Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Shqiptarët përshëndesin njohjen e Kosovës ... Empty Shqiptarët përshëndesin njohjen e Kosovës ...

14th October 2008, 20:57
Shqiptarët përshëndesin njohjen e Kosovës nga ana e qeverisë malazeze
Shqiptarët në Malin e Zi*dhe përfaqësuesit e tyre politik e kanë mirëpritur me gëzim lajmin e njohjes së pavarësisë së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga ana e Qeverisë së Malit të Zi. Politikanët shqiptarë në këtë republikë këtë vendim të Podgoricës zyrtare qeverisë e konsideruan të guximshmëm*dhe të rëndësishëm jo vetëm*për Malin e Zi dhe Kosovën por edhe për tërë stabilitetin në rajon. Vlerësimet e tyre janë veçanërisht të larta për faktin se kjo ndodhi vetëm një ditë pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në favor të nismës së Serbisë për të kërkuar një opinion të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe se Mali i Zi e ka pasur të vështirë të sjellë këtë vendim, duke marrë parasysh se e gjithë opozita malazeze ka qenë kundër njohjes së Kosovës.
Kreu dhe deputeti i subjektit të parë politk në Mal të Zi Mehmet Bardhi , duke u shprehur i kënaqur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia vlerëson se këto vendime janë të përgjegjshme dhe se ato do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe do të forcojnë stabilitetin në rajon.
Ky vendim sipas Bardhit është një sinjal që Mali i Zi tregon vendosjen e paluhatshme që të çojë më tej zhvillimet demokratike dhe respektin për qasjen obligative në integrimet evroatlantike, duke shprehur respekt për kët akt i cili sipas Bardhit do të jetë në të mirë të Malit të Zi dhe Kosovës,*si dhe një kontribut i veçantë për stabilitetin dhe qetësinë e qëndrueshme në rajon.
Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani thotë*se vendimi i qeverisë malazeze për njohjen e pavarësisë së Kosovës tregon vendosmërinë e Podgoricës për të ndjekur politikën proevropiane dhe shprehet i bindur se*Qeveria e Malit të Zi ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jashtëzakonisht të guximshme, duke ditur faktin që*Mali i Zi njohjen e pavarësisë së Kosovës e ka pasur më problematike se çdo shtet tjetër, mbase e tërë opozita malazeze e cila përfaqëson*32 për qind të popullatës ka qenë kundër një vendimi të tillë.
Luigj Shkreli deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve shprehet se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Qeverisë së Malit të Zi*gëzon të gjithë dashamirët e stabilitetit të rajonit dhe u tërheq vërejtjen të gjithë skeptikëve në skenën politke malazeze se koalicioni qeverisës në Mal të Zi më në krye me zotin Millo Gjukanoviq është pushet me përgjegjësi, i cili di të çmojë se cili është interesi nacional, shtetëror dhe rajonal dhe i cili në rrethanat më të vështira të viteve 1999 ia arriti me maturi diplomatike të ruaj qetësinë dhe paqen në këtë republik.
Kryetari i Forcës së Re Demokratike- Forca, Nazif Cungu vendimin e qeverisë malazeze për njohjen e Kosovës e vlerëson të pritshëm, port ë vështirë dhe me peshë të madhe dhe shton se ky moment historik do të ndihmojë stabilitetin në rajon dhe do të hap rrugë për njohje të reja të Kosovës.” Qeveria e Malit të Zi me këtë vendim ka nderuar edhe ne si
shqiptar dhe mendoj se perspektiva në këto treva do të jetë edhe më e qartë sidomos pas integrimit të Malit të Zi në familjen evropiane”, thotë Cungu.
Lideri i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Ali Doda po ashtu përshëndet vendimin e Podgoricës zyrtare për njohejn e shtetit të Kosovës, duke theksuar se ky vendim është rrugë pakthim për stabilizimin poilitk në rajon dhe hap rrugë edhe vendeve tjera për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “ Mendoj se në planin strategjik Mali i Zi ka kryer edhe një detyrë shtëpiake, përmbushjen e standardeve në pikësynimin e pranimit në këto institucione ndërkombëtare”, konsideron Doda.
Kryetari i Parlamentit lokal të Ulqinit, Muhamet Nika, njeheri edhe funksionar i lartë i Partisë së Prosepritetit Demokratik thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga qeveria malazeze për subjektin e tij politik është i mirëpritur pasi, siç thotë ai, formimin e shtetit të Malit të Zi dhe të Kosovës e kanë pasur pjesë të programit politk që nga viti 2000. Ai pohon se ky vendim do t’i shërbej stabilitetit rajonal për të krijuar një bosht ballkanik ndërmjet Prishtinës, Podgoricës, Shkupit dhe Tiranës, që njëheri është edhe politikë zyrtare e SHBA e shprehur nga presidenti Bush gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Subjekti im politik pohon Nika gjatë gjithë kësaj kohe ka prëkrahur çdo veprim të sinqertë politk të atrye forcave që janë angazhuar për pavarësi të këtyre dy shteteve për dallim nga disa subjekte shqiptare në Mal të Zi të cilat mjerisht deri te ky akt përfundimtar kanë qenë në lajthitje, duke u vetërreshtuar pas programit të partive opozitare malazeze të cilat kanë paralajmëruar trazira.
Edhe kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve, Tahir Tahiri vlerson se njohja e pavarsisë së Kosovës nga Mali i Zi është një moment shumë i mirëpritur i cili gëzon të gjithë shqiptarët në Malin e Zi.
“Them se është një hap i duhur e i drejtë i shtetit malazez pasi që me këtë veprim Mali i Zi jo vetëm që kontribon në forcimin dhe stabilitetin e rajonit dhe të avancimit të tij në rrugën e integrimeve euroatlantike, por tregon se do të jetë edhe një shtet fqinj i mirë i Kosovës.Poashtu kjo njohje ka rëndësi të madhe edhe për Kosovën sepse tashmë edhe fqinjët e saj e kanë kuptuar realitetin e ri në Ballkan dhe se kthim prapa s”ka” nënvizoi Tahiri, i bindur se Mali i Zi me njohjen e Kosovës si shtet të pavarur do t’i qaset edhe më seriozisht avancimit të të drejtave të shqiptarëve si popull autokton në trevat e veta në Mal të Zi, konform normave ndërkombëtare të pranuara tashmë nga të gjitha shtetet demokratike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi