Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Nagip Mahfuz është te pragu Empty Nagip Mahfuz është te pragu

10th May 2008, 15:27
Nagip Mahfuz është te pragu

Së shpejti vjen në shqip "Tallja e fatit", një ndër romanet më të famshme të nobelistit egjiptian

Së shpejti, lexuesi shqiptar do të ketë në dorë një prej romaneve më të njohura të shkrimtarit të vetëm arab që është nderuar me çmimin "Nobel", egjiptianit Nagip Mahfuz. Fjala është për romanin "Tallja e fatit", që po përkthehet nga Haki Shtalbi. Përkthimi do të bëhet nga gjuha origjinale, njoftohet nga shtëpia botuese "Ora". Ajo ka marrë përsipër botimin e veprës, duke blerë të drejtën "The American University in Cairo Press", që është administratori zyrtar i të gjitha të drejtave botërore të shkrimtarit të famshëm. Nagib Mahfuz është botuar e vazhdon të botohet në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Ai është pranuar botërisht si mjeshtri më i madh i fjalës së shkruar arabe në kohët moderne, e njëherësh një nga romancierët më të shquar të shekullit të njëzetë. Nagip Mahfuz nuk hyn për herë të parë në Shqipëri, por kësaj here ndryshe dhe me seriozitetin dhe skrupulozitetin që meriton vepra e tij. Në vite, janë bërë përkthime sporadike e të copëzuara nga ky mjeshtër e tërësisht pirateske e amatoreske. Në këtë drejtim, sipas njoftimit të shtëpisë botuese "Ora", ajo, në përputhje me marrëveshjen që ka me "The American University in Cairo Press", do të kërkojë nga organet e caktuara shtetërore zbatimin e ligjit për pronësinë intelektuale, nxjerrjen e tyre menjëherë nga qarkullimi". Në qendër të romanit "Tallja e fatit" është faraoni Keops, në kulmin e lavdisë së tij. Ai vendos të ndërtojë në breg të Nilit piramidën madhështore, që do të jetë varri i tij i përjetësisë. Një shenjtor e njofton se asnjëri prej fëmijëve të tij nuk do të ngjitet në fronin mbretëror dhe se trashëgimtari i zgjedhur nga fati do të jetë Xhedefi, i cili do t‘i japë fund dinastisë së tij. Kur Nagib Mahfuz e shkroi këtë roman në vitin 1939 në moshën 27-vjeçare, trilli letrar nuk zinte në letërsinë arabe veçse një vend të papërfillshëm. Ky roman i parë, që i përket gjinisë letrare me frymëzim popullor, është pasuar më vonë me rreth 40 të tjerë, duke e bërë atë romancierin më të famshëm të botës arabe. "Mahfuzi sundoi në të gjallë e do të vazhdojë të sundojë në përjetësi mbi letrat dhe kulturën arabe, si një faraon i kohëve moderne", thotë kritika. Ai arriti që në të gjallë apogjeun e lavdisë, duke marrë në vitin 1988 edhe shpërblimin më të lartë si shkrimtar, çmimin "Nobel".
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Nagip Mahfuz është te pragu Empty Re: Nagip Mahfuz është te pragu

3rd March 2014, 17:34
Nagip Mahfuz: Dhoma nr 12
Menaxheri i hotelit kujton, si një foto që asnjëherë nuk harrohet, se si një ditëzaj, një grua erdhi dhe rezervoi një dhomë, veç për 24-orë. Ora ishte ekzaktësisht 10:00 paradite. Pamja kaq zalizëse e pranisë së seksit opozitar që i afrohej, krejtësisht e pashoqëruar, e bënë menaxherin t'ia mballosë sytë ngulazi, i intriguar. Njëtrajtësisht, ajo dukej një grua e shkëlqyer mbresëlënëse, me shtatin e shtalbtë, finesën e tipareve, dhe mprehtësinë e shikimit. Ajo u ndal te sporteli, duke qëndruar trupdrejtë nën mantelin e kuq, dhe kapelën e bardhë. Nuk kishte asnjë dokument identifikimi, nuk punonte gjëkundi, dhe as që ishte e martuar. Për më tepër, dukej si e ndarë nga burri, apo e ve. Quhej Bahiga al-Dahabi, dhe vinte nga Mansura e Deltës. Menaxheri regjistroi krejt informacionin e nevojshëm dhe e përqasi drejt punonjësit të sportelit. Sportelisti në krye të saj, duke mbajtur valixhen, më e rënda që kishte mbajtur ndonjëherë gjatë gjithë karrierës së tij, e orientoi gruan drejt dhomës Nr. 12, në hotelin e tyre të vogël. Pastaj u kthye pas një gjysmë ore, i habitur në fytyrë. Kur menaxheri e pyeti se çfarë ndodhi, ai vegoi hazër-xhevap:

"Ajo është një femër shumë e çuditshme." - "Shpjegohu, çfarë nënkupton me këtë?" u sëkëlldis menaxheri. Sportelisti filloi të rrëfente se si ajo i kishte kërkuar të zbulonte shtratin nga mbulesa, batanijet dhe çarçafët, duke i hedhur në cep të dhomës. Përsa i përket krevatit, i kishte kërkuar ta lëviznin së bashku jashtë dhomës, me justifikimin se kishte fiksim se mos nga hapësira e krijuar poshtë vendit të fjetjes, fshihej një njeri. Ai i tha se frika e saj ishte e ekzagjeruar sepse asnjëherë nuk kishin ndodhur incidente të tilla që nga koha kur hoteli ishte bërë Bismilah. Por ajo këmbëngulte,kështu që iu bind vullnetit të saj. "Duhet të kishe ardhur urgjentisht tek unë, zullap," tha menaxheri. Sportelisti kërkoi të falur, duke thënë se megjithëse kërkesa e saj ishte bizare, ai nuk kishte përdredhur asnjë nga detyrat që hoteli kishte si detyrim të përmbushë. Më tej e përmbylli historinë me fjalët se si ajo e kishte urdhëruar të hapte të gjitha kanatat e dollapit duke i lënë njashtu. Zëri i saj tregonte se kishte frikë nga dikush që mund të fshihej ose nën krevat, ose në dollap. Kështu që i plotësoi të gjitha urdhrat e saj, i buzëqeshi ashtu si ai di të buzagaz gjithmonë, dhe u largua. "Pjesa më e çuditshme është se ajo dukej grua azgane dhe trime," cilësoi menaxheri. Pas pak e pyeti punonjësin e vet, "A të dha ndonjë bakshish?" - "Një peçe të plotë," u mburr tjetri. "Natyrisht, ajo nuk është femër e rëndomtë, ndaj nuk besoj se do të kemi ndonjë turbullirë," plotësoi menaxheri. "Më shpuri rruga përball derës së saj të mbyllur, kur po shkoja për në lavanteri, dhe dëgjova një zë të lartë të hasdisur brenda në dhomë," tha sportelisti. "Ishte e vetme?" - "Gjithmonë, zëri i saj i dalldisur dëgjohej i vetëm." - "Gjithë dynjaja bëjnë kështu," tha menaxheri."Zaten, vetëm pse ti flet me vete nuk do të thotë se je i lajthitur." Sportelisti tundi kryet pa thënë kurrgjë. Tjetri e pyeti, "A je në gjendje të rikujtosh gjësend çka thoshte?" - "Jo. përveç shprehjes: 'Nuk është e rëndësishme'." Menaxheri dha të kuptohej për mbylljen e muhabetit. Një grimë më vonë pasi shënjoi diçka në regjistër, shtoi në drejtim të tjetrit, "Duhet të jesh vigjilent, kjo është detyra jonë, për çdo rast." Gumëzhinë bubullima, dhe menaxheri e treti vështrimin te qielli përtej dritares ku gjeti mbulesa të dendura reshë. Moti kishte qenë i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme. Ekzaktësisht në ora 1:00 të drekës, gruaja telefonoi prej dhomës Nr.12. "A mundet të porosis diçka për të ngrënë?" pyeti ajo. "Ne nuk kemi ushqim në hotel, por është një restorant matanë xhadesë, çfarë dëshironi zonjë?" - "Perime të pjekura me mish pule, plus pilaf me tasqebap, gati nja një kile shishqebap të pjekur, një tas me sallatë orientale, mish qengji të mbështjellë me pite të ngrohta, ëmbëlsira dhe portokall." Megjithëse menaxheri i porositi të gjitha gjellërat që ajo urdhëroi, gati sa nuk luajti nga fiqiri prej sasisë së ushqimeve. Vetëm mishi i pjekur mjaftonte për gjashtë persona."Kjo qenka fiksim jo vetëm me frikën , por edhe me llupësinë," i tha vetes. "Sidoqoftë, do dali gjatë pasdites, e do t'i hedh një sy dhomës." Ushqimi mbërriti. Një orë më vonë i zoti i restorantit erdhi të merrte paratë. Menaxheri nuk i rezistoi tundimit t'u hidhte një sy pjatave. Të gjitha ishin të bëra xixë, përveç disa kockave të kruara mirë, dhe pakë salcë të mbetur. I shkau truri nga e gjithë kjo skenë, asgjë tjetër përveç kësaj gruaje, mënyrës se si ajo vështronte dhe vepronte, e shtynë në ngasje. Nuk mund të thoshte se ajo s'ishte e bukur, përkundrazi ajo dispononte një forcë tërheqëse jo të zakontë. 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi