Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Shqipëria bie në “Ferenc Pushkash” Empty Shqipëria bie në “Ferenc Pushkash”

14th October 2008, 00:24
Shqipëria bie në “Ferenc Pushkash” Shqiperi-hungari
Skuadra e Ari Han njeh humbjen e parë, mposhtet 2-0 nga Hungaria .Shqipëria njeh humbjen e parë në eliminatoret e Botërorit 2010 dhe ajo vjen pikërisht nga rivalja direkte në grup, Hungaria. Skuadra e Ari Han humbet 2-0, duke vuajtur mungesën e fatit (në dy traversa të Skelës dhe Agollit) dhe mes protestave për gjyqtarin zviceran Kriçeta, në episodin e golit të dytë, që vulosi shifrat e takimit. Loja fillon mjaft taktike e momenti i parë i rrezikshëm shënohet nga shqiptarët, pas një ikjeje spektakolare të Dallkut nga e djathta, kur kronometri shënonte dhjetë minuta lojë. Topi i mbrojtësit shkon te Bogdani, që pasi vonohet disi në kontroll, gjuan, por portieri Fulop pret në pozicion. Vendasit reagojnë menjëherë me Hajnal, i cili gjen reagimin e Beqajt, që largon i sigurt në goditje këndi. Pavarësisht këtij momenti, Shqipëria vazhdon të dominojë dhe tenton portën me Skelën, i cili nuk e kalibron si duhet të majtën e tij. Në të 36-tën, fantazisti vlonjat gjuan sërish, por këtë herë është i pafat, pasi gjuajtja e tij përplaset në traversë dhe përfundon jashtë portës hungareze. Fraksioni i dytë fillon me një kundërsulm të shpejtë të skuadrës sonë, por që mbetet i pashfrytëzuar nga Skela, Bogdani e Duro. Pas këtij shansi të humbur vjen edhe ndëshkimi, që mban firmën e sulmuesit Augsburgut në Bundesligën e dytë gjermane, Sandor Torgele. I gjendur në shtyllën e parë, 26-vjeçari devijon saktësisht drejt rrjetës harkimin nga Huszhti, duke mposhtur portierin Arjan Beqaj. Kuqezinjtë reagojnë në fushë me Ervin Skelën, që gjen reagimin e portierit kundërshtar dhe në stol, ku tekniku Ari Han hedh në fushë Jahmir Hykën për Kristi Vangjelin. Por, janë sërish kundërshtarët që rrezikojnë me Torgele, por këtë herë devijimi i tij me kokë nuk gjen portën. Në anën tjetër është Skela që provon nga brenda zonës, pa mundur të mposhtë Fulop. Me kalimin e minutave, hungarezët tërhiqen në mesfushën e tyre dhe kërkojnë vetëm kundërsulmet, gjithsesi, Huszhti dhe Torgele vazhdojnë të jenë të rrezikshëm për Beqajn. Në të 73-tën, tekniku Han rrezikon duke hedhur në fushë edhe Kapllanin për Beqirin, ndërsa Cana spostohet në qendër të mbrojtjes. Vendasit provojnë edhe nga goditje standarde, por trajektorja e Huszhti gjen të gatshëm “gardianin” kuqezi. Në të 79-tën, për Shqipërinë tenton Kapllani, i cili gjen vetëm rrjetë të jashtme. Hungaria dyfishon në të 80-tën me Juhazh, pas një goditjeje këndi të akorduar mes protestave nga gjyqtari zviceran Klaudio Kirçeta: fajtor në këtë rrjetë edhe portieri Beqaj. Shtatë minuta nga fundi i lojës, kuqezinjtë gjuajnë edhe një herë tjetër traversën, këtë herë pas një gjuajtjeje nga mbi 30 metra të Agollit. Loja mbyllet me dy tentativa për gol nga vendasit, ndërsa Shqipëria njeh humbjen e parë në këto eliminatore, ndërsa të mërkurën luhet kundër Portugalisë. Burimi Marre nga “Gazeta-Shqip”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi