Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Cfare eshte Fotografia Empty Cfare eshte Fotografia

19th January 2009, 00:11
Message reputation : 100% (1 vote)
Cfare eshte Fotografia Theory1_zpse1f03ae3

A jane e Bardha dhe e Zeza ngjyra?

Po te pyesim nje fizikant ai do te thote: "e zeza nuk eshte ngjyre, e bardha eshte ngjyre"
Po te pyesim nje piktor ai do te thote: "e bardha eshte ngjyre, e zeza nuk eshte ngjyre"

Eshte e rendesishme te kuptojme konceptin e ngjyrave paresore te drites. Rregulla kryesore eshte se jane tre ngjyra qe nuk mund te prodhohen nga perzierja e ngjyrave te tjera. Ngjyrat e kuqe(red), jeshile(green) dhe blu(blue) njihen si ngjyra paresore te drites.

Ngjyrat shtuese (Additive Color) Shih Figuren 1

Ngjyrat shtuese pershkruajne menyren se si valet e drites kombinohen per te krijuar ngjyren. Ky sistem quhet shtues sepse fillon me te zezen d.m.th. pa drite. Nje burim drite, qe ka nje ngjyre te 
specifikuar, shton gjatesi vale te drites. Per te qene me te qarte imagjinoni sikur jeni ne nje dhome te erret pa drite dhe muret e dhomes jane te lyer me boje te zeze. Tani kemi tre prozhektore. Dime qe prozhektoret prodhojne drite te bardhe, pra i mendoni per nje moment se secilit i eshte vendosur nje ngjyre trasparente (qeske me ngjyre) perpara llambes, perkatesisht te kuqe, jeshile dhe blu. Ndezim per nje cast vetem njerin prozhektor, p.sh. ate te kuqin. Ne murin e zi te dhomes se erret do te shihet ngjyra e kuqe. Po keshtu do te ndodhe edhe me ngjyrat e tjera kur ndezim prozhektoret e tjere. Nese ne i perziejme keto ngjyra me njera-tjetren do te shohim se do te perftohen edhe tre ngjyra te tjera e verdha, magenta, e kaltra plus e bardha. Gjithsej do te kemi shtate ngjyra. Me kete sistem e bardha krijohet duke shtuar sasi te barabarta te kuqe, jeshile dhe blu. Ne mund të kombinojme këto drita me ngjyra per te marre ndonje ngjyre tjeter duke ndryshuar vlerat e tyre. Per shembull kur nje prozhektor nuk ka me ate ndricim te meparshem dhe dobesohet atehere do te perftohet nje ngjyre e re.
Ngjyrat primare te drites jane Red, Green, Blue. (e kuqe, jeshile, blu)
Nga kjo del qe "e zeza nuk eshte ngjyre, e bardha eshte ngjyre"



Ngjyrat zbritese (Subtractive Color) Shih Figuren 2

Ngjyrat zbritese pershkruajne menyren se si pigmentet (bojerat, ngjyrat natyrale etj.) reflektojne driten. Imagjinoni qe ne nje leter te bardhe jane disa bojera me ngjyra te ndryshme. Ne i shohim bojerat fale drites qe na rrethon. Kur nje drite e bardhe pershkon nje pigment, pigmenti perthith disa vale te drites dhe reflekton ato qe nuk i perthith dot, pra gjatesite e vales qe ajo reflekton eshte pikerisht ngjyra qe aktualisht po shohim. Kjo do te thote qe sistemi i ngjyrave zbritese fillon me driten e bardhe e perbere nga gjatesi vale me ngjyra. Ngjyra qe shohim eshte drita e reflektuar me disa gjatesi vale te zbritura nga ajo ose e perthithur nga pigmenti. Ngjyrat paresore te printuesve qe perdorin bojera nuk jane me e kuqja, jeshilja dhe bluja, por jane tre te tjera: e kaltra, magenta dhe e verdha.
Po pse???!!!
Kur shikojme nje ngjyre te kuqe ne fleten e bardhe, e kuqja pasqyron ngjyren e kuqe dhe bllokon dy ngjyrat e tjera paresore (jeshilen dhe blune). E njejta gje ndodh edhe me dy ngjyrat e tjera paresore jeshilen dhe blune. Por c'duhet te bejme per te patur nje ngjyre Yellow ne imazh? Dime qe e kuqe plus jeshile na jep te verdhen (Shih Figuren 1). Si mund te përziej ngjyrat paresore per te prodhuar te verdhen? Supozojme te përpiqemi të përziejme ngjyrën e kuqe me jeshilen. Cfare ndodh? E pra, në fakt, ne marrim te zezen. Pse? Sepse e kuqja reflekton vetem te kuqe dhe jo jeshilen dhe anasjelltas. Vendosi ato së bashku dhe asgjë nuk pasqyrohet, vetem e zeze (blacK).
Kështu që për printim, ne kemi nevojë për ngjyrat që bllokojnë vetëm njëren dhe te pasqyrojnë dy ngjyrat e tjera kryesore. Keto ngjyra quhen e kalter, magenta, e verdhe (Cyan, Magenta, Yellow). Qe tani e tutje do te perdor termat anglisht.
Keto jane ngjyrat e kunderta perkatesisht te Red, Green dhe Blu. Cyan bllokon Red dhe reflekton dy ngjyrat e tjera. Keshtu edhe me Magenta dhe Yellow. Po te perziejme Cyan dhe Magenta krijohet nje ngjyre qe bllokon Red dhe Green, duke reflektuar vetem Blu. Keshtu qe idealisht jemi ne rregull, por fatkeqesisht ngjyrat nuk jane perfekte si dritat. Tani per tani duam te dime se per gjithe proceset e printimit shtojme nje ngjyre tjeter Black(K), për shkak të natyrës ndotur te C, M dhe Y. Ne realitet nga perzierja e tre ngjyrave C, M dhe Y duhej te prodhohej Black, por prodhohet nje ngjyre geshtenje e erret dhe per kete eshte shtuar ngjyra e zeze. Keshtu CMYK eshte modeli i ngjyrave per printerat. Nga kjo del qe "e bardha eshte ngjyre, e zeza nuk eshte ngjyre"
Nuk mund te perzihet e bardha per te krijuar ngjyra te tjera, pasi e bardhe konsiderohet letra, apo tela e piktures. E zeza eshte ngjyre pasi perzierja e te tre ngryrave paresore nuk e ralizojne ne realitet kete ngjyre, pra eshte e nevojshme ngjyra e zeze egzistuese.

Ngjyrat e ambientit

Nga fizika dime se e zeza nuk eshte ngjyre pasi i perthith te gjitha ngjyrat vizive te spektrit dhe nuk reflekton asnje ngjyre ne sistemin tone viziv. Nese shohim nje macok te zi themi se e zeza eshte ngjyre. Nje macok i zi mund te duket i zi, por vetem teknikisht, pasi ai reflekton akoma pak drite. Keshtu qe macoku ka shume pak ngjyre.
E bardha eshte ngjyre, sepse reflekton te gjitha ngjyrat vizive te spektrit ne sistemin tone viziv.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Cfare eshte Fotografia Empty Re: Cfare eshte Fotografia

10th March 2016, 17:29
Cfare eshte Fotografia
Eshte nje iluzion qe fotografite behen me makine... behen me syte, me zemer, me mendje.
Bota eshte me ngjyra, por realiteti eshte bardhe e zi.
Eshte art fotografia? Kush e di e kujt i plasi? Me pelqen.
Makina fotografike eshte nje pasqyre me memorie, por pa aftesi mendimi.
E cfare i intereson djalit tend fotografia qe s'ka asnje vlere?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi