Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi Empty Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi

24th June 2008, 21:11
Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi

Gjermania kaloi fazen cerekfinale te ketij europiani duke mposhtur, Portugalin nersa ne anen tjeter Turqia kaloi fazen e cerekfinaleve duke mposhtur Kroacine ne nje ndeshje teper interesante.



Si mendoni, cila skuader kualifikohet per ne finalen e madhe?


Shprehni mendimet tuaja...
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi Empty Re: Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi

24th June 2008, 21:17
Per mendimin tim Gjermania, megjithese nuk perjashtoj mundesine e shitjeve te ndeshjeve pasi nuk mund te ndodhin rastesisht 3 fitore te turqeve te gjitha ne minuten e fundit!.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi Empty Re: Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi

25th June 2008, 17:14
gjermania duhet te fitoj ska kuptim te fitoj turqia ne mes evrope .
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi Empty Re: Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi

25th June 2008, 21:02
Mendoj se Turqia beri nje loje te bukur me Kroacine.
dhe me te drejte fitoj pa shitur asnje ndeshje sepse nuk ka asnje komb qe te shes ndeshje ne nje kampionat evropian.
Ndeshjen Turqi -Gjermani dua qe ta fitoj Turqia dhe mundesisht edhe kampionatin ta marre Turqia
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi Empty Re: Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi

26th June 2008, 23:03
Gjermania në finale, nuk ka më "magji turke"

Goli i Lahm në minutën e 90-të vulos fitoren 3-2 të gjermanëve


Gjermania është finalistja e parë e EURO 2008 pas një ndeshjeje rokamboleske kundër Turqisë, të përfunduar me rezultatin 3-2 në favor të skuadrës së Lëv. Ndonëse ishin turqit që kërkuan më shumë golin duke rrezikuar disa herë portën e Lehman, gjermanët u shfaqën më konkretë duke shënuar në të tri gjuajtjet e bëra në kuadrat gjatë këtij takimi.

Ndeshja ka filluar me një ritëm të jashtëzakonshëm të skuadrës turke, e cila mbyll Gjermaninë në gjysmëfushën e saj. Në fillim është Altintop që vë Lehman në vështirësi me një depërtim në krahun e majtë. Ndërsa në minutën e 13-të vjen edhe rasti më i mirë për turqit me anë të Kazim Kazim, i cili lëshon një predhë të pakapshme për Lehman, por topi ndalet nga traversa. Epërsia në lojë e turqve konkretizohet me gol në minutën e 22-të. Sarioglu jep një top në zonë për Kazim Kazim, i cili e dërgon përsëri topin në traversë, ndërsa Boral ndjek aksionin dhe devijon sferën në rrjetë. Gjermania duket e dorëzuar dhe turqit provojnë të shënojnë një tjetër gol, të shtyrë nga euforia e avantazhit. Por skuadra e Lëv tregon edhe një herë se është shumë e rrezikshme në kundërsulm dhe godet me rastin e parë që i shfaqet në minutën e 26-të. Podolski shpërthen në krahun e majtë dhe pastaj jep një top në qendër për Shvajnshtajger, i cili devijon topin në portë, aty ku Rushtu nuk mund të arrijë. Pritet një ringjallje e Gjermanisë pas barazimit, por në fakt, është Turqia që shfaqet shumë më e rrezikshme duke krijuar raste të njëpasnjëshme. Lehman tregon se nuk është në një ditë të mirë, pasi në minutën e 32-të gabon daljen dhe rrezikon të pësojë gol nga një goditje dënimi nga distanca e Altintop. Podolski provon të kundërpërgjigjet me një tjetër shpërthim në krahun e majtë, por gabon duke mos pasuar për Klosen në qendër, për të shpërdoruar një mundësi të artë. Megjithatë, turqit nuk kthehen në mbrojtje dhe është Ugur Boral që rrezikon përsëri me një goditje dënimi, duke detyruar Lehman të grushtojë topin. Më pas është Sarioglu që provon me një predhë nga jashtë zonës, por topi përfundon mbi traversë. Pjesa e parë mbyllet në barazimin 1-1, por me Turqinë e cila dominon thuajse tërësisht në këto 45 minuta të para.

Me rikthimin në fushë të skuadrave, Lëv detyrohet të zëvendësojë Rolfes të dëmtuar, duke aktivizuar Frings. Duket se skuadra gjermane ka më tepër dëshirë për të shënuar në minutat e para dhe është ajo që dikton ritmin. Ata pretendojnë edhe për një 11-metërsh pas një faulli të Sarioglu ndaj Lahm, por Busaka bën shenjë që loja të vazhdojë. Turqit e kuptojnë se tashmë duhet të mendojnë më shumë për mbrojtjen dhe mendojnë si të mbyllin çdo hapësirë për sulmin e rrezikshëm gjerman. Ritmi i lojës bie ndjeshëm, por Gjermania tregohet përsëri vdekjeprurëse përballë çdo gabimi të ekipit kundërshtar. Në minutën e 79-të është Rushtu që gabon daljen për të larguar një kros dhe Klose përfiton duke shënuar me kokë golin e avantazhit. Por Turqia bën përsëri mrekullinë, duke barazuar rezultatin në minutën e 86-të. Sarioglu shmang Lahm në krahun e majtë dhe pason për Shenturk, i cili devijon në shtyllën e parë duke vendosur baraspeshën në shifra. Por këtë radhë "magjia turke" nuk është e plotë, pasi në minutën e 90-të është Filip Lahm që depërton në krahun e majtë pas një pavëmendjeje të mbrojtjes kundërshtare dhe dërgon topin në rrjetën e portës së Rushtu. Tashmë, skuadra turke dorëzohet dhe i lë vendin në finale Gjermanisë, ndonëse ishte skuadra që e kërkoi më shumë fitoren në këtë sfidë.




Gjermani-Turqi

3-2


Shvajnshtajger 26‘, Klose 79‘, Lahm 90‘ / Boral 22‘, Shenturk 86‘



Gjermania

Lehman, Metzelder, Mertesaker, Lahm, Fridrish, Rolfes (Frings 46‘), Hitzelshperger, Balak, Shvajnshtajger, Podolski, Klose (Jansen 90+2‘)

Tr: H. Lëv



Turqia

Rushtu, Topal, Zan, Sarioglu, Balta, M. Aurelio, Boral (Karadeniz 84‘), Akman (Erdinç 81‘), Altintop, Kazim Kazim (Metin 90+2‘), Shenturk

Tr: F. Terim


Gjyqtar: M. Busaka (Zvicër)



Sponsored content

Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi Empty Re: Gjysëm Finale: Gjermani - Turqi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi