Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

105 vjeçe! E virgjër! Empty 105 vjeçe! E virgjër!

16th November 2008, 02:35
105 vjeçe! E virgjër!
105 vjeçe! E virgjër! 1223693223-e-virgjer-105-vjecE virgjëra më e vjetër në Angli, e cila këtë fundjavë feston ditëlindjen e saj të 105- të, thotë se një jetë pa seks, është sekreti i jetëgjatësisë së saj. Që në moshën 12 vjeçare, ajo kuptoi se do të ngelej beqare dhe duke ditur këtë Clara Meadmore hoqi dorë nga jeta në çift dhe u përqendrua vetëm tek puna.



Ajo nuk ka bërë kurrë seks në jetën e saj, sepse ka qenë ‘shumë e zënë” për të pasur një lidhje intime, e cila i dukej më tepër si një “pengesë”.


Sot, në moshën 105 vjeçare, sekretarja e dalë në pension thotë se në vitet 1920 - ’30, seksi nënkuptonte martesën, pra seks mund të bëje vetëm me dikë që ishe martuar dhe ajo nuk e pranonte këtë ide.


“Njerëzit më kanë pyetur se mos vallë jam homoseksuale dhe përgjigja është jo, thjesht kurrë nuk kam qenë e interesuar, ose kurrë nuk më ka pëlqyer që të bëj seks - thotë Klara për tabloidin anglez “The Sun” që ka botuar dje historinë e saj jo të zakonshme.


“Mendoj se jeta seksuale të sjell shumë telashe dhe unë kam qenë gjithmonë e ngarkuar me punë të tjera. Kurrë nuk kam pasur të dashur dhe asnjëherë nuk e kam vrarë mendjen për të pasur një lidhje. Në kohën time, një vajzë mund të kryente marrëdhënie vetëm kur martohej dhe unë nuk u martova asnjëherë. Gjithmonë kam pasur marrëdhënie platonike me burrat, por asnjëherë nuk kam ndier nevojën për diçka më tepër se aq, apo për t’u martuar. Në moshën 12-vjeçare vendosa për të mos u martuar dhe asnjëherë nuk e mendova këtë gjë për së dyti”.


Por Clara nuk ishte vajzë që nuk kishte pasur kurrë propozime për martesë dhe megjithëse kishte plot “oferta” ajo i refuzoi.


“ Jam rritur në një kohë kur vajzat e vogla duhet të shikoheshin dhe jo të dëgjoheshin, kështu që m’u desh të mësoja se si të luftoja për veten time dhe se si të fitoja jetesën time - thotë ajo. Disa meshkujve nuk u pëlqen kjo iniciativë tek një femër dhe nuk u desh shumë kohë për të kuptuar që më kishte kaluar mosha për t’u martuar”.Në vend qëtë kërkonte një burrë, Clara iu përkushtua leximit, kopshtarisë, shëtitjeve, gatimit dhe dëgjimit të stacionit të saj radiofonik të preferuar.
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

105 vjeçe! E virgjër! Empty Re: 105 vjeçe! E virgjër!

16th November 2008, 13:55
Interesante,por me mire nje jete e shkurter dhe e mbushur plot me te gjitha se dhe kaq gjate...
Identiteti
Identiteti
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 71
Points : 4
Reputacioni : 4
Medalje2 Medalje3

105 vjeçe! E virgjër! Empty Re: 105 vjeçe! E virgjër!

17th November 2008, 19:54
Interesante vertet,megjithate edhe naive gjithsesi.Megjithate ajo vete e ka zgjedhur nje"jete" te tille....Ne rastese ka qene vertet e tille(qka une per nje njeri normal nuk e kam te qart)fenomen i vetem paska qene,do te thosha nje histori e vetme,hahahah.
Sponsored content

105 vjeçe! E virgjër! Empty Re: 105 vjeçe! E virgjër!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi