Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Prokuroria, Damir Fazliç dhe Erion Isufi ... Empty Prokuroria, Damir Fazliç dhe Erion Isufi ...

14th October 2008, 00:27
Hetuesit: Po përgatisin bllokimin e shitjes dhe tjetërsimit të aktivitetit.Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur me “punë” sulmeve të Këshillit të Ministrave në lidhje me dosjen “Fazliç”. Në fshehtësi të plotë hetues të Prokurorisë së Tiranës dhe akuzës qendrore kanë sekuestruar të gjithë dokumentacionin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) për firmat e Damir Fazliç dhe të (ish) bashkëpunëtorit Erion Isufi. Pas marrjes në dorëzim të aktiviteteve private, prokurorët janë drejtuar në zyrat e hipotekës për të evidentuar pronat e personave në fjalë. Hetuesit kanë marrë në dorëzim informacione të detajuara dhe më pas kanë vendosur për të bllokuar tjetërsimin e tyre. Tjetërsimi, sipas akuzës, është një mënyrë që prona dhe subjekti privat të mos shiten apo të jepen me qira. Hetuesit saktësojnë se aktiviteti në këto subjekte do të vazhdojë si në të kaluarën, me gjithë personelin dhe administratorin. Krahas sekuestros konservative të pronave të Fazliç, prokuroria po përgatit edhe një bllokim të një subjekti, që është në pronësi të Erion Isufit. Emri i subjektit, sipas hetuesve, nuk bëhet i ditur.
Subjektet e bllokuara
Prokuroria e Tiranës tha dje se ka regjistruar procedimin penal ndaj shtetasit Damir Fazliç për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Dyshohet se biznesmeni serbo-boshnjak ka disa prona në Shqipëri, me bashkëpronarë. Dyshimet e prokurorisë kanë rënë mbi shtetasin Erion Isufi, i denoncuar publikisht në media si krahu i djathtë i Fazliç. “Kemi marrë të gjitha të dhënat nga QKR-ja për pronat e Damir Fazliç dhe shtetasit Erion Isufi. Kemi dyshimin, krahas denoncimeve publike, se dy personat e lartpërmendur kanë bashkëpunuar dhe kanë në aktivitet disa firma. Madje, dyshimet vazhdojnë deri te bashkëfajësia e këtyre dy shtetasve për shitjen e një firme prej 1.7 milionë eurosh te një firme fantazmë në Qipro”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Sipas tyre, do të hetohen të gjitha lidhjet e Fazliç në Shqipëri, ku deri tani emri që ka dalë si bashkëpunëtor i tij ka qenë pikërisht Erion Isufi. Personi, i cili është edhe kunati i ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, ka qenë administrator në një firmë të tij. Lidhur nga këto informacione, hetues të Prokurorisë së Tiranës thanë se kanë përgatitur bllokimin e një aktiviteti të tij, i cili ka seli në autostradën Tiranë-Durrës. Gjithsesi, burimet pohojnë se për sekuestron konservative të këtij aktiviteti do të veprohet me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kopje të urdhrave për bllokimin e aktivitetit kanë mbërritur në hipotekë dhe sot pritet që të vendoset bllokimi. Gjithsesi, hetuesit e çështje si druhen një tjetër “bllokade” të qeverisë, pasi zyrat e hipotekës administrohet dhe ka varësi nga Ministria e Drejtësisë. Frika e prokurorëve dhe hetuesve është dekonspirimi i hetimeve.
Dëshmitarët e parë
Prokuroria e Tiranës tha dje se ka përgatitur listën e personave që do të merren në pyetje pas hapjes së procedimit penal për shtetasin Damir Fazliç. Hetues të çështjes thanë se personi i parë, që mund të shkelë në organin e akuzës, është Erion Isufi. Kunati i Lulzim Bashës mund të pyetet për bashkëpronësinë e disa aktiviteteve të tij me shtetasin Damir Fazliç dhe dijeninë e tij rreth një shitjeje fiktive. Gjithashtu, hetuesit saktësuan pasditen e djeshme, për gazetën “Shqip”, se Isufi mund të jetë personi që mund të ketë dijeni rreth këtij veprimi të paligjshëm.
Krahas Isufit, hetues të Prokurorisë së Tiranës po kryejnë veprimet hetimore pa humbur shumë kohë, duke përpiluar edhe fletë-thirrjet e para. Një ndër to është edhe avokatja Flutura Kola, e cila ka përfaqësuar firmën qipriote në blerjen e “Crown Acquisitions” për 1.7 milionë euro.
Sekuestrimi në Porto Romano
Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një hap për të sekuestruar një pronë të Damir Fazliç në Shqipëri. Pas deklaratave të ashpra, PD-PS dhe porkurori-ministri, çështja “Fazliç” po precipiton me shpejtësi. Prokurorët e Tiranës kanë vendosur t‘i bllokojnë atij pronat e blera në Porto Romano, në Durrës, nën akuzën e pastrimit të parave. Burimet saktësojnë se prokurorët kanë vendosur të bllokojnë tokën në Porto Romano prej disa mijëra metra katrorësh, ku do të ndërtohej një park energjetik.
Prona rezulton se është blerë nga firma “Crown Acquisitions” në pronësi të serbo-boshnjakut Damir Fazliç, në gusht të vitit 2007. Prona e tij u bllokua në hipotekën e qytetit të Durrësit dhe me të nuk mund të bëhet asnjë veprim, deri në përfundimin e hetimeve. Fazliç ka blerë me çmim të lirë pikërisht aty ky qeveria ka vendosur të ngrejë një park energjetik dhe që natyrisht merr një vlerë të madhe monetare në momentin që konkretizohet ky projekt.
Deklarata
Isufi: Nuk kam aktivitet me Fazliç
Erion Isufi, në një deklaratë të shpërndarë për mediat, tha se nuk ka ushtruar asnjë aktivitet ekonomik të përbashkët me Damir Fazliç. Isufi thotë se ka qenë i punësuar në njërin prej bizneseve të boshnjakut. “Unë nuk kam ushtruar asnjë aktivitet ekonomik të përbashkët me z.Fazliç, dhe nuk kam qenë asnjëherë partner, ose ortak me z.Fazliç. Kam qenë i punësuar si administrator pranë kompanisë “SRF Developments”, e cila nuk ka kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam ushtruar këtë detyrë”, thotë në deklaratën e tij Erion Isufi. Më tej, ai shprehet se në fund të vitit 2006 ka dhënë dorëheqjen nga posti i administratorit nga dy kompani, të cilat ishin në emër të Fazliç në vendin tonë, ndërkohë që nga kompania e tretë ka dhënë dorëheqjen në mars të vitit të shkuar. “Dy kompanitë e tjera, “Virtu Acquisitions” dhe “Crown Acquisitions” nuk janë bërë asnjëherë aktive dhe nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës, që unë kam qenë administrator. Nga pozicioni i administratorit kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme përkatësisht më 30 dhjetor 2006 për “Virtu Acquisitions” dhe “Crown Acquisitions”, dhe më 20 mars të vitit 2007 për kompaninë “SRF Developments”. Të gjitha këto janë lehtësisht të vërtetueshme dhe verifikueshme nga organet përkatëse”, thekson në këtë deklaratë Erion Isufi. Lidhjen e Isufit me Damir Fazliç e mohoi edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Gjatë një fjalimi në parlament, por edhe në një prononcim për mediat në përfundim të seancës kuvendore, Basha tha se as ai dhe as kunati i tij nuk kanë pasur ndonjëherë lidhje biznesi me Damir Fazliç. “Edhe një herë unë i qëndroj asaj që kam thënë në Parlament, e transmetoni pikë për pikë. Është e qartë dhe i qëndroj me përgjegjësi të plotë, mendoj se shtypi i lirë, media e pavarur, ka për detyrë që ta hetojë dhe ta zhbirilojë të vërtetën deri në fund. Nga zhbirimi i së vërtetës deri në fund duket qartë se kemi të bëjmë me një fushatë shpifjesh, asnjë nga familjarët e mi. Zoti Isufi e as unë nuk kemi pasur asnjëherë lidhje biznesi, biznese të përbashkët, ortakëri apo nuk kemi zhvilluar asnjëherë aktivitet ekonomik me zotin Fazliç”, theksoi Basha. Emri i Erion Isufit u bë publik, pasi ai figuronte si administrator i kompanive të Damir Fazliçit në vendin tonë. Nga ana tjetër, kësaj çështjeje iu bë jehonë, pasi biznesmeni boshnjak, i cili ka qenë pjesë e stafit të BG&R (kompania e cila bëri fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005), u pa në disa pamje filmike i ndaluar nga policia e Bosnjës fundjavën e kaluar.
Kush është Erion Isufi?
Erion Isufi ka përfunduar gjimnazin “Sami Frashëri”, në vitin 1996 dhe një vit më vonë ka bërë një kurs gjuhe në Holandë. Nga viti 1998 deri në 2004 ka ndjekur studimet e larta dhe masterin në Universitetin e Utrehtit, në Holandë, për histori të marrëdhënieve ndërkombëtare. Nga nëntori 2004 deri në shkurt 2005 ka punuar si përkthyes në UNMIK në Kosovë. Në periudhën mars-gusht 2005, ka qenë koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, ndërkohë që nga marsi deri në qershor të këtij viti ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit për deputet në zonën 33 në Tiranë, Lulzim Basha. Ndërkohë, për tre muaj, nga maji 2007 deri në korrik 2007 ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit për deputet, Eris Hoxha, në Pogradec.
Burimi Marre nga “Gazeta Shqip”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi