Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Rrëfehet Për Herë Të Parë Vëllai I Mehmet Shehut Empty Rrëfehet Për Herë Të Parë Vëllai I Mehmet Shehut

19th October 2008, 00:31
Rrëfehet Për Herë Të Parë Vëllai I Mehmet Shehut

Në prag të 80-tave, për të parën herë nis të bëj publike kujtimet me të vëllanë. Sapo ka përfunduar një libër për të, një libër me kujtime, me fakte e dokumente, që e boton me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Mehmet Shehut, njërit prej figurave më emblematike të historisë së Shqipërisë të shekullit XX, ish-kryeministri, i cili u gjet i vrarë në mëngjesin e 18 dhjetorit 1981. E ka titulluar “Mehmet Shehu, im vëlla”, një botim luksoz të botuar nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”, që të premten do të ketë edhe promovimin. Është rrëfimi i vetëm i tij, pas librave tronditës “Vjeshta e ankthit” dhe “Rrëfim ndaj një varri të zbrazët” të shkrimtarit Bashkim Shehu, djalit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si dhe disa intervistave të Skënderit, djalit tjetër të tij, nga rrethi i ngushtë i tyre familjar. Por Duro nuk ka folur asnjëherë deri më sot në shtyp apo në media të ndryshme për vëllain e tij. Arsyet se pse vendosi të shkruaj në këtë moshë, autori i rrëfen në një botim ekskluziv nga gazeta “Panorama”. “Ky libër është plot me fakte, informacione, dokumente dhe foto interesante për lexuesin. Përmes këtyre, figura e M. Shehut vjen e plotë. Opinioni shqiptar ka qenë i njohur me anën zyrtare dhe të jashtme të kësaj figure komplekse, dhe jo vetëm me këtë, por dhe me atë që artikuloi në formë gojëdhëne për trimërinë dhe ashpërsinë e kësaj figure. Në këtë libër me kujtime dhe vlerësime jozyrtare, faqe pas faqeje zbulohet edhe ana tjetër e një Mehmet Shehu, jo vetëm e luftëtarit të ashpër, por edhe e njeriut shok e besnik, human e vlerësues për njeriun. Do të mjaftonte të përmendnim marrëdhëniet me Petro Markon, shkrimtarin tonë të madh e të shquar, bashkëluftëtar në Luftën e Spanjës apo episodin me Abedin Çiçin, agronomin e shquar”, shprehen botuesit Kujtim e Genti Gjonaj, të cilët për botimin e këtij libri kanë rreth tre muaj që po punojnë. Ajo që i ka tërhequr botuesit ka qenë padyshim figura e Mehmet Shehut, që është një nga figurat më legjendare, më komplekse, por dhe nga më tragjiket e historisë shqiptare. “Një vlerësim krejt origjinal nga ç’ishim mësuar të lexonim apo të dëgjonim më parë hasëm në librin e Piter Lukasit. Misioni amerikan në Shqipëri, ku jo vetëm lufta partizane, por edhe figurat që e drejtuan këtë luftë, trajtohen ndryshe. Duke punuar për këtë libër të Piter Lukasit shumë muaj më parë, mësuam nga bashkëpunëtori i shtëpisë sonë botuese, Xhevdet Shehu, se Duro Shehu, vëllai i Mehmet Shehut po përgatiste një libër me kujtime për të. Kaq mjaftonte. Vetë figura e Mehmet Shehut të intrigonte dhe të ngacmonte me tepri për të botuar një libër për të. Kryeministër i Shqipërisë për gati 3 dekada, luftëtar i brigadave internacionaliste në Spanjë, organizator kryesor dhe drejtues i brigadave partizane në Luftën Antifashiste, njeriu legjendë i kësaj lufte, të ngacmonte imagjinatën dhe të bënte ta lexoje librin me një frymë. Student i shkollës së Fullcit – armikut të madh imagjinar të Enverit, por mik i madh i shqiptarëve - ekzekutohet i fundit nga Enveri. Një libër me kujtime nga vëllai i tij, besoj se nuk kishte moment më interesant për shtëpinë tonë botuese”, shtojnë më tej botuesit. Ndërkohë, sipas redaktorit të këtij libri Xhevdet Shehu, në këto kujtime nuk ka hipokrizi dhe shtirje, sikurse ka ndodhur rëndom në shumë libra të viteve të fundit, ku me lehtësinë më të madhe e zeza bëhet e bardhë dhe anasjelltas. Në këtë libër paraqiten me thjeshtësi kujtimet e vëllait për vëllain, me një dashuri të admirueshme, duke evidentuar ato vlera që Mehmet Shehu i kishte në të vërtetë.
Duro Shehu nuk ka qenë asnjëherë në sferat më të larta të partisë dhe shtetit të asaj kohe dhe nuk i mësoi kurrë kulisat e atij sistemi. Ai mundohet që nëpërmjet bisedave që ka bërë kohë pas kohe me vëllain e tij të zhbirojë në të vërtetat e mëdha të atij sistemi dhe të japë portretin e vërtetë të Mehmetit. Mehmet Shehu ishte ai që ishte, një nga burrat më të pushtetshëm, numri dy i padiskutueshëm i regjimit komunist, krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vitin 1981. Por, autorit të këtij libri nuk i intereson hierarkia shtetërore dhe partiake, ai hedh në letër plot me mall e dashuri kujtimet për vëllain e tij, ashtu si i ka përjetuar. Arrin dhe në një sërë konkluzionesh... Ndërkohë “Bota Shqiptare” si një shtëpi botuese e veçantë në llojin e vet, ka patur gjithmonë në fokus të krijimtarisë së saj tematikat e historisë shqiptare. Libri i Duro Shehut “Mehmet Shehu, im vëlla”, përkon shumë me drejtimet e kësaj shtëpie botuese dhe ne menduam ta përgatisim për botim. Ky libër zë një vend të rëndësishëm krahas botimeve të tjera si: “Kërkime për Shqipërinë dhe shqiptarët” të William Martin-Likut, “Ç’po bëhet me çështjen çame” të Miranda Vikersit, “Misioni amerikan në Shqipëri” të Piter Lukasit, “Kristoforidhi përmes dokumentimit” të Xhevat Lloshit, “Çështja shqiptare” e autorëve Xhejms Petifer dhe Miranda Vikers, “Gjysmëhëna dhe shqiponja” e George Gawrych e shumë të tjera.


Programi Politik i Mehmet Shehut shkruar më 12 gusht 1942

Mehmet Shehu kishte dëgjuar në burgun e Tiranës, kur u kthye nga lufta e Spanjës mbi krijimin e Partisë Komuniste shqiptare, por programin e saj nuk e dinte, nuk e kishte parë, prandaj duke patur e njohur eksperiencën e luftës antifashiste në Spanjë e në Francë, ai shkroi Skicë programin e tij politik. Ja përmbajtja e Skicë Programit Politik, shkruar në shtëpinë tonë në Çorrush më datë 12 gusht 1942, i njohur si programi politik i Mehmet Shehut:
SKICË PROGRAM POLITIK gusht 1942
I - Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha e huaj, duke dëbuar e duke shkatërruar të gjitha forcat fashiste mbi tokën shqiptare.
II - Themelimi i shtetit të ri shqiptar, Republikë Popullore Shqiptare. E pavarur nga çdo fuqi armike imperialiste, me një kushtetutë demokratike revolucionare, dhe transformimi revolucionar i të gjithë jetës ekonomike, shoqërore, arsimore dhe morale, për t’i çelur popullit shqiptar rrugën e sigurt të emancipimit ekonomik dhe shoqëror të vërtetë dhe të kurdohershëm.
1-Formimin e Qeverisë Popullore Revolucionare në të cilën të përfaqësohen të gjitha shtresat shoqërore të interesuara për zbatimin e këtij programi.
KJO QEVERI DUHET:
a) Të sigurojë zbatimin e plotë dhe të pagabueshëm të këtij programi.
b) Me politikën e saj të brendshme të bazohet në Kushtetutën e Re Revolucionare dhe të sigurojë mbrojtjen e interesave të popullit nga çdo armik i tij.

c) Të ndjekë një politikë të jashtme, e cila do të jetë një politikë paqeje me të gjithë popujt e tjerë. Një politikë e pamvarëshme nga çdo fuqi e huaj armike imperialiste dhe një politikë aleance të ngushtë dhe të sinqertë me Bashkimin Sovjetik.
2) Krijimi i menjëhershëm i Milicisë Popullore të rregullt, e cila të jetë në gjendje të sigurojë me forcën e saj, mbrojtjen e popullit nga çdo qëllim a tentativë kundër revolucionare të armikut të brendshëm dhe të jashtëm.
3) Reformë e përgjithshme arsimore për të çrrënjosur dhe shfarosur çdo gjurmë të kulturës fashiste, duke futur arsimin politik e të përgjithshëm arsimor në mënyrë që të lejohet të dalë nga errësira e analfabetizmit dhe të pajiset me një arsim revolucionar progresiv. Ndihmë materiale nga ana e shtetit për arsimin gratis të të gjithë atyre që e meritojnë. Monopolizimin shtetëror të të gjitha shtypshkronjave dhe radiostacioneve.
4) Reformë shoqërore që t’i lejojë popullit të gëzojë të gjitha liritë demokratike: lirinë e fjalës e të shtypit, lirinë e partive me karakter demokratik, lirinë e grevës. Vënia në zbatim e së drejtës së votimit (të përgjithshëm universal), të barabartë, të drejtë dhe sekret, duke qenë votues çdo nënshtetas shqiptar që ka plotësuar 19 vjet; emancipacioni i gruas shqiptare, duke i lejuar kësaj që të dalë nga errësira e burgut të jetës prapanike, patriarkale dhe feudale dhe të ketë të drejta të barabarta me burrin në çdo sektor të jetës private dhe kolektive, ekonomike dhe shoqërore.

5) Lirimi i përnjëhershëm i të gjithë të burgosurve dhe të internuarve politikë. Amnisti e përgjithshme dhe e gjerë për të gjithë të burgosurit. Anulimi i kodit penal dhe civil fashist dhe rishqyrtimi i të gjithë rasteve të të burgosurve për faje komune, duke u bazuar në Kodin e Ri Penal Civil.
6) Çkatërrim rrënjësor i mbeturinave dhe i gjurmëve të fashizmit mbi tokën shqiptare:
a) Formimi i një burokracie të re demokratike mbi gërmadhat e sistemit burokratik fashist.
b) Burgosja e përgjithshme e të gjithë armiqve të popullit.
c) Krijimi i gjyqit revolucionar të popullit për të gjykuar dhe për të dënuar publikisht të gjithë armiqtë e popullit.
7) Syprimimi i Parlamentit fashist shqiptar dhe mbledhja e Parlamentit të Ri shqiptar i përbërë nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur me votim të përgjithshëm (universal) të barabartë, të drejtpërdrejtë duke qenë votues çdo shtetas shqiptar që ka plotësuar 19 vjetë.
Konfiskimi dhe shtetëzimi i të gjitha pasurive të tundshme dhe të patundshme të armikut të huaj mbi tokën shqiptare. Anulimin e të gjithë borxheve shtetërore të huaja. Konfiskimi dhe shtetëzimi i të gjitha pasurive të tundshme dhe të patundshme të armiqve të brendshëm të popullit, të cilët gjatë sundimit zogist dhe fashist në Shqipëri kanë ndihmuar drejtpërdrejt ose tërthorazi për ta futur dhe për ta mbajtur popullin shqiptar nën zgjedhën e fashizmit;
9) Shtetëzimi i të gjithë tokës shqiptare të punuar dhe të papunuar duke ndaluar shitblerjen e tokës.
10) Zbatimi i plotë i reformës agrare, me shpronësimin e bejlerëve dhe të të pasurve të mëdhenj të tokave, pa asnjë shpërblim, dhe me ndarjen e përgjithshme dhe gratis të pjesës më të madhe të këtyre tokave katundarëve të vobektë. (Për ata bejlerë dhe pronarë të mëdhenj tokash që do të kenë bashkëpunuar me popullin për çlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj, Reforma agrare nuk do të zbatohet plotësisht).
11) Ndihmë materiale nga ana e shtetit për kolektivizimin bujqësor vullnetar, pa ushtruar asnjë presion ose detyrim mbi katundarët, ndihmë me mjete bujqësore, kafshë të racës, farëra të zgjedhura, kredi me kondita të favorshme, zbritje taksash etj. Krijimi i fermave model shtetërore. Krijim i kooperativave shtetërore.
12) Syprimimi i të gjitha bankave private dhe krijimi i bankës shtetërore, për t’i çelur kredi popullit me kondita shumë të favorshme.
13) Marrje masash të përgjithshme ekonomike nga ana e shtetit, duke pasur për qëllim respektimin e pasurive private dhe njëkohësisht bërjen të pamundur të grumbullimit të pasurisë me duart e një pakice personash, për të çliruar popullin nga kthetrat e uzurës (fajdesë) njëherë e përgjithmonë dhe për t’i çelur popullit rrugën e vërtetë të emancipacionit ekonomik dhe të mirëqenies së kurdohershme.
14) Zbatim 8 (tetë) orë punë në ditë.
15) Respekt dhe garanci mbrojtjeje nga shteti i ndjenjave shpirtërore të popullit: - fesë dhe zakoneve. Ushtrimi fetar do të konsiderohet i lirë dhe vullnetar, personal; çdo fetar duke patur të drejta dhe detyra të barabarta me çdo nënshtetas tjetër shqiptar.
16) Sigurimi nga ana e shtetit i industrializimit të vendit, bonifikimit etj.
17) Sigurimi nga ana e shtetit (Proletarëve), mbrojtjen e të gjithë jetës së punëtorëve e pensionit, e lejes së paguar, gjymtimit, shërimit, nga shteti etj.
18) Kujdesi nga ana e shtetit për zhvillimin mendor, fizik e moral të rinisë.
19) Rishqyrtimi i problemeve të minoriteteve duke e zgjidhur këtë problem me rëndësi paqësisht sipas principit të respektit të së drejtës të vetë ndërrimit të popujve.
Ky program nuk mori formë dhe nuk u zbatua për arsye të zhvillimeve historike si në Shqipëri, ashtu edhe në botë. Duke qenë se ai ishte me tipare revolucionare borgjeze, pikërisht këtu qëndronte thelbi i mospërqasjes së tij me realitetin e atëhershëm të shqiptarëve. Në atë kohë në Shqipëri mungonte një borgjezi e zhvilluar nacionaliste përparimtare. Kjo ishte pengesa kryesore, gjithashtu edhe ajo pakicë borgjeze me tipare feudale që ekzistonte u hodh në anën okupatorëve, duke krijuar edhe forca të armatosura, të cilat bënë krime, luftuan me armë në dorë kundër forcave çlirimtare. Kjo e bindi Mehmet Shehun që projekti i tij ishte shumë i avancuar për kohën dhe duhej mbështetur programi i Partisë Komuniste Shqiptare. Unë e solla këtu të plotë këtë program për të kuptuar botëkuptimin në atë kohë të Mehmetit, i cili ishte 29 vjeç, por megjithatë shumë i pjekur për të gjykuar e menduar thellë dhe me shqetësim mbi hallet e popullit e të vendit.


“Mehmeti nuk donte që unë të shkruaja për të”

Në një moshë të thyer, kur po mbush të 80-at, po ulem të bëj një nga detyrat më të vështira të jetës sime: të shkruaj kujtimet e mija për Mehmet Shehun, vëllain tim të shtrenjtë që përshkoi një jetë të lavdishme si luftëtar dhe burrë shteti.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Rrëfehet Për Herë Të Parë Vëllai I Mehmet Shehut Empty Re: Rrëfehet Për Herë Të Parë Vëllai I Mehmet Shehut

19th October 2008, 00:32
Duro Shehu

Do të përpiqem të jap portretin e tim vëllai që nga dita e lindjes së tij, siç më kanë rrëfyer babai, nëna dhe ashtu si e kam njohur unë deri ditën që ai mbylli sytë në natën tragjike të 17 dhjetorit të vitit 1981. Kujtimet për Mehmet Shehun do t’i shkruaj në bazë të tregimeve të babait, nënës dhe kujtimeve personale, të paktën nga viti 1935-1936 kur isha 7-8 vjeç dhe sidomos sipas mbresave që nga 10 gushti 1942, kur Mehmet Shehu u kthye nga Lufta e Spanjës dhe filloi luftën për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët e huaj dhe tradhtarët e brendshëm të vendit deri ditën që e vranë më 17 dhjetor 1981. Këto kujtime do t’i shkruaj si vëlla dhe si bashkëluftëtar i tij qysh në moshën 14-vjeçare, kur unë mora pjesë në luftë, fillimisht në çetën e fshatit, në çetën Plakë të Mallakastrës, në Brigadën e Parë Sulmuese dhe deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë më 29 nëntor 1944. Më pas unë kam qenë kuadër i ushtrisë popullore për afro 40 vjet deri ditën e vrasjes së Mehmet Shehut, kur dhe mua si vëllai i tij, me porosi direkte të Enver Hoxhës, më përjashtuan nga partia, nga ushtria, fillimisht më internuan dhe pastaj më burgosën në burgun e zi të Burrelit, ndërsa familjen ma shkatërruan. Po e them që në fillim se për Mehmet Shehun, kur ai ishte gjallë, nuk kam shkruar asnjë rresht, jo sepse nuk dija të shkruaja dhe nuk kisha ç’të shkruaja, por nuk doja të prononcohesha edhe për faktin se Mehmet Shehu ishte burrë parimor dhe vetë ai nuk donte të shkruaje për të. Mehmet Shehun e nderonte dhe e lavdëronte vetë jeta, puna, lufta dhe veprat e tij si luftëtar, revolucionar, burrë shteti dhe atdhetar që kur lindi dhe deri sa e vranë. Por ja që erdhi koha që duhet ta them edhe unë fjalën time për Mehmet Shehun pas gjithë asaj balte që i hodhi Enver Hoxha dhe pasuesit e tij, për luftën e tij, për popullin, për vendlindjen time, për pleqtë dhe plakat, për nënat dhe baballarët e Çorrushit, për dëshmorët e fshatit në luftën nacional-çlirimtare, për luftën e Mallakastrës, për veteranët e luftës nacional-çlirimtare, për Brigadën e Parë dhe heronjtë e popullit të dalë nga radhët e saj: Tuk Jakovën, Muhamet Prodanin, Hekuran Pobratin, për borizanin legjendar Haki Kapajn, për Sejfulla Malëshovën e për sa e sa shokë, miq e bashkëluftëtarë të tim vëllai...
.........................................................
........................................
Ladi, djali i madh i Mehmetit, kundërshtoi lidhjen me vajzën e tij, Pranverën. Pastaj, Skënderi, djali tjetër nuk pranoi ofertën për mbesën e Nexhmijes”Zoti Duro! Është folur gjatë për fejesën e djalit të Mehmetit me Silva Turdiun. A mendoni se pikërisht kjo ka qenë arsyeja e kryqëzimit të vëllait tuaj?
Fejesa e Skënderit me këtë vajzë që thuhej se ishte me biografi të keqe, ndërkohë që të atin e kishte pedagog në Universitetin e Tiranës, ka qenë vetëm një pretekst në alibinë e ngritur për të eliminuar Mehmetin. Motivet e vërteta besoj tashmë pas kaq vitesh janë qartësuar për të gjithë. Ajo “Tabloja Sinoptike” e famshme që bëri Enveri në atë periudhë, ka mbetur sot si një karikaturë e shpifur. Për ironi të fatit, Enver Hoxha që nuk la gjë pa thënë për këtë krushqi, vetëm pak ditë më parë e kishte pagëzuar me vizitën që bëri me Nexhmijen te shtëpia e Mehmetit.
Në kujtimet që keni hedhur në librin “Mehmeti, im vëlla” për herë të parë e vlerësoni eliminimin e tij edhe si një shpagim të krushqive të prishura në bllokun e Enverit...
Megjithëse i rezervuar për vetë ndjeshmërinë e këtij problemi, në librin tim vetëm sa e kam cekur këtë prapsi që ju me të drejtë e quani shpagim apo hakmarrje. Nuk kam dashur të zgjatem shumë në këtë çështje, pasi prapa këtyre krushqive të prishura, përkundër dëshirës së Enverit dhe njerëzve të tij më të afërt, janë njerëz konkretë, janë familjarë, kanë familje, fëmijë, madje edhe nipër e mbesa. Rikthimi në historitë e dikurshme doemos që do të lëndonte pa të drejtë shumëkënd prej tyre...
Megjithatë, duke folur në përgjithësi, opinioni mund ta quaj shpifje...
Jo miku im, jo. Po bëhem gati 80 vjeç dhe ndërkohë që kam provuar me dhjetëra akuza monstruoze, atë të shpifjes nuk ma ka vënë njeri në dukje. Kur shprehem rreth hakmarrjes së Enverit për krushqitë e prishura, këtë e kam provuar në kurrizin tim për herë të parë. Refuzimi që unë i bëra ofertës për t’u fejuar me një nga vajzat e familjes së Enverit, ishte qejfmbetja e parë në adresën e familjes tonë. Që do të thoshte qejfmbetje e Enverit ndaj Mehmetit...
Jemi në komunikim të drejtpërdrejt me lexuesin dhe aktualisht deri tani nuk është përfolur asnjëherë një fejesë e prishur midis vëllait të Mehmetit dhe një vajze nga familja e Enverit. Është momenti pra për të folur më konkretisht...
E di që gazetarët duan gjëra konkrete, sidomos kur bëhet fjalë për gjëra të tilla. Ka qenë kjo një nga arsyet e forta që deri tani nuk kam pranuar të flas publikisht. Në libër, për herë të parë them diçka. Kuptohet aq sa më lejon etika për vetë specifikën e këtyre marrëdhënieve.
Në libër thoni se keni refuzuar të fejoheni me mbesën e Enverit. Në cilat rrethana ka ndodhur kjo?
Ka ndodhur kjo diku aty nga viti 1956. Njerëzit fatmirësisht janë gjallë dhe me siguri e mbajnë mend. Të paktën ata që kanë qenë të pranishëm në këtë histori. Ishte periudha kur sa isha kthyer nga studimet në Bashkimin Sovjetik, ku përfundova akademinë ushtarake. Nuk më kujtohet në cilat rrethana, por një ditë të bukur dy motrat e Enverit më ftojnë të shkoj në teatër. E prita me kënaqësi ftesën e tyre dhe shkuam bashkë e pamë shfaqjen që jepej ato ditë me shumë publicitet në Tiranë. Pasi dolëm nga teatri u ulëm për të pirë një kafe te bar “Vollga”. Kështu i thoshin në atë kohë kafe “Drinit”. Pikërisht aty ato ma shprehën hapur duke thënë se ishte në dëshirën e tyre po edhe të familjarëve të tjerë, që nënkuptonte edhe të Enverit, që të fejohesha me mbesën e tij. Për një moment shtanga dhe ndenja pa folur. Sakaq ato vazhduan duke më folur për të mirat e kësaj lidhjeje. Pasi ndenjëm një çast në heshtje, unë u thashë se hezitoja për këtë fejesë, pa u shpjeguar arsyet...
Në fakt, cila ishte arsyeja që ju nuk pranuat fejesën me mbesën e Enverit?
Kishte disa arsye që më bënin të hezitoja për këtë lidhje. Njëra ndër to ishte një porosi e hershme e Mehmetit për t’ju shmangur me çdo kusht krushqive me njerëzit e Byrosë Politike dhe të Enver Hoxhës. Rrallë qëllonte që Mehmeti të jepte porosi të tilla kategorike dhe e vërteta është që ne e dëgjonim. Ai deri në ditët e fundit të tij e kishte këtë bindje dhe u mundua t’i rri besnik asaj.
Pra, shkaku ishte porosia e Mehmetit për t’u qëndruar larg krushqive të Bllokut...
E thashë që ajo ishte vetëm njëra nga arsyet. Në rastin konkret kishte dhe shumë arsye të tjera. Përveç porosisë së Mehmetit, unë kisha edhe një shkak tjetër që kishte të bënte me vetë vajzën që më ofruan për t’u fejuar me të. Nuk dua t’ia them emrin, se do të isha një njeri i vogël, ca më tepër që ajo më vonë krijoi një familje të shëndoshë, duke u bërë bashkëshorte e një mikut tim ish-pilot, po desha të përmend rezervat që unë kisha atëherë për të.
Cilat ishin rezervat që kishit për mbesën e Enverit dhe familjen e saj?
Rezerva e parë kishte të bënte me imazhin e keq që kishte krijuar në opinion babai i saj, si çifligar i njohur në Berat për sjellje çnjerëzore ndaj shtresave të varfra dhe sidomos bujqve. Fundi i tij në atë periudhë ku kishte mbetur viktimë e rebelimit të fshatarëve të Uznovës, të cilët i kishin shqyer kokën me kazma e lopata, artikulohej si një parodi popullore. Të kthehesha unë te vajza e këtij njeriu shpirtkazmë, ishte e pamundur. Le të ishte kjo qoftë edhe vajza e Enverit. Dhe jam i bindur që kam bërë shumë mirë...
Po oferta të tjera për krushqi të kësaj natyre ka patur brenda bllokut...
Kam dëgjuar për disa të tilla, po asnjëherë nuk kam dashur të bëhem interpretues i tyre. Unë di mirë vetëm ofertat për miqësi brenda familjes së Mehmetit, për të cilat kam qenë dëshmitarë e vetëm për ato mund të flas.
Më konkretisht, cilat kanë qenë ofertat për miqësi me djemtë e Mehmetit?
Oferta e parë ka qenë ajo për fejesën e djalit të madh të Mehmetit, Vladimirit me vajzën e Enverit, Pranverën. Nuk e di si ngjizi kjo kërkesë e papritur, por mbaj mend që Ladi e refuzoi dhe më vonë u fejua me vajzën e gjeneralit të lavdishëm Tanush Shyti. Oferta tjetër ishte ajo që Nexhmija i bëri drejtpërdrejt Skënderit, djalit tjetër të Mehmetit për t’u fejuar me vajzën e vëllait të saj. Por dhe ai nuk dëgjoi dhe e kundërshtoi për të vazhduar në dashurinë me atë sportisten që u bë legjendë e tronditi vendin...
Po të tjera miqësi keni dëgjuar në atë periudhë?
Kam dëgjuar përpjekjet e bëra për një miqësi me mbesën e Ramiz Alisë, që mbeti thjesht një tentativë. Ka patur e ka llafe për këtë. Ka folur rreth kësaj krushqie edhe nusja e djalit të Enverit, por mendoj se porsa nuk ka fakte konkrete nuk ia vlen për t’u marrë me këto gjëra. Përndryshe do të kemi të bëjmë me thashetheme...
Zoti Duro! Më në fund diçka rreth një akuze që i është bërë Mehmet Shehut vitet e fundit, se ka patur një vajzë jashtë martese...
E kam dëgjuar këtë marrëzi dhe të them të drejtën më ka ardhur turp t’i kthehem asaj. Loja me Natasha Shehun, se na qenka vajza e Mehmetit, është një shpikje monstruoze. E kam lexuar me shumë durim lojën që hapët ju gazetarët me këtë sensacion të radhës. Nga ballafaqimi në shtyp doli se kishim të bënim vetëm me një trillim. Një trillim që, sipas meje, e ka inskenuar “Pantera e Zezë”, Nexhmije Hoxha, e cila nuk ka reshtur asnjëherë të punojë pas shpine për të njollosur figurën e Mehmetit...
Pse mendoni se gjithçka në prapaskenat ndaj vëllait tuaj, Mehmetit kanë autorësinë e Nexhmijes, të vesë së Enver Hoxhës...
Unë nuk aludoj, por faktoj e dëshmoj konkretisht për prapësitë e kësaj “Pantere së Zezë”. Më shumë se e keqja e zezë e familjes së Mehmet Shehut, ajo ka qenë e keqja e fatit të shqiptarëve. Këtë nuk besoj se tashmë e vë në diskutim njeri normal në Shqipëri. Me ato që zbulohen herë pas here vetëm sa plotësohet dosja e zezë e saj. Kështu edhe në rastin e kësaj Natasha Shehut, e cila në moshën 50-vjeçare na mësoka se qenka vajza e Mehmtit. E hedh në treg këtë amoralitet të paskrupullt Nexhimje Hoxha për të njollosur sadopak figurën e Mehmet Shehut, pikërisht tani kur shumëkush është bindur për akuzat e paqena që atij iu bënë për tradhti e veprimtari armiqësore. Nexhmija kërkon t’i atribuojë vëllait tim ato që ka bërë vetë, kërkon t’i atribuojë orgjitë bastarde të të shoqit, Enverit, për të cilat ende njerëzit rezervohen të flasin...
A keni fakte për orgjitë që akuzoni Enver Hoxhën, apo thjesht keni dëgjuar të flitet për to...
Enver Hoxha ka qenë shumë i kamufluar dhe e ka mbuluar me shumë mjeshtëri këtë anë të errët të moralit të tij. Megjithatë, nuk ka mundur t’i fshehë të gjitha aventurat lidhur me orgjitë që bënte. Ja për shembull, ky Enveri, “i pastër si kristali” nga ana morale, një ditë me diell na e bëri infermieren bukuroshe të vilajetit të tij “Heroinë të Punës Socialiste”. Vërtet që pak njerëz e mbajnë mend këtë histori. Ka ndër ta që kanë folur nën zë qysh në atë kohë për ndjeshmërinë e lartë të Komandantit ndaj infermieres personale. “Heroina...” e tij pas “shërbimeve të shquara” në oborrin e perandorit, do të shpërblehej me një titull nderi. Të tilla “ndere” mund të bënte vetëm i “i ndershmi” Enver Hoxha(!). Ndërkaq njerëzit që kanë punuar pranë Enverit kujtojnë të tjera raste orgjish të fshehta të tij. Kujtojnë rastin e shpërblimit të burrit alifmatrak të një bukurosheje me postin e ministrit të Arsimit e të Kulturës(!), tërheqjen në aparatin e KQ të një zonjëze që i kishte tërhequr vëmendjen gjatë vizitës në një rreth të skajshëm etj. Për orgji është shquar edhe “Pantera e Zezë”. Mjaft nga të njohurit e saj të shkollës së mesme në Tiranë kujtojnë shoqërinë e saj me gardianët e Zogut, të cilët e çonin për argëtim në ballot që bëheshin në pallatin e Brigadave. Të mistershme janë gjithashtu lidhjet e saj me Qemal Stafën, i cili tërë kohën e thirri delegatja...


“Kur bëmë rivarrimin e Mehmetit”
Duro Shehu kujton se rivarrimi i Mehmetit u bë në korrik të vitit 2001, në praninë e qindra miqve dhe shokëve të tij. Pas 20 vjetësh, ata mundën t’i riktheheshin me lot në sy homazhit për Mehmetin. Të përjashtuar nga varrimi i parë i bërë nën bajonetat e armëve të policisë, miqtë dhe shokët e tij atë ditë nuk reshtën së treguari mbresat e tyre për të.
Vëllai i ish-kryeministrit kujton se eshtrat e Mehmetit, sigurimi i shtetit i hoqi natën e të nesërmes së varrimit në Sharrë dhe i zhduku nëpër errësirë, diku në një lëndinë në të dalë të fshatit Ndroq. Bashkë me të, thotë Duro Shehu, u zhdukën edhe eshtrat e prindërve të tyre. Vonë, shumë vonë, në vitet e demokracisë, falë këmbënguljes së Bashkimit, djalit të vogël të Mehmetit, u gjetën edhe eshtrat e tyre...

“Ridënimi që më bëri Kurt Kola”
“Të paktën një shtëpi për të futur kokën”. Vetëm këtë kërkova kur dola nga burgu i Burrelit, në fillimin e viteve ‘90, shprehet për gazetën “Panorama”, Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit komunist. I mbetur në vetmi, pa familje tashmë, trokiti në zyrën e të përndjekurve politikë. “Më priti Kurt Kola, një ish-bashkëvuajtës i regjimit enverian, kujton ai. Fillimisht më tha se do interesohej të më jepnin një gazoniere në qytetin e Tiranës. E falënderova nga zemra. Po nuk qe e thënë të bëhesha me një copë strehës si gjithë të tjerët. Teksa më regjistronte emrin për të më dhënë autorizimin, më pyeti nëse kisha të bëja me Mehmetin. Kur i thashë se është vëllai, ai m’u kthye disi i vrenjtur: Nuk kemi shtëpi për vëllain e kryeministrit të Enverit! Vetëm kaq dhe më tregoi derën. Ishte një ridënim tjetër ky nga Kurt Kola...”.



“Lahutën e Malësisë” Mehmeti e dinte përmendësh
“Aty nga viti ‘70, Enver Hoxha e ka qortuar miqësisht Mehmetin për librin e Fishtës ‘Lahuta e Malësisë’, të cilin e mbante në kabinetin e punës”. Teksa zbulon këtë fakt interesant, Duro Shehu shton se Mehmeti dinte përmendësh gati të gjitha vargjet e “Lahutës...”. “Kishte momente të veçanta, si të banketeve familjare, shprehet ai, që ato i recitonte me shumë pasion”. Duro Shehu shprehet për gazetën “Panorama” se përpjekjet e shumta për të përbaltur figurën e të vëllait, nuk kanë mundur të fshijnë nga kujtesa e shqiptarëve krijimtarinë poetike të tij. “Si mund të fshihet nga memoria poema ‘Adelante Kamaradas’ kushtuar Luftës së Spanjës, për të cilën janë shprehur edhe poetët më në zë të letërsisë shqipe?!”, kujton jo pa nostalgji i vëllai i ish-kryeministrit të vrarë në rrethana të dyshimta. Ai thotë se Mehmeti kishte për zemër sidomos Kadarenë dhe Petro Markon. Ndërkaq shton se mjaft krijime interesante që pas vitit ‘81 nuk janë zënë më në gojë, si “Marrshi i Brigadës së Parë Sulmuese”, “Hymni i Ushtrisë Nacional Çlirimtare”, “Lufta për çlirimin e Tiranës” etj., mbajnë autorësinë e Mehmet Shehut dhe për kohën kanë patur vlera të jashtëzakonshme. Duro Shehu, veç pasionit, e lidh këtë krijimtari të të vëllait edhe me gjuhët e shumta që zotëronte. “Mehmeti, saktëson ai, fliste italisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, serbo-kroatisht dhe rusisht...”.


Takimi i fundit me Mehmetin

“E mbaj mend mirë takimin e fundit me tim vëlla, Mehmetin”, kujton Duro Shehu. Ka qenë dita kur ka shkuar në shtëpinë e tij për ta uruar për fejesën e Skënderit, me Silva Turdiun. “Kishte shumë njerëz atë ditë dhe nuk arrita të bisedoja gjatë me Mehmetin, madje nuk e mora vesh mirë kush ishte nusja e re. Kisha dëgjuar vetëm që ishte vajza e një profesori të nderuar të Universitetit të Tiranës dhe asgjë tjetër. Çastet kur u futa në shtëpi, sa kishte dalë Enveri me Nexhmijen që kishin shkuar për urimin e fejesës së Skënderit. Fiqiretja në një moment më tha se Nexhmija, që kishte takuar Silvën, të fejuarën e djalit të Mehmetit, i kishte thënë t’i jepte të fala të ëmës, pasi e njihte prej kohësh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi