Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

11th June 2008, 20:10
* Pushkini kishte mendimin se nga krushqitë me familjet e huaja mbretërit e shteteve evropiane kishin gjithnjë më pak gjak nga kombi i tyre dhe po bëheshin të huaj për popullin e vet. Për t'u treguar bashk-atdhetarëve të vet për Carët e Rusisë ai mori nga një hanxbi disa gota bosh dhe një gotë plot me verë të kuqe.
- Kjo, - thoshte duke mbajtur në dorë gotën me verë, është Pjetri ynë
i madh, njëqind herë rus.
Në gotën e dytë përzjeu gjysmën verë dhe gjysmën ujë, në të tretën një çerek verë dhe në pjesën tjetër ujë dhe gotën e fundit e mbushi vetëm me ujë dhe shumë pak verë.
- Dhe këta, - thoshte ai, - janë pasardhësit. Cari i atëhershëm Aleksandri II paraqitej me një gotë uji që skuqej fare pak.


* Kur kishte miqësi të madhe me poetin e shquar polak Miçkieviç një mik i tha:
- Kij kujdes Pushkin, ti e lavdëron vazhdimisht Miçkieviçin. Mirëpo do të shohësh se një ditë ky djalosh do të ketë më shumë popullaritet se ti.
- Miku im, kjo tashmë ka marrë fund. Dhe është një gjë shumë e drejtë sepse Miçkieviçi është poet shumë më i madh se unë.


* Miqtë e qortonin Pushkinin sepse nuk largohej kurrë nga Rusia.
- Ka shumë botë për të parë, - i thoshin.
- E, ç'farë do të bëj nëpër botë? - u përgjigjej Pushkini. Natyra më është paraqitur mua shumë më e bukur se sa është në realitet. Mund të udhëtoj për t'u takuar me njerëz të mëdhenj... kjo po, mirëpo nga çasti që kam njohur Miçkieviçin, që është njeriu më i madh në botë, me të tjerët nuk kam asnjë punë.


* Në Petërburg një poet polak me emrin Bulgarin, që kishte marrë nënshtetësinë ruse nuk ia pëlqenin poemat.
Për këtë iu ankua Pushkinit dhe mossuksesin e tij lidhte me origjinën polake. Pushkini iu përgjigj:
- E keqja nuk është se jeni polak. Edhe Miçkieviçi është polak. Mund të ishit edhe tartar dhe nuk dotë dëmtoheshit aspk. E keqja është se jeni Bulgarin, vetëm kjo ju dëmton.


* Kur Pushkini përfundoi "Boris Gudonovin"1} nisi ta lexojë nëpër sallone. Censura ndërhyri që t'i ndalonte këto lexime, sepse drama ende nuk kishte kaluar nëpër kontrollin e saj. Madje i thanë se për këtë dramë duhet të jepte mendim edhe vetë car Nikolla I. Cari e lexoi dhe urdhëroi të hiqeshin skenat popullore dhe vepra të merrte trajtën e një romani.
Pushkini atëherë e mbylli dramën e vet në arkë.


* Në teatër po luante aktorja e famshme e kohës Asenkova, që Pushkini nuk e duronte dot. Të dy personat që Pushkini kishte në krahë ishin entuziastë dhe duartrokisnin me sa fuqi që kishin. Ata kur panë qëndrimin indiferent të Pushkinit, folën me njëri - tjetrin.
- Duhet të jetë budalla.
- Zotërinj, - tha ai, - nuk jam budalla, këtë e kam provuar, jam poeti Pushkin. Për fyerjen që më bëtë meritoi që t'ju jap disa pëllëmbë secilit nga ju, por druaj se nga zhurma e tyre aktorja mund të kujtojë se po e duartrokas.


* Një ditë poeti ishte në humor të keq se nuk kishte para:
Në atë kohë erdhi për ta takuar këpucari i tij. Duke kujtuar se kishte
ardhur për t'i kërkuar paratë e këpucëve që kishte bërë kohët e fundit,
Pushkini e priti shumë keq.
- Nuk kam asnjë dhjetësh që të jap! - ulëriu poeti.
- Po unë nuk kam ardhur për të marrë por për t'ju sjellë - shpjegoi këpucari.
Kur pa se Pushkini mbeti i habitur ai vazhdoi:
- Kam prodhuar një xhelatinë për të lustruar këpucët dhe për këtë do të dëshiroja që të bleja nja tetë fjalë nga krijimtaria juaj, tetë fjalë që do të më shërbejnë shumë për të bërë të njohur vlerat e lustrës sime.
- Ju jeni i çmendur!
- Jo aspak. Do të doja të shtypja mbi kutinë e lustrës sime vargun tënd "më i qartë ditën, më i errët natën". Dhe ju ofroj për këtë varg Pesëdhjetë rubla.
Nga gëzimi Pushkini pranoi menjëherë dhe i mori me kënaqësi të pesdhjetë rublat
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:29
Më 6 qershor 1799 , sipas kalendarit të ri, në Moskë, në familjen e Pushkinëve lindi një djalë , që ia vunë emrin Aleksandër.Ai nuk ishte më i madhi i fëmijëve , por u bë më i madhi i tërë Pushkinëve, para e pas tij, u bë më i madhi bir i Rusisë. Jo vetëm në rrethin familjar , por edhe në Liceun e Carskoje Selos u skicuan qartë tiparet e veçanta të karakterit të tij jo të zakonshëm.
Ai kishte jo vetëm flokë të zezë kacurrela negroide, që me vështirësi i shplekste dhe i shtronte krëhëri, por kishte dhe një natyrë po aq të vështirë për tu shtruar nga krëhëri i jetës. Në familje ai i solli shqetësime të atit të tij me pikëpamje konservatore.
Në lice u krijoi probleme mësuesve pedantë , duke mos respektuar rregullat skolastike. Në jetën e përditshme shoqërore , ai ishte sa i sinqertë dhe i dashur me shokët e ngushtë të penës dhe të qejfeve , po aq shpërthyes dhe i papërmbajtur ndaj çdo cënimi të personalitetit të vet dhe të të tjerëve. Pushkini u lidh me një miqësi të ngushtë me shtresën e intelektualëve përparimtarë dekabristë dhe, në të njëjtën kohë , u fut në një armiqësi të heshtur e të vazhdueshme me pushtetin dhe hierarkinë cariste. Që në fillim , ai kishte thithur aromën e letërsisë franceze . Nga ana tjetër , ndërgjegja e tij u ndikua thellë që në moshën adoleshente në sfondin e luftës patriotike të vitit 1812, kundër Napoleonit dhe të debateve të ashpra politike të kohës për emancipimin e jetës ruse. Dadoja e tij, që në fëmini, e mëkoi me aromën e gjuhës dhe të folklorit rus. Internimet e tij të mëvonshme në Besarabi, në Odesë , në Mikaillovsk, inkursionet në Kaukaz e njohën Pushkinin me panoramën natyrore dhe shoqërore ruse të kohës. Pjesëmarrja e tij në disa rrethe letrare ku zhvilloheshin debate të zjarrta për letërsinë dhe shoqërinë ruse , edukuan ndërgjegjen e tij të thellë qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha tonin dhe ngjyrimin krijimtarisë letrare.

Pushkini , i lindur me një talent të rrallë, me një natyrë thellësisht lirike, me një shpirt të shqetësuar dhe me një karakter kërkues, që zhvillon individualitetin e vet në ballafaqim të vazhdueshëm dhe në përplasje me mentalitetin bashkëkohor, u shfaq jo vetëm si një krijues me interesa të gjera letrare , por edhe si një artist novator që çeli dhe themeloi një epokë të re në letërsinë ruse. Ngriti gjuhën letrare kombëtare në një shkallë të lartë përsosmërie, krijoi letërsinë klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetëm në poezi, por edhe në dramaturgji e në prozë.Ai u bë përfaqësuesi dhe personifikimi i denjë i kombit të vet, brenda dhe jashtë Rusisë. Ai mbetet për rusët më rusi nga të gjithë krijuesit kombëtarë , mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikërisht Pushkini që me talentin e tij gjenial , finalizoi punën e disa brezave të krijuesve në fushën e poezisë , të prozës dhe të dramaturgjisë ruse. Pushkini skicoi me penelata të sigurta jo vetem tablo të së kaluarës historike, por shtroi edhe probleme të mëdha shqetësuese mbi fatin e individit dhe rolin e popullit në jetën politike të vendit , si dhe detyra të mëdha kombëtare, që i dilnin përpara Rusisë në atë shekull. 

Ai dha një panoramë të gjerë artistike të jetës ruse , rikrijoi artistikisht figurën e njeriut bashkëkohor rus, ngriti në një nivel të paparë deri atëhere poezinë ruse, hodhi themelet e një proze realiste dhe e nxorri dramaturgjinë ruse në rrugën e dramaturgjisë europiane . Pushkini është një artist novator me një vizion modern për artin dhe letërsinë. Për të nuk ka kufinj të gurtë , subjektet e veprës mund të merren ngado dhe në çdo epokë. Për të, zhvillimi i artit dhe i letërsisë, në veçanti, duhet të mbështetet sa mbi trashëgiminë kombëtare , po aq edhe mbi idetë e arritjet më të përparuara të letërsisë botërore.Pushkini , sipas vlerësimit të kritikut të madh rus të mesit të shekullit XIX, V.Belinski , u bë "deti" që mblodhi "lumenjtë e vegjël e të mëdhenj" të poezisë ruse.

Një dëshmi tjetër e kësaj është krijimtaria e tij dramaturgjike , për të cilën , gati nuk është folur aspak tek ne dhe shumë pak në kritikën ruse të kohës së tij (me përjashtim të Belinskit) dhe më vonë. Dramaturgjia është një nga majat e arritjeve të talentit të Pushkinit , krahas poezisë dhe prozës, majë të cilën sa e pushtoi, vdekja e parakohshme e fatale nuk e la te ndriçojë me tërë intensitetin e gjenialitetit të vet krijues. Pushkini krijoi vetëm gjashtë tragjedi:
"Boris Gudunov" , "Kalorësi koprac", "Moxarti e Salieri", "Mysafiri i gurtë", "Gosti në kohë murtaje", "Rusallka".
Nga këto të gjashta vetëm dy prej tyre, "Boris Gudunov"dhe "Rusallka" mbajnë "pasaportë" ruse, kurse të tjerat e marrin përmbajtjen nga jeta europiane franceze, spanjolle, vjeneze. Pushkini, në dramaturgji , eci në gjurmët e Shekspirit të madh dhe arriti të krijojë vepra të tilla që, siç pohon Belinski , "...ato ("Moxarti e Salieri", "Kalorësi koprac", "Mysafiri i gurtë" ) janë kaq të mira sa, pa asnjë teprim , mund të thuash se janë të denja për gjeninë e vetë Shekspirit".
Në të njëjtën kohë, Pushkini, duke shkruar tragjedi 200 vjet pas Shekspirit, bën një hap novator në këtë gjini, hap që nuk u vlerësua nga kritika bashkëkohore. Në parathënien e përgatitur nga vetë Pushkini për botimin e "Boris Gudunov" shprehte synimin e vet për shndërrimin e skenës ruse. Por novatorizmi i tij e kalon këtë cak. Tragjeditë e tij, për nga ndërtimi kompozicional dhe intensiteti dramatik, nga vendi që ze monologu tragjik, analiza dhe zbërthimi dramatik që i bën botës së brendshme të personazhit dhe motiveve që e levizën atë , këto vepra dramatike janë pararendëse të dramës së Ibsenit dhe të Çehovit, në fillim të shekullit XX dhe pse jo, edhe tharmi i dramës ekzistencialiste moderne , ku "egocentrizmi tragjik" zë vendin kryeso
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:29
SHALLI I ZI

Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

"Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:29
LETRA E DJEGUR


Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi..
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:29
Sa ju kam dashur!

Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
Po s'dua qe prej dhembjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim.

I heshtur e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
Po kaq me dliresi ju dashurova,
Sa ,zot! ju dashte tjeter kush keshtu!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:29
I burgosuri


Lengoj pas kafazit te burgut te zi.
Nje shkabez robinje perballe me rri;
E ngrysur veshtrimin nder qiej vervit,
Tund krahet, dhe gjellen e gjakte skermit,

E shqyen,e flak, dhe me sheh me trishtim,
Sikur kemi bashke te njejtin mendim.
Me grish me veshtrime dhe zjen e kelthet,
"te nisemi" - thote - "ku qjelli therret"

Ne jemi dy zogj, pa liri s'rrojme dot!
mbi male, vella, te versuelmi tok,
Mbi detet e kalter, te cilter si lot,
Ku era... dhe une baresim ngamot!..."
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:30
Leter e Tatjanes, Onjeginit

Po marr guximin qe t'ju shkruaj...
C'do deshit me vec shpirtit tim?
E di, se eshte e drejta juaj
Te me denoni me percmim.
Po ju qe e shihni si po vuaj
Me pak meshire, sado pak,
Nuk do me mprapsni zemerake!
Me pare desha te rri qete
Per turpin tim mbesomeni,
Ju sdo te dinit kur se si,
po te mund te shpresonja vete
Qe, kur e kur me plot hare
te kem t'ju shoh ketu tek ne
Qe t'ju degjoj si kuvendoni,
T'ju them nje fjale dhe pastaj
Ne zemer vec nje mall te mbaj,
Vec gjer sa rish te me takoni...
Po thone se ju s'rrini dot
Ne fshat te heshtur ju merziti
E ne... ne rrojme me te kote
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthte vete ashtu ne fshat,
Na gjette tek ky vend i qete?
T'ju njoh s'do kisha kurre fat,
S'do kisha turbullimn' e shkrete.
Dhe afsh' i shpirtit tim ne jete
Duke u qetuar (kushedi!).
Nje mikut mund t'i behesha mike
Dhe shoqe e jetes e besnike
Dhe zonje e ndershme per shtepi.
Nje tjeter... jo askujt ne jete
Nuk do ti falnja dashuri!
E ka vendosur Qielli vete ,
jam e jotja ne perjetesi;
Gjithe jeta ime me pat qene
Nje peng se ty do te takoj
Se Zoti jeten ma ka dhene
Qe gjer ne varr te adhuroj...
Perhera te kam enderruar
te ndjenja felle thelle ne gjit
me ate veshtrim qe me trondit
Ne zemer shpesh ta kam degjuar
ty zerin... jo s'ish enderim!
Dhe sapo hyre, te kuptova
Me preke fort u pervelova
Thashe esht ai thesari im!
S'eshte e vertete? Po, te kam ndjere
Me flisnje kur me dhemshuri
ndihmoja njerezit e mjere,
Me sillte shpesh lutja qetesi, 
Edhe tashi, ndaj kesaj grime

A nuk je ti o endra ime,
Qe n'erresire po ndricon
E vjen me prek me nur e hije?
S'je ti qe plot prej dashurije
Shpres' edhe gas me murmuron?
Kush je ti? Engjelli me shprese,
apo nje lajkatar pa bese?
Ma hiq tashi kete dyshim
Kjo mbase nj'enderr mund te jete
Per zemren time nje zhgenjim
E ndryshe krejt fat' i vertete...
Po dhe keshtu jet dhe fat
vec ty qe sot t'i kam besuar
Me qan me lot shpirt i ngrate
E mprojtje vij per te kerkuar.
Mendo: jam vete s'kam ku flas
askush nuk mund te me kuptoje
Mendja fillon te me leshoje
Ne heshtje duhet te humbas.
Te pres ti eja sic ma k'enda
Dhe shpresat ngjallm' i perseri,
A ma prish endrren qe tashi
Me te qortuara te renda!
Mbarova! S'mund ta rilexoj...
Po vdes nga frik' turperuar
Po nderit tuaj i besoj
Me plot guxim duke shpresuar....


p.s.: nder dedikimet me te bukura, apo jo...? PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Smile
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:31
Lulja

Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n'enderrim.

Kur lulezoi? C'pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:31
Loti

Dje, per nje kupeze me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova.

"Perse ne rruge-ai me thote,-
Shikon e nuk ben ze?
Ti s'ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te."

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar, e shtrenjta me ka ikur"
Se thelli psheretita.

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me ra
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidh veten"-trimi tha.

"Husar, ti brenge s'pe ne jete
Nga une pra mesoje:
Mjafton nje pike lot medet
Qe kupen ta helmoje."
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:31
Mos u ngrys prej deshperimit
nese jeta te genjen
Hesht ne driten e mundimit
Rishmez dita e gazit vjen

Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur papritur gjithcka shkon
Per te shkuaren mallohet

* * *

Ti mos me pyet pse kaq i menduar
Ne mes defrimesh une rri gjithnje
Perse veshtroj perqark i deshperuar
Perse s'me josh as enderr e jetes me

Ti mos me pyet pse posi i huaj
Qendroj kur dashuria po me grish
Edhe te dashur me asnjeren s'quaj
Kush desh nje here, s'digjet me serish

Kush qe i lumtur, prap nuk lumturohet
Se vec nje here per ne gezimi ndrin
Pastaj me tis te mallit na mbulohet
Dhe shpirtin brenge e thelle na e nxin
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:31
TE HUAJES

Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
Te fundit vargje te kushtoj,
Por kete cast te mjegulluar
Vemendjen tende deshiroj:
Gjersa i teri te venitem,
GJersa te digjem larg nga ty,
Ti do te jesh nje yll i ndritur,
Qe do te kem gjithmon' nder sy.
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso,
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se c'te thosh ajo.



* * *

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete.

Nder mend me solli me ngadale
Kjo kenge e ashper malesore,
Ndajnaten, henen permbi male
Dhe nje fytyre engjellore.

Kujtimet shpirti me s'i grish,
Nga bukuria jote i dehur;
Po ti kendon-edhe serish
Ajo me cfaqe papandehur.

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete....
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:31
Nje i djathte e nje i majte


N'historinë shumëshekullore, kane ecur dorë pas dore.
Nje i majtë e nje i djathtë, paskan qënë të leftajtë*
Jo vetëm qe s'kishin frikë, por e kishin shumë te lehtë,
Djathtanik e majtanik, qerren e tërhiqnin qetë.

Nje i djathtë e nje i majtë, ja! tërheqin edhe kuajtë,
Njëri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bë i shkathet kur pa shokun ne te djathtë,
E dini c'na tha kopuku? "S'më bën përshtypje as plugu"

Nje i majtë e nje i djathtë kane tërhequr edhe buajtë.
Qe te tërë zoti i faltë, kurrë s'e lanë qerren ne baltë.

Nje i majtë e nje i djathtë, është ne bot' dhe politika,
Por tek ne, më e leftajtë, është dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokë i pari, shef partnerin qe tërheq kundra,
Me plot gojën thotë gomari "Ma marcin te keqen ke thundra"

Nje i majtë e nje i djathtë nuk tërrheqin vec cakajtë, 
Nuk i le lakmia, smira; s'kane faj, jane egërsirra.

Te mbytur ne gjak e lot, po të lutemi ty o Zot:
Ti ke bërë mrekullirat; na i zbut dhe egërsirrat.
Qe kështu: Nje i majtë e nje i djathtë,
Te na bëhen te leftajtë.

-------------
*Të cmuar
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:32
Kaloresi i vrare


Ne pyjet e largeta mbremja po iken.
Te fundmet shkelqime te saj u veniten,
Lugina e thelle ka heshtur;
Zhurmon midis mjegulles lumi me vale.
mes reve qe enden ne qeill ngadale.
Ndrin henez e arte pareshtur.

Korace e celikte dhe heshte e coptuar
Te shtrira po prehen te kodr'e vetmuar,
Mburoja prej ndryshkut po nxin,
Mamuzet te shkreta ne myshk kane mbetur
Dhe s'tunden nga vendi; dhe henez e mekur
Mbi trup te pergjakur po ndrin.

Rreth kodres vertitet besniku dori,
dicka vezullon thelle syve te tij,
Me kryet e unjur kalon;
Luginen po rreh me patkonj gjithe zjarr,
koracen veshtron edhe krejt vetmitar
Po dridhet, se thelli gulcon.

Nxiton neper terr vetmitari dori,
Me shprese e me frike e me drojtje ne gji,
Patkonjte i brengosur rreh shpejt;
Po ngjitet me duf ne kodrine e veshtron
E nxiton...e celiku ne terr tingellon,
Ndene kemben e lodhur te vet.

Afrohet te trup'i kalorsit te shkrete,
Mundohet ta coje, po kocka kercet
Edhe kafka perplaset per toke...
Se thelli i gjori dori hingelliti
Perqark n'erresire veshtrimin vertiti
Dhe heshtaz pastaj uli koken.

Shtegtari qe larg neper terr po kalon,
mes heshtjes te ngjan se mbi kocka po shkon...
Po ja dita zbardh perseri,
Koraca dhe heshta e shkrete po ndrin.
Kalorsi rri shtrire e s'leviz mbi kodrine.
Doriu vec endet rreth tij.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

3rd March 2014, 17:32
Karroca e Jetes 

Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S'qendron gjekund per te pushuar

N'agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s'pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:"Hey..jepi c'i..."

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C'do proshke e grope e papritur
Therrasim: "Me ngadale, or mik!"

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur






KOKETES

A mund, kaq verberisht dhe ju,
Si dhe Anesja te besonit?
Ne c'liber valle e gjetet, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?
Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
Un' mbi njezete, por ne jete
Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
S'me prek betimi qesharak
Dhe djallezite m'u merziten;
Por edhe juve jo me pak
Besoj ju lodhen tradhetite;
Te ftoht'u beme dhe te matur
Dhe s'presim te na thot' njeri,
Se e perjetshmja dashuri
Tri jave e shumta mund te zgjatet.
Si miq ne ishim pak me pare,
Por ja: merzitja burr'i ashper....
Un'u tregova si e marre
Dhe ju si vajze e pafajshme;
Betimin beme...por....medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashen dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.
Keshtu u ndame; gjer me sot
Jetojme ne te qet' te lire,
Dhe mund , pa shqetesim te kote,
Ende te ishim miq te mire.
Por jo! qysh heret ne mengjes
Nje flak' tragjike prap u ndes;
Serish ju ngjallet lashtesine-
Ju predikoni perseri
Nje kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozine,
Per bese, s'mundem-jo, vertete.
Un' s'jam femije ndonse poet.
Kur jemi ne ne perendim,
Te dashurise' tua leme rradhen-
Ju vajzes suaj me te madhe,
Un' me te voglit vllait tim:
Eshte rradhe e tyre per te lozur
Dhe lotet lume t'i leshojne
Nga dashuria te marrosur,
Dhe ne t'i marrim neper goje.




TE HUAJES

Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
Te fundit vargje te kushtoj,
Por kete cast te mjegulluar
Vemendjen tende deshiroj:
Gjersa i teri te venitem,
GJersa te digjem larg nga ty,
Ti do te jesh nje yll i ndritur,
Qe do te kem gjithmon' nder sy.
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso,
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se c'te thosh ajo.



* * *

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete.

Nder mend me solli me ngadale
Kjo kenge e ashper malesore,
Ndajnaten, henen permbi male
Dhe nje fytyre engjellore.

Kujtimet shpirti me s'i grish,
Nga bukuria jote i dehur;
Po ti kendon-edhe serish
Ajo me cfaqe papandehur.

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete....



PERGJERIM

Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M'u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!
Sponsored content

PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse Empty Re: PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi