Krim e ndëshkim”.
4 tetor – Dosotojevski fillon t’I diktojë stenografistes Ana Grigorjevna Snjitkinën romanin “Kumarxhiu”.
1867 15 shkurt – martesa e Dosotojevskit me A.G.Snjitkinën.
14 prill – largimi I Dosotojevskëve jashtë vendit. Drezdeni. Badeni. Bazeli.Gjeneva.
1868 Romani “Idioti”
12(24) maj – vdekja e vajzës tremuajshe Sofi, në Gjenevë. Vera në Veve. Shpërngulja gjatë vjeshtës në Milano.Rrugës Dosotojevskët kthejnë në Bazel për tu njohjur me krijim-tarinë e Hans Golbejnit- I riu. Dimri në Firence.
1869 Korrik – kthimi në Drezden.
Dhjetor – plani I romanit “Biografia” e mëkatarit të madh”.
1870 Novela “Burri I përjetshëm”.
1871 8 korrik – kthimi në Petërburg. Romani “Djajtë”(përfunduar në vitin 1872).
1872 Dosotojevskët e kalojnë verën në qytetin Staraja Rus, I cili bëhet vendpushimi I zakonshëm I tyre.
1873 Redaktimi I së përjavshmës “Qytetari”. Artikujt e Dosotojevskit në rubricën e zakonshme “Ditari I shkrimtarit”.
1874 19 mars Dosotojevski paraqet lutjen te Drejtuesit kryesorë për problemet e shtypit mbi largimin e tij nga detyra e redaktorit të “Qytetarit”.
Prill – Dosotojevskin e viziton N.A.Nekrasovi me propozimin për botimin e një romani në organin “Shënime patriotike”.
Dimër – Dosotojevski jeton në qytetin Staraja Rus dhe punon mbi romanin “I mituri”.
1875 Janar – në revistën “Shënime patriotike” fillon të botohet romani “ I mituri”.
1876 Ripërtëritja e “Dirarit të shkrimtarit” në botim të veqantë. Në numrin e nëntorit del tregimi “ E urta”.
1877 Dosotojevski shpesh viziton Nekrasovin e sëmurë, I cili I lexon atij vargjet e veta të fundit.
2 dhjetor- Dosotojevski zgjidhet anëtar-korrospodentë I akademisë së shkencave, në sektorin e gjuhës dhe letërsisë ruse.
30 dhjetor- Dosotojevski mban fjalim në varrimin e Nekrasovit.
1876 31 mars- Dosotojevski asiston në gjyqin mbi qështjen e Vera Sasuliqit, që kishte qëlluar mbi guvernatorin e Petërburgut, Trepov.
1879-1880 Romani “Vëllezërit Karamazovë” .
1880 23 maj, 10 qershor – Dosotojevski në Moskë merr pjesë në festën e përurimit të përmendores kushtuar Pushkinit.
8 qershor – Në mbledhjen e dytë publike të shoqatës dashamirëse të letërsisë ruse Dosotojevski mbajti fjalim mbi Pushkinin.
1881 Janar (gjysma e dytë)- Dosotojevski punon për numrin e parë “Ditarit të shkrimtarit”, për vitin 1881.
28 janar në orën 8:30 `vdes Fjodor Mihajlloviq Dosotojevski.
1 shkurt – varrimi I Dosotojevskit në varrezat Tihvinski të dafinave të Aleksandër Neveskit.
Sponsored content

Fyodor Dostojevski Empty Re: Fyodor Dostojevski

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi