Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Seda
Seda
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 06/06/2008
Postime : 132
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3

5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve Empty 5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve

10th June 2008, 18:54
edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të jetoni një dashuri të lumtur duke njohur gënjeshtrat e burrit e duke e pritur, që ai një ditë të bëhet i përgjegjshëm. Ja pesë gënjeshtrat që kryesojnë top-listën e atyre, që burrat thonë përditë dhe, arsyet pse detyrohen të gënjëjnë:

1. Ajo është vetëm një mikeshë

Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas here.
Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë “e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.


2.Jam gati të ndryshoj

Ka dy arsye pse meshkujt, të cilët momentalisht nuk janë gati të ndryshojnë, thonë se jani gati për ta bërë. E para sepse mendojnë se ju do t’i vini veshin këtij premtimi. Ata e bëjnë për vete një grua duke u shprehur interesin e tyre që ajo të jetë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, dhe kështu janë gati ta bëjnë këtë gënjështër sa herë e kanë të nevojshme. Arsyeja tjetër është se ata sinqerisht besojnë se do të ndryshojnë … deri në pozicionin kur iu duhet ta mbajnë vërtet këtë premtim. Dhe papritur ata vendosin që nuk është kjo ajo të cilën ata kanë dashur të bëjnë tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…


3. Nuk je ti problemi, jam unë

Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak larg për të thënë atë që ndien vërtet.


4. Kam qenë dikur…

Kur një burrë është tashmë i njohur si mashtrues, falja e parë që të ofron është se “ ka qenë dikur” . Në realitet, të qenit mashtrues është motiv dhe mënyra e tij e të sjellurit. Nëse burri juaj mashtron dhe betohet se nuk do ta bëjë më, mos e merrni shumë për bazë fjalën e tij. Ti nuk mund ta besosh se si ka mundësi që po tregohet kaq i sinqertë me diçka, që sërish po ju gënjen.


5. Kurrë nuk do të të gënjej ty

Mund të jetë problem nëse një burrë mbron vazhdimisht idenë se sa i ndershëm është. Nëse ai rregullisht ju bën një sërë betimesh se nuk do t’ju gënjejë kurrë, kjo mund të jetë një shenjë e pandershmërisë ndaj teje.


Të tjera gënjeshtra:

Do të telefonoj

Kur një burrë thotë “Do të telefonoj” , mendojmë se ai mund të telefonojë në mos nesër, në një nga ditët më të afërta. Por nëse të thotë ekzaktësisht kështu ai ka parasysh se “mbase flasim ndonjëherë”.
Sapo kam bërë analizat

“Besomë mua!”, nuk mjafton për trupin tënd. Nëqoftëse shëndeti seksual është i rëndësishëm për të, atëherë është gjithashtu e rëndësishme të përdorë kontraceptivë, gjithnjë, edhe me ju.

Jam tip i komplikuar

Jo, nuk është i komplikuar. E vërteta është se ai e ka një të dashur, por i pëlqen të shkojë në shtrat dhe me ty njëkohësisht.

S’shkoj kurrë në një shtëpi publike
Shumë gra mendojnë se të paktën këtë gjë burri i tyre nuk e bën kurrë. Por industria e seksit fiton miliarda çdo ditë…

Flasim më vonë

Të ka thënë kështu? Në fakt ka dashur të thotë “Le t’i japim fund kësaj bisede dhe të mos i kthehemi kurrë më”.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve Empty Re: 5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve

26th February 2014, 15:38
Flasim më vonë

Të ka thënë kështu? Në fakt ka dashur të thotë “Le t’i japim fund kësaj bisede dhe të mos i kthehemi kurrë më”......dhe vajzat si te mira qe jan ulin koken dhe ju japin meshkujve gjithnje te drejte
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve Empty Re: 5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve

25th January 2016, 20:45
Nuk mundem te perqendrohem vetem tek pesa ( 5)
Sponsored content

5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve Empty Re: 5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi