Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

QYTETI KU U SHPALL PAVARËSIA Empty QYTETI KU U SHPALL PAVARËSIA

3rd June 2008, 15:06
QYTETI KU U SHPALL PAVARËSIA



“Porsi Vlorën time një qytet nuk pashë..”,shprehej poet dhe ishkryetari I bashkisë së Vlorës Ali Asllani.Qyteti ne gropë dhe poshtë kodrinës,ku fletët e saj ngjasojnë një libëri që vjen e mbyllet..Nga vargmalet ka mbështetur kokën dhe nga deti ka shikimin.Ky është qyteti port njëkohësisht qyteti I shpalljes së Flamurit.Tre anë të veçanta të këtij qyteti janë:

1-ishulli I Sazanit.I vetmi ishull I shtetit të sotëm shqiptar.



2-gadishulli I Karaburinit.Gadishull shkëmbor që parqet një bukuri fantastike.3-Ngushtica e Otrantos.Vlonjatët I thonë mezokanali,është ujdhesa detare që aktualisht përshkohet me mjetet detare ose mjetet që formësojnë kështu urën detare me brigje të një shteti fqinjë.Këta tregues gjeografik qartësojnë kështu pozicionin e qytetit historik. Gjiri I Vlorës ja disa të dhëna. thellësi 5 m ,në 1 km larg bregut dhe 10 m pas 2 km larg bregut. Ky qytetet mund të quhet një kryqëzim I favorshëm sot për rrugët detare,tokësore dhe ato të ajërit.Ndërkaq distanca e përshkrimit bregdetar shkon në 90 km nga vendodhja ne det e ujëshumit Vjosë tek Kraburuni.Ky qytet historik ka më afër Italin rreth 72km,135km e ndajnë në distancë me kryeqendrën Tiranën ,por 77milje ka largësi nga shteti Helen.



Të dhëna.Vlora dhe qendra të tjera të saj kanë qenë vendbanime të njohura dhe të përmendura nga kohe lashtësisë. Vlora ka qenë skelë,vend që mori fuqizim pas rrëzimit të Apolonisë dhe Orikut.Disa qendra ilire të saj janë Amantia,e shekullit të 5, meë një jetë 1000 vjecare,Oriku port i fortifikuar, baze e rëndësishme ushtarake ne Adriatik dhe ne shek. II-I p.e.s ishte kantier i rendesishem detar për ndërtim e riparim anijesh, gjë qe favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha te Llogorase dhe Sera e Selenicës. Aulona - Vajza aulonase" ; nje skulpture"hyjnesh"87 cm., e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror te Kaninës, qe simbolizon veshjen e grave Hire. Emrin e qytetit - Skele te Aulonës se lashte e gjejmë te përmendur ne shek. II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrinë Ptolemeu.



Por të dhëna më të sakta që I përkasin të shkuarës ka buletini informativ I bashkisë së qytetit historik I cili thotë”: Ne shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjate mesjetës, Aulona përmendet ne listën e qyteteve bregdetare si port i rendesishem, me detari te zhvilluar, qe tregton vaj ulliri, kripe, valanidh, lende drusore, ullinj si dhe panairet qe bëheshin ne afërsitë e Vlorës, ashtu edhe ne vende te ndryshme te Evropës. Edhe ne gryken e Vjosës ishte skela e Spinarices, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin te pranishëm edhe konsuj tregtare te Raguzes, Venedikut etj.Ne mesjete Vlora dhe viset e saj ranë nen pushtimin norman me 1081, me pas nen pushtimin e Venedikut me 1205 dhe atë te sundimit te Hohenstaufeneve gjerman.Si një qendër e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe ne mbretërinë e Arberise me 1272, ku kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e zejtarisë, tregtisë, blegtorisë dhe pemëtarisë, te përfshire si despotat me vete.Nje rol te madh ne jetën politike, ushtarake e shoqërore te Vlores, ka lozur edhe familja e madhe Arianitit, te cilët përmenden ne shek.Xl, nëpërmjet te parit te tyre Arianit Komnen Golemi Topise, sidomos ne shek. XV-XVI. Një nga figurat e shquara te shek.XV është Gjergj Arianiti, i cili organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman me 1431-1432 e me pas ne grykat e Labërisë. Me bëmat e tij, Gjergj Arianiti mori përgëzimet e Fuqive te Mëdha te Evropës te asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skenderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur ne zotërimet e tij ne jug dhe ne Shqiperine e Mesme. Ne Kuvendin e Lezhes, me 2 Mars 1444, per t'i bere balle rrezikut te pushtimit osman, Gjergj Arianiti u radhit nder te paret krerë sundimtare shqiptare, ne kete lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Ne shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlores ne nje nyje te rëndësishme te Adriatikut për pushtimin e Italise.Ne regjistrin turk te vitit 1520 shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje cifute. Kjo dëshmon për një klime paqësore e tolerance ndaj çifuteve ne qytet ne një kohe kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu qyteti përmblidhte 6300-6500 banore. Nga Vlora u nisen fuqitë ushtarake osmane kundër Italisë se Jugut, me 1480, kundër kryengritjes se himarjoteve me 1492 dhe shërbeu si baze e sulltan Sulejmanit kunder Korfuzit, me 1537. Po ne këtë vit u ndërtua kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"), gurët e se cilës u morën nga kështjella e Jangje4it ne Zvernec dhe nga muri rrethues i Aulonës.



Ne shek.XVll-XVIII Vlora ishte një nga limanet me te rendesishem te Shqipërisë se Jugut, pas Prevezë, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Ne skelën e Vlorës ishin ndërtuar depo te mëdha për grumbullimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale te fshatarësisë, ku perfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrës dhe Myzeqese. Ne eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti me Triesten, Venedikun, Vjenen, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinen, Malten e Qipron. Ne portin e Vlores hynte rregullisht cdo jave vapori austriak"Lloid"dhe ai italian "Pulja"; te cilët vetëm për vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje.Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuci, ullinj te vjele -11.000 barre, kripe -1.5 milion kilogram, lesh te palare - 15.000 oke, lëkure qengji e lepuri - 20.000 cope, breshka - 40.000 cope, shushunja, shpendë, dele, kuaj, mish te therur, peshk te kripur, veze peshku, sere, asfalt, misër, tërshëre, thekër, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltë te bardhe Kanine, vere te Nartës dhe vere "Vlosh"te Vlores.



Nje artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores se Drashovicës, qe përgatitej me blloqe dhe ashkla. Për eksport, gëzofët prej lëkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft te preferuar për Istrien, Triesten dhe vendet alpine... Ulliri i markës "Vlonjak"; qe ishte me i lashte se marka italiane dhe frenge, dallohej për prodhueshmëri te larte, vaji dhe regjie lëkure. Ne vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrënje ullinj.



Vlora njihet si një vatër e rëndësishme e patriotizmit nder shekuj, ku përpjekjet për, pavarësi dhe prosperitet kane qene ne shpirtin e cdo vlonjate. Luftërat kundër pushtimeve te huaja dhe përpjekjet për përhapjen e arsimit shqip bene qe ne Vlore te krijoheshin shume shoqëri patriotike.



Në mjaftë dokumenta të shekullit të 18,shprehet midis qëndrave të tjera kulturore përmendet bibloteka e familjes Vlora,Ismail Vlora,Ibrahim Pasha,Mustafa Pashë Vlora,të cilët rreth viteve 1812 kishin në banesat e tyre 5200 ekzeplarë,libra,dorshkrime.Pas kohës së Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje se krahas familjes Vlora,një pasuri kulturore si libri zotëronin familjet e Elmaz Xhafer Kaninës,Ibrahim Abdullait,Hamza Isait,Kolë e Kristo Karbunara,Xhavid Vranari,Jani Minga,Dom Mark Vasa,Osmen Shehu dhe Tol Arapi.Duke zbritur nëpër “orbitën” e kohërave në vitet ’20 siç përmendet edhe në shtypin e kohës,vend zë bibloteka e Syrja,Eqrem Vlorës.Një fakt gati i çuditshëm është se në këto bibloteka të rralla private përkarshi librave të botuar,pra të lidhur gjendeshin dorëshkrime të cilat përmbanin vlera enciklopedike,historike,letrare,etnografike,ku studjes si Karl Patçh,Mis Durhan,Zhusten Godar,Herbert,janë ndeshur me këto matëriale etnografike dhe këto ata përshkruajnë në studimet e tyre.Krjimi i këtyre biblotekave ishte inciativë e personave të veçantë privatë,të shtyrë nga ndenjat patriotike vunë në shërbim të kësaj kulture fondet e tyre të librave,ndërtesat e banimit si dhe derdhën financa.Fondet e librave ishin të pakta,ndërsa literatura nuk u shërbente të gjithë të interesuarve,por misioni i tyre ishte tepër i madh ato ngrehina kulturore u ngritën çdo ditë me nga një gurë në themele të kulturës sonë,shprehet drejtuesia e kësaj bibloteke.



Bibloteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,biblotekën private të familjes së njohur Vlora.Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim ,ishte gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj bibloteke shënohet aty te 14640 vëllime.Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turiqsht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip.Brenda këtij thesari kulturore kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla,Kurani.Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime,korispodencë,kur e veçanta ishte korispodenca me shkrimtarin Duma. nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë biblotekë gjëndet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të biblotekës së Vlorës.



Ne vitet 1908-1912 klubi "Labëria" u be një vatër e ndezur e përpjekjeve për pavarësinë e vendit dhe luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i këtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. çelja e shkollës shqipe te Muradies (7 Gusht 1908) ishte nje ngjarje e shënuar ne jetën arsimore te Vlorës.Por ngjarja me kulmore e qytetit te Vlorës ishte 28 nentori 1912 kur plaku i urte e diplomati i shquar Ismail Qemali, se bashku me delegatet e ardhur nga vise te ndryshme te vendit, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar ne Vlore. Kështu Vlora u be kryeqyteti i pare i Shqipërisë se pavarur.Ne vitin 1920, pas Kongresit te Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja Kombëtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake ne Luftën e Vlorës. Lufta e Vlores është një nga epopetë me te lavdishme te shqiptareve.Ne vitet 1920-1924 Vlora u përfshi ne rrjedhën e proceseve te demokratizimit te jetës se vendit. Këtu u krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqërisë "Bashkimi"(1922). Një rol te madh ne këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika';"Mbrojtja Kombëtare';"Fjala e Lire"."Shpresa Kombëtare"etj qe botoheshin ne Vlore.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi